Pse Merkel është kaq e interesuar për një gjë të vogël?

August 29, 2014 10:33

Pse Merkel është kaq e interesuar për një gjë të vogël?

Samiti i Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të kalonte pa marrë vëmendjen e mediave kryesore gjermane.

De Wielt është hapur me një titull provokues, duke ngritur pyetjen se pse Merkel është e interesuar për një gjë kaq të vogël.

Gazeta shkruan se kjo është një reminishencë e politikave të ndjekura nga paraardhësi i saj, Helmut Kohl, për Ballkanin Perëndimor.

Sipas redaktorit të politikës në këtë gazetë, Thomas Sebastian Vitzthum, vite më parë do ishte e vështirë të mblidhje bashkë edhe flamujt e këtyre vendeve.

Berlini priti konferencën e parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Morën pjesë ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, të ish-republikave të Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Ata folën së bashku. Në pikëpamje e fakteve, para pak vitesh nëse thuhej se flamujt e këtyre vendeve do të rreshtoheshin krah njëri-tjetrit kjo çonte në anulimin e takimit”, shkruan ai.

Shkrimi vijon më tej, duke thënë se Merkel është e bindur se vetëm perspektiva e BE-së për të gjitha këto shtete mund të sigurojnë paqen në rajon dhe në fund të fundit për Evropën.

Deputeti i Parlamentit Evropian i CDU-së, Elmar Brok, rikujton skenën e viteve 1990, ku gjatë negociatave për Traktatin e Amsterdamit, ministri i Shtetit, Werner Hoyer tha:

Bëni çfarë të doni, por Gjermania në fund do të mbajë anën e vendeve të vogla”.

Kjo është një pikë vendimtare e influencës së Kohl.

Edhe gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka komentuar takimin e kryeministrave të Ballkanit në Berlin.

Gazeta shprehet skeptike sa i përket anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE, për shkak të shumë konflikteve të hapura.

Sipas saj, ky takim premtoi partneritet të zgjeruar, por jo anëtarësim në BE./b.l

 

August 29, 2014 10:33
Komento

5 Komente

  1. E VERTETA August 29, 11:01

    Sepse Europes qendrore i duhen tregje te reja!

    Reply to this comment
  2. Ertp August 29, 15:21

    Dhe ku ka me mire se aq.
    Kemi pritur quth jeten qe ne te brhemi treg i eurooes.
    Sa qe nuk do tr kemi novoj as te hyjmr ne eu.
    Kjo pra ishte e gjitha .nese funksionon dic duhet do behemi shume shpejt.
    Nqs jo nuk do te behemi kurre.

    Reply to this comment
  3. mediumi August 29, 15:39

    Me ka befasuar kthjelltesia dhe thellesia e mendimit te “Everteta”, Urime e/i dashur.

    Reply to this comment
  4. beni August 29, 15:43

    Z.merkel esht e lindur ne hamburg por jetoj femijrine saj ne sistemin socialist te lindjes ku edhe atje u formua politikisht me vone u be vajza e helmut kol pas ribashkimit, te dy gjermanive! Merkel kupton me mir se cdo kush tjeter diktaturen e sistemit enverist e ndryshme nga ajo e liberalit komunist tito ku tashme ajo gjen nje njeri te tille si tito ramen! Sistemi politik dhe se nga kush esht komanduar deri me sot shqiperia, anxhela e njeh shum me mire se kush do, dhe tashme qe gjeti njeriun e duhur, qe perfaqson vertet identitetin kulturor te ketij vendi shqiperise ajo kerkon te bashkepunoje, sepse esht ose jan te njejtat mendime e partis se saj kristian demokrate, ku dallon nga te tjera parti qe priviligjojne ndoshta edhe ata qe perfaqsojn identitete te tjera kulturore!, pra ne legjistacionin gjermane, kancelar mundet te behet vetem ata qe perfaqsojn kete grupim e identitet kulturor, l vuajtjet e popullit shqiptar nga ndikime te tjera ideologjike, merkel i ka perjetuar nga pushtimi rus ne lindje te gjermanise dhe e din cdo te thote te jesh e mbikqyrur dhe e pushtuar nga nje ideologji tjeter kulturore!

    Reply to this comment
  5. latifond August 30, 00:10

    Kush e kujton ate anekdoten,qe tregonte Skender Sallaku me katundarin qe donte tja hidhte shiteses ne qytet?–Nuk i japim voj katunareve!
    -Po ku e di ti qe une jam katunar?
    – E ke tapos shishen me kacarrum misri.
    Zonja Merkel ne tete vitet e fundit te pushtetit te tij nuk i kushtoi asnjehere vemendje, megjithe perpjekjet e Berishes.Jo vetem shitesja e ushqimores e njeh katunarin.Sa shkoi Edi qytetari,zonja Merkel e kuptoi qe kishte nderru cehre Shqiperia.Jo vetem kaq,por kuptoi qe kryeministri i Shqiperise ishte me qytetar se te gjithe kryeministrat e Ballkanit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*