Pse nuk i vrasin më pleqtë?

November 1, 2017 17:47

Pse nuk i vrasin më pleqtë?

Këtë titull ka një përrallë e moçme shqiptare. Për t’u kujtuar lexuesve bukurinë e saj po ju rikujtoj të përmbledhur përmbajtjen:

Një mbret i ri,  sapo mori fuqi, dha urdhër të vriten pleqtë, se shtetin do ta drejtonte vetëm me të rinj. Një ditë shteti i ra në krizë dhe thirri vartësit për të gjetur shpëtim. Një rinush, çdo mëngjez u jepte shpjegime të sakta pyetjeve, që drejtonte  mbreti një ditë më përpara. Kur e pyeti sovrani- djalin, se ku i gjente ato mënd, ai ju përgjigj se babain nuk e ka vrarë, si të tjerët, me qellimin për të marrë këshilla prej tij.

Pas kësaj eksperience, mbreti nxorri dekretin e ri, që pleqtë të vihen në krye të vendit për të marrë këshilla të urta prej tyre.

Ne prindërit ndjehemi krenarë  kur fëmijët bëhen më të ditur se ne. Investimi më serioz është mirëarsimimi i tyre. Të bëhet zemra mal, kur dëgjon se mijra  studentë vazhdojnë e kanë mbaruar universitetet nga Europa, Amerika e deri në Malajzi. Ato të paktë, që kthehen në atdhe,të befasojnë  me erudicionin e tyre.

Kur dalin në punë, në Shqipëri, gjenden përpara  shumë  vështirësive, sidomos në profesionet e  ekonomisë dhe jurispondencës. Shqetësimet e tyre, i bien edhe në shtëpi,tek ne  pleqtë që i kemi  dritat e syve. “Nuk ka ligje të tilla në shtetin ku kemi mbaruar studimet”.- është shqetësimi i parë.

Mundohemi t’u shpjegojmë se ligjet i miraton Parlamenti, në mbështetje të gjendjes ekonomike dhe psikologjike të  sovranit. Kjo është arsyeja që eknomistët e juristët shqiptarë mund të arrijnë majat e profesionit në Shqipëri dhe janë të pavleshëm edhe  në shtetet fqinjë. E njëjta praktikë është edhe për fqinjët tanë të mirë kur vijnë për të dhënë mend në Shqipëri.

“ Nuk zbatohen ligjet në Shqipëri” – është shqetësimi i dytë. Nga praktika mbi supe u tregojmë se nuk mund të mbrohesh nga shkelja e ligjit me arsyetimet: “Nuk e kam  ditur ligjin. Kështu bëjnë të gjithë”.

U përgjerohemi që të mos na fëlliqin, lexojeni sa më shumë ligjin. Për çdo gjë të paqartë të na pyesin se në shtëpi na keni. Të  jeni të bindur se jo vetem eksperienecen, por edhe  zemrën e japim që të jenë më të mirët.

Shqipërinë  ua lëmë në duar, por edhe ju të na jepni fjalën se fëmiët tuaj do t’i rritni më mirë se ju rritëm ne.  Këtë praktikë trashëguam ne nga prindërit tanë. Nuk ka rëndësi, nëse do të na vendosni  ne Parajse apo në Ferr, zemra do të na bëhej mal po të na vinin njoftimet se ju po jetoni si të barabartë me moshatarët në Europë.

Qeviritë janë si orkestrat simfonike. Në fushatat elektorale të gjithë liderët zotohen, se në skenë do të vënë simfonine e pestë të Bethovenit. (është simfonia që i kushtohet revolucionit). Por duhet dituri e eksperincë shumë për të qënë instrumentist i saj. Historia e njerëzimit  tregon se violinisti i parë është emëruar kur  talenti i është veçuar  në të gjitha ulset  e harqeve me rradhë.

Edhe dirigjenti i madh Fon Karaja nuk do ta vinte në skenë  veprën në fjalë, po të dirigjonte vetem kalamaj. Sado të talentuar te jenë të rinjtë  pa  gërshetimin e të vjetërve me të rinjtë, nuk do te kishte sukses.

