Pse nuk hetohet pajisja e blerë nga Imami-Berisha për përgjimet?

May 16, 2016 16:17

Pse nuk hetohet pajisja e blerë nga Imami-Berisha për përgjimet?

Ndërkohë që ka shpërthyer debati për përgjimet e paligjshme, deputeti socialist, Erion Braçe rikujton akuzat e opozitës së djeshme në lidhje me disa përgjime nga Ministria e Mbrojtjes, drejtuesi i të cilës në atë kohë ishte Arben Imami. Braçe kujton se kjo çështje nuk është mbyllur.

Reagimi i Braçes:

Po përgjimet Berisha-Imami pse nuk hetohen?

Ja arsyeja!!

Përgjimet?

Ka një çështje që nuk është mbyllur;

Është ajo e pajisjes qe bleu Arben Imami në cilësinë e ministrit te Mbrojtjes, përdorimit për përgjim brenda Shqipërisë të gjithkujt, opozitës së pari, pas 21 Janarit.

Ministria e Mbrojtjes ka depozituar një kallëzim penal per kete, dy vite e ca me pare.

Çështja ja bën muuu, është shumë e pastër si krim penal.

Por, prokuroria ka gjetur edhe një herë tjetër mundësinë ta bej edhe këtë kallëzim ulëritës “mute”.

Prokurori i Përgjithshëm i tha muaj me pare Sokol Ballës ne Top Story sy me sy se çështja është pushuar.

Por nuk është tamam kështu;

Çështja nuk është mbyllur, por hetimet për të janë me statusin “pezulluar”!!

A e merrni dot me mend arsyen?

Prokuroria nuk bën dot ekspertimin teknik të pajisjes përgjuese të blerë nga Arben Imami, nuk gjen dot një ekspert të fushës për këtë!!

A nuk është skandal ky?

Institucioni qe është përgjegjës për përgjimet në këtë vend, nuk gjen dot ekspert për të ekzaminuar pasjen qe e mban te sekuestruar prej me shume se dy vitesh.

Për mua natyrisht qe është shkak;

Ne dosje ka prova te tjera qe ulërasin dhe ngarkojnë me përgjegjësi të gjerë, shume te rende, gjithë hierarkinë politike e shtetërore të kohës, Qeverinë fund e krye.

Por, kur nuk do te hetosh, nuk heton, kur do te varrosesh një çështje e gjen një shkak, qofte edhe banal, siç ky në këtë rast!!

Ka dokumente për këtë!!

May 16, 2016 16:17
Komento

12 Komente

  1. Shoku i Klodi Dibres May 16, 16:28

    I dashur Erion, per ato qe bene Berisha e co mileti votoi.
    Ju perse po i kopjoni ze per ze ?

    Reply to this comment
  2. maks May 16, 16:30

    kujt i ankoheni erjon shkarkoheni ose po nuk patet votat kerkojani popullit me referendum ose zgjedhje te reja populli jua dha voten ju nik dini ta perdorni

    Reply to this comment
  3. Feniks May 16, 16:32

    Pse nuk propozoni per ta shkarkuar kryeprokurorin?

    Reply to this comment
  4. Guri May 16, 16:45

    Pse kujtoheni per te ringritur nje çeshtje atehere kur opozita ju akuzon per veprime te kunderligjshme qe i ka bere vete? Pse nuk e keni kerkuar me pare kete qe po kerkoni sot? Jo me faqe fb, por me kembengulje prej qeveritari qe i duhet te qeverise kete vend. Votat prandaj jua dhame.

