Pse nuk duhet ta mbani kurrë kuletën në xhepin e pasëm të pantallonave

January 25, 2018 22:08

Pse nuk duhet ta mbani kurrë kuletën në xhepin e pasëm të pantallonave

Disa preferojnë ta mbajnë në dorë, të tjerë brenda në çantë, si dhe në xhep, megjithatë mjekët rekomandojnë që të shmangni sa më shumë opsionin e fundit sidomos kur bëhet fjale për xhepin e pasëm.

Sipas tyre, kuleta në xhepin e pasëm krijon një çrregullim të legenit dhe të ijeve.

“Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet”, ka thënë Dr. Arnie Angrist për Huffington Post.

Kjo mund të shkaktojë disa çrregullime në trup, përfshirë këtu dhimbje të përkohshme, axhitacion të nervit të pasëm që mund të shkaktojë parehati dhe mund të shkaktojë dhimbje edhe në këmbë.

“Madje edhe nëse drejtoni makinën për 30 minuta mund të shkaktojë dhimbj të madhe”, shprehet ai. Për këtë arsye preferohet që kuleta të vendoset në xhepin e përparmë.

January 25, 2018 22:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*