Pse ngurron Gjermania t’u bashkohet aleatëve në sulme?

April 24, 2018 09:20

Pse ngurron Gjermania t’u bashkohet aleatëve në sulme?

 

Që nga Siria, Iraku, e deri te Afganistani, kur vjen puna te misionet e huaja, udhëheqësit në Berlin ngurrojnë ta aktivizojnë ushtrinë gjermane. Kancelarja Angela Merkel e vazhdoi traditën duke refuzuar t’u bashkohet aleatëve në Siri.

Gjermania është një nga vendet më të industrializuara, anëtare e vjetër e NATO-s. Politikat e saj rreshtohen me demokracitë e tjera perëndimore. Megjithatë, shteti më i fuqishëm i BE-së është shumë i tërhequr kur vjen puna te ushtria.

Deri më sot janë dislokuar rreth 4000 ushtarë gjermanë në 19 zhvillime të ndryshme, që nga Afganistani e deri në Mali. Por shumë rrallë janë vendosur në front. Ata drejtojnë avionë zbulimi (si në Siri dhe Irak) ose stërvitin grupet ushtarake të aleatëve (si kurdët në Irak).

Politikanët në Berlin e pranojnë që aleatët presin angazhim më të madh. Megjithatë, ata ruajnë traditën e ngurrimit që vazhdon që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjermania, anëtare e NATO-s, hyri në Afganistan pas sulmeve të 11 Shtatorit, por jo në front.

Gjermania, anëtare e NATO-s, hyri në Afganistan pas sulmeve të 11 Shtatorit, por jo në front

Ndjenja historike e fajit

Sigurisht që ka arsye historike për këtë ngurrim. Kur u krijua Gjermania Perëndimore, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Nazizmit, ushtria e re gjermane (e quajtur Bundevehr) u themelua në vitin 1955. Po atë vit Gjermania u bë anëtare e NATO-s. Por në gjithë këto dhjetëvjeçarë, ushtarët gjermanë janë angazhuar vetëm për të mbrojtur vendin e tyre.

Politikisht, Gjermania e ndarë ka qenë gjithnjë në qendër të Luftës së Ftohtë. Në vitin 1979, kancelari Willy Brandt, nga partia e majtë SPD, mori përsipër ta ndryshojë këtë fakt nëpërmjet politikave paqësore me Bashkimin Sovjetik. Dy vendet vendosën kanale komunikimi dhe përdorën marrëveshjet në vend të armëve.

Marrëdhënia e veçantë e Gjermanisë me Rusinë ka lindur pikërisht në këtë kohë. Edhe sot, Rusia, e cila humbi 6.2 milionë banorë duke luftuar Gjermaninë naziste, (më shumë se çdo pjesëmarrës tjetër në Luftën e Dytë Botërore), ka ende një  vend të veçantë në mendjen e gjermanëve. Prandaj shumë zëra kërkuan përafrim me presidentin Putin pas aneksimit të Krimesë, në vitin 2014, kur Gjermania mbështeste sanksionet kundër Kremlinit. Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, bëri thirrje për t’i hequr sanksionet pak para se ta linte detyrën në Mars të këtij viti.

Pakënaqësi për ndërhyrjet jashtë vendit

I gjithë kombi u përfshi në debate gjatë viteve 1990, kur Gjermania e ribashkuar u aktivizua në fushata ushtarake jashtë vendit. Më shumë shkaktoi ndërhyrja në Kosovë, në vitin 1999. Ishte hera e parë që ushtarët gjermanë përfshiheshin në dyluftime, që nga Lufta e Dytë Botërore. Veç kësaj, lëvizjet e paqarta ligjore trazuan shumë mendje gjermanësh. Dislokimi tjetër në Afganistan, pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, kanë qenë përcaktues për angazhimet e ushtrisë gjermanë për dy dhjetëvjeçarë rresht.

Ashtu si me rastet e tjera, hyrja në Afganistan nuk ishte vendim i pëlqyer nga gjermanët. Qeveria është kërkuar të marrë leje nga parlamenti edhe për vendimet më të vogla ushtarake, dhe kjo e bën ushtrinë gjermane një ushtri parlamentare.

Eksperti i Politikës së Jashtme, Rolf Mytzenich, shpjegon kufizimet që i janë vendosur ushtrisë për veprime në vende të huaja. “Gjermania mund të luajë rol vetëm po të autorizohet nga Këshilli i Sigurisë në OKB dhe nga parlamenti gjerman”, thotë ai. Asnjë prej këtyre nuk pritet të ndodhë në lidhje me Sirinë.

