Pse Prokuroria nuk e dërgon përgjimin në një institucion shkencor?

May 22, 2018 19:48

Pse Prokuroria nuk e dërgon përgjimin në një institucion shkencor?

 

Bedri Islami

U bënë gati 10 ditë që filloi historia, për mua fantazmë, e përgjimit të Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Punëve të Brendshme me njeriun e quajtur fillimisht si “bashkëpunëtori X”, më pas si “babale” dhe tani i njohur me identitetin e tij, Albert Veliu, pa çka se dje në një kanal televiziv titrat e quanin Arben.

Në harkun e këtyre ditëve janë bërë qindra analiza e komente, sa për asnjë ngjarje tjetër. Babalja i Vlorës u bë i njohur, për disa si dëshmitar hero, që ka ndërruar rrugë, megjithëse po e braktisin edhe të vetët. Salianji deklaroi se të gjithë trafikantët janë njëlloj dhe Babalja është një trafikant i dënuar në Itali dhe një hajdut makinash, i dënuar në Shqipëri.

Në portretin e tij, si njeri dhe si mendësi, nuk ka asgjë interesante.

Vetëm ai e di premtimin që i është bërë nga zyrat shqupase, ashtu si vetëm ai dhe gazetari Olldashi e dinë fare mirë se kush i futi në këtë lojë, edhe pse tani nuk dinë se si të dalin nga loja.

Të mbetur keq, duke ndjerë shijen e katër rrugëve, për të mos thënë më tej, ato po ia hedhin fajin njëri=tjetrit, marramendshëm shpejt, sa që tani askush nuk i del për zot mburrjes së parë: Kush e bëri përgjimin.

Fillimisht u mburr Berisha, përmes thënies së tij “vëllain e Xhafës e kemi përgjuar me kujdes, por nuk e nxjerrim dëshmitarin, se na e vrasin”.

Meqenëse përgjimi është bërë në tetor, thënia e Berishës konfirmohet; Xhafën e vogël e kanë ndjekur 6 muaj me radhë dhe kur nuk kanë gjetur asgjë të dënueshme për të, kanë shpallur këtë “përgjim”, fillimisht me autor selinë shqupase.

Por, pastaj, befas, gjërat ndrushuan. Mbi 75 për qind e njerëzve nuk e besojnë përgjimin. Jo vetëm se njohin ose e dinë se kush është Babalja, dhe më tej, mjerisht, njohën edhe se çfarë brumi përmban gazetari Olldashi, por sepse ishte qepur pa kujdes një histori trishtuese, e marrë, me të cilën synohet të rrëzohet shteti në 26 maj.

Autorësia u bë faj dhe fajin, edhe po të jetë qyrk, nuk e vesh njeri. PD-ja e hodhi poshtë vrulltas, me një frymë, sapo nisi të dalë era. Deputetët promovues thanë se na e sollën. Babalja tha se nuk e di se kush e bëri, ndoshta vetë Agroni. Olldashi tha se e bëri Babalja dhe se ai i kishte vënë një përgjues në trup. Askush nuk do të jetë fajtor.

Olldashin e thirrën një natë pa gdhirë, “eja se të kërkon Babalja, do një intervistë vetëm me ty”.

Përse pa gdhirë?

Çfarë janë këto punë të natës që bëhen gazi i ditës. ka vetëm një shkak: Babalja po përgatitej të ikte, të largohej, të shpallesh hero dhe të merrte strehim politik përmes miqve të Lul Bashës.

Tani të gjithë e dinë se dy njerëz, të qorollepsur nga Salianji dhe të tjerë, u futën në një rrugë budallaqe, ama vetëm për to. Me “përgjimin e tyre” pëdëistët kërkojnë të nxjerrin gështenjat.

Olldashi shkoi edhe më tej: tha se e dorëzoi përgjimin në PD se ishte e besuar, por harroi se përgjimi ishte bërë në tetor të vitit 2017, kur në prokurori qeveriste ende banda e Llallës, shërbëtore e bindur e Berishës. Largimin e Llalës opozita e shpalli si ditë zije kombëtare, veçse ishin veshur me ngjyra.

E gjithë kjo vërvitet së pari ndaj një pyetje: ishte përgjim i saktë apo një sajesë ordinere?

Pa u bërë e qartë kjo, asgjë nuk lëviz si duhet nga vendi.

“Përgjimi” ende nuk është dërguar për ekspertizë.

Pse vonon Prokuroria e Shtetit?

Cili segment në prokurorinë e Krimeve të Rënda po e pengon këtë?

Mund të vazhdohej njëherësh, në pyetjet e dëshmuesve, qofshin edhe të rremë, dhe në saktësimin e përgjimit.

Mos qoftë kurrë e thënë që kjo vonesë t’i përngjajë asaj nate të 21 janarit, kur një deputet i sotëm i PD-së fshinte kamerat e Kryeministrisë për të mbuluar vrasjet.

Mos qoftë e thënë.

