Pse kujtohemi kaq vonë për mjekët

March 14, 2020 21:25

Pse kujtohemi kaq vonë për mjekët

 

Nga Bedri Islami

Ra ky virus dhe u kujtuam se ata janë aty, mes njerëzve dhe kaq të domosdoshëm. Nuk i kemi parë kur janë ankuar për pagat e ulëta, i kemi përqeshur sa kemi mundur kur i kanë goditur dhe kemi thënë se “diçka kanë bërë, se ndryshe nuk të godit njeri”, i kemi harruar se përmes tyre mund të rrjedhë një jetë më e qetë dhe më e begatë; kemi parë ministër të shëndetësisë edhe një profan që nuk ia vlen për asgjë, si Nard Ndoka; e kemi mirëtrajtuar faktin se në krye të dikastereve kanë qenë njerëz të politikës që edhe vetë e kishin harruar se dikur ishin mjekë; heshtim edhe tani kur një i pandëshkuar e godet një ministre të denjë për punën e saj dhe e quan Hajdute, pa pasur pikë turpi, kemi heshtur kur një figurë politike si Ilir Beqja është vënë ministër i këtij dikasteri dhe ka nisur proçesi i fshehtë dhe i dëmshëm i konçensioneve mizore…pra, edhe pse i kemi ditur, i kemi njohur, i kemi parë, na janë dukur si 50 hijet e dikujt tjetër.

Mjekët ndërkaq iknin..më shumë se për një pagë më të lartë, për më shumë dinjitet,  për të drejtën e profesionit pa u futur politika mes tyre..për të dhënë vetë mesazhe drejt së dobishmes dhe jo të dëgjojnë zërin e shefit të qeverisë si i tellallit në “Koncertin e vitit 36”, për të mos dëgjuar në studio televizive gra të politikës që bëjnë ciniken ndaj atyre që sakrifikohen, gra që mbjellin terrin, edhe kur përballë vetes kanë njerëz që sjellin dritën e jetës.

Disa ditë më parë, një ish-deputete, pa asnjë ndrojtje se po fyen një figurë të nderuar të mjekësisë sonë, merr përsipër ta përqeshë punën e tij, të bëjë “të fortën” e politikës, kur vetë ia ka mbathur, ndërsa nga ana tjetër, dhjetra e ndoshta qindra vetë, mjekë e studentë, janë të gatshëm të bashkohen me kolegët e tyre.

Kujtohemi vonë për mjekët, shumë vonë. Ashtu si ndodh me të gjithë njerëzit e shkencës, të cilët, më parë i harrojmë, sesa kujtohemi. Figura të shquara të mjekësisë në Shkodër, që kanë hedhur themelitë e shkencës, si doktor Todhi, Naraçi, Bekteshi, Gjylbegaj, doktoreshë Kraja, doktoreshë Çobaj, janë lënë në harresë dhe vendin e tyre e zënë njerëz të politikës, jeta e të cilëve nuk të thotë asgjë.

Përse tani dalim e duartrokasim mjekët?

Sepse një virus na e kujtoi këtë. Na kujtoi se përtej politikës, që në fakt shpesh herë ishte virusi i përditshëm i jetës sonë, ka edhe njerëz të tjerë, të cilët, në një moment sublim, janë të gatshëm për të qenë të sakrificës.

Qindra prej tyre janë larguar. Të tjerë po bëhen gati të ikin nga ky vend, ku nuk jetuan në vështirësi, po ku nuk gjetën atë që duhej të gjenin: maturinë e shtetit, dinjitetin e tyre.

Mendojmë lehtësisht se të gjithë po ikin për një pagë më të mirë. Një infermiere në Itali pohoi se paga e saj është 1.300 euro. Hiq prej këndej shpenzimet e tjera, si qira, ujë, drita,pastrim etj, i mbetët pak më shumë se gjysma për jetesën e saj. Pak a shumë këto paga janë edhe në shtetet e tjera të Perëndimit, duke përjashtuar klinikat private, të cilat nuk kanë paga më të larta se ato të mjekëve shqiptarë në klinikat private.

Atëherë pse ikin?

Sepse, mbi të gjitha u mungon pikërisht ajo që po u jepet sot, në kushte shumë të veçanta dhe që nesër përsëri mund të harrohet: mirënjohja e njerëzve dhe respekti i shtetit.