    Reply to this comment
  5. LLL May 16, 17:33

    Fol Braçe tu lumtë goja ,
    Fol e mbro të drejtat tona !!
    Braçe , dëgjo xhaxhin këtu !
    Ai labi , për të ruajtur kopenë kishte një qen të mirë , trim e besnik , Balon , kurse bariu qe kusar e për delet që hante vetë bënte fajtor Balon që si ruajti nga ujku .
    Ai që e dinte si ishte puna këndoi këngën :
    Balo të hëngërtë tënja ,
    Se e ke të ligën brënda !
    S’ke ç’bën ti o Braçe kur në krye kini një ekstremist të djathtë , nga këmbët tek koka . Kryetari juaj ka shumë pordhë kurse veprat e tij shpijen ujë në mullirin e Sali bajgës .Ky paska qenë më legen se Nanua.
    Banditi Sali , ashtu siç I nxori bojën Nanos , po ja punon edhe Ramës . Të dy brekëmutër , frikacakë deri në pështirosje !

    Reply to this comment
  6. Mark uk May 16, 17:53

    Sa here PD akuzon qeverin do gjejn dicka si puna e ksaj.Po ku ishit deri me sot qe keni dy te tretat e deputetve.

    Reply to this comment
    • akrepi May 16, 19:30

      Mark uk Mazhoranca nuk ka dy te tretat e deputeteve dmth.94 deputet por ka 84.Po te kishte 94 vota do te miratohej Reforma ne drejtesi dhe nuk do ti lepinin bythen opozites.Me drejtesin e reformuar nuk ka pse te bejne gam gam keta te mazhorance se do te vepronte drejtesia.Opozita nuk do miratimin e reformes ne drejtesi se e di shume mire ne cfare llumi eshte zhytur.

      Reply to this comment
  7. metlaj May 16, 19:09

    Z Braceju gjithemone me varianter me akuza tuaja i nderlikoni gjerat me variantine te kaluares per te ardhur tek fajet e soteme gje qe eshte e vertetuar sekriminelet e sotem dhe vjedhesit nuk lejojne te arrim tek orgjina e krimit por mendoj se ndeshkimet e te koruptuarevete sotem jo vetem qe cojne tek te dijshmit e korruptuare por lejojne qe te arrinjem me shpejte tek e kaluara dhe ska mundesi te behen ligje qe mos hetohen ose shuhen provat deshiroj qe e sotmia te nderpres te keqijat esotme per te nesrmen dheeci per ndeshkimin e te kaluares

    Reply to this comment
  8. Vani May 16, 20:06

    O njerez akoma nuk e kuptoni se shtetin e se drejtes Shik, prokurori, gjukata akoma jane ne dore te Saliut se ato jane me mandate disa vjeçare dhe jane te gjithe te emruarit e tij. Per kete po behet ajo e shkrete reforme ne drejtesi qe ti hiqet vartesia politike e Saliut qe e ka kapur per fyti drejtesine.Kjo prokurori nuk shqyrtoi dhe i ka dosjet ne zyre per Saliun e Ministrat e tij, por sapo te perfundoje reforma do apo jo Saliu do flasim se ku do shkojne ato . Ne keto kushte akoma nuk kemi shtet ligjor por shtet gojor…..

    Reply to this comment
  9. HC May 16, 21:19

    Gjithmone karagjozin dhe populistin me gur ne traste ke bere or Erion mavria. Mos e le pa bisht Erion

    Reply to this comment
  10. Mark uk May 17, 07:22

    Akrepi:Vertet nuk jan treguar i sakt,po edhe ju nuk jeni i sakt.E majta ka 85 e jo 84 deputet.Qellimi im ka qene,pse nuk e ka e ka kerkuar e majta per aparaturen qe ben fjal ky mistreci i PS Erjon Brace.

    Reply to this comment
  11. imas May 17, 09:29

    Z. Braçe, pergjigjen e pyetjes perse nuk hetohet pergjimi Imami-Berisha, duhett’ja beni vehtes tuaj. Ne ju dhame votat per te vepruar dhe jo per te bere lloqe.
    Kjo eshte pazotesi juaja per te vepruar.
    Çfare keni bere per drejtesine e premtuar kaq shume ne fushaten e 2013-es. ASGJE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*