Pse po vdesin pemët e jetës?

June 18, 2018 08:21

Pse po vdesin pemët e jetës?

Sunland Baobab me moshë 1000 vjeçare dhe pema më e madhe e Afrikës u rrëzua vitin e kaluar. Një tjetër baobab i famshëm, pema Chapman në Botsvana u rrëzua në vitin 2016.

Sipas një studimi të publikuar në “Nature Plants” diçka e ngjashme po u ndodh baobabëve më të mëdhenj dhe më të vjetër në të gjithë botën, një ngjarje me një magnitudë të paprecedentë.

Studimi u realizua nga Adrian Patrut në universitetin e Babes-Bolyai në Rumani dhe një grup ekspertësh, të cilët arritën në përfundimin se në 12 vitet e fundit 9 nga 13 pemët më të vjetra dhe 5 nga 6 më të mëdhatë kanë marrë fund.

Po flasim për një humbje tragjike duke patur parasysh historinë dhe kulturën lidhur me këto pemë që janë edhe një burim kyç ushqimi për qeniet njerëzore.

Baobabi është shkaku i angiospermës (lulëzimit të bimëve) më të madhe dhe është pema emblemë e Afrikës.

Baobabi njihet ndryshe edhe si “pema e jetës”. Gjendet në rajonet e savanës afrikane, në Madagaskar dhe në Australi.

Pemët formojnë një trung shumë të trashë dhe të gjerë dhe mund të jetojnë mijëra vjet e të zhvillojnë vrima kaq të mëdha, saqë mund të strehojnë një bar në brendësi si i famshmi Sunland Baobab që shihni në fotot e mëposhtme:

n.s. / dita

 

June 18, 2018 08:21
Komento

3 Komente

  1. Agon June 18, 10:13

    Kur ve nje pyetje si titull i nje artikulli, pritet qe ne artikull ti jepet pergjigje asaj pyetje….

    Reply to this comment
  2. arturo June 18, 10:19

    Gazetari nuk jep asnjë përgjigje për titullin e lajmit.

    Reply to this comment
  3. MH June 18, 12:04

    Meqe tashti ne kohe provimit.Pytjes nuk iu dha fare pergjigje.Lihet per ne vjeshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*