Pse ka këtë emër Mali me Gropa

April 12, 2018 09:26

Pse ka këtë emër Mali me Gropa

Mali me Gropa karakterizohet nga peizazhi më tipik i karstit në Shqipëri; kurrizi i tij është i mbushur me gropa, hinka dhe puse të shumta karstike, nga ku edhe merr emrin.

Këto gropa shpesh vishen me livadhe dhe kullota malore me florë dhe bimësi të pasur.

Si i tillë ky peizazh bën pjesë në listën e monumenteve natyrore shqiptare (gjeomonumenteve).

Është ndër zonat më të reja të shpallura nën mbrojtje (VKM 49, 2007).

Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është, gjithashtu, ekologjikisht e lidhur ngushtë edhe me pellgun e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.

b.m. / dita

April 12, 2018 09:26
Komento

1 Koment

  1. Paul Tedeschini April 12, 22:13

    Me 6 shtator te viti 1965 kam qene per nji jave ne MALIN ME GROPA. Edhe mue me kan ra ne sy gropat e mdhaja. Bante te ftohte. Aty te shtohej oreksi shume me nji habi te madhe.
    Mandej u ketheva ne Tirane tue kalue neper Sauk.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*