Pse konsumi i përditshëm i arrave të bën mirë?

January 24, 2018 18:02

Pse konsumi i përditshëm i arrave të bën mirë?

A e dinit se arrat kanë të paktën 2 herë më shumë antioksidant se çdo frut tjetër  i thatë?

Por, fatkeqësisht njerëzit nuk i konsumojnë ato çdo ditë për të marrë përfitimet nga ky superfrut.

Sipas një studimi të kryer nga “Universiteti i Pensilvanisë” antioksidantët që gjenden me shumicë te arrat, e ndihmojnë organizmin të luftojë radikalet e lirë, të cilët dëmtojnë qelizat duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.

Arrat gjithashtu janë të pasura me acide yndyrore të pangopura, vitamina dhe proteina, por shkencëtarët thonë se njerëzit nuk i konsumojnë ato në sasinë e duhur për të marrë përfitimet nga to.

Studime të mëparshme kanë treguar se konsumimi i arrave mund të reduktojë në mënyrë efikase plakjen dhe në të njëjtën kohë ndihmon zemrën dhe lufton disa lloje kanceri. Sipas studimit konsumimi i 7 arrave në ditë është i mjaftueshëm për të parandaluar sëmundjet e zemrës.Për këtë arsye ato janë në listën e 3 ushqimeve më të mira që mbështesin shëndetin e zemrës.

Arrat gjithashtu janë të pasura me fibra dhe minerale. Ato gjithashtu kanë dhe një përqindje të lartë yndyre të shëndetshme rreth 55-65 për qind. Ndaj nuk është surprizues fakti që studimi ka treguar se konsumi i rregullt i tyre mund të reduktojë rrezikun nga diabeti i tipit 2.

Shumë njerëz e shmangin konsumimin e arrave pasi mendojnë se ato ndikojnë në shtimin e peshës për shkak të nivelit të lartë të yndyrnës që ato kanë. Por, në fakt yndyra që gjendet tek arrat është e shëndetshme dhe nuk i bllokon enët e gjakut. Madje ndryshe nga çfarë besojnë njerëzit, konsumimi i arrave mund të bëjë që ju të humbni peshë pasi ato shkaktojnë një ndjesi ngopjeje për një kohë të gjatë. /pernenat.al

January 24, 2018 18:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*