“Pse nuk ka borë mbi çatinë tuaj?”, policia gjen shtëpinë të mbushur plotë me kanabis

March 2, 2018 14:30

“Pse nuk ka borë mbi çatinë tuaj?”, policia gjen shtëpinë të mbushur plotë me kanabis

Një sipërfaqe e madhe me kanabis me vlerë rreth 80.000 paundë është sekuestruar nga policia e West Yorkshire pasi ata nuk gjetën borë mbi çatinë e një shtëpie, në këto ditë të ftohta që kanë pushtuar Britaninë.

Banesa ra në sy të policisë dje pasi u vu re një mungesë e dëborës në çati, gjë që ngriti dyshime për pranin e një ngrohje të madhe që vinte nga brenda.

Pasi zbarkuan në shtëpi policët gjetën rreth 322 bimë kanabisi në të katërta dhomat e shtëpisë dhe në bodrum, shkruan Daily mail, citon DITA.

Vicky Watson, 44 vjeç, e cila jeton ngjitur me vilën e kanabisit tha: “Gjatë dimrit shtëpia ime është shumë e ftohtë, sepse izolimi është shumë i keq, por që kur ata u zhvendosën pranë meje, banja ime ishte shume e nxehtë. Muri kur e prekje ishte gjithashtu i ngrohtë.”

Gjatë kohës që policia ka hyrë në shtëpi nuk ka qenë askush brenda saj dhe për momentin autorët nuk janë arrestuar, por sipas fqinjëve aty përherë shiheshin që hynin e dilnin dy burra, të cilët dyshojnë se janë nga Europa Lindore.

l.h/ dita

March 2, 2018 14:30
Komento

1 Koment

  1. Plaku Xhuxhumaku March 2, 17:36

    Dmth qelbte era kanabis perjashta po policia ama e kuptoi qe brenda rritesh kanabis vetem pasi pa qe ne cati nuk kishte bore. Polici shume inteligjente.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*