500 ushtarë gjermanë u dislokuan në krahun lindor të NATO-s pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

500 ushtarë gjermanë u dislokuan në krahun lindor të NATO-s pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

“Jo” luftës në Irak

Frika të tilla ndihen më shumë mes gjermanëve sa herë që Amerika dërgon ushtrinë diku nëpër botë. Në vitin 2002, kancelari Gerard Shroder (SPD) fitoi mandatin e radhës edhe pse votuesit nuk ishin të kënaqur për koalicionin me Partinë e Gjelbër. Arsyeja e fitores: Shroder kishte deklaruar se nuk do t’i çonte ushtarë gjermanë për pushtimin e Irakut, të nisur nga Presidenti amerikan George W. Bush. Ky qëndrim preku telat e duhura mes votuesve.

Në atë kohë, kryetare e opozitës (CDU) ishte Angela Merkel. Ajo kishte bërë thirrje që Gjermania ta bashkohej në sulme me ushtrinë amerikane, një qëndrim që nuk pati mbështetje nga votuesit. Kancelarja e mençur nuk e përsërit më atë gabim.

Pothuajse të gjitha partitë politike në Gjermani kanë ekspertë të politikës së jashtme që bëjnë thirrje të angazhohen më fort në arenën ndërkombëtare. Ata thonë se kjo është e vetmja mënyrë që Gjermania të luajë rol për të zgjidhur problemet nëpër botë. Megjithatë, mbeten pakicë. Një sondazh i kohëve të fundit tregon se 60% e gjermanëve janë kundër dërgimit të ushtrisë jashtë vendit./tch

l.h/ dita

April 24, 2018 09:20
Komento

4 Komente

  1. Duan apo nuke duan rusofilet,Drejtesia do te BEHET. April 24, 10:01

    Kancelari Shroder,nuke ju bashkangjit kualicionit te Amerikes ne Irak,ngase kishte marre premtimin nga Putin per nje vend si bos ne idustrine e naftes dhe te gazit.Ja pra Kancelari Shroder e vertetoje kete kaperciperish me punsimin e tije ne Rusi disa VITE ME VONE KURE DORZOJE PUSHTETIN.Qe do te thote nje turp per te dhe ata qe vazhdojne te ndjekin politikat putiniste nen rrogoz,apo ne siperfaqe sikurse Shroder, qe po cojne uje ne mullirin e putinizmit,jasht c’do llogjike te shendoshe njerezore.Prisni se nuke keni pare gje akoma.

    Reply to this comment
  2. Kuq e zi April 24, 11:04

    Ishte hera e pare qe gjermanet ne kosove perfshihen ne dyluftime thote gazetari
    Nuk me rezulton qe ne kosove organizoheshin dyluftime apo duele por thjeshte luftohej

    Reply to this comment
  3. Arben April 24, 13:24

    ANGLIA DHE FRANCA, LUFTOJNE PER

    SISTEMIN KOLONIAL, KU I KANE ZHYTUR

    ATA POPUJ,

    AMERIKA LUFTON PER SISTEMIN E SAJ KOLONIAL

    KU KA ZHYTUR BOTEN, NEPERMJET

    PETRO-DOLLARIT.

    GJERMANIA NUK DUKET GJEKUNDI, NUK KA

    ASNJE ARSYE PER TE LUFTUAR.

    AI MUHABETI I ARMEVE KIMIKE, ESHTE

    I HEDH VETE AMERIKA PER TE PATUR

    SEBEP PER BOMBARDIME.

    Reply to this comment
  4. fteri April 24, 17:17

    Populli Gjerman nuk do të gënjehet me asnjë demagogji e manovër luftënxitëse .Nuk do të gabohen të përsëritet edhe një herë se çfar tragjedie të madhe njerëzore e matëriale sjolli lufta L.2.b.

    Gjermaninë e dogji dhe e shktarroi lufta e dytë botrore me aventurat e Hitlerit supërfuqi , kjo luftë varrosi milone jetë njerzish gjerman dhe popujve të tjerë ,dhe gjermania u rrafshua nga kjo luftë ,akoma nuk jan shuar tymi e flaka e humbjes katastrofike të popullit gjerman ,ishte ai që mbajti barrën e kësajë humbje e tragjedie.

    Mos kini asnjë iluzion për lojnë dinake e të rrezikshme që bëjnë disa tradhëtar për ta futur Gjermaninë në një luftë të re.Nga sulmet aventureska e luftës dytë botror të Hitlerit e pësoi rëndë Gjermania .Prandaj kurr më sulme kundër vendeve të tjera,vetëm ngritje e bashkëpunim ekonomik.Çdo koment për përfshirjen e gjermanisë në luftë sulmuese është i gabuar ,ose armiqësor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*