Shteti deri më tani i ka nëpërkëmbur. Nuk e ka dashur thuajse kurrë mendimin e tyre. I ka quajtur numra të një sistemi dhe i ka trajtuar si të tillë. Kur i kanë sulmuar mjekët, deri në kabinetet e tyre, ka bërë një deklaratë plotë pathos, por bosh nga brenda. Gjithçka është harruar. E ktheu sistemin në një mjedis privat, ku lulëzuan PPP-të dhe konçensionet nga të gjitha qeveritë. Shumë nga mjekët e shquar i dëboi sapo u erdhi mosha e pensionit dhe vetëm kur kishte rrugë tjetër, bëri një sy qorr e një vesh shurdh. Ndërkohë ata ishin vetë dija e grumbulluar në dekada.

Tani kemi rënë në hall për ta. I duam më shumë nga halli, se sa nga një ndjenjë e brendshme. I duam se na duhen dhe nesër mund t’i harrojmë. Do i nëmin përsëri, si bën një ish mjek, edhe pas tridhjetë viteve, duke hedhur një pezëm të pashoq nga hidhërimi, shpirtligësia dhe mjerimi. Ose do i trajtojmë si numra, si ndodh sot nga një shef qeverie që, edhe pse nuk ka asnjë lidhje me atë çka ndodh, bën të parin e gjithë mjekëve të botës.

Unë e di mirëfilli se çfarë do të thotë një mjek në familje, e di jetën e tyre, mundimet, shqetësimet. Kemi patur aq shumë mjekë në fisin e nënës sime e rreth tij, sa mund të ishte hapur një spital privat me të gjitha specialitetet, që nga gjinekologjia, ku ishte doktor Ilir Gjylbegaj, pediatri, Xhavid Gjylbegaj dhe Ylfete Gjylbegaj, mësuesja kujdestare e Berishës në politeknikum, të cilës Berisha, sapo erdhi në pushtet ia pushoi të birin, nipin e mbesën nga puna; onkologë, si Arbana Gjylbegaj dhe Skender Zaimaj, kirurgë si Sabri Caka, psikologë, mjekë të përgjithshëm, si ime motër, …disa nga të cilët nuk jetojnë më dhe merituan respektin e njerëzve. Çuditërisht, më shumë u nderuan në shtetin monist se në pluralizëm.

Ra kjo kohë dhe u kujtuam se mjekët janë heronjtë tanë.

Mos ta harrojmë këtë edhe kur kjo kohë do të kalojë.

Mos të kthejmë kokën pas kur përballë nesh të shfaqen këto njerëz, që sot, jo papritmas nga jeta e tyre, u bënë të pazëvendësueshëm.

Ndoshta edhe shteti fillon të mendojë se dinjiteti i tyre nuk është shtesa 1.000 euro në muaj , apo edhe 500 për infermierë, sanitarë e shoferë ( sikur këto rrezikohen më pak), por shumë më tepër.

Është çështje dinjiteti zoti kryeministër e jo eurosh në kohën e virusit…

 

****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

March 14, 2020 21:25
Komento

19 Komente

  1. Golja nga Përcëlleshi March 14, 21:33

    Pse nuk del Rama si me termetin tu shkoje tu rraf shpatullat mjekve po flet nga bunkeri Surelit nga FB?

    🙂

    Hë mo gjeniu Rama dil bej pak politike nga Infektivi

    Nuk ta mban suma ëëëë

    Reply to this comment
  2. Greta March 14, 21:44

    I nderuar Bedri shumë mirë e ke ti, por mos harro se 5 fishin e asaj që i jep qeveria ja kena dhën neve prandaj të ulin kokën dhe të kalojmë situatën, pastaj ju i bëni këkes qeverisë dhe populli është më ta

    Reply to this comment
    • Lalaj March 14, 21:49

      Mjekët dhe infermieret sapo të shtohen rastet n spitale si n Itali do ikin dhe vetë n shpi të shpëtojnë kokën si Rama

      Këtu do jemi

      Reply to this comment
  3. Endri March 14, 21:49

    Nuk dua ta fsheh. Kam qene shume i shqetesuar qe kur ne Shqiperi filluan te konfirmohen rastet e para me coronavirus.

    Por ama sot pash Ramen qe ishte mbyllur ne shtepi, i mbrojtur nga virusi, dhe me kohe plote per te bere yoga dhe per luajtur me djalin. U qetesova. Me erdhi shpirti ne vend.

    Lus Zotin qe edhe ministrja e shendetesise te jete e siguruar diku ku eshte e mbrojtur nga virusi.

    Jam shpreseplote qe do ta fitojme kete beteje nese ne gjurmet e kryeministrit edhe mjeket, policia dhe ushtria do fillojne te rrine ne shtepi.

    Reply to this comment
  4. Ylli March 14, 23:05

    Sistemi shëndetësor në kolaps!

