Pse në Hong Kong shumë njerëz po flenë në McDonalds?

August 6, 2018 18:56

Pse në Hong Kong shumë njerëz po flenë në McDonalds?

Numri i njerëzve që flenë nëpër McDonalds është gjashtëfishuar në këto pesë vitet e fundit.

Organizata jo qeveritare Junior Chamber International Tai Ping Shan realizoi një studim me 334 vetë që kishin kaluar natën nëpër McDonalds nga muaji qershor deri në muajin korrik.

U konstatua se po bëhej fjalë për një numër shumë më të madh sesa 57 të pastrehët e regjistruar në 2013-n.

Studimi dëshmoi se jo të gjithë ata që flinin në McDonalds ishin të pastrehë.  “Këta kanë ku të flenë, por nuk shkojnë në shtëpi”, ka thënë një prej anketuesve, Hung.

Arsyeja kryesore për këtë dyndje masive në McDonalds lidhet me sfidat socio-ekonomike si qeratë e larta apo faturat e larta të elektricitetit.

Hung rrëfen se një burrë nuk kishte mundësi të përballonte çmimin e ajrit të kondicionuar dhe nuk kishte as dritare për ajrosje në një nga apartamentet sociale. Në vend që t’i paguante pronarit lekë për ajrin e ftohtë, ai vendosi të kalonte netët në ambientet e freskëta të McDonalds.

Një tjetër arsye për këtë rritje të “të pastrehëve” të natës , është edhe konflikti personal apo familjar. Një punëtor ndërtimi nuk donte të qëndronte në shtëpi, pasi kishte vetëm sherre me prindërit. Ndërsa një grua 55-vjeçare flinte tek McDonalds që të evitonte dhunën e të shoqit. Një tjetër grua, e ve dhe pa fëmijë, ndihej shumë e vetmuar dhe vendosi ta ndante natën me të tjerë si ajo.

“Ne kuptuam që njerëzit nuk janë vetëm të varfër financiarisht, por shumë nga këta që flenë këtu janë të varfër në jetët e tyre, në shpirtin e tyre,” rrëfeu më tutje Hung.

Organizata JCI ka rekomanduar një sërë masash për qeverinë e Hong Kongut, por më e rëndësishmja sipas Hung-ut është se “duhet të ndryshojë sjellja sociale ndaj njëri-tjetrit”.

s.a/dita

 

August 6, 2018 18:56
Komento

2 Komente

  1. Fat man August 6, 20:37

    Lerini llogjet, keto jame homeless, ju na nxirrni arsye te tjera, ore kokrra e mashtruesit.
    Keta qelbsa duhen kapur e terhequr zvare dhe te largohen 200 metra larg lokaleve te McDonalds.
    Nerezia vene te hane e jo te shikojne e tu mbajne ere shurranjoseve.
    A thua te kete njerez te “varfer” ne Hong Kong?
    Keta qe bejne studime mire do te benin, qe parate e marra per kete studim t’ua shperbndanin ketyre morrave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin