Pse ju bën mirë të ëndërroni me sy hapur

February 27, 2016 18:31

Pse ju bën mirë të ëndërroni me sy hapur

Kur jeni të mërzitur dhe të stresuar, për arsye të ndryshme, ëndrrat me sy hapur do t’jua përmirësojnë disi jetën, për ta jetuar atë me më shumë lehtësi. Mos i neglizhoni këshillat për këtë rast, por vërini në praktikë

Thonë se ëndrrat me sy hapur janë një investim i mirë për të ardhmen. Kur fantazojmë, truri ynë punon plotësisht: është një ilaç për kujtesën dhe për funksionet njohëse. Fantazia është një aktivitet i cili na lejon të jemi më të lumtur dhe të gatshëm për të përballuar ngjarjet e jetës. A jeni gati të ëndërroni pak më shumë? Ne do t’iu shpjegojmë se përse kjo është një ide e mirë…

  1. Për t’u dhënë zgjidhje situatave

Kur ëndërrojmë me sy hapur, ne ripërpunojmë atë që kemi përjetuar dhe atë që realisht po jetojmë. Aktivizohen zona të ndryshme të trurit: ato që përfshijnë kujtimet dhe ato të perceptimit. Pra kështu u jepet më mirë zgjidhje situatave të ndryshme; u vihen pikat “i”-ve.

  1. Për të hapur sytë

Ëndërrimi nuk është një aktivitet i padobishëm, nëse arrini ta jetoni në maksimum, sepse imazhet që krijoni, i përkasin botës së simboleve dhe ju vënë në kontakt me pjesët tuaja më të thella, duke ju dhënë mundësinë për të realizuar vetveten.

  1. Rrit nivelin e lumturisë

Një studim nga Universiteti Durham thotë se “udhëtimet mendore pozitive” (nëpërmjet të cilave mund të imagjinohen katër ngjarje favorizuese për një ditë më pas), rrisin nivelet e lumturisë. Ëndërrimi me sy hapur duket se është një ilaç për vetminë, duke favorizuar ndjenjat e lidhjeve shoqërore. Por kjo gjë veçanërisht mund të jetë çlodhëse, qetësuese. Të bërët e “pushimeve mendore” gjatë aktiviteteve të përditshme promovon relaksin, përveçse është një argëtim i vlefshëm.

  1. Ndihmon në përballimin e së ardhmes

Fantazia është një mënyrë e mirë për të përballuar të ardhmen. Për këtë është i bindur një profesor i Harvardit, i cili quhet Moshe Bar. Ai thotë se “duke ëndërruar me sy hapur, ne mund të ndërtojmë kujtime që mund të na kthehen të dobishme për të përballuar jetën e çdo dite.

  1. Na bën më krijues

Shpërqendrimi është thelbësor edhe për imagjinatën e artistëve dhe të shpirtrave krijues. “Për ata që krijojnë, liria e mendjes është shumë e rëndësishme. Por ama, është e nevojshme të jeni gati, për të kuptuar momentin e intuitës gjeniale për t’u përqendruar mbi atë”, thotë Jonathan Schooler nga Universiteti i Kalifornisë “Santa Barbara”.

Pyetja e madhe është: pse truri inaktiv është kaq aktiv? Ka teori të shumta, por ende asnjë përfundimtare. Ndoshta zona të ndryshme të trurit janë duke praktikuar, thjesht për të punuar së bashku. Ndoshta truri qëndron aktiv, si një makinë inaktive në dispozicion, thjesht në rast se është nevoja të fillojë papritur aktivitetin.

Por është e mundur që ato endje të trurit dhe rikujtime të ditës sonë, të luajnë një rol jetik, duke na ndihmuar për të konsoliduar kujtimet tona. Ne e dimë se ëndrrat tona me sy hapur duken se luajnë rol në sistemimin e kujtimeve tona – tani ka prova se ndodh gjithashtu gjatë ditës (të paktën te minjtë).

February 27, 2016 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*