    U bënë ditë që ndjek në media strukturën shëndetsore në vend dhe nuk po kuptoj gjë.
    Eshtë shpallur një Pandemi… Bota shëndetsore është shkundur. Po vdesin njerëz çdo orë, po infektohen çdo minut. Po tremben çdo çast.
    Ndërkohë po derdhem miliarda në botë e kudo ku shfaqen vatrat e reja të kësaj flame të pa dëgjuar. Po Ne? Ku jemi Ne? Thuhet se janë hedhur mbi 3 milion euro. Uaaaaaa! Me një arithmetikë të thjeshtë i thonë 1 euro për shqiptar. 1 kondom bën më shumë. Më tej, kemi edhe dy zëdhënësa, një nga Surreli dhe
    një nga Brati. Kemi dhe numrim 127!
    Po sistemi parësor ku është? Ku është qendra shëndetsore? Ku është mjeku i familjes? Mjeku i familjes i Hitlerit u rrëmbye nga amerikanët për të marrë vesh nga vuante Ai. Po Ne pse i kemi?!
    Ato që shoh sot çdo natë janë administratë
    nga shëndeti publik që dalin në TV e flasin për pacientë imagjinarë që janë vetëngujuar në shtëpi dhe presin përgjigjen kur ti vij.
    Po përgjigja?
    Dro vje, dro svjen ! Është nis…Më tej.
    Shoh policë e ushtri rrugëve bosh që kontrollojnë makina në situatën Shtet Rrethim.
    Ndëkohë nuk po shoh kërkund shërbimin me pacientët e sëmurë. Spo shoh krevat me të sëmurë! Ku janë mjekët që gdhinë pavioneve? Ku janë infermieret sy pa gjumë?
    Në mëngjezin që vjen dëgjoj sërrisht që numri i të infektuarve rritet dhe qe do të rritet e rritet se kështu e thotë Kryeministri i ngujuar në shtëpi e që di gjithshka. Po pres neser të më thote edhe sa janë të infektuar nga PD, LSI, PR, PPDNj!
    Orët ecin e sërisht dëgjoj vetëm vetëm thirrjen: Rrini në shpi e lani duart! Nuk po shoh fytyra të lodhura, të vrara, të pa gjumë që shërbejnë. Shoh vetëm gra të vrara në moshë, me vathë, grim inkadeshent, bluza të kuqe që bëjnë zëdhënësin në banaqe e Ministri. Gratë më sqarojnë se çduhet të ndodhë e jo ç’po ndodh në këtë vend!
    Shoh sërisht vetëm titullarë të lartë të Ministrisë së Shëndetsisë të kapardisur e të kollarisur, që japin deklarata lartë e poshtë. Dëgjoj zëdhënësin Brataj te 127 që edhe pse është kreu i Urgjencës Shëndetsore rri me kostum e kollare e në fund plas bombëm” bëni derman vetes se 127 nuk merret me Ju të gjithë! Mos na bllokoni linjat! Tamponët nuk bëhen në shtëpi! Dëgjoj Ministren dhe Rektorin që bëjnë thirrje për vullnetare të sistemit kur pa punë në pritje janë mbi 800 mjekë e infermierë. Dhe si të mos mjaftoj vullnetarizmi i kërkojnë vullnetarëve edhe aplikim online ! Haaaaaa.
    Edhe vullnetar edhe aplikoni!
    Kjo është situata e javes së parë.
    Në fund bilanci: 1 i vdekur dhe 38 të infektuar. Do rritet prap numri në javën tjeter. Kështu e tha doktor Adhamudhi.

    Shënim: Deklarata e plotë e Skender Brataj

    Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

    Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin. Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen. Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.
    Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi porrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.
    Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre merrni loperamid, ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart as amë shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë.

    Reply to this comment
  5. Lili March 14, 23:37

    Ky virus ka nje te mire: i dha fund show -it te teRamas e te Veliajnt me femijet apo me ´fansat ´ e tyre!

    Reply to this comment
  6. info analitike March 15, 07:30

    O Bedri po edhe ti more shok po shkruan për mjekët vetem tani që ra kjo pandemi. Kur dolën studentët në protestë të ankoheshin për problemet që kishin zotrote ku ishe? Pse nuk te thirri gjithë lista e te afërmve të tu apo ishte me e forte thirrja e partise? Sa hipokrizi që fsheh ky qëndrimi yt. Të kam thënë edhe më parë se ti e shume të tjerë duhet të bëni një ‘ mea culpa’ sepse ishit ndër t’a që e mbështetet deri vonë regjimin e sulltanit kriekaqoli. Tani që ju hapen keqas petët lakrorit kritikat tuaja të mënyra ti helmojnë bajate e te tejkaluara.

