“Pse kanë mbetur rrugët rrugëve?”/ Rama: PD i projektoi me të ndenjura

September 7, 2018 22:00

“Pse kanë mbetur rrugët rrugëve?”/ Rama: PD i projektoi me të ndenjura

Kryeministri Edi Rama ka folur për rrugët sot në rubrikën “Përgjigjja ime”. I ngacmuar nga një qytetar që numëron të gjitha rrugët e lëna gjysmë nga veriu në Jug, Rama thotë se në mandatin e parë u lanë borxhet dhe se këto rrugë pas 3 vitesh do të jenë të përfunduara. Konkretisht së shpejti pritet të mbarojnë tre rrugë të rëndësishme sipas kryeministrit, Tiranë-Elbasan, by-passi i Fierit dhe ai i Vlorës.

Rama nuk i kursen akuzat ndaj qeverisjes së mëparshme për çështjen e rrugëve, duke i quajtur propagandë pasi sipas tij të gjitha projektet ishin bërë jo me sy në ballë por me të ndenjura dhe rishikimi i tyre ka zgjatur afatet dhe ka rritur kostot që po përballohen nga kjo qeveri.

Komentuesi: Ritmet e përfundimit të rrugëve të zëna e të lëna rrugëve pa rrugë janë të ngadalta. Rruga Kardhiq-Sarandë, by-passi i Fierit, By-passi i Vlorës, aksi Vlorë-Qeparo, Dibër-Tiranë, Hotolisht, Qafë Plloç, segmente të rrugës së Kombit, Rruga e Elbasanit e ndonjë segment tjetër duket sikur vetëm përpijnë lek me kosto marramendëse dhe askush nuk mban përgjegjësi. Jemi futur në mesin e mandatit të dytë i nderuar. Mendo si do ti japësh fund kësaj katrahure. Më e ndershme është të fillojnë e përfundojnë dy akse të sakta se sa të bëhet gjithë kjo katrahurë.

Edi Rama: Përshëndetje Petrit. Kjo rrugë është një temë ku ka vërtetë shumë për të diskutuar dhe jo pak keqkuptime të mëdha. Akset që ti përmend në komentin tënd janë të gjitha pjesë e grumbullit të rrugëve të lëna rrugëve dhe kjo rrugë të lëna rrugëve nuk është një batutë jo, është realitet dramatik i pasqyruar në gjurmët e rrugëve dhe në gropën e borxheve që na mbetën në kurriz gjatë gjithë mandatit të parë. Rrugët e lëna rrugëve u bënë njësoj si pa i pasur paratë ti të nisësh rindërtimin e çatisë së shtëpisë, të heqësh dritaret e vjetra, të hapësh dhe një gropë përpara derës për të shtuar një dhomë dhe pastaj të mbetesh në mes të katër rrugëve se nuk të jep më askush një kokërr leku borxh.

U propagandua çdo ditë me tam-tame ajo përralla e ndërtimit të mijëra kilometrave rrugë. U propagandua edhe gënjeshtra e madhe se gjatë qeverisjes sonë nuk qenka ndërtuar asnjë kilometër rrugë. Por e vërteta, ajo që shihet në pasqyrën e shifrave e fakteve është se asokohe u tenderuan të gjitha këto akse por nuk u përfundua asnjë rrugë e vetme por të tëra u nisën për propagandë dhe mbetën rrugëve se nuk kishte lekë. Gropa e borxhit kërcënonte të na mbyste të gjithëve.

Nuk dua të bëj garë kilometrash unë me qeverinë e mëparshme por dua të them dy gjëra të thjeshta dhe të vërteta në këtë drejtim, lehtësisht të verifikueshme për këdo që ka ngenë të merret me faktet jo me dokrrat politike. Pjesën më të madhe të kilometrave të ndërtuara deri në 2013-ën ne e gjetëm si pjesë të borxhit dhe e paguam ne gjatë mandatit të parë, përjashto Rrugën e Kombit edhe ajo e papërfunduar sidoqoftë. Tjetra, pjesën më të madhe të kilometrave në rrugët e lëna rrugëve dhe të propaganduara si të bëra i ndërtuam dhe vazhdojmë t’i ndërtojmë ne peripeci të jashtëzakonshme për shkak se janë vepra të projektuara jo me sy në ballë por me të ndenjura kur thotë populli.

Janë vepra që si pasojë e projekteve mizerabël e supervisionit të super korruptuar dhe menaxhimit mos e pyet me mendjen në xhepin e sipërmarrësve sollën në çdo hap të papritura me pasoja të mëdha çka ka zgjatur e stërzgjatur afatet e përfundimit dhe ka rritur në mënyrë marramendëse kostot e tyre. Fiks ajo rrugë e shkurtër që të nxjerr gjatë kur i thonë. Tipike ajo rruga Tiranë-Elbasan. Shkurt i kanë shkuar shumë shtrenjtë këtij vendi ato daullet e asaj këngës rrugë, rrugë, rrugë. Sidoqoftë jemi drejt heqjes qafe përfundimisht të këtij laku  sfilitës rrugës, të nisura e të pabitisura. Borxhet tani më janë një kujtim i hidhur i asaj keqqeverisje. Rritja ekonomike na ka krijuar mundësi të reja për investime të rëndësishme në infrastrukturë.

Shumë shpejt lirohet më në fund edhe ai laku i tmerrshëm i by-passeve të Fierit e të Vlorës me një kontratë të re serioze. Edhe një gjysmëviti përfundon ajo saga e Tiranë-Elbasanit, pasi u vulos javën e shkuar financimi i fundit shtesë pas atij të parafundit e atij më parë nga qeveria. Do hapen deri në nëntor edhe kantieret e reja, ama me projekte për së mbari dhe me financim të sigurt çka u pa në rrugët e këtij vendi në vitet tejet të vështira që lamë pas. Pas 3 vitesh do të duket vërtetë si një ëndërr e keqe. Gjithsesi koha është gjykatësi më i mirë. Këtu do jemi e do shikojmë.

o.j/dita

September 7, 2018 22:00
Komento

14 Komente

  1. Socialisti i Ndershem September 7, 22:33

    Pese vjet t’u deshen te kuptoje qe projektet e Saliut ishin bere Me Bythe.
    Pese vjet te duhen t’i besh Pa Bythe.
    15 – 20 vjet te duhet t’i mbarosh.
    Rrofsh e te pacin Rilindasit ooooo i Gjate.

    Reply to this comment
  2. alphade September 8, 00:02

    Paska edhe “socialist te ndershem” ?! Hiqe ate mut
    nickname se na cave trapin, more debil !

    Reply to this comment
    • Socialisti i Ndershem September 8, 13:28

      Kur ti DEBIL te heqesh “alphade”” dhe te vendosesh “Bythelepiresi i Rames” , atehere dhe une do te vendos fiks ate qe shkon me shume “Socialist Shume i Ndershem”.
      C’keni ju muter te rilindur qe edhe nje emer ju acaron dhe silleni si qener te zgjebosur.
      Rrace e ndyre.

      Reply to this comment
  3. Fat man September 8, 03:32

    Ore i droguar, ore mashtrues, ore kokrra e hajdutit, ke 5 vjt qe qeveris dhe akoma justifikohesh, por do te ishe i besueshem po te kishe denoncuar e futur ne burg ish Kryeministrin Sali, Ministrat pergjegjes per katrahuren e ekonomise dhe te rrugeve nga si Ridvani, Basha, Haxhinastro etj etj etj. per “rruget e lena rrugeve”.
    O kokrra e bythe-qiret vazhdon te mbash Ministra hajdute me damke si Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri etj qe po rrjepin e vjedhin me keq se ish kopilet e kopilit te Zeheres, Sali Kar-axhic, jep doreheqjen dhe merru me rritjen eZahos qe e ke pa “buke”, ka te tjere djem ne PS qe ti e ke kthyer ne PS-Hale, per ti dhene drejtim kesaj pune dhe per te respektuar voten e elektoratit te majte qe ti e ke perdhosur e perdhos ne bashkepunimin me Shqu-pisin Lul.
    Je rob koti e rob muti o droguar.

    Reply to this comment
  4. Plaku Xhuxhumaku September 8, 07:47

    Po mer po, kush e bon kulaçin e shtremet?
    Nusja….

    Ene per ty, per çdo gjo fajin e ka PD. O te shpelafte mortja me gjithe ata qe ke rrotull, mer halabak beqir.

    Reply to this comment
  5. info analitike September 8, 08:43

    Posi posi Pd i projektoi me te ndenjura kurse une i bera me 3D krekoset qy si gjeli ne maje te plehut. Ore tu permbyt qendra e Tiranes, Pazari i Korces disa here dhe sheshi qe inaugurove ne Berat. pa folur per Lungomarrine qe eshte katastrofe e ku shume njerez e paguan me jete marrezine tende.

    Reply to this comment
  6. Gezimi September 8, 08:43

    Edhe Enveri ne vitet 80′ kerkonte te bente krahasime me vitin 1938. Edhe Rama ne gjurmet e tij kerkon te krahasohet me 5 vite me pare. Por harron se keto 5 vitet e tij ne pushtet jane vite te varferise shtuar. Per kete nuk ka surrat te flase me goje dhe flet me bythe.

    Reply to this comment
  7. alphade September 8, 09:06

    Komenti im….

    Reply to this comment
  8. Mark .U.K September 8, 09:15

    Po ju djali i Kristaqit sa rruge bere.Ne te vertet bene ca rruge ai shitsi i fiqve ne Tirane e na dele ne te gjith TV e na eshte bere si zeri i popullit dikur cdo dite.Mori jete edhe nje rruge thot ladhieri u shtrua ne asfalt 86 m rruge bile shpesh e thot ne meter katror per tu dukt shume.

    Reply to this comment
  9. Drejtesia di te BEHET,nuku ka leke te piset dhe pushtet brenda djallit qe t'a ndale. September 8, 09:28

    O Rama-vic,borxhet ndaj biznesit,apo banks e FMN te lena pas nga qeverrite berisha-vic e metavic ja faturoje atyre,ashtu sikurse dhe prish e nderto(pra grabit) sikurse me nenkalimin e Zogut te Zi e qedres se Tiranes,apo shkelljet nga fuqia e pushteteve te bers ne dite e vite.Dhe jo te gjitha keto borxhe tja ngarkosh taksapaguesve sikurse po vazhdon dhe ti me te famshmet PPP.Mjaft me, skenaret e peshtire brenda politikave bastarde te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-ekstremist-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet, aqe sa detyruat popullin e SHBA dhe BE te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.O ramavicer tashme nuku ka lojra fjalesh,lloqe kavajsish e leke te piset,apo fuqi brenda djallit qe t’u shpetoje nga bange e akuzes.O Rama-Vic,Populli nuku eshte lope per ta grabitur e thetersuar ju,por per ti sherbyer me ndershmeri se per te ta dha boten,megjithse ne shumice ju nxorri te dhjere por “krenare” ne te zgjedhjet e fundit parlamantare,por ju nuku zute mend dhe krijuat grabitje me borxhin ndaj biznesit,PPP e shemb e nderto,aqe sa sheshin SKENDERBEJ ja hoqet pampersat dhe na e bete me barre,duke i lene populit nje supernditje nga pangopesia per leke te piset e pushtet brenda djallit,aqe sa “harruat”pasojat qe lejne pas keto cmenduri e pangopesise,dhe se Drejtesia do te BEHET.Beso,bindu,NDAL dhe rrefehu,qe POPULLI,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’u meshirojne.

    Reply to this comment
  10. miri September 8, 09:31

    N.Q.S-se janë të vërteta këto që thua zotrote si nuk pati një njeri të ndëshkuar, për mos përfundimin e rrugëve dhe për shpërdorimin e fondeve publike?I thonë kush hesht për budallallëqet e tjetrit edhe ai është fajtor si ai që e kreu këtë shpërdorim.

    Reply to this comment
  11. ZULLUMI September 8, 09:48

    UNE NJE GJE SKUPTOJ PSE KETA TE NDERSHMIT NUK W ZENE NE GOJE ASNJEHERE FAKTIN E SHPERDORIMIT TE LEKEVE TE CILAT DUHET TE GJENDEN PSE DHE KUSH JANE PERSONAT QE KANE VEPRUAR GABIM,KANE VJEDHUR ..APO ???? PSE NUK KA PROCEDIM PENAL TE CDO ABUZIMI DHE TE SHKOHET NE PROKURORI ,PSE PROKURORIA NUK VEPRON VETE >PSE ASNJERA PALE VETEM AKUZON POR NUK PROCEDON…???? PERFUNDIMISHT KETA TALLIN BYTHEN ME POPULLIN DELE PA ASJNE MUNDESI QE KETO MILIARDA LEKE TI KTHEHEN POPULLIT…!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  12. mirel September 8, 16:35

    Transparence Ramut, jo demagogji
    ku jane shifrat sa paguat nga borxhet e berishes, dhe sa kushtojne rruget dhe sa po investoni per koncesionaret
    me kete gjuhe kuptohemi, po me gjuhen e tallavase qe fajin e ka ai i pari, kete mbaje per vete.
    Eshte shume e qarte qe e ke kthyer politiken e shtetit ne demagogji dhe mashtrim per krimim e shperdorimit te fondeve publike njelloj si paraardhesi jot
    je legen i ndyre dhe i padenje per te qene pjese e elektoriatit socialist

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*