Pse ka shkarë Hashimi

March 16, 2016 15:39

Pse ka shkarë Hashimi

Zoti Thano, faleminderit që te DITA na jep mundësi të flasim edhe ne. Dua të them se megjithë konsideratën për z.Islami, për intervista si ajo me Hashim Thaçin, njerëzit tashmë e dinë të vërtetën dhe nuk kanë nevojë për propagandën e Hashimit: “Unë e bëra Rambujenë, unë e çlirova Kosovën, unë e shpalla pavarësinë, unë e bëra demokracinë në Kosovë dhe unë do ta çoj Kosovën në BE”.

Ndaj z.Bedri, duhet ta kuptosh se përveç Hashim Thaçit askush tjetër nuk ka nevojë për këto intervista që ngrohin atë dhe qeverinë e përbashkët me z.Mustafa si një nga mbeturinat e vjetra sllavo-serbe. Hashim Thaçi qysh kur filloi të ndiejë erën e pushtetit u transformua në një megalloman. Po qe se edhe ti bie dakort me Hashimin kur ai thotë tekstualisht si Sali Berisha:

“Qeveria ime, lufta ime, presidenca ime” etj. broçkulla si këto, atëherë kërkoj ndjesë.

Po edhe Saliu tha se kishte mbështetjen e Evropës dhe të Amerikës. I pati në të vërtetë dhe për çudi i ka akoma. Ti e ke parë se si e takon ambasadori amerikan Saliun dhe i kërkon mendim për drejtësinë. Dhe kjo është një gjëmë. Por kjo nuk do të thotë se Sali Berisha ishte dhe është burrë i mirë. Ai le të lavdërohet, por shqiptarët e njohin. As Hashim Thaçi nuk ka asgjë që t’u lavdërohet kosovarëve dhe t’ju qëndrojë përballë ashtu sikurse edhe po bën. Edhe Hashimi vetë e din se kush e çliroi Kosovën. Edhe bisedimet me Serbinë jo si të barabartë, por si vasalë, edhe këtë e din Hashimi, edhe arritjet e mëdha të demokracisë në Kosovë i din Hashimi, edhe “merakun” e tij të madh për Kosovën, që ai të jetë gjithëherë i paracaktuar dhe i vetëshpallur në pushtet, në Kryeministri dhe ne Presidencë.

Historia ka folur dhe do të flasë. Historia nuk pyet për simpatitë apo antipatitë tona. Faleminderit, L.M.

 

March 16, 2016 15:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*