Mos e kërko votën time, nëse dot nuk e përdor

Arben Duka January 22, 2016 12:15

Mos e kërko votën time, nëse dot nuk e përdor

 

Po si mund të bëjë,
përpara ky vend,
kur vrasësit bëjnë,
ligjin në Kuvend?!

Në vend që të ishin,
me pranga në dorë,
tani janë kthyer,
në akuzatorë!

Janari i pestë,
vjen me turp në ballë,
dhe Rama çdo vit,
thotë të njëjtën përrallë!

Le të na thotë troç,
se s’ka gjë në dorë,
se nuk është gjykatës,
dhe as prokuror.

Po askush nga ne,
s’e pengoi zotërinë,
të kthente përmbys,
me kohë drejtësinë!

Që të gjithë mirë e dimë,
se krimi e ka një emër,
por s’e dimë-pse kriminelët,
sot kanë marrë kaq shumë zemër?!

Populli nuk është idiot,
e njeh pisllëkun dhe llumin,
po llumi nuk mbahej sot,
sepse e ka hedhur lumin!

Eh-si bilbilon Topalli,
në ditën e kiametit,
në zenith të historisë,
na kujton: “Burrin e Shtetit!”

S’i them dot Topalles-“Ndale-,
promovimin e Saliut!”,
se dekoratën banale,
e kemi prej Arviziut!

E kemi prej Arviziut,
që estradë bëri këtu,
po sot kokën e Saliut,
e fërkon dhe zoti Lu!

Kalon nga kuzhinë e tyre,
çorba që është bërë këtu,
ata mbase na mendojnë,
se jemi fiset Zulu!

Ne i dimë dhe i dimë mirë,
gjithë zullumet dhe krimet,
sa s’ia vlen t’i themi Ramës:
“Pse s’i mbajte dot premtimet?!”

Po e përsëris dhe sot,
ç’kam shkruar me dhjetëra herë:
“Rilindja kundër së keqes,
nuk ka qenë kurrë e prerë!”

Nga “Gërdeci” dhe më pas,
çuan njerëz në varreza,
po sot janë të barabartë,
kriminelët në tryeza!

Kurrë nuk na dolën hakat,
kriminelët s’kanë më frikë,
ndaj Një Milionë shuplakat,
mbetën vetëm statistikë!

E gjithë Bota me Botë,
po ne jemi ndryshe Botës,
s’e mendojmë demokracinë,
si Diktaturë të Votës!

Ndaj po të them që tani,
kur të kemi prapë Qershor,
mos e kërko votën time,
nëse dot nuk e përdor!

Neve nxitëm-dhe kërkuam,
rebelimin popullor,
Një Milionë votuam,
që të zhdukej ai horr!

Kuptohet që kemi mbetur,
të gjithë në një udhëkryq,
se asnjë nga kriminelët,
nuk kemi çuar në gjyq!

Sot në festë janë tiranët,
se PS-së ju thyen shpatat,
tash problem janë veteranët,
si t’u hiqen dekoratat?!

Arben Duka January 22, 2016 12:15
Komento

24 Komente

  1. beni January 22, 12:39

    Hallall…………………………………………………………..

    Reply to this comment
  2. katarakti January 22, 13:01

    Fantastike.

    Reply to this comment
    • Turi January 22, 14:53

      Asnje fjale si hiqet!!eshte turp per ed tradhtarin dhe eshte ai qe ka thyer shpatat e ps duke luftuar cdo njeri qe mund ti bente ball salout me shok, madje ka luftuar dhe “shpatat” jashte ps ne koalicion, vetem per te pasur pushtet te paster me ilirin.atehere kush paska qene qellimi i tij? Pushteti

      Reply to this comment
  3. "Horri i Bulevardit" January 22, 13:17

    Bravo A. Duka, i ke thene te gjitha.

