PSE NUK I NGRIHET LULIT SHQIPËRIA?

Andrea Stefani December 17, 2015 09:42

PSE NUK I NGRIHET LULIT SHQIPËRIA?

Ngrihu Shqipëri! – thërret e thërret Lulzim Basha. E ka të shkruar edhe në tribunë. Me gërma shumë të mëdha. Po i është përgjigjur Atdheu thirrjeve të tij? Fakti që Luli vazhdon ta thërrasë deri në ngjirje “ngrihu”(!) tregon se nuk po i ngrihet. Një fakt tjetër që e provon po këtë gjë është braktisja e Kuvendit dhe vajtja e deputetëve të PD në bazë për ta ngritur Shqipërinë në protestë. Gjë që nuk do të qe e nevojshme nëse Shqipëria do të qe ngritur. Dhe është e kotë të përpiqesh ta çosh me zor. Kohët kanë treguar se kur Atdheu ngrihet, ngrihet vetë dhe nuk ka nevojë për stimuj e thirrje. Madje ka raste, si ai në vitin 1997 kur qeveria e bëri shumë baltë tolerimin mafioz dhe populist të piramidave financiare, që është Shqipëria që e ngre opozitën dhe jo opozita Shqipërinë. Ne sot nuk jemi para një rasti të tillë. Prandaj Lulit nuk i ngrihet Shqipëria, por vetëm lulëria?

Por le ta analizojmë se përse Shqipëria nuk i përgjigjet thirrjeve të Lulit. Para së gjithash ka të bëjë me pluralizmin politik. Thirrja ngrihu Shqipëri (!) është, në vetvete, totalitare dhe i kundërvihet me arrogancë realitetit pluralist sikur në Shqipëri të kishim vetëm një parti politike. Vetëm PPSH kishte për zakon t’i bënte thirrje Shqipërisë apo tërë popullit si për shembull: Të gjithë në votime! Eshtë një solipsizëm politik që Lulit i shpërthen nga që është i mbushur me epsh për pushtet ndaj thërret pa pushim, ngrihu! Por më kot.

Po është e vërtetë që mund të kemi raste kur Atdheu ngrihet i tëri pa dallime partiake. Zakonisht kjo ndodh kundër një pushtuesi të huaj megjithëse, për hir të së vërtetës, edhe kundër pushtuesit shqiptarët rrallë janë bërë bashkë. Ose edhe në raste kur qeveria bën që qytetarët, pa dallime politike, të ngrihen kundër saj sepse ajo i ka dëmtuar të gjithë pa dallim. Edhe shqiptarët u ngritën në vitin ‘97 pa dallime partiake kur qeveria e PD bëri që ata të humbasin të gjithë paratë e tyre. Në shumë vende të tjera ka ndodhur që i gjithë populli është ngritur kundër qeverisë, kur ajo ka vrarë qytetarë të pafajshëm. Në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur edhe pse qeveria ka vrarë qytetarë të pafajshëm në Gërdec dhe në 21 Janar. Në Shqipëri dashuria për partinë dhe liderin vazhdon të jetë ku e ku më e madhe se dashuria për njeriun. Të gjitha këto që mund ta ngrenë një popull kundër një qeverie pa dallim feje, krahine dhe ideje nuk kanë ndodhur me këtë qeverinë e sotme, por vetëm kur qeveriste Luli dhe babai i tij politik. Prandaj edhe Lulit nuk i ngrihet Shqipëria!

Prandaj edhe Lulit i është ngritur sy herë Shqipëria. Por për ta hedhur nga pushteti dje jo për ta ngjitur. Por edhe në raste të tilla kur merr mbi 1 milion vota kundër, mund të thuash vetëm figurativisht u ngrit Shqipëria. Nuk të lejon pluralizmi për më shumë. Dhe nuk jemi fare në situatën që, pavarësisht të ca pakënaqësive me këtë qeveri, ata 1 milionë që përmbysën Lulin edhe një vit më parë, do ngrihen që të ngrenë prapë Lulin të përmbysin Ramën. Të besosh gjëra të tilla do të thotë të jesh adoleshent në politikë dhe te ëndërrosh të ndodhin gjëra që vetëm adoleshentët kanë aftësinë t’i ëndërrojnë.

