Pse nuk pyet bota për Shqipërinë, sa të fortë e ka ushtrinë?

September 30, 2019 12:48

Pse nuk pyet bota për Shqipërinë, sa të fortë e ka ushtrinë?

Bardhyl Hazizaj

 

Ka ekzistuar një shprehje dikur që në fund të fundit paraqiste një realitet konkret. Dikur thuhej me krenari: Po pyet bota për Shqipërinë, sa të madhe e ka ushtrinë?! Pavarësisht se bëhet për një kohë tjetër, të dikurshme kur Shqipëria ishte diktaturë e proletariatit dhe ishte e militarizuar deri në dhëmbë për shkak të historisë dhe të rrethanave, dhe asnjë krahasim nuk mund të bëhet me sot, kur Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, duhet pranuar se gjendja aktuale e ushtrisë shqiptare është në gjendjen më të dobët të saj.

Ndaj shprehja e dikurshme sot është zëvendësuar me një tjetër: Nuk pyet bota për Shqipërinë, sa të fortë e ka ushtrinë…

Në vijim do të argumentoj se pse ka ndodhur kjo.

Historia e Ushtrisë, Historia e luftës, e armëve, është një pjesën e jetës  mashkullore të popullsisë, dhe të ushtrive! Pavarësishtse ne prej dekadash i kemi bërë edhe gratë e vajzat pjesë të strukturave të forcave të armatosura. Ne e vlerësojmë faktin se po jetojmë ndoshta në periudhën më të gjatë pa konflikt global, por kjo nuk duhet të na bëjë të nënvlerësojmë rrezikun! Në qendër të vëmendjes të ushtarakëve sot nuk janë vetëm konfliktet e armatosura, por edhe ato ekonomike, politike, e pretendimet territoriale!

Në Kushtetutë, në Nenin 166 thuhet se: “Shtetasit shqiptar kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e RSH siç parashikon ligji…” Por në fakt ne aktualisht thuajse nuk kemi ushtri! Ne na dhimbset Atdheu dhe nuk e imagjinojmë që vendi jonë sot nuk ka ushtri, efektivë rezervistë, as paraushtarakë, as pergatitje të rinisë shkollore. Kur ushtria shqiptare ishte e fortë edhe, Ballkani ishte më i qëndrueshëm.

 

***

Sot ushtria shqiptare nuk ka as efektivë konstantë e as teknikë konstante, as mbrojtje të sigurt! Në një vend që s’ka ushtri është  pa  shtyllë  të fortë kurrizore, s’ka siguri. “Për shekuj me radhë, populli shqiptar ka treguar se lirija fitohet e mbrohet me pushkë !  Nuk i lihet mbrojtja e Atdheut vullnetarizmit! Deri ne vitin 1991 Ushtria ruajti kompaktësinë luftarake, duke u bërë garante e mbrojtjes së Atdheut dhe e Sigurisë Kombëtare.

Me ndryshimin e sistemit edhe ushtria u shkurtua deri sa më 1997 u shkatërrua plotësisht pa u ndeshur me asnjë ushtri të huaj, por si i thonë fjalës populli hëngri pjellën e vet. Sot Ushtria shqiptare nuk ka një strukture konstante të forcave tona të armatosura dhe për pasojë jetojmë në një pasiguri të vazhdueshme, nuk kemi një gatishmëri konstante, dhe nuk mundet te krahasohemi me asnjë nga vendet perëndimore, apo  ne rajon.

Sot, thuhet se, ushtria shqiptare ka 7.200 vetë nga të cilët 1000 femra, edhe kjo nëse është e vërtetë. Kaq vetë nuk vlejnë as për një paradë modeste. Ndaj dhe nuk do të kemi paradë ushtarake më 29 nëntor, në ditën kur do të kremtojmë 75-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit fashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. Ushtria jonë sot është një absurd i madh pasi në radhët e saj lejohet të shërbejnë  edhe mosha mbi 55 vjeç dhe ata janë të detyruar të stërviten për veprime paqësore ndërsa të rinjtë edhe pse të shëndetshëm me moshë 18 vjeç përjashtohen nga ky detyrim për t’u përgatitur për mbrojtjen e atdheut. Të rinjtë tanë e kanë mendjen si e si ta braktisin këtë vend, pasi nuk ndiejnë siguri dhe nuk shikojnë asnjë perspektivë pozitive për të ardhmen e tyre. Dhe ata e kanë kuptuar se nga u vjen e keqja: nga politikat e mbrapshta të qeverive që kanë ardhur e janë larguar nga pushteti për afro 30 vjet me radhë duke elënë situatën më dëshpëruese nga ç’e kanë gjetur.

Fqinjët tanë i zhvillojnë forcat e armatiosura,kanë futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak, kanë futur edukimin ushtarak në shkollat e mesme kurse shteti jonë pas reformës politike më 1992 i dha rrukullimën, ushtrisë deri sa e shkatërroi më 1997 .Asnjë masë nuk është marrë për të  rregulluar e kompesuar mangësitë që i krijoi pushteti paraardhës i PD!

Sot ushtria shqiptare nuk zhvillon stërvitje e operacione ushtarake se ska efektiv as teknikë luftarake, armatim anije dhe nëndetëse as aeroplanë as helikopterë!. Pse duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë armëve dhe taktikave? Për shkak se gjithë historia e njerëzimit është histori e luftës dhe ka fituar ai që ka patur pergatitje dhe teknike të përparuar! Në luftë nuk mjafton vetëm guximi kundër shiut të plumbave të armikut, kjo  nuk është e mjaftueshme, pasi duhet të ketë një avantazh të mirë të armëve sulmuese dhe mbrojtëse, teknikë dhe aftësi teknologjike dhe njohje e zbatimin e suksesshëm të strategjisë së Artit Ushtarak të Luftës ! Në luftë nuk shkohet për të mësuar, por shkohet i mësuar i stërvitur !

Stërvitja dhe manovra ushtarake është gjithmonë një mesazh për miqtë dhe armiqtë! Në Historinë e Ballkanit, Shqipëria nuk ka kërcënuar me ushtri e as ka pushtuar tokë të huaj , përkundrazi “Tensionet” në marrëdhëniet me Jugosllavinë apo me Greqinë “nuk vijnë nga Shqipëria, por se është një vazhdim i politikës shoviniste të fqinjëve ndaj Shqipërisë! Greqia, akoma fajëson për gjithçka Shqipërinë dhe ajo mban në fuqi ligjin e luftës” edhe pse të dy jemi vende anëtare jemi në NATO.

Kushtetuta është ligji dhe institucioni më i lartë në Republikën e Shqipërisë. Praktika e deritanishme ka treguar se Qeveria Shqiptare nuk e njeh dhe nuk do ta zbatojë Kushtetutën.

 

***

Dikur ishim ushtri e fortë që na e kishin frikën!  Në vitin 1977 Këshilli i Mbrojtjes miratoi këtë organikë: Për Forcat Vullnetare të Vetëmbrojtjes Popullore 11 Brigada nga të cilat 3 ne Tiranë, nga 1 brigadë  në Gjirokastër, Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Durrës, Korçë e Shkodër. Numri i Grupeve vullnetare nga 103 bëhet 110, numri i batalioneve nga 483 bëhet 608 vetë. Kontingjenti i FVVP  rritet nga 175.000 vetë në 265,512 vetë nga të cilët 39.672 burra; 169.669 gra e vajza dhe 29.171 paraushtarakë. Nuk bwhet fjalw kwtu pwr ndonjë nxjerrje tw sekretit shtetëror, pasi ne nuk kemi sekrete prej mw shumw se 30 vjetwsh.

 

I-Njësi Operativo Strategjike të Ushtrisë:

Korpusi i Parë i Mbrojtjes Bregdetare  në Fier

Korpusi i Dytë i Këmbësorisë në Gjirokastër

Korpusi  Tretë i Këmbësorisë në Korçë

Korpusi i Katërt i Mbrojtjes Bregdetare në Tiranë

Korpusi i Pestë i Këmbësorisë në Pukë

Korpusi i Këmbësorisë (Grupimi i Gjashtë)në Tiranë

Korpusi i Shtatë i Këmbësorisë në Burrel

Korpusi i Këmbësorisë (Grupimi i Tetë) në Elbasan

Korpusi i Nëntë i Këmbësorisë në Shkodër

Komanda e Mbrojtjes Kundërajrore në Tiranë

Komanda e Aviacionit Luftarak në Tiranë

Komanda e Flotës Luftarako-Detare në Tiranë

Komanda e Mbrojtjes Qytetit të Tiranës

Komanda e Ishullit të Sazanit

5 Baza të Furnizimit të Ushtrisë

 

II-Njësi Operativo Strategjike të Ushtrisë:

Njësitë Taktiko Operative të Ushtrisë

74 Brigada këmbësorie

19 Brigada Sulmuese

13 Brigada artilerie

23 Regjimente të Artilerisë kundërajrore

3 Brigada Xheniere

1 Brigadë Ndërlidhje

1 Regjiment Zbulimi

6 Regjimente Kundërtank

4 Regjimente të Artilerisë Bregdetare

5 Regjimente të Aviacionit

1 Regjiment Raketash Kundër Ajrore

1 Regjiment i Mbrojtjes kimike

1 Regjiment i Radiozbulimit.

1 Regjimet i Zbulimit Elektronik

8 Brigada të Rinisë Shkollore

5 Brigada të Rinisë Universitare

6 Brigada të Forcave Vullnetare

1 Shkolla e Bashkuar e Oficerëve Enver Hoxha

1 Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu”

1 Akademia e Shtabit të Përgjithshëm

1 Shkolla Ushtarake Skënderbej

3 Shkolla të Përgatitjes së Oficerëve Rezervë

1 Shkolla e Oficerëve të Aviacionit

1 Shkolla e Oficerëve të FLD

Gjithsej  Ushtria kish një efektiv prej 585.000 vetësh të organizuar në 14 Korpuse Këmbësorie e Komanda të Larta ,prej tyre 5 Komanda Operative të barabarta me Korpuset për nga madhësia dhe kryerja e detyrave luftarake,me 179 brigada të ndryshme pa Rininë Shkollore të Armatosur dhe pa Forcat Vullnetare të organizuara në gjithë territorin; 5 Baza të furnizimit të Ushtrisë si dhe 5 Regjimente të Aviacioni nga të cilët 3 ishin regjimente gjuajtës bombardues dhe një flotë të fuqishme detare, ujore e nënujore..”

***

Cilat ishin resurset njerëzore në ushtri dhe çfarë armatimi? Efektivi i Forcave të Armatosura përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë.

Ushtria shqiptare zotëronte rreth 320 aeroplanë ushtarakë (MIG) si dhe 50 helikopterë. Forcat tankiste deri në vitin 1978 ishin mbi 1500  copë,  pa llogaritur transportuesit e blinduar si dhe mjetet amfibe. Fortifikimi i gjithë vendit me dhjetëra kilometra tunele antiatomike.

Vetëm Korpusi i Fierit më 1972 kishte: 11 Brigada këmbësorie, 3 Brigada sulmuese; 2 Brigada tankesh; 1 brigade artilerie; 2 Brigada te rinise shkollore të armatosur; 3 Brigada të Forcave vullnetare; 4 regjimente kundërajrore; 2 regjimente te Artilerisë bregdetare 7 nenreparte special, 1 spital modern etj! Sot gjendja e FA të Shqipërisë është dy ose tre  herë më e vogël se sa forcat vullnetare që kishte  Bajram Currit në Luftën e Parë Botërore më 1913!

Ndërsa fqinjët tanë në jug, grekët, mbajnë akoma në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë! Serbia blen armë në Rusi. Franca gjithashtu ka arritur një marrëveshje me Serbinë për blerje e sistemeve të raketave. Ne kërkojmë njohje të Kosovës ndërsa Serbia nuk do! Nëse Serbia blen armë po ne??

Kjo ndodh sepse në Parlamentin e Shqipërisë “Lepujt bëjnë Kuvend si t’i dëbojnë shqiponjat (shqiptarët) nga vendi i tyre, kurse shqiponjat (shqiptarët) shqyejnë njëri tjetrin!  Fqinjët përfitojnë nga rrëmuja dhe ndërsa vazhdojnë të forcojnë ushtritë e tyre, nga ana tjetër duan që Shqipëria të jetë sa më e dobët ushtarakisht. Ky është një realitet shqetësues që duhet t’i vërë seriozisht në mendime pushtetarët tanë.

Serbia ka 2 here me shume ushtare se ish republikat e tjera të Jugosllavisë, dhe vendet fqinje, por krahasuar me Rumaninë dhe Bullgarinë ka më pakë.  Për vitin 2014 Serbia numëron 45.000 forca nga tw cilët 10.609 ushtarw profesionistw, 8761 oficerw (45 gjeneralë, 544 kolonelë, 3.301 nënkolonelë, majorë, kapitenë dhe 1755 togerë) dhe një buxhet prej 1.2 miliardë dollarë. Forca tw afta për luftw 2.579.620 vete mosha 15-49 vjeç. Bullgaria ka 51.000 forca një buxhet mbi 1 miliardë dollarë dhe forca te afta per lufte 1.661.211 vete; Kroacia 18.400 forca; e afte te mobilizoi 1.035.712 rezerviste mosha 15-49 vjeç buxhetin 875 milion dollarë;  Sllovenia ka 7.600 forca e afte te mobilizoi 496.929 vete dhe nje buxhet 507 milion dollarë. Greqinë e cila është ne NATO dhe BE  ka një numër tw madh ushtaresh, duke u justifikuar me mosmarrëveshjet qe ka me Turqinë edhe kjo anëtare e NATO-s.

A jemi të sigurtë në këto kushte? Përgjigjja e kësaj pyetjeje natyrisht që nuk është pozitive…

 

***

Në artin ushtarak ka një aksiomë të gjithëkohëshme. Që të udhëheqësh duhet:

– I-Ti njohësh kuadrot, të dish të kapësh meritat dhe të metat e tyre, të dish të punosh me kuadrot.

-II- Të dish të shpërndash kuadrot në mënyrë të atillë që:  a)çdo kuadër ta ndjejë veten në vendin që ai meriton  b)çdo kuadër të mundë ti jap revolucionit maksimumin e asaj që ai përgjithësisht është në gjendje të japë, në bazë të cilësive të tijë personale  c)shpërndarja e tillë e kuadrove të mos ketë çrregullime në punë,por harmoni,unitet ngritje e përgjithshme të punës në tërësi  ç) drejtimi i përgjithshëm i  punës  së organizuar në këtë mënyrë të jetë shprehje dhe realizimi i asaj ideje politike për hir të së cilës bëhet shpërndarja e  kuadrove nëpër vende.

Çdo reaksion është i njëjtë ,po qe se nuk e godasim ai nuk bie! Flamurin e urrejtjes ndaj ushtrisë e ushtarakëve e kishin armiqtë sot nëse e ka kush ai është PD;PS;LSI;  dhe kjo nuk ka nevojë të provohet në mënyrë specifike. Shikoni të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve demokraci janë kthyer në kushineta, marioneta, kukulla, shërbëtorë të bindur të oligarkëve dhe borgjezisë së re kombëtare dhe asaj botërore dhe përpiqen për të luajtur këtë rol sa më mirë që të  munden ashtu si i thotë populli.”

E kanë bërë faqen “rrogoz” që do të thotë se kanë shitur interesat kombëtare!

September 30, 2019 12:48
Komento

10 Komente

  1. Skrap Ardhiu President September 30, 12:57

    Armiqte qe ka sot populli skiptare nuk azgjesohen me arme. Ose ende ne bote nuk kane shpikur ndonje arme per te shpetuar popujt nga pushtimi i oligarkise financiare

    Reply to this comment
  2. Limani September 30, 16:15

    Ne s’kemi ushtri, përsërit disa herë Hazizaj !
    Po shtet kemi ne ?
    Se s’ke shtet , prandajë s’ke edhe ushtri .
    Ne s’kemi shtet sepse i tillë popull jemi .
    Temë e gjërë kjo që kërkon një analizë të thellë dhe unë s’dua të bëj këtu një dërdëllisje boshe .
    Vetëm një përplasje e armatosur e Shqipërisë , kur kërcënimi të ketë arritur pragun , vetëm atëhere do duket , se ç’hale politikanësh paskemi në krye . Këto plehëra , me paratë e vjedhura do ia mbathin me vrap për të gjetur vrimën e miut …
    Po populli ?
    Populli do paguajë me gjak çmimin e paditurisë së tij , si jo një herë në historinë e tij !

    Reply to this comment
  3. fteri September 30, 22:04

    Ushtria shqiptare ishte vazhdimi i ushtrisë lavdishme anti fashiste nac-çlirimtare për 45 vjet ka mbijetuar e fuqishme përmes rrugve dhe dallgëve të shumta të përleshjeve me teoritë kundrështare armike ,minuese kundër lirisë e pavarsisë shqipërisë,por gjithmon ajo ka dalë më e fortë në mbrojtje të lirisë e pavarsisë atdheut ,duke u armatosur e përgaditur gjithë populli ushtar.në SHLU dhe mbi eksperiencën historike të LANÇl ,dhe përvojës pas luftës ajo ishte e pa thyeshme ,por katastofa erdhi ,ajo nuk mundi të jetoi pas ardhjes të hajdutve të demokratoshkërdhatësisë ,pas ardhjes në fuqi të klasës re politike, klasë më raksionare që ka njohur ndonjëherë historia .

    Klas antikombëtare e hajdute e pa përgjeqëshme që ka njohur ndonjëher historia e shqiprisë .Defektet e sabotimit të mbrojtjes vendit duhen kërkuar në thellësi të klasës re politike në lidershipin më të zi që ka njohur vendi këta qenër që erdhi në fuqi pas 90 tës vranë ushtrin dhe mbrojtjen !.

    Shkatrrimi total i ushtrisë dhe armatimeve të saj nga këta faqe ZI ,dhe mos ndëshkimi është armiqësia më e madhe që ka njohur ndonjëher vendi .

    Vjedhja ,shitja,kondrabanda dhe asgjesimi i qëllimëshëm total i ushtrisë shqiptare ,është një katasrofë e madhe tragjike për fatet e mbrojtjes atdheut tonë të mjerë ,një humbje e madhe.

    Gjithë ajo punë e madhe kolosale për mbrojtjen 50 vjet u tradhëtua si armiqësi e zezë ndaj shqipërisë dashur .Përgatitja ,paisja me armë moderne shkoi dëm.Mos pafshin hajr !….,kjo është një katastrofë me dhimbje të madhe shpirtërore për shqiptarët e ndershëm ,kur komshitë tanë agresor po armatosen gjer më dhëmbë.

    Ushtria shqiptare,!!!!…
    Paisja moderne me armatim , përgaditja e popullit për mbrojtje si një trup i vetëm për ti dalë zot vatanit , do të mbetet një gjerdan i artë vlerash historik i pa harruar sistem vlerash brez pas brezi nuk do të harrohet , USHTRIA Shqiptare ,sistemi më me vlera brilante në organizim e mobilizim të popullit shqiptar -USHTAR – i organizuar me një sistem mbrojtje të fuqishëm , e PPSH dhe legjendarit Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  4. fteri September 30, 22:07

    ……..Ushtria shqiptare ishte vazhdimi i ushtrisë lavdishme anti fashiste nac-çlirimtare për 45 vjet ka mbijetuar e fuqishme përmes rrugve dhe dallgëve të shumta të përleshjeve me teoritë kundrështare armike ,minuese kundër lirisë e pavarsisë shqipërisë,por gjithmon ajo ka dalë më e fortë në mbrojtje të lirisë e pavarsisë atdheut ,duke u armatosur e përgaditur gjithë populli ushtar.në SHLU dhe mbi eksperiencën historike të LANÇl ,dhe përvojës pas luftës ajo ishte e pa thyeshme ,por katastofa erdhi ,ajo nuk mundi të jetoi pas ardhjes të hajdutve të demokratoshkërdhatësisë ,pas ardhjes në fuqi të klasës re politike, klasë më raksionare që ka njohur ndonjëherë historia .

    Klas antikombëtare e hajdute e pa përgjeqëshme që ka njohur ndonjëher historia e shqiprisë .Defektet e sabotimit të mbrojtjes vendit duhen kërkuar në thellësi të klasës re politike në lidershipin më të zi që ka njohur vendi këta qenër që erdhi në fuqi pas 90 tës vranë ushtrin dhe mbrojtjen duke vra shqipërinë !.

    Shkatrrimi total i ushtrisë dhe armatimeve të saj nga këta faqe ZI ,dhe mos ndëshkimi është armiqësia më e madhe që ka njohur ndonjëher vendi .

    Vjedhja ,shitja,kondrabanda dhe asgjesimi i qëllimëshëm total i ushtrisë shqiptare ,është një katasrofë e madhe tragjike për fatet e mbrojtjes atdheut tonë të mjerë ,një humbje e madhe.

    Gjithë ajo punë e madhe kolosale për mbrojtjen 50 vjet u tradhëtua si armiqësi e zezë ndaj shqipërisë dashur .Përgatitja ,paisja me armë moderne shkoi dëm.Mos pafshin hajr !….,kjo është një katastrofë me dhimbje të madhe shpirtërore për shqiptarët e ndershëm ,kur komshitë tanë agresor po armatosen gjer më dhëmbë.

    Ushtria shqiptare,!!!!…
    Paisja moderne me armatim , përgaditja e popullit për mbrojtje si një trup i vetëm për ti dalë zot vatanit , do të mbetet një gjerdan i artë vlerash historik i pa harruar sistem vlerash brez pas brezi nuk do të harrohet , USHTRIA Shqiptare ,sistemi më me vlera brilante në organizim e mobilizim të popullit shqiptar -USHTAR – i organizuar me një sistem mbrojtje të fuqishëm , e PPSH dhe legjendarit Enver Hoxha.

    Reply to this comment
  5. demo September 30, 22:43

    Fqinjet po pregatiten per lufte.
    Qeverite shqiptare cmobilizuan ushtrine,demontuan armet,azgjesuan municionet,shiten tanket,shkaterruan topat,cuan per skrap mortajat,avionat,raketat.Shiten tanket tek greku.
    Ne vend te tankeve do luftojme me Fadroma.Kallashet e 97 mos i dorzoni!

    Reply to this comment
  6. T. Voda October 1, 19:55

    z. BARDHYL ;
    , Respekte per kujtesen, vleresimin , nderimin qe i beni me kete shkrim ish Ushtris Popullore te Shqiptare, te para viteve 90.
    —- Ata breza ushtarakesh te luftes e te gjakut per liri, ; te punes , djerses e te sakrificave sublime per ngritjen , forcimin dhe mbajtjen e asaj ushtrie, deri ne vitet 90, historija punen dhe vepren e tyre, duhet ta gdhendi ne ALTARIN e ARTE te KOMBIT Shqiptar .

    —- AJO USHTRI , QE PER SHUME ARSYE U [vet] FLIJUA , DO TU SHERBEJE BREZAVE TE KOMBIT SHQIPTAR , si nje ‘’ROZAFE E KOHEVE MODERNE’’. KURRE ME SHQIPERIA NUK KA PER TE PATUR ATE LLOJE USHTRIJE, ME ATE LLOJE ORGANIZIMI, PERGATITJEJ DHE GADISHMERIJE LUFTARAKE. [ Me gjith se kohet dridhen e perdridhen, per perdorimin e fjales ‘’KURRE’’ , JAM I SIGURT.]
    — POROSI, per brezat e ardhshem duhet te mbetet – ; ‘’ ZEMREN’’, ‘’ SYRIN’’ dhe nje ’’DORE’’ [Gisht] TE ASAJ ‘’Rozafe Ushtarake’’ te koheve moderne, T’JA MBAJNE JASHT . PER TE MOS VDEKUR KURRE. Ketij AMANETI, I sherben edhe shkrimi JUAJ, I nderuaru BARDHYL HAZIZAJ .

    —- E kam theksuar shpesh ne komente, se ESHTE FATKEQSI. . ..QE…, ne te gjithe ate kasapane qe ju be ushtrise , nuk pame a ndegjuam, qofte dhe nje nga figurat kryesore te SAJ ,, qe te ngrinte zerin e fuqishem te protestes , te distancohej , TE JEPTE DORHEQIE ndaj asaj mender reforme dhe pune shkaterruse ndaj ushtris.. ……Nuk pame a ndegjuam prej tyre asnje STUDIM APO ARGUMENTIM SHKENCOR QE TE PARA-LAJMERONTE FUNDIN E SHKATERRUS… dhe MASAT per PARANDALIMIn E TE KEQES. Zera te vecante nga shtabet e Divizionreve nuk kane munguar , por ato u nenvleresuan, u etiketuan , u hodhen ne rruge, u detyruan te meren me vetvehten per mbijetes.
    — Ne muajin shkurt1991 , ne Divizionin ‘’Skenderbej’’ [DIK] Tirane, duke vleresuar disa fenomene qe po nxirnin koke ne ushtri, u angazhova me pergatitjen PLANIT PER STERVITJEN E SHTABIT TE D1K me temen ;- — ‘’ VEPRIMET E KOMANDES dhe te SHTABIT DIK PER PERBALLIMIN E AKTEVE TE DHUNES E TE VANDALIZMIT NE USHTRI’’ Ndofta ishte tema e vetme , dhe me e vecanta ne gjith ushtrin ne ate kohe . Stervitja qe planifikuar te zhvillohejj 6-7-8 mars 1991. Jo vetem ideja , por edhe datat u perputhen me eksodin e Marsit. Stervitja u shty duke i shtuar vetem nje ‘’2’ para, ’ [26-27-28] . Ajo ish nje koincidence [rastesi] , por nuk me mungoi me vone etiketimi si ..’’NJERI QE I KUNDERVUHESH DEMOKRACIS’’ pse JO edhe ‘’….SI nxites I eksodeve ‘’’ …etj
    —- Ne mes te muajit Mars-91. per aresye sepse eproret nuk deshen te prononcoheshin , I kam nisur individualisht Ramiz Alis [si komandant I pergjithshem ] , KICO MUSTAQIT [si Minister I Mbrojties] nje materjal mbi 20 faqe …;-‘’ DISA PROBLEME ME OBJEKT STUDIMI PER TU PARAPRIRE NE TE ARDHMEN RRJEDHAVE NE USHTRI ‘’. Mora nje njotim qe materjali kish mbritur . dhe asgje me tej .
    —- Ne muajin Prill -91 , duke pare menyren si po trajtoheshin ngjarjet e 2 prillit Shkodedr, menyra sipo goditej policija dhe rendi ne tresi , nuk ish veshtire te kuptoje se vendin do ta pushtonte ANARKIJA, ANARSHIJA, HAJDUTERIJA, HALABAKERIJA , gjith te keqija qe u cfaqen ose u importuuan nga jasht. ISHIM NJE GRUP KUADROSH TE SHTABIT D1K-Tirane . pregatitem per KRYETARIN E PARLAMENTIT… disa mendime per ti paraprire te keqes. Per te mbritur sa me shpejt , te nesermen heret ja dorezuar dorazi njerit pre deputeteve USHTARAK .[ parlammenti pare pati shume ushtarak , por shumica ishin ushtare parije , per te ngitur kartonin] Te parit qe doli para ja dorezuam [ A. LAME-Deputet i Fierit]. Edhe per kete ; ngjarjet dihet si rrodhen, dhe ku jemi d//eri sot-!!
    Nga ajo kohe , me keqardhje, por filloa nunurisja vargjet e nje kenge labe …’’O STAMBOLL, TE RENTE ZJARRI ……… DJEMTE TANE VAJ MEDET….’’ — Keshu, nuk u vleresua fare mendimi argumentuar alternaativ..,,VENDI u DREJTUA dhe po VAZHDON TE DREJTOHET nga njerez diletant, te pa afet dhe me vese …..–Me gjith se tani eshte teper von …perseri …nuk duhet te heshti mendimi kualifikuar I specialisti……..Me mir vone ,se sa kurre … !!.
    — USHTRIT E POLITIZUAR , jane te DESTINUAR, qe te shkatrrohen . Ndarja, kthimi ushtarakeve ne idhtare [ partizane] politik , e demtoi dhe do ta demtoje rende ushtrin , edhe ne te ardhmen ., MBASE ky ish edhe njeri nga shkaqet e shkaterrimit te USHTRISE POPULLORE SHQIPTARE.
    — POLITIZIMI i tejskajshem SOT , KA VRARE DESHMORET LUFTES, HERONJT , KENGET E POPULLIT, TE DASMAVE E GEZIMEVE, ka vrare NJERZIT E LETRAVE, GJINITE E TJERA TE ARTIT , MUZIKES, TEATRIT, FILMIT ARTISTIK te cilat dikur edukonin , mbanin te ngritur ndjenjen e ATDHETARIZMIT e te PATRIOTIZMIT LUFTARAK , frymezonin te madh e te vogel , te gatshem ne roje e mburoje te ATDHEUT, qofte edhe me ate ‘’ KOKRREN E FUNDIT TE FASULES’’ e cila shqeteson disa gjak-shprishur e pshurrur, bish- perdredhur e kurriz- perkulur [ [shprehur edhe ne komente sa me siper].

    —- Forca e asaj ushtrije qendronte tek NJE ARME SHUME ME E RENDESISHME DHE E FUQISHME SE SA ATO QE PERMEND zoti Bardhyl,.. PERFSH edhe FORTIFIKIMIN .
    ==Ajo ishte ; — EDUKIMI I GJITH ANSHEM I POPULLIT ME FRYMEN E LARTE TE PATRIOTIZMIT DHE ATDHETARIZMIT . Ajo fillonte qe brenda familjes dhe deri ne majen me te larte te piramides —- KJO LLOJ ARME SOT nuk FUNKSONON , NE SHUM RASTE FUNKSIONON ne te KUNDERT.[ Sic jane dhe mjaft komente sa siper. ]—– Armet dhe fortifikimin, edhe mund tja shkaterrojne krejt Shqiperis , por…por , kurre nuk duhet te arrije ti shuhet ndjenja e atdhetarizmit , shpirti luftarak per ta mbrojtur ate …Dhe kete lloje arme e kane ne dore vete Shqiptaret. Me gjithe perpjekiet qe behen nga keqdashes , brenda e jasht vendi… KJO LLOJE ARME NUK DUHE LENE TE VDES KURRE ,

    JA SI KA QENE E DUHET TE JETE E MISHERUAR AJO NE GJIRIN E NJE POPULLI QE e DO e RESPETKON VEHTEN , TE RENET , DHE VENDIN E TIJ. ….Kerkoj ndjes per stergjatjen , por po percjell disa vargje kengesh pikante..
    —-Kengetari emblematic Qerim Sula-Diber.
    ………………………….
    ….. DRIDHEN MALET, JO NUK TUNDEN KULLAT
    NE LOG TE BURNIS MATEN BURRAT
    SE LSHOJM PLLAMEN PA LSHUE KSULAT.
    ……… .KADAL HASEM SE KETU KA BUURRA
    NA KNOJN PUSHKET NEPER KULLA
    TA SHTROJM VENDIN PLLAM E PLUMA
    ……..MIKU I VOTRES , E LA KONAKUN.
    DHANDRI I RI ,KA PRI BAJRAKUN .
    NUSJA E RE, E HOQI DUVAKUN .
    — PLAKA NE VOTER , E THEU FURKEN .
    FEMIJA I DJEPIT, KERKON PUSHKEN .
    GRAT LLOGORE, PJEKIN BUKEN
    — SHTINI TRIMAT E MEJDANIT
    HIQNI SUMLLAT E XHAMADANIT
    ………. E LSHOJM FLAKEN NGA KULLA E TOPIT ,
    JEMI GJAKU I KASTRIOTIT.
    LE E RRIT NE KULL TE BAROTIT.

    Ndersa nga grupi valltareve te LABERIS vijonin vargjet :
    ………………… O TRIMA VALLEN MA MBANI // LIDHUR SI FYSHEK GJERDANI.
    KUSH NA PREK I HUMBET NISHANI // SHKRUMB E HI BEHET NGA ZJARRI
    ZJARRI I LUFTES POPULLORE / CDO SHQIPTAR NE NJE LLOGORE ……………..

    ………………Ndersa vazhdonte ne MIRDITE ;[e te ndierit Gjok Beci] ………………
    — PER ATEDHE E PER FLAMUR // GJAK E DJERS NUK SHTEREN KURRE
    PER LIRIN , TOKEN AMTARE // NGRIHEN PRAP HEROJT NGA VARRET…
    ……ose…– O LERMI PLAGET , NANO TE ME RRJEDHIN .
    O ME JEP PUSHKEN E ME JEP MAUNXERIN.
    —– HEU TI JEP NANA, O ARMET E TATES.
    O ZENIA PRITEN ,O NE QF TE SHKLLES .. ….

    Kurse ‘’GJENERALJA’’ e kenges Matjane ,FERIDE KURTI , ne fund te viteve 1960 ,,,,, …………. i ‘’raportonte”…Botes !!.
    …….. PO PYET BOTA PER SHQIPNIN // SA TE MADHE E KANE USHTRIN.
    ,,S’ESHTE SEKRET, LE TUA TREGOJME // DY MILION PUSHKEN SHTERNGOJM
    — DY MILION SE CE HAN BUKEN // D Y MILION E RROKIN PUSHKEN ……………….
    Xxxxxxxxxxx
    —- Shqiperis, mund te arrijne ta shuajn ushtrin, por JO, kurr jo shpirti luftarak..TE POPULLIT
    — Ish Ushtrija Popullore , do tu sherbeje brezave si nje burim I fuqishem frymezimi e referimi,.tu tregoj SE AI VEND, KA PATUR NJe HERE E NJE KOHE , NJE USHTRI , QE I DILTE ZOT PELLEME PER PELLEMBE KUFIJVE DHE VENDIT NE TERESI.
    — – PERVOJA E ASAJ USHTRIJE duhet te Mblidhet e konservohet ne KASETAT E ARTA TE HISTORISE ARTIT USHTARAK TE SHQIPERIS . Drejtuseve te larte te asaj ushtrije qe ka mbetur sot, u del e detyrushme ti ftojne ish drejtusit e larte, specialistet me te afte e DASHAMIRES [e theksoj ,dashamires] te ushtris , te sistemojne PERVOJEN , nga elementet me te thjesht deri ne hallkat me te larta te ish USHTRISE POPULLORE ………………..
    === Mos pergatitja e popullaes eshte nje krim, ESHTE NJE VETVRASJE E DYFISHE QE I BEHET POPULLIT DHE ATDHEUT. PRANDAJ;–=== Ne cdo qytet e qyteze te ndertohen kende , makete e kabinete per mbrojtien nga ADM [armet e demtimit ne mase].
    === Te ndertohen poligone komplekse per qitje me armet e lehta te kembsoris , ku te pershtaten llojeve te ushtimeve te forcave spesiale , …te forcave te rendit , dhe kontigjenteve te Forcave Vullnetare e te rinis qe ka plotsuar moshen .
    —- Ne se ekziston deshira dhe ndjenja atdhetare , gjenden edhe shume menyra e forma te tjera organizimi te pergatitjes — Lenia E VENDIT NE GJENDJEN QE ESHTE SOT DO
    KONSIDERUAR SI TRADHETI NDAJ ATDHEUT.
    ———————Me respekt Tomor Voda NY-USA.

    Reply to this comment
  7. Lili October 2, 05:35

    Po keta antikombtare vjedhese etj etj jane femijet e juaj, qe i keni edukuar ne bllok , a nuk po e shihni te gjithe i kemi femije nipa te bllokut e te njerezeve te regjimit qe keni adhuruar..
    Si e shpegoni ju kete fenomen?! Paaftesi, tradheti apo ma zi ?!

    Reply to this comment
  8. Mark .UK October 2, 20:59

    NE NA KISHTE FRIG NATO E TRAKTATI I VARSHAVES.NUK ISHTE KOTE AJO KANGA TE GJITH SHQIPTART JAN MIC SOKOLA.APO KUR KENDOHEJ AJO KANGA BUZE ADRIATIKUT RREZE LESHON SHQIPNIA.APO ATA TALLONAT,DHE 30LEK PER DITE PUNE.

    Reply to this comment
  9. Paci October 6, 09:21

    Kishte ushtri .kishte pune .kishte popullsine me te re ne evrope . Kishte ndere e lavdi kishte uzina e farika kishte shkolla deri ne majat e maleve ku femijet shkonin e mesonin kulturen e historine e Shqiperise mesonin e dilnin doktore e inxhinire agronome oficere e pilote per te mbrojte Shqiperine .Nuk j jetohej si tash 35 vjetet e fundit duke u ankuar e duke share vehten duke braktisur punen e duke u dendur neper kafenete e qyteteve te te kthyer ne super fshara te braktisur nga rinia .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*