Pse po vonohet kaq shumë trupa gjykuese për Tahirin, avokati zbulon arsyen
Nga Arkiva
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia zbulon arsyet e vonesës prej gati pesë orësh të trupës gjykuese për dhënien e vendimit.
Në një intervistë për emisionin “Open”, Haxhia tha se me shumë gjasa vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar, dhe jo veç dispozitivi, siç ishte menduar më parë.
Haxhia vlerësoi edhe praninë e përfaqësueve nga Ambasada e SHBA dhe ndërkombëtarë të tjerë në seancën e sotme.
“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar.
E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veç se të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësueve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia.
l.h/ dita
O shoke po ambasadat paskan zgjedhur Maksin si zedhenes nuk i bekan do vete deklaratatt?
O trap zalli!
Pse duhet te beje deklarate ambasada?
Ku e kupton ti o rrote cari se ambasada paska zgjedhur avokatin si zedhenes shtypi?
Meriton nje samar falas me kete qe the!
O brigadier vazhdo bjeri me dorë prapa pemës.
Mendoni cfare diference!Berisha nuk e paraqiti fare ne gjyq Lulzim Bashen per vjedhjen e Kombit.
Kryeprokuroren e telendisi me fjalor kurvash.
Gjykatesit dhe vendimet i caktonte vete.KLD po ashtu.