Violinën e parë dhe kontrabasin i zgjedh vetem dirigjenti. Në punën  e tij nuk futet as mbreti. As është pare, e as dëgjuar, që ndonjë dirigjent në këto dy  pozicione të emërojë përkthyes pavarësisht nga talenti i tyre. Ajo punë kërkon jo vetem profesiontë të talentuar, por dhe të përkushtuar për punën që marrin përsipër.

Fatmir Lohja

November 1, 2017 17:47
Komento

9 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku November 1, 18:31

    Blah, blah, blah po perse nuk i bie drejt or qarraman, se nuk merret mire a duhen pleqte a s’duhen dhe perse duhen.

    Reply to this comment
  2. Mark Çuni November 1, 18:55

    Fëmijtë e mijë,
    E shikojmë që nuk keni lekë as për pensionet tona!
    Prodhimi këtë vit ju mbeti pa shitur, sepse konkurenca ua bllokoi qindra tonelata në bodrumet e ministrisë.
    Dhe faji është tëndi biri im Edi,sepse u tregove më tahmaqar se biri i madh Saliu.
    Saliu duke zbatuar mësimet e Partisë dhe shoku Enver zhvilloi bujqësine intensive në Lazarat,ndërsa ti biri im Edi deshe të dukeshe më i zoti se Saliu dhe u hape shumë me bujqesinë tënde ekstensive.
    Prandaj ju mblodha bijtë e mij tani në prag të pllanit tuaj për 2018-ën tju pyes se me se do ta mbillni Shqipërinë tonë të dashur vitin e ardhshëm që dhe ne pensionistët e mbetur gjallë të marrim pensionet e prapambetura.
    Nuk besoj që edhe biri i vogël Luli me motrën tuaj Monika do të futen në cadër vitin e ardhshëm..
    Më mirë të bëjnë shkuma-party andej nga Jala me qetësi e dashuri si i këshillon edhe ai atje lartë.
    Tani ju keni shumë pllane,por unë si më plak desha tju sugjeroja qe Shqiperine vitin e ardhshem ta mbillni me lesh.
    Po!Po!Me lesh!
    -Motra juaj vetëm me një cullufe me lesh që ka po mbanë tërë familjen,madje ka bërë edhe nje vilë andej nga Gjiri i Lalëzit.
    Dëgjonani edhe ne më të vjetërve.Vetëm ato…,mos na dëgjoni!
    Po ku lënë pordhët tuaja të degjohen tonat.
    Nejse unë po ua them si prindi juaj

    Mark Çuni

    Reply to this comment
  3. katarakti November 1, 19:48

    Edi Rama duhet ta lexoje kete leter dhe te kuptoje vleren e njerezve me eksperience. Se per here te dyte e ka mbushur qeverine me çupelina dhe axhaminj pa eksperience pune ne shtet. Dhe ja rasti i Saimirit.Ka shume nga keta qe dolen nga ajo gjoja levizja e dhjetorit, qe nuk kane pasur asnjehere ne jeten e tyre nje libreze pune. Siç eshte rasti presidentit tone te dashur, pa libreze pune vertet, por me bllok ne dore.

    Reply to this comment
  4. capajevi November 1, 19:51

    Po ti more Fatmir qeratai ku i ke mare gjithe keto mend qe ke shkruar kaq bukur dhe me kaq kulture? Te ka ndihmuar baba LOHJA me siguri. Duket edhe nga njohurite qe ke per artin dhe ne vecanti per Beethovenin

    Reply to this comment
  5. BLEDI November 4, 01:37

    E mbaj mend kete histori e kam lexuar.I dhane 3 kushte ketij djalit te vinte as kaluar as ne kembe as mbathur as zbathur dhe te shifte i pari lindjen e diellit.babai e mesoi te vishte cizme po ti priste pjesen e poshtme shuallin dhe ti hypte 1 dashi ne mos gaboj dhe ti triqte kembet zvarre dhe kur te lindte dielli te shikonte nga maja me e larte jo nga lindja dhe kur ndricoi maja ai thirri doli dielli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*