    Reply to this comment
  4. Bastardi i Bathores January 22, 13:22

    DUKA, KE NGELUR I VETEMI ‘NUN’ QE DUHET TI VESH EMER KRIMIT!
    Bush,Berisha,Beograd,Berisha,Biberaj,Berisha,Blush ,Berisha,Bledi,Berisha,Basha,Berisha,Bode,Berisha,Balla,Berisha,Braçe,Berisha,Bamir,Berisha,Bualli(servet),Berisha,Bastardi (Nano),Berisha,Baçi,Berisha,…Bastardi(like floriri),Berisha,BABAI(I Zahos ),Berisha,berisha,Berisha,Berisha……….!
    Poet,po nuk je ne gjendje te na thuash si e kane pasur EMERIN e MBIEMERIN perfaqesuesit e tu ne parlamentin e popullit ne keto 5 apo 6 legjislaturat e ‘LUZIT’ me mire hesht se heshtja eshte filozofi kur nuk te degjon ‘njeri’!Respekt!

    Reply to this comment
  5. Sokol January 22, 13:23

    Zot i dashur Duka:
    Perse nuk e merr mundimin qe ne vend te parodive, me thelb vertet te mireqene, te parashtrosh seriozisht shqetesimin tend (eshte yni, si popull), per kete hata te pashembullt?!
    Miqesisht,
    Sokol

    Reply to this comment
  6. luli January 22, 13:50

    Kujt i thua o Arben. Socialist e demokrat.Nje malok po i sjell verdall.Socialistet jane te pazote.Demokratet jane pa koqe.

    Reply to this comment
  7. Ay January 22, 14:31

    Ashtu eshte, asnje mos te kete fytyre te kerkoje voten tone pas nje viti!

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi January 22, 21:28

      Duhej ti kishe thene “mos kerko voten time kur nuk ke bythe e burreri o karabush “. Ky trap po e ben te majten krejt perverse si vehten dhe fshataret e fshatarkat e vetkenaqura te PS me ne krye Gramoz Fustanin e Vali Jorganin i bejne temena.Ska me te majte ? E majta eshte dhjere e menderosur me shurren e Saliut nakatosur ??? Nderime tribuni i vegjelise Arben Lunxheria !

      Reply to this comment
  8. Naim Frasheri January 22, 14:33

    Berisha Ju ka Perdhunuar me Gra e Motra dhe ju ka Vrare sahere ka pasur qef , dhe ju prap LLapni, Shtriga dhe Kucedra Berish nuk ju degjon o te mjere , Ai monster qesh kur ju lexon,
    Ndaj Duroni se jeni mesuar me Durim, Hani dhe Mut po qe nevoja por do benit mire mos Flisnit me per berishen , se eshte vertet Turp,po talleni me veten tuaj duke Shkruar perdite per ate Monster, dhe ai po prap del ne Kuvend dhe Perdhunon Familjet e gjithe Shqiptareve,

    Reply to this comment
  9. kastriot January 22, 15:40

    POETIT ME TE MADH TE SHQIPERISE PAS VITEVE 1990, POETIT ME POPULLOR ARBEN DUKES PO I BEJ PYETJE:
    1. Kur Erdogan ishte kryeminister i Turqiae u vran me dhjetra protestues (ne protesta te ndryshme) por Erdogani ne vend qe te denohej u be President i Turqise. Si e shpjegon poeti popullor kete rast?
    2.Ne se ndonje i cmendur do te organizonte nje 21 Janar prane kangjellave rrethuese te Shtepise te Bardhe apo Pallatit Mbreteror ne Angli, cfar do te pesonte? Nje grua me automjetin e saj iui afrua me shume se sa duhet kangjellave rrethuese te Shtepise te Bardhe dhe me te drejte policija beri detyren e saj!
    Cfar mendimi ka poeti yne popullor?
    3. Institucionet shteterore jane te prekshem apo te paprekshem nga turmate dhuneshme dhe karieristet qe udheheqin ato turma?

    Reply to this comment
  10. andromeda January 22, 15:48

    Ky Edi derdimeni, qysh në krye të herës duhet ta kishte nisur me reformën në drejtësi. Me të marrë frenat e pushtetit të mos merrej me çingërrima si lyerje fasadash, hapje zyrash koti, por të kishte sjellë një audit ndërkombëtar për të kontrolluar gjendjen e shtetit që lanë të paudhët dhe të shënjestronte fajtorët. Kjo do i kishte futur frikën në palcë hajnave të PD, dhe do i kishte bërë eho një milion votuesve që shpresonin sidomos në vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e kriminelëve. Tani pas tre vitesh hajnat e kanë rimarrë veten edhe falë zullumeve që janë bërë nga qeveritarët aktualë. Kjo tregon se Rama nuk ka as nuhatje poplitike as di të menaxhojë një shtet të varfër e problematik si Shqipëria. Gjithshka ai ka bërë dhe thënë, në optikën e sotme duken si sharlatanizma dhe butafori boshe.

    Reply to this comment
  11. Shahisti January 22, 16:33

    Edhe ky bejtexhiu eshte bere si gramafon i prishur, po ne nje vend i rri gjilpera.

    Reply to this comment
  12. tt January 22, 16:35

    varg me I qarte dhe I paster se Kur te kemi prape qershor mos e kerko voten time ne qofte se dot nuk e perdor–bravo me sakte se kaq nuk behet – nuk ja japim me voten ca sharlataneve qe thjesht kane fjal dhe artikulim ,,duhen vepra kunder krimeve dhe korrupsionit , rama me shok nuk ja del dot kshuqe te hapi krahun — vetem nje governance e huaj e ben shqiperine se shqipot jan te gjith te ikriminuar -jo eulexi po haga duhet te instalohet ne shqiperi ,- gjygjy I HAGES.

    Reply to this comment
  13. elio January 22, 17:13

    E kuptoj qe je nervoz o mik, por ne shqipetaret nuk te kemi borxh te sharat…Mesa po shohim problemin nuk e kemi tek Saliu por tek Rama…

    Reply to this comment
  14. maks January 22, 17:25

    bravo zoti arben thua nje te vertet ne para kutis se votimit te mendohemi mir kujt tja japim voten esht e domosdoshme kjo klas politike qe na ka sunduar per 25vjt duhet te largohet nga skena politike e vendit

    Reply to this comment
  15. Bilbil Sulovari January 22, 19:05

    Hrushovi ishte ne gjunje perpara Titos,tè gjithe ishin perpara Stalinit ,kurse perpara salehqenserbit janè te gjithe si kulisha sepse ai leh e leh pa pushim para dhe mbrapa mbi kedo dhe per çdogje.Kush e zbut qenin?Ata qe e ushqejne edhe e mbrojne.Pra te gjithe e mbrojne ,pa perjashtim.Populli nuk duhe te heshte.

    Reply to this comment
  16. flutura January 22, 20:19

    Brilante………..

    Reply to this comment
  17. Aqo January 22, 23:22

    Naim Frasheri (i Ri). Mos fol me se e prish. Qen Berishe nuk degjon asnjeri kur flet,ai Vazhdon fjalin qe ka nisur……….Vetem natyra befte derman,i ardhte Vdekja sa me pare!

    Reply to this comment
  18. shqipeh January 23, 06:00

    Zotni Naim frasheri, Saliu,Po perdhunoka familjet shqiptare?!… Po ju si familje, hyni ketu,apo,aty s’ja mban saliut! M’u pergjigj zoti Frasheri,ose hallall per c’the…. vec, mos dil te komentosh me.

    Reply to this comment
  19. NjeQytetarOptimist January 24, 07:10

    E bukur Beno.. C’do gje eshte kopromentuar.. Populli kot voton.. Sa hyjn ne pushtet hiq te tjetrit vendos te timin.. Nje muhabet kane.. Akuzo dhe denonco ne media si papagall.. Sharje dhe akuza pa fund dhe ASGJE.. Kot shef populli I papune ne ekran Estraden e Rradhes..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*