Një arsye e dytë pse Lulit nuk i ngrihet Shqipëria, është modeli që ai përfaqëson. Kur ai çirret “çohu (!)” kundër korrupsionit, Shqipërisë i kujtohet pasuria e tij prej 1 milion eurosh (ajo e deklaruara), i kujtohet edhe korrupsioni i rrugës Durrës-Kukës, gjykimit të të cilit Luli i bishtnoi me raport nga “doktori”, i kujtohet edhe falja e ujërave detare Greqisë. Kur Luli thërret për dekriminalizim, i kujtohet edhe krimi i 21 janarit. Shumica e shqiptarëve nuk mund të mos jenë skeptikë dhe të dyshojnë shumë se Luli sikur të vinte në pushtet do të bënte të njëjtat proçka. Shumica e do luftën kundër korrupsionit, por është e bindur se Luli i thërret në protestë jo për Shqipërinë por për partinë ose, më saktë, që të shpëtojë veten dhe klanin e pasuruar që përfaqëson, nga reforma në drejtësi. Një reformë që mund të bllokohet e shtyhet për në pafundësi, vetëm duke bllokuar punimet e Kuvendit dhe duke destabilizuar jetën politike të vendit me protesta. Prandaj Lulit nuk i çohet Shqipëria!

Një tjetër frenim që e pengon të çohet Shqipërinë, është fakti që prapa Lulit shohin autokratin plak që është bërë qesharak duke u fshehur (kinse ka ikur) mbas Lulit si struci që fut kokën në… ferrë. Shohin antishtetin. Biznesmenit mund të mos i vijë mirë për taksat, mafies (por edhe ca fshatarëve që rronin me ato kultivime) për asgjësimin e parcelave me kanabis, disa shitësve për kuponin tatimor, ca konsumatorëve (që ishin mësuar nga qeveria e Lulit të mos paguanin), për dritat. Por të gjitha këto pakënaqësi, s’ka rëndësi të përligjura apo jo, që Luli po përpiqet t’i mbledhë në përroin e protestës, nuk e bëjnë qeverinë Rama të keqen më të madhe “që duhet shporrur”. Shumë -shumë, me mendjen e disa shqiptarëve që janë bërë të pakënaqur në këto dy vjet reforma, Rilindja mund të jetë reduktuar nga një shpresë në një të keqe në të vogël. Por kurrsesi nuk është e keqja më e madhe që dihet shporrur si shporri Shqipëria Berishës e PD në vitin’97, dhe atë të Berishës dhe Lulit në vitet 2013 dhe 2014. Dhe është e kotë të shpresosh t’i ngrihet Shqipëria Lulit kur shumica e sheh si të keqen më të madhe.

E sheh si të keqen më të madhe sepse Luli jo nuk mundi por, nuk mundte të distancohej nga Berisha që e kish pjellë dhe pra, as nga krimet e 21 janarit, apo korrupsioni i Durrës-Kukësit. Dhe kush nuk distancohet dot nga Berisha nuk distancohet dot as nga Gërdeci dhe gjithë korrupsioni berishist. Dhe prandaj protesta e PD është e dënuar të jetë një protestë e elektoratit të ngushtë të saj, e besnikëve, e fanatikëve, e qëndrestarëve berishistë që kanë qenë për shporrjen e qeverisë Rama që ditën e parë të saj. Pra e të gjithë atyre njerëzve dhe shtresave që, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të lidhur pasionalisht me PD, me qeverisjes dhe korrupsionin e saj. Dhe me kultin anakronik të liderit të përjetshëm Berisha.

Prandaj edhe pas së enjtes, do pasojë lufta qesharake e numrave. Jo po ishin 100 mijë, jo po ishin 10 mijë, jo bishti i protestës zgjatej deri te piramida apo deri te hotel “Dajti”. Le të zgjatet sa të dojë qoftë edhe duke shtyrë me marifet distancën e protestuesit nga protestuesi. Ajo është e dënuar të jetë një protestë mbështetësish dhe jo e Shqipërisë. Një tjetër provë se Lulit nuk i është ngritur Shqipëria. Po, në protesta të tilla ka edhe njerëz nga shtresa të varfra të cilëve ju kanë mbushur mendjen, ose xhepin me ndonjë lek, se mjerimi i tyre është krijuar në këto dy vjet dhe se nuk ka fare lidhje as me 8 vjet qeverisje të Lulit dhe as me pasurimin korruptiv të tij dhe klanit të tij. Megjithatë Shqipëria e ka mësuar tashmë hilenë dhe te mjerimi, rrobat dhe këpucët e vjetruara të atyre të shkretëve, sheh “tullumat” e Lulit që duan ta hanë shtetin dhe jo ta shpëtojnë atë. Prandaj dhe nuk i çohet Lulit!

Andrea Stefani December 17, 2015 09:42
Komento

28 Komente

  1. historia December 17, 09:45

    Luli me saline e kane humbur nderin me kohe,krimet e tyre ne demokraci detyruan shumicen e shqiptareve qe ti urejne.Ky eshte fakti qe keta te dy jane burrace,pa karakter, PA NDER..

    Reply to this comment
  2. shpatar December 17, 09:53

    Ka shume arsye pse nuk i ngrihet Lulit .
    1-Eshte akoma i pa pjekur .Fiqte piqen ne temperatura mesatare .Tani eshte ftohte gje qe se eksitojne .
    2-Edhe kur i ngrihet i bie sghpejt se na del Saliu qe i rremben vrullin .
    3-Ka marr shume kritika nga Zhofi, Majlinda dhe Selami .
    Mund te kete dhe arsye te tjera por keto me erdhen ndermendje .

    Reply to this comment
  3. Eri December 17, 10:04

    Mua me ishte ngritur luli ne mengjes, vajta ne banjo, kreva nevojat dhe m’u ul perseri.
    Aq do zgjasi dhe revolucioni i Lulit.

    Reply to this comment
  4. LOVE December 17, 10:05

    ruaje kete artikullin shoku Stefani ,se do te duhet perseri
    do i ndryshosh emrat dhe do shkruash “pse nuk i ngrihet me partise time ” ??

    Do ishte mire te prisje ,se mos i ngrihet vertet dhe ….ku i dihet 😛
    me qetesi dhe dashuri , se ngrihet e ulet Skiperia …….

    Reply to this comment
    • antonio December 17, 15:03

      Ke te drejte o “Love-nastradini”!
      E ke te provuar personalisht me Lulin kushedi sa here,prandaj flet me kompetence te plote!

      Reply to this comment
  5. Gege Kosova December 17, 10:10

    Po kush flet e mendon shqip,Kush eshte shqiptare e done shqiperine.Do medo cka kane bereb keta kriminel,qe tash po mundohen te kthehen ne vendin e krimit, do te sheh cka kane bere keta kriminel qe po perpiqen te vijen prap ne vendin e krimit, e degjon sic ka degjuar tete vjetet e sundimit te ketyre kriminbeleve hajdut e vrastar,qe po synojne te rimmarin hapesirat shqiptare e popullin shqiptare, qe ta kriminalizojne,ta vrasin e ta vjedhin preseri. Shqiptar!,kujdes! Mos ndihmoni ata qe shkaterojen,Ata qe nuk dijne cka bejne.

    Reply to this comment
  6. albani December 17, 10:16

    Nuk i ngrihet, kur eshte perpara Saliut, po i ngrihet kur sheh Griden apo ate tjetren, Play Boy te ish Bashkise se Tiranes, top modelja.

    Nuk i ngrihet edhe kur eshte e pranishme Jozi Zhelnxjerrja, se kjo ta kall friken si diten ashtu edhe naten.

    Reply to this comment
  7. mira December 17, 10:53

    Stefan mos u perpiq te imitosh Ramen apo salserbin me batuta apo me nenkuptime banale.
    Shqiperia nuk ngrihet se i eshte e lodhur dhe atrofizuar nervi nga kopuket e politikes 25 vjecare
    Shqiperia nuk ngrihet se nuk ka me shprese dhe besim tek askush cub i politikes.
    Shqiptaret (jo zorzopet e politikes dhe lakejte e tyre) KURRE mes shume se sot jane te percare ne parcela partiake -jo per hobi, po per mbijetese.
    Shikoni Kosoven, po i rrembejne memedheun qe e lane me gjak, dhe nuk ndihen, perseri sepse jane te ndare ne parcela partiake, jo per hobi po per mbijetese.

    Ti nese nuk e kupton, ndriçuhu, dhe pastaj shkruaj!
    Nese e kupton po ben rrufjanin, me mire mos shkruaj!

    Reply to this comment
  8. Qytetar December 17, 11:59

    Pakenaqesia ndaj kesaj qeverie eshte e madhe. Vetem militantet dhe Stefanet e borderos se Rames nuk duan ta shohin. Per nje opozite kjo pakenaqesi popullore ne rritje eshte peshqeshi me i mire qe qeveria po i ben per Vit te Ri. Edhe Ram-izi dikur kishte besim se nuk i ngrihet Shqiperia. Shqiperia i ngrihet atij qe ka pushtetin e jo opozites prandaj or Stefan ik merrja ne dore Rames jo Bashes per te parashikuar Ngritjen e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • Modesti December 17, 16:23

      Pakenaqesia me e madhe e popullit eshte mosndeshkimi i atyre qe i vune kazmen vendit per vite te tera dhe tani kerkojne te ngrejne popullin ne protesta. Rames i intereson nje opozite e tille pasi mendon se do te qeverise pa kokecarje. Mirepo, mendoj dhe shpresoj qe kjo gje ti kthehet ne boomerang. Ne meritojme nje opozite ndryshe, ndaj dhe kjo eshte arsyeja qe une nuk protestoj. Ka ardhur koha qe te dalin lider te rinj nga shoqeria civile, te cilet percojne shprese.