    Reply to this comment
  7. Z March 15, 11:17

    Edhe Bedriu na duhet tani! Pak kemi Saliun me Tritan preshin!

    Reply to this comment
  8. Asd March 15, 13:30

    Mos u qani hallin mjekeve sepse ata e kane zgjidhur prej kohesh problemin me parane. Rroga u sherben vetem per prezantim ne spital, sherbimin e kane me pagese. Qani hallin e te papuneve dhe te palekeve sepse ata do te vuajne me shume e do te preken me shume edhe nga covid19. Nuk eshte cudi qe me rritjen e veshtiresise dhe rrezikut ne spital, mjeket te desertojne. Une ve bast qe do ta tradhetojne kauzen. Ata qe kam njohur une ne spitale jane dobica te lekut dhe jo heronj te punes.

    Reply to this comment
  9. Eri March 15, 13:36

    Z.Bedri i vetmi qe mund te lexohet o njerez….me logjike e kemb ne toke..

    Reply to this comment
  10. mirel March 15, 15:53

    Ore ne kete kohe krize kur ka nevoje per mjeke, RAmuti sapo e pushoi nje qe ishte ne krye te detyres, dhe e mbushi me militante PiSa te Rilindjes

    Reply to this comment
  11. mali March 15, 15:56

    Zonja”Dita”.mos botoni artikuj kaq te gjate sepse jane me virus.Keta lloj njerez jane jashte loje,si gjithmone.Ne situate lufte nuk ka Kritika por aktivizim dhe zbatim te urdhrave pa kundershtim.RRegullorja ushtarake (kudo ne bote ,ku ka ushtri)thote:Zbato urdhrin pastaj dil ne raport.Urdhri nuk diskutohet sepse te shpie ne asgjesim.Komentuesa!Tani nuk ka vend per komente e Kritika,por zbatoni ligjet qe nxjerr qeveria per kete situate sepse jane ne perputhje me ato te vendeve te tjera.Shikoni Ameriken.Nje veteizolim te plote.Asnje hyrje e dalje me boten jashte ,njerez e mallra.

    Reply to this comment
    • mirel March 15, 16:32

      Cfare thua mor idiot, cfare thua,, idiot, idiot, idiote.
      Kujt ja tregon urdherat e qeverise moj plere ramiste. Moj dhiare e ndyre, pse nuk e mbylli qeveria kufirin qe ne ditet e para te shfaqjes se virusit ne Itali?
      O kurva te qelbura,
      Idiote te paimagjinueshem, fare e ndyre

      Reply to this comment
    • info analitike March 15, 20:20

      Shoku Mali meqe poe merr “ushtarakce” atehere duhet t’i bindesh komandantit te pergjithshem e ai nuk eshte Rama por Likja!
      Mosbindja denohet me pushkatim sic ju kane mesuar!

      Reply to this comment
  12. mali March 15, 16:48

    Mirel!Mos e beri kete pune Amerika qysh ne fillim?Te ka kapur virusi me duket dhe eshte I vecante sepse te ka kaluar ne tru dhe jo ne mushkeri.Emrin e ke te bukur por nuk e justifikon me ato qe shkruan.Veteizolohu se mos I a njgjit edhe te tjereve,kjo eshte puna me e mencur qe mund te besh.Shpeto koken si keshillon Rama.

    Reply to this comment
  13. Arben March 15, 17:50

    Sepse jemi hajduta, jo vetëm mjekët.

    Reply to this comment
  14. Syri jeshil March 16, 10:35

    Za.Bedri mirë e thua për mjekët ti falenderojmë se po rrinë pa gjumë.por pse nuk i kritikon me një artikull të gjatë kur po këta mjekë kur u shkon në mesnazë janë në gjumë dhe po nuk panë zarfin me lekë stë kapin me dorë por zë lënë të vdesësh. Pse nuk kritikon mjekët për lekët që marin apo kir thonë eja në klinikën time që të vizitoj më mirë se spitali si ka ato aparate që kam në klinikë. Përse nuk kritikon mjekët kir thonë do shkosh tek filan farmaci e do i thuash emrin doktorit që të matësh ilaçet. Apo këto szë thotë partia që ti shkruash.
    sa i Drejtë e i paanshëm jeni ore zotëri

    Reply to this comment
  15. Kerkushi March 16, 14:30

    O Bedri, edhe ti kujtohesh qe ke bythe kur te vjen muti, apo jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim