Një video e hedhur online me titullin: Shihe para se ta fshijnë

January 12, 2020 21:59

Një video e hedhur online me titullin: Shihe para se ta fshijnë

Më 16 dhjetor të vitit 2010, 131 veteranë dhe aktivistë kundër luftës u arrestuan përpara Shtëpisë së Bardhë, pasi refuzuan urdhrin e policisë për t’u shpërndarë.

Së bashku me qindra mbështetës, veteranët e Irakut, Afganistanit, Vietnamit, Koresë, Luftës së Dytë Botërore dhe jo vetëm, marshuan solemnisht në një tubim në Parkun Lafayette përpara Shtëpisë së Bardhë.

Pasi arritën në barrikadën e Policisë, veteranët u rreshtuan përgjatë gardhit të Shtëpisë së Bardhë, duke refuzuar të largoheshin.

Në këtë akt mosbindjeje civile, veteranët e një game të gjerë luftërash amerikane kërkuan që të përfundonin menjëherë pushtimet në Afganistan dhe Irak, sulmet me avionë dhe luftërat rreth e rrotull globit.

Ky akt dramatik i rezistencës civile përbëhej kryesisht nga veteranët, të cilëve iu bashkuan liderë dhe mbështetës të tjerë të komunitetit.

Të arrestuarit përfshinin Brian Becker, koordinator kombëtar i koalicionit ANSWER, së bashku me Mike Prysner dhe Ryan Endicott, të dy veteranë të luftës në Irak.

Në videon më poshtë jepet fjalimi frymëzues i Prysner, i cili u bë viral në internet.

Në Youtube është hedhur me titullin: Shiheni përpara se ta fshijnë!

 

Pjesë nga fjalimi i tij:

Motra dhe vëllezër! 

Ne kemi qënë në Irak. Ne kemi qënë në Afganistan. Dhe e dime se përse këto luftëra  bëhen në të vërtetë.

Ne futemi në ushtri për shumë arsye: sepse kemi nevojë për një shkollim të lartë, sepse kemi nevojë për një punë, sepse kemi nevojë për kujdes shëndetësor.

Dhe për të gjitha këto i bashkohemi ushtrisë.

Ata na thonë se armiqtë tanë janë njerëz të varfër në shpellat e Afganistanit ose njerëz të varfër në shkretëtirat e Irakut.

Por ne kemi qënë në këto vende  dhe e dime se armiqtë tanë nuk janë njerëz të tjerë të varfër nëpër botë.

Armiqtë tanë nuk janë në vendet më të varfra të planetit, por pikërisht këtu në vendet e pasura.

Armiqtë tanë janë ata të cilët na hoqën nga puna, na mohuan kujdesin shëndetësor, na e bënë të pamundur arsimimin.

Pushtimi i Afganistanit dhe Irakut kushtoi mbi 700 milion dollarë çdo ditë.

Ky është një krim.

Shumica e njerzve në këtë shtet do binte dakord që ne mund të shpenzojmë 700 milionë dollarë në ditë shumë herë më mirë se sa duke bombarduar njerëz.

Ne mund të shpenzojmë 700 milion dollarë në ditë duke i rindërtuar këto vende, të cilat i kemi shkatërruar.

Ne mund të shpenzojmë 700 milion dollarë në ditë duke u kujdesur për veteranët kur kthehen në shtëpi.

Ne mund të shpenzijmë 700 milion dollarë në ditë duke i dhënë çdo personi kujdes shëndetësor, një arsim të lartë, një punë, një jetë të sigurt dhe një shtëpi.

Por kjo qeveri nuk ka për ta bërë këtë gjë.

Ata nuk kanë për t’i shpenzuar paratë në këtë formë. Ata nuk kanë për t’i dhënë fund luftërave.

Sepse nuk është qeveria jonë, është qeveria e tyre. Është qeveria e të pasurve. Është qeveria e “Wall Street”, e gjigandëve të naftës…

Të gjithë e dimë që gjërat janë keq. Të gjithë e shohim në TV dhunën. Lexojmë për të, e përjetojmë.