      Reply to this comment
  9. Pa Loqe December 17, 11:59

    Ore Stefani ke fillu me u bo kopil ene ti se duket sikur don me thene se Lulit nuk i cohet ai miku.A vertet a? Gjynaf se e ka grun jo aq plake dhe ajo kerkon pak seks.

    Reply to this comment
  10. luli December 17, 13:37

    po nuk i qohet luli LUCI po i qohet BYDHA HHAHAHAHAAH

    Reply to this comment
  11. luli December 17, 13:40

    po nuk i qohet luli LUCI po i qohet BYTHA HHAHAHAHAAH

    Reply to this comment
  12. Gege Kosova December 17, 14:06

    Populli shqiptare,pervec militanteve shkatrrimtar, e genjeshtareve politik,ish-ministrat e ish deputetet e PD dhe disa tjere qe ishin ne sherbim te saj,Si Ristani Alibeja endonje tjeter, qe jane vazhdimisht ne”krye te detyres” me shprese q emos permes nje pjese te popullit qe po e mashtrojne me keto genejshtar politike,apo edhe po i paguajne duke shfrytezuar mjerimin e tyer, dalin ne sheshe me fishkellima e bertima. Populli shumice e i kthjellet nga mendja e percaktimi politik, nuk i bashkohet ketyre krimineleve qe per shume vbjet sollen kete varferi e skamje te popullitr shqiptare.Kaos qe PS tash dy vjet, po mundohet me shpirt e zemer, ta sanoje deri ne shkallen e se mudnshme. duke u perbalur vazhdimish me opoziten qe poashtru me shpirt po perpiqet ta pengoje ecjen e ndryshimeve pozitive politike e shteteror

    Reply to this comment
  13. Gege Kosova December 17, 14:10

    Shihni kokat e shemtise qe shqiptareve e Shqiperise i sollen gjitha keto shemti materiale e shpirterore. Permiresimi i te cilave kerkon dekada, jo nje mandat qeveritar, sic e ka dhe e ka planifikuar Qeveria aktuale e shpreses e Shqiperise se re demokratike.

    Reply to this comment
  14. Mark uk December 17, 14:23

    Ju Stefani edhe pak e do zhdukesh,kur te dalin zyrtarisht se keni qene,bile edhe mund te jeni spiun,po tani per kuponat tatimor.Te ishe burre kur jua thane ne sy se ke qene fuks,duhet te meshifeshit po ku je burre ti.

    Reply to this comment
  15. Shqipe December 17, 14:49

    Pse s’ po i ngrihet Lulit Shqiperia?????
    Sepse, I ka mbaruar fuqia. Po behet drjtesia. Lulashi do veje te burgaxhia. Prandaj sovrani Po qendrone te shtepia, se eshte kunder Lulashit te Sale Langashit….. Se ne vend te Demokracise sollet nazi-fashistet. Se ne vend te lirise se enderuar, na kthehet ne skllever te imponuar. Me votat per Lulashin te vjedhura live, ne mes te dites, I nxoret bonen edhe Amerikes. Tani po re besh nje sondazhe te sovrani, kam FRIKE se nuke do te duan Jo vetem Luli&Sali, por as
    Amerike& Demokraci…… ja ky eshte problemi, -mendoj une, qe nuk I ngrihen Lulashit qurashit…

    Reply to this comment
  16. info analitike December 17, 14:49

    Stefanit i eshte bere dru… truri sepse harron se si ishte katandisur Edi Rama kur bente protesta duke bllokuar bulevardin me ato 4 vete qe i shkonin nga mbrapa. Po ja qe gelltiti ngjalen e shijshme te Ilirit dhe iu hap oreksi per te vjedhur e per te bere baterdine bashke me banden e tij te 40 hajduteve, pasi i veshi me kostume rilindesish. Koalicionit te qelbesirave po u vjen era e qelbur e kalbesires dhe keto profumosjet e Stefanit me shoke nuk mund ta fshehin gjate.

    Reply to this comment
  17. luan December 17, 15:34

    Duhet protestuar kunder qeverise qe te vijne ne pushtet banda shkaterrimtare e pd. Me kete bande kriminelesh te kemi me shume shitje te territorit te Shqiperise me shume vrasje ne bulevard dhe vrasje mafioze te tipit Oldashi.

    Reply to this comment
  18. DRENICA E KUQE December 17, 16:08

    Kujt t’i ngritet ne kembe Shqiperia? Atyre qe shkaterruan e po shkaterrojne gjithçka shqiptare? Atyre qe e prene ne fyt UÇK dhe luftetaret e veteranet e saj! Kurre dhe asnjehere, asnje shqiptar pas tyre, pas Sales dhe Lulit qe po nxisin luften vellavrasese Jug-Veri, toske-gege.
    Ata do t’i mbuloje turpi nje dite dhe populli shqiptar e Shqiperia do t’i mesoje e njohe vetem si tradhetare te tyre…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  19. N.VJOSA December 17, 17:11

    Ngrihuni o Popull dhe rrezoni Edi Ramen dhe Qeverine tij!…
    Pastaj ngrihuni prape o popull dhe rrezoni Lulush Salushin dhe bini Edi Ramen!…
    Pastaj ngrihuni prape o popull dhe rrezoni Ramen, qe te vije Lulushi!
    Pastaj ngrihuni prape dhe rrezoni Lulushin!..
    Dhe keshtu , perçauni,
    mos punoni por ,
    ngriuni dhe uluni!…
    Uluni dhe ngriuni!…
    Ngriuni dhe uluni, se ashtu,
    te perçare,
    ju vjedhin me mire p e s h k a q e n ë t…
    Medet , medet o popull d e l e !…

    Reply to this comment
  20. Agamemnoni December 17, 17:38

    Po flet partia fajin e ka saliu ska me as rilindje as ps as ekonomi as zhvillim. Arrati nga kryemnistri multiplikativ ka shqiperia. Sjetojne dot shqiptaret ne cartone animato e ikin ndaj lulit si ngrihet.

    Reply to this comment
  21. Na bashkoj kenga popullore December 17, 17:51

    Jo mor zotni nuk jemi popull dele jo,por jemi popull qe na ka marr djalli(dreqi)ne dor tash 300 vjet dhe na eshte futur ne gjak,dhe veshtir se do ta mposhtim djallin (dreqin) ndonjeher po qe se nuk do dim te bashkohemi

    Reply to this comment
  22. Zekthi December 17, 18:28

    Artikulli eshte shkruar sikur e keqja ne kete shqiperi eshte Luli, ose vetem Luli. Edhe palloshi i gjate kot me kot vertitet e nuk po del gjekundi. Prisnim investitore te huaj, investime shteterore, lehtesime dhe nxitje per biznesin ne menyre qe te hapeshin ne radhe te pare vende pune.. dhe kemi mbetur tek batutat e kuvendit. Degjojme Berishen, Ramen … Ramen e Berishen. Per Portolline apo Al Pazarin mire ishte Agron LLaka. Te pakten ate e paguajne televizioni.

    Reply to this comment
  23. SuloKapedani December 17, 19:54

    Kur te zapton i paudhi duhet te kuptosh qe drejtesia ka shkuar shtrembèr dhe si dru e shtrember duhet djegur.Ne kete rast vepron radikalizmi por ne te drejte te popullit.Ne rastin tonè te veçante duhet reforma nè drejtesi per ti gjetur vendin tè paudheve,te pamendeve qe kanè perdhosur te drejten legjitime te popullit per te jetuar.Kur ligji vepron drejte per te gjithe ,populli eshte ngritur dhe e ka zgjidhur problemin qe te jetoje i lire ne te gjitha drejtimet.Populli nuk behet kurrè vrasetar por vetèm ai qe i sundon ose do ti sundoje bèhet i tillè.

    Reply to this comment
  24. AGIM December 18, 07:51

    Luli ose PD vjen ne pushtet vetem kur te rinovohet PD dhe te kete 2-ALTERNATIVE KONKURUESE,CK do thote-vetem distaniocim nga Berisha dhe biropja e tij politike pra vetem kur ti perze keta nga politika bile dhe te beje kerekese per hetim dhe e dyta -2-kur te japin nje alternative konkrete per zhvillim,kjo kunde te ndodhe ngaa vitet 2025

    Reply to this comment
  25. Fatmir Lohja December 18, 10:19

    Nuk ka aspak karizem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim