Pse nuk reagojnë Dakua, Sejdini, Gjiknuri dhe të tjerët?!

August 6, 2018 12:29

Pse nuk reagojnë Dakua, Sejdini, Gjiknuri dhe të tjerët?!

Ka nja dy-tri vjet,
dendur e më dendur,
nja katër-pesë emra,
Luli ka përmendur!.

Edhe me sy mbyllur,
i thotë si refren,
po asnjë prej tyre,
s’i thotë:”Pse gënjen?!.”

Ne e dimë që shumë,
gënjen Lulëzimi,
por populli do,
një farë reagimi!.

Luli me këta,
e ka bërë tërkuzë,
por përmend veç emrat,
s’thotë ndonjë akuzë!.

Nuk thotë gjë konkrete,
e dimë të tërë,
po si tabelë qitje,
emrin u’a ka bërë!.

Akuza konkrete,
s’ngrë Lulash katrani,
çfarë ka bërë Vangjushi,
Qazua dhe Damiani!.

Dakua me Sejdinin,
janë piketuar,
se nja tri mandate,
radhas kanë fituar!.

Po dhe për Damianin,
plot është mbushur thesi,
se Ai ka shkruar,
histori suksesi!.

Nga të gjithë ministrat,
them se është i pari,
s’qëllon kot së koti,
Lulash gjuetari!

Luli është strateg,
kot më kot nuk flet,
pikat më të forta,
në PS-ë godet!

Pikave të forta,
u lëshon rrëmetet,
shpif e shpif e shpif,
se diçka do mbetet!.

Ka nisur me Llallën,
s’është avaz i ri,
po këta pse s’shkojnë,
në Prokurori!.

Pse s’e denoncojnë,
mortjen Lulëzim,
për ortek gënjeshtrash,
shpifje e mashtrim?!.

Tash së fundi Luli,
po flet si i dehur,
se dosjet e Llallës,
Marku i ka fshehur!?.

Ti s’dike as Ligjin,
Luli-o katran,
tani i Përgjithshmi,
asnjë dosje s’mban!.

Përmbi prokurorët,
s’ka asnjë pushtet,
ata për çdo dosje,
sot vendosin vetë!.

Po ka pasur dosje,
askush s’i ka grisur,
në zyrat përkatëse,
me kohë do jenë nisur!.

Por nga asnjë zyrë,
s’ka informacion,
ndaj Dakua me Qazon,
nuk po reagon!.

S’ka as për Damianin,
dosje korrupsioni,
por unë kot s’u them,
pse nuk reagoni?!.

Duhet për publikun,
që të reagohet,
që gjuha e gjatë,
Lulit t’i shkurtohet!
A.DUKA

August 6, 2018 12:29
Komento

4 Komente

  1. katarakti August 6, 15:29

    Me siguri qe nuk i le i Gjati. Ose ndryshe Luli ka te drejte. Ka 4 vite qe opozita bloze/sterre po perpiqet te nxije maxhiorancen. Dhe keta te fundit rrine si mumje. Jane te gjithe ne dore te kryetarit. Zoti e di se perse Mister Kokaina nuk i le te flasin?! Sa te vene nderin e tyre ne vend. Apo nuk kane nder! Ai ligji i votimit me listat e kryetareve, propozuar nga Zoti Droge i ka futur nje thike tejpertej demokracise shqiptare. Ti zgjidhesh se do kryetari! Jo s’e ke merita apo te vlereson populli! Prandaj rrine te gjithe si guake ne Parlament. Presin qe Lartgjatesia e tij tua beje me shenje qe te hapin gojen. Prandaj si asnjehere me pare ky eshte parlamenti i njerezve pa dinjitet, pa reputacion, pa aftesi, pa guxim. Te na rroje kryetari Mao… Rama desha te them.

    Reply to this comment
  2. Guri August 6, 17:40

    Edhe une pyes: Pse nuk i pergjigjen? Ose: Pse nuk e paditin per shpifje? Jo vetem keta, por edhe Olsi Rama, i cili po lakohet perdite nga Saliu e Co, pse nuk del te thote fjalen e tij? Ne qofte se ai dhe te tjeret nuk dalin ta pergenjeshtrojne me fakte, dmth jane te perlyer dhe njerezit do te besojne Saliun. Matematika eshte e thjeshte fare.

    Reply to this comment
  3. info analitike August 6, 18:51

    Pa na permend ca nga sukseset e ketyre tre hajduteve o bejtexhi?
    Ore si shkoi ajo puna e vjedhjes tek shtepia e nenes se Damianit dhe pse policia heshti per sasine e parave qe mbante ne shtepi? U hetua gje nga Drejtoria e antiriciklimit te parave qy apo hic? Po qysh o bejtexhi harrove se si vodhi qy Damiani i “gazit te embel” ,ne ate marreveshjen me CEZ-in apo jane ca te thella per kaplloqen tende keto! Po c’te thuash per Qazon e krimit ne Elbasan qe i ka dale nami deri ne Ameriqi apo per Gjushin qe shkaterroi gjithe Durresin duke mos pyetur as per vendime gjykatash. Edhe ti thua qe keta ta padisin Lulushin. Keta duhet te jene shoke burgu bashke me lulushin o derezi qe te ka lene partia cyryk nga mendte. Ti ne vend qe te jesh me popullin qe po vidhet behesh krah me hajdutet. Pale pa shkruan dhe ne emer te popullit ti. Me siguri nuk shkruan ne emer te minatoreve e naftetareve qe marshuan deri ne Tirane tek dera e ministrise se Gjiknurit. Per dy ilace e nje kurim te bleu partia o derezi qe nuk vlen as dy grosh si njeri se je kthyer ne lecke shumeperdorimeshe te partise.

    Reply to this comment
  4. raqi August 6, 22:01

    Ben Duka fantastik
    Shendet dhe Respekte o I MADHI BEN DUKA ,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*