Pse Kina po përpiqet të blejë gjithë gomerët e Afrikës?

October 3, 2016 14:17

Pse Kina po përpiqet të blejë gjithë gomerët e Afrikës?

Kërkesa e Kinës për lëkurën e gomarit është rritur në mënyrë drastike për shkak të një rënieje të madhe të popullsisë së kësaj kafshe në vend pas industrializimit të tij.

Lëkura e tij përdoret ne vend për prodhimin e një mjekimi popullor tradicional të quajtur “ejiao”.

Disa vende afrikane kanë ndaluar eksportin e gomerëve në Kinë, pasi kërkesa për këto kafshë është bërë e papërballueshme, – raporton DITA duke cituar gazetën britanike ‘The Independent’ .

Nigeria njoftoi veton ndaj eksportit shtatorin e kaluar, pas rritjes tri herë të tregtisë në krahasim me vitin e kaluar, kryesisht në vendet aziatike.

Atte Issa, zyrtar i qeverisë nigeriane ka deklaruar se 80,000 gomarët janë eksportuar nga vendi këtë vit, që tejkalon në mënyrë drastike 27.000 të vitit të kaluar.

“Nëse eksporti vazhdon, kafshët do të asgjësohen”, tha ai për BBC.

Edhe Burkina Faso ka ndaluar eksportet në Kinë. Drejtori i shëndetit publik në vend, Adama Maiga, tha se eksporti është rritur nga 1000 në tremujorin e parë të vitit 2015 në mbi 18,000 në fund të këtij viti.

Numri i gomerëve në Kinë ka rënë nga 11 milionë në 6 milionë që nga viti 1990.

Eksperti kinez i “ejaio”, Qin Yunfeng, propozoi në fillim të këtij viti një zgjidhje alternative: “Qeveria duhet të ofrojë subvencione për të inkurajuar rritjen e tyre”, tha ai.

 

October 3, 2016 14:17
Komento

1 Koment

  1. kris 1 October 3, 19:10

    ekspertit kinez Qin mund ti shesim 140 gomeret tane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*