Shumë njerëz më pyesin “çfarë duhet të bëjmë?”

Të gjithë duam të dimë çfarë të bëjmë.

A votojmë ne? A i mbështesim politikanët? Çfarë është ajo që duhet të bëjmë?

Është e thjeshtë.

Ne duhet të luftojmë. Të luftojmë dhe luftojmë dhe luftojmë!

Të luftojmë derisa të mos hidhet më asnjë bombë, mos ketë më asnjë plumb, asnjë ushtar që kthehet në shtëpi në një karrige me rrota, asnjë familje të shkatërruar…

 

*****

E plotë mund të ndiqet nga ata që njohin anglishten në videon bashkëngjitur këtij shënimi.

d.a. / dita

January 12, 2020 21:59
Komento

23 Komente

  1. gjermani i fundit January 12, 23:02

    Ka thene nje te vertete te madhe. Po c’ne ta fshijne? Nuk fshijne asgje amerikanet, se jane demokraci. Thuaj c’te duash dhe vari qillon. Ja, te d’ali nastradini tani e tu shpjegoje pse duhen hedhur 700 mln bomba dhe jo rindertim. Se bota e tere eshte kthyer ne muhabet Lekash.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN January 12, 23:58

      “…Mbyllja e syve nuk do të ndryshojë asgjë. Asgjë nuk do të zhduket vetëm sepse ju nuk mund ta shihni se çfarë po ndodh. Në fakt, gjërat do të bëhen edhe më keq atëherë kur ti hapni syt. Ky është lloji i botës në të cilën po jetojmë. Mbaji syt plotësisht hapur. Vetëm një frikacak i mban syt e mbyllur. Mbyllja e syve dhe e veshëve nuk do ta bëjë botën të ndalet…”.

      e di që çunit të hitlerit, do i pëlqente ndonjë citat me rrënjët e partisë rrënjëdalë, prej Kadareje, ose ndonjë qepë e raki e Dritëziut, por jam ‘injorante’ në ktë fushë dhe prandaj solla Murakamin(revizionist dmth)

      më frymëzoi aq shumë ky robi pacifik sidomos kur përsërit : Ne duhet të luftojmë. Të luftojmë dhe luftojmë dhe luftojmë!

      aman mor quni hitlerit, të bëj një pyetje unë, se demek më e vogël, dhe andej nga filoloqyli nuk u studiosa dot, si mund të shkollonim 3 milionë skllevër, kur ishin fanari ndriçues i gjithë botës, pa i hequr më parë ndonjë plumb kokës byrosë?? kështu me paqe po them unë, se në fakt na e lehtësoi vetë detyrën udhëheqësi, ja hoqi vetë plumbin të gjithve 😛

      si mund të çlirosh skllevërit ose ti nxjerrësh nga shpella si vetë e thotë ky trapi trim veteran, me paqe ??

      shkurt të lutem, se manifestin e Marksit e kam në shpi, e lexoj vetë 😛

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit January 14, 00:07

        Flm black per citimin e Murakamit. Sepse me lehtesove punen. Pikerisht cfare thote japonezi po thote dhe veterani i Luftes. Dhe besoj se edhe ti keshtu mendon. Padyshim edhe une. Te zhveshur nga ideologia (po mbase jo nga rrobat e trupit). 3 milione sklleverit mua nuk me rezultojne. Varet se me cfare njesie matese e vlereson skllaverine. Per vite me rradhe vinte tek ne nje cift pleqsh japoneze. Rrinin nje muaj ne behar. I ke parasysh sa te sjellshem jane. Sa te respektueshem. Kishin punuar ne konsullate. Vitin qe shkoi derguan nje mail te gjate per te shpjeguar pse nuk vinin dot. Ai rreth 95, ajo rreth te 90-ave. Jemi lene ne fjale qe po u ndjene mire do vijne serish. E kote te them qe cdo 90 vjecar, pavaresisht rraces, ngjyres se lekures, ideologjise apo religjionit, eshte ne vetvete nje filozof. Uroj qe t’ia arrish kesaj maje sublime, por qenke e re, dhe me mire akoma”Gezoje jeten, beju me e bukur. Ne forme dhe permbajtje. E bukura eshte liberale, komprensive, miqesore. Tek e bukura nuk ze vend urrejtja. Mbaruan lufterat, ballistat, zogistat, partizanet, komunistet, te persekutuari, gulaget, kulaket, etj. Jemi bere pjese e nje bote – Nje e gjitha. Do nje sugjerim? He, se ti nuk ma prish mua. Po pate kohe kerko nje novele te shkurter te Hermann Hesse, quhet”Kurimi”. Rrefim autobiografik, ku Hesse perpiqet te zbutet. Dhe ia arrin.

        Reply to this comment
      • Sallakja January 16, 22:54

        Ciao, “vecchia volpe”
        Nuk e kuptov, ku gaboi ky veterani ?

        Reply to this comment
  2. MH January 12, 23:48

    Te gjithe pretendimet e veterenave te rreshtuara ne vleren e 700 milin dollarve ne sistemin monist jane falas.
    Bota e qytetruar heret a von do perfundoje ne sistem social human.Ne ate ide qe pretendonte komunizmi.Ku nuk do ket dhe as nuk do imagjonohet ideja e luftes se klasave.Pra nji sistem social komunist pa lufte klasash.Sa ma shpejt apo heret te arrihet aq ma te lumtur do jen popujt e botes.
    Shembuj drejte kesaj rruge ekzistojne ne vendet Skandinave ne vecanti Finlanda.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN January 13, 09:22

      ‘Zoti ynë që je (dhe nqs nuk je) në qiell, na jep fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur, kur s’kemi asgjë të mençur për të thënë”

      ti shoku MH, ktë duhet ta përsërisësh natë dhe ditë.

      I dashur shok komunist,
      1- Lumturia nuk varet nga të ardhurat, partia ka thënë patatja është dhe bukë dhe gjellë, ju rreckamanë të lumtur ishit të gjithë… përgjithsisht sa më budallë janë mileti, aq më të lumtur janë…

      të spjegoj ktë teorinë e vendeve skandinave, se shpërndarësit e budallallëkut më irritojnë

      Vendet skandinave s’kanë asgjë të përbashkët me komunizmin, shteti merr shumë pak ose aspak pjesë në aktivitetet ekonomike, dhe shërbimet publike.
      Psh metroja e Suedisë është në konçension te Made in Chinatown.
      Sistemi social që garantohet nga shteti (sigurisht nga taksat) i mundëson gjithkujt një jetë dinjitoze.
      E kanë në kushtetutë “Secili ka të Drejtë, të ketë një punë, mbrojtje sociale, mbrojtje shëndetësore, një shtëpi dinjitoze, ndihmë juridike, ambient të shëndetshëm….”
      nuk po e shkruaj të plotë, se mos e lexon EDver Rama, dhe habitet 😛
      Danimarka, falë reformës së 10 vjeçarit të fundit, flexi-sekurite, arriti të jetë dhe lider në nr e ulët të të papunëve
      Nga njëra anë i lejon pronarit të pushojë me lehtësi këdo nga puna, dmth flexi bël, dhe nga ana tjetër i thotë puntorit, unë si shtet jam ktu të siguroj jetesën tënde – kjo dmth s’ka asgjë komuniste… sepse komunistët s’kanë pronar, su japin asgjë puntorëve përveç rrobave të zborit dhe mjerimin, dhe sidomos nuk kanë shtet, sepse s’kanë atdhe. E vetmja gjë që dijnë të bëjnë janë kolkozet ruse, që sollën 18 milionë të vdekur.

      Finlanda ka një siste arsimor ëndrrash, sepse s’ka komisione, dr, sekretarë, ministre bjonde, ka autonomi të plotë në gjestion e saj vetë shkolla, dhe liri të plotë pedagogjike profesori, dmth nuk ka programe nga analfabetë funksionalë e nga doktaratë me diploma falso.
      Nga klasa e parë deri vitin e fundit të shkollës së mesme, është falas arsimi, trasporti dhe ngrënia.
      Sepse një shtet të ardhmen e ka nga shkollimi, por si e di dhe ti më mirë, komunistët kur vijnë në pushtet pushkatojnë ata me shkollë dhe ngrënë në krye lopçarët , shkurtimisht ulen malet e ngrihen halet…

      ja shkurtimisht këto janë vendet skandinave, por për më gjatë, që mos të broçkullitësh kot, lexo Esping Andersen,
      profesor në Kopenhagen, mbi 3 tipet e shteteve sociale që kemi.
      Vajza ime e ka pedagog, dhe kur më tha se çfarë sheti është në Shqipëri, që të mund tia spjegonte Profesorit, unë i thashë
      të keqen mamaja, mos ma budalleps Profesorin, se komunistët nuk kanë shtet, e fillojnë me kolkozianet dhe e mbarojnë me PPP-të 😛

      Reply to this comment
      • Open your mind January 13, 15:22

        Sa bukur flisni ju mjelmat e zeza. Tamam si Edvini. Shpetuat qe iket nga Shqiperia komuniste e kokepalareve dhe tani endeni si miza pa koke rrugeve te botes. Por prape ketu e keni koken, ne forumet shqiptare, se gjaku uje nuk behet. Teorite e zhvillimit ne vendet skandinave I prallisni bukur ketu ne forumin e Ditas, por nuk na thoni ndonje ide te qarte se si mund te arrihen keto ne vendin tone te rraskapitur. Po ashtu harron te thuash se sa coloni ka patur Danimarka demokratike, qe do te thote se ka shfrytezuar dhe skllaveruar popuj te tjere qe nga Amerika e Jugut e deri tek Azia e larget, per “te shtruar” rrugen e zhvillimit sot. Ne fakirat nuk kemi patur kellqe te pushtojme apo krijojme koloni, sepse kemi qene koloni e te tjereve. Eshte e mira qe idete qe mund te kesh, ti shtjellosh qarte e paster, pa urrejtje per vendin tend apo njerezit e tu. Dje Saliu komunist, fajsonte komunizmin, sot Edvin piktori, fajson Saliun, dhe neser ai qe do te vije, nqs ne vazhdojme te flejme gjume, do te fajsoje Edvinin.

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN January 14, 01:15

          vendi jonë nuk është i rraskapitur, është thjesht i vjedhur;
          është gjëja më elementare për dikë që ka 2 fije mend dhe ndihet patriot, të manexhojë 2 milionë njerëz,
          keni ngelur vetëm dy milionë, me një emigrant çdo 3 vetë që kontribuon.
          është thjesht çështje vullneti.

          çeta e hajdutëve në pushtet, nuk i lejon askujt një propozim, plan, sugjerim, etj. asgjë nuk pranojnë,
          kjo mbesa e Ballukut, u bë ministre se i hapi rinisë më vitale që ka Ballkani, Coll Center-in, kur ka mijra programe dhe financime për ti aftësuar dhe lejuar një jetë me dinjitet aty ku janë.

          po po, aty i bini gozhdës juve, fajin e kanë vikingët,
          qani ende “pushtuesit” juve, por ama që nga otomanët vetëm përfitim keni pasur, te gjithë rilindasit, ata që ju ngritën dhe flamurin, Turqia i shkolloi,
          italianët ju ngritën rrugë dhe ndërtesat në TR të atyre janë,
          Fanoli iku e s’erdhi më, Konica po ashtu, Zogu sa qe në pushtet i ngriti rrogën vetes së tij, Endhjeri vrau më shumë se gjermani, italiani dhe serbi,
          Saliu vrau dhe kunatin që mos ti ngelej hatri Bahri Omarit… ti shaj “kolonitë” ti …

          fajin e vetëm e ka Shqiptari !
          dhe si e thua dhe vetë – “nqs ne vazhdojmë të flejmë gjumë “…

          miza pa kokë thuaju atyre bjondeve që i paguani për tu ngritur … moralin ambasadorve,

          kush ka kokë nuk rri aty të sodisë zhgaravinat e bojaxhiut të frustruar, dhe qurravitjetet e kokëpalarëve…

          Reply to this comment
  3. Dhimbia e madhe Popull January 13, 00:22

    SHKRIM U S H T R I M !

    Gazeta DITA -faleminderit këtë shkrim te PËRSOSUR qe shkruani titulluar ..
    *Pse kjo VIDIO është Hedhur,shihe para se ta zhdukin.* Ka një dometheni të dhimbëshme, për ditët qe jetojme që BOTA po dridhet ..LUFTË nis ..e ku do vejë…?!
    Lexojeni o NJERËZ dhe APELONI!vërtet lufta po troket . Mos ta lëmë të realizoje cdo KAPITALI,
    ‘Çduan drejtuesi milonierë tç mbarë botës.!
    VO.Gjermani fundit komentues nuk jam me Ty…
    Jo BOTA kthzer në muabet LEKU…
    POPPUJ ! nga jini nga sjini NGRIHUNI PRINI ato mënde e ato duar urdhëruase…
    Po NËNVIZOJ_* Popuj të lufzpjmë dei sa të mos hidjet asnjë BOMBË-mos te KETË më asnje PLUMB,asnjë ushtar që të kthehet në shtëpi me KËMBËT me RROTA,asnjë Familie të SHKATËRRUAR !*

    Dhimbia e madhe Popull!

    Reply to this comment
  4. Titi January 13, 01:41

    Me mire bombat amerikane se sa dominimi nga mongolet kinez dhe kanibalet rus! Shqiptaret mos te harrojne pushtimin e trojeve ne shek. e 19-te nga sllavo-greket me ndihmen e rusise dhe vuatjen 50-te vjecare nen regjim komunist te pjedhur nga kanibalet rus. Rrofshin bombat Amerkane!!

    Reply to this comment
  5. ? January 13, 03:44

    A e dini si eshte tamam puna or zoterinj, nuk ka nevoje te luftoni aq shume sac thote ky bolja, MOS U REGJISTRONI NE USHTRI DHE MBARON PUNA. Te jesh ushtar ne Amerike eshte pune, nuk te merr njeri me zorr.

    Reply to this comment
  6. Xha Brahua January 13, 06:30

    Ore miq!!! Me duket si ” Intelektuali ” ky qe kerkonte te drejtat ne regjimin komunist . Oooo lere se harrova: Ai eshte ne Amerike ku njerezit hane me “luge floriri” atje ku nuk ka fare te varfer dhe te pakenaqur por vetem te pasur me barkun deri te goja. Rrofte Amerika……Zoti e bekofte ate

    Reply to this comment
    • ? January 13, 14:24

      O idiot Brahua, ate punen e luges se floririt e ke kuptuar gabim se e mban mend qe kur Enver Mortja tha qe ne Shqiperi do tte hame me luge floriri, e ne fund nuk patem as luge e as cfare te hame me luge. Ne Amerike po deshe te hash duhet te punosh, e po punove mire e mbush edhe barkun edhe llogarine bankare Edhe ne burg nuk te fut njeri po te shash e kritikosh qeverine e qeveritaret. Po ti o Idiot Braho aq di , te ka mbetur nje cope mut si pune truri ne koke qe nga koha e Enver Mortjes.

      Reply to this comment
      • Xha Brahua January 13, 15:21

        Ti Deledash qe nuk çon as emer se nuk ta man bytha mos e krruaj me cipal se te ngelet ne bythe pastaj.
        E para: atij sistemi nga ana sociale i rruani topet ti dhe kushdo tjeter.
        E dyta: asnjehere nuk ka thene njeri qe do hame me luge floriri…….qofte ky edhe Enver Hoxha….se te mori nga morrat dhe nga glasat dhe te beri njeri.
        E treta: nuk kam ndonje simpati te veçante per Enverin por si i thone asaj shprehjes……….” dargli a Cesare quello che è di Cesare ”
        Dhe e fundit nuk kupton shume gjera dhe nuk e ke arsimin perkates keshtu qe eshte e kote qe te futem ne debat me ty.

        Reply to this comment
        • ? January 13, 19:54

          O idiot Brahua po qe per arsim ti nuk me vje as ke leshi i bythes, per te tjerat ha ate kosin qe te ka bo Nafija per sot e mos na ça shume derrasa e boji te fala Sat’ome. Mbaje me shnet ate anen sociale te atij sistemit neqoftese me ane sociale kupton urine dhe tallonin. Idiot. Kurse per emrin qe ta marresh vesh ti o lesh une nuk e ve se te hyn frika shume ty.

          Reply to this comment
  7. Sara January 13, 10:38

    E verteta e hidhur e botes ku jetojme eshte ulur kembekryq ne jetet tona .Por ne jemi bere individualiste dhe themi larg shtepise time ,por s,duhet te harrojme se askush nuk eshte i paprekshem .

    Reply to this comment
  8. Messerschmitt January 13, 12:26

    Nuk eshte e vertete qe per nje pune ne USA duhet te shkosh se sebn ne Ushtri !!!!

    Ky fjalim eshte njeso si fjalim dullo komunist edvinist sipas motos me zgjidhni mua se do ta keni me mire !

    Reply to this comment
  9. MH January 13, 14:06

    BLACK SWAN
    Zonje!
    Nuk me ke kuptuar.
    Kam shprehur:
    “Pra nji sistem social komunist pa lufte klasash.”
    Pa te pushkatuar.
    Sepse te gjithe njohem humanizmin qe u perjetue ne monizem.Perjashto luften e klasave.Por mos harro qe dhe sistemi perndimore denon njerzit me ekzekutim modern.Helm(cianur) elektroshok,karrige elektrike.Ekzekutime pa buje e zhurme.Nuk pyesin as nuk douan ta dijne Helsinkin.Shteti ma demokratik i botes.Europa asht nji bashkim qorodites.Ku shteti ma i forte e ka me kuj ndaj te dobtit.
    Dhe nji keshille:
    Njeriu qe ka bagazh njohurish nuk mburret kurr :”Manifestin e Marksit e kam ne shtepi.”
    Ke shprehur anen negative te komunizmit.Kjo gezon % teper te vogel para % ma te madhe te humanizmit.
    Vete Papa Gjon Pali i dyte e ka vlersuar humanizmin komunist por e ka quajtur “UTOPI”.Kurse humanizmi fetar Migjeni e ka percaktue me dy fjale:””: Zoti te dhasht” c’ka don te thote te mos gezosh kurr jeten.Lind i vorfen dhe vdes i vorfen.
    Ndersa,”Te gjithe pretendimet e veterenave te rreshtuara ne vleren e 700 milin dollarve ne sistemin monist jane falas.”

    Reply to this comment
  10. Ylli January 13, 14:34

    Gazeta Dita gjoja naivisht boton fjalimin e ketij majtisto – pacifisti me pretendimin qesharak “shikoje para se ta zhdukin” !!!
    Si do zhdukin kur eshte shperndare ne internet ?? Apo ngjallja e pershtypjeve dhe manipulimeve te mendjeve bosh e gjysem bosh ??
    Pershembull ,Irani mbyll internetin sa here ka protesta .Se cndodh me keto protesta dihet por problemi eshte se ate terr informativ ,bota nuk merr vesh asgje !
    Rusia do formoje GOOGLE e saj qe te kontrrolloj cdo burim informimi nga interneti .
    Shume demokratike kjo krahasuar me Ameriken apo jo o majtiste .
    Deri ne 1917 kur trupar amerikane zbarkuan ne Evrope ,Amerika nuk ishte perfshire kurre ne luftra nderkombetare .Deri diku perjashtim ben rasti i Kubes !
    Se di sesa paqesore ka qene bota deri ne kete shfaqje te Amerikes si pjesetare ne Luften e 1 Boterore .
    Amerikanet u kthyen me mendjen mos tu perzier kurre me ne luftrat e evropiane paqesore e demokratike .Por ndodhi Lufta e 2 e per fat ata nuk ndenjen indiferente e vazhdimi dihet !!
    Pa u shfaqur USA ne arenen nderkombetare ,Bota te pakte 2 mije vitet e fundit njeh vetem luftra .
    Personalisht nuk e di si do luftohej Gjermania Naziste dhe Japonia Militare pa lufte !!
    Dhe te mendosh se ne Luften e 2 Boterore te majtet si fillim ishin kunder Luftes sepse sipas tyre ishte Lufte e Fuqive Kapitaliste !!

    Reply to this comment
  11. RROFTÈ HASHIM THAÇI January 13, 17:05

    100% të Vërteta ato që thotë ky Djalë i Nderuar AMERIKAN !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE pafund për këtë ish Marins Amerikan !! LIFTËRAT bëhen për 2% të PLEHRAVE dhe FUNDËRRINAVE ARISOKRATË që SUNDOJNË gjithë BOTËN !!!! ATA kanë gjithë FABRIKAT dhe UZINAT e ARMËVE , FISHEKËVE , TANKEVE , AEROPLANËVE BOMBARDUES , BOMBAVE , RAFINERITË e GAZËRAVE dhe NAFTËS në gjithë BOTËN .

    Reply to this comment
  12. April 22, 1971, January 13, 17:54

    Mendoj se titulli eshte provokim…Jam i sigurte 100% kjo video nuk fshihet nga shteti amerikan per shume aresye qe nuk eshte momenti te thuhen.
    .
    Kjo video ne fakt eshte mikroskopike me “””””””John Kerry’s statement before the Senate Foreign Relations Committee on April 22, 1971, in which he criticized the Vietnam War.””””””

    . Kjo sekuence e zgjedhur nga super-deklarata e John Kerry-it flet me shume se qindra rromane

    …..Citim:

    We wish that a merciful God could wipe away our own memories of that service as easily as this administration has wiped their memories of us.
    .
    But all that they have done and all that they can do by this denial is to make more clear than ever our own determination to undertake one last mission, to search out and destroy the last vestige of this barbarous war, to pacify our own hearts, to conquer the hate and the fear that have driven this country these last 10 years and more and so when, in 30 years from now, our brothers go down the street without a leg, without an arm or a face, and small boys ask why, we will be able to say “Vietnam” and not mean a desert, not a filthy obscene memory but mean instead the pace where America finally turned and where soldiers like us helped it in the turning. Thank you. (Applause)
    .
    Fabula e komentit:

    John Kerry qe beri histori ne 1971 kunder luftes ne Vietnam….fatkeqesisht u kthye ne anti-John Kerry te Irakut dhe Afganistanit.

    .komentuesit e nderuar le te vazhdojne vete komentin…
    .

    Reply to this comment
  13. Zhapiku January 15, 22:41

    Me se fundi nje drite VERTETESIE.
    Ne jemi teresisht dhe totalisht tashme ne ferrin e vertete.
    Vetem miopet me sy hapur nuk kane force konceptimi dhe shikimi karshi ketij realiteti sa tragjik,sa satanik dhe sa vampirik.
    Lufta ka vetem nje qellim,vjedhien e pasurive dhe roberimin e popujve qe ju behet.
    Qe nga krijimi njerezimit e deri me tani lufta ska pasur pushim apo shplodhjie perkundrazi ne çdo hap dhe ne çdo çap te historise njerezore lufta eshte bashkeudhetare e historise njerezore.
    Dhe ne nje lufte ska as te mundur dhe as te fituar sepse e vetmjia fituese ne nje lufte eshte lufta vete.
    Me se fundi nje video qe meriton vleresim dhe respekt.
    E kush do Vertetesine po te kerkoj ne youtube gjen boll.
    per mirekuptuesit e mire le te kuptohet kjo vertetsi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim