Pse përdoret goditja e çekiçit në gjykatë?

November 12, 2017 11:04

Pse përdoret goditja e çekiçit në gjykatë?

I përjetësuar në filma dhe shfaqje televizive të panumërta, përdorimi i çekiçit të drurit në gjykatë është ekskluzivisht një praktikë origjinale amerikane. Sipas Stefën O’Nill, autori i një eseje mbi këtë temë, kjo praktikë vjen nga ritualet masonike. Masoneria përdorte fundin mesjetar të muratorëve, ndërsa më vonë adoptoi edhe mjetet e tyre të punës për përdorime ceremoniale.

Në veçanti, duke qenë se çekiçi përdorej për të nxjerrë blloqet e gurit dhe latuar aty ku ishte e nevojshme, ai u shndërrua në një simbol që përfaqësonte fuqinë për të drejtuar dhe për të përfunduar një punë.

Për këtë arsye, gjatë mbledhjes në një llozhë, prania e një çekiçi simbolizonte autoritetin e mjeshtrit. Shumë masonë dhe protagonistë të Revolucionit Amerikan, si Xhorxh Uashingtoni dhe Benxhamin Franklin, përdorën procedurat masonike në mbledhjet me rebelët dhe pasi fituan pavarësinë, edhe në organet legjislative dhe gjyqësore të shteteve të reja.

Kjo është arsyeja pse përdoret goditja e çekiçit në gjykatë, që me siguri do e keni parë të paktën një herë në jetën tuaj.

November 12, 2017 11:04
Komento

2 Komente

  1. . November 12, 13:49

    kete duhet filluar me e perdor dhe shpesh bile, kryetaret e komisioneve parlamentare neper mbledhje, per te vene rend e autoritet ne mbledhje, kur ate e prishin rrugacet e PD

    Reply to this comment
  2. per cfar tjeter November 12, 21:09

    ne shqypni ,
    ka nji kod te vecante, ndryshe nga Bota .
    Nji goditje cekici do te thote = 10.000 €ur. per Gjykatesin
    nqs do me dal palagur nga llumi Gjykatave .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*