May 22, 2018 19:48
Komento

7 Komente

  1. socialisti May 22, 20:23

    He o shoku Bedri si thua ti, pse kjo prokuroria e asaj Markut qe u emerua me 100% vota rilindasish te vonuar nuk e dergon atje ku thua zotrote?
    Po duro o Bedro, se nuk po e gjejne akoma nje institucion vertet shkencor qe ta etiketoje ashtu si do qeveria ate pergjimin se ndryshe pastaj e di ti…Xhafa i shkrete do ti lere vend katunarit Taulant Balla pastaj serish ty e kompanise tende do ti duhet nga e para te lavderoni Ballan ashtu si Xhafen, ashtu si Tahirin…Por ihshallah ky i treti do jete i verteti (ndonese katunar por katunar i lezetshem ama)

    Reply to this comment
    • Turi May 23, 02:01

      Sepse e gjithe Prokuroria, me perjashtim te Markut dhe disa prokurore ne minorance jane te esdadistit Berisha dhe kopukut Basha. Kush do e dergoje per verifikim Hajdarmataj apo Hajdarleshet e Berishes, qe i ka emeruar me 3 muaj shkolle plepash. Ata e vonojne me qellim qe ti prishin pune Shqiperise per negociatat dhe te mos behet vetingu dhe reformat!

      Reply to this comment
    • Claus May 23, 07:55

      Metoda qe po ndjekin bashibozuket mediatike te Rames, ne denigrimin e denoncuesve te skandalit Xhafa dhe, se si po e mbrojne ate me te vellane e tij kriminel te rrezikshem ne trafikun nderkombetar te droges, duket shume qarte qe eshte tipike e ish-Sigurimit te Shtetit.
      Ju lutem lexues te nderuar, dhe po aq te nderuar komentues te ketij forumi, vini re se ne vetem keto ditet e fundit, qe mund te thuhet madje edhe ne keto oret e fundit, mercenaret dhe argatet mediatike te Rames, kane shkruar secili nga 2-3 shkrime, ndonjeri edhe 4 a 5!
      Sulmon njeri, pastaj sikur terhiqet, per t’i leshuar vendin ne llogoren septike, kolegut te tija, qe akoma pa mbaruar mire ky i fundit, ashtu ne ngut e siper, i’a leshon vendin nje te treti apo vete atij te parit, e keshtu me radhe, papushim…
      Shkruan B. Islami, pastaj Malaj, pastaj Shehu, perseri Islami, Shehu me ngut nje tjeter shkrim, e akoma pa e mbaruar mire ate, ia ze vendin Malaj… njehere njeri, njehere tjetri, pastaj prape njeri e perseri tjetri…!
      Kjo eshte e ashtuquajtura “metoda zinxhir”, te cilen te tre te lartpermendurit e njohin shume mire, ca me mire, mbase, e njeh B.Islami.
      Natyrisht, e perseris, qe eshte fyese per intelektin te debatosh me gazetare te tille. Mjafton vetem t’u hedhesh nje sy budallalleqeve pa fund ne shkrimet e tyre ( 75% e njerezve – thote Bedriu – nuk e besojne vertetesine e pergjimit… mjafton vetem ky shembull, per te treguar se me c’deficence mendore kemi te bejme!).
      Pa permendur pastaj gjuhen rrugacerore, shume agresive ne rrugacerine e vet, por edhe kercenuese, ndaj denoncuesve.
      E ta mendosh, se keto tipa, as te vegjel jane dhe as te rinj; jane ne nje moshe te tille, qe deri para pak kohesh konsiderohej si moshe e pleqerise; nuk rriten me, domethene.
      Nje fjale e urte popullore thote, per njerez te tille : tuj m’plake, e tuj bythprape…!
      Dhe, me te vertete, po te veresh me kujdes moshen e socialistave, si politikane ashtu edhe gazetare a analiste, qe po reagojne keto dite si kurre me pare, dallon fare lehte qe, sa me shume rritet mosha tek denigruesit, aq me shume shtohet doza e agresivitetit dhe ligesise; sidomos , kesaj te fundit.
      Te vjeterit jane shume, shume te liq. Ligesia e tyre e shtuar, shpjegohet me pamundesine qe kane, per te bere ate qe benin ne kohen e diktatures; nuk mund t’i lecisin, peshtyjne e poshterojne, si dikur ne mbledhjet popullore; as t’u japin denimin ” e merituar”, as t’i burgosin, as t’i torturojne, as t’i internojne e perndjekin, e sidomos, e mbi te gjitha, as t’i cojne para toges se pushkatimit a t’i varin ne litar …
      Kjo pamundesi, pra, ben qe gjithe ato qe i benin dikur, t’i detyroje ta bejne me fjale!
      Ja, pra, se pse shkrimet e tyre jane kaq te mbushura me mllef, pse gjuha e tyre eshte kaq vulgare, denigruese dhe kercenuese.

      Reply to this comment
    • spata May 23, 09:40

      Ne parim ke te drejte.Akuzat dhe kunderakuzat te cfar do lloj te jen duhen sqaruar ose hetuar .Por ka nje te keqe ne politiken tone .Politikisht ato kan kanalet e tyre qe peshohen se sa te verteta jan ose nuk jan . Per keto nje ndihm japin dhe organet e pavartura sic eshte dhe Medjat .Te gjithe flasin e japin versjonin e tyre . Por a mund qe prokuroria te angazhohet me gjithe keto mori akuzash e kunderakuzash nga politika dhe Medjat?
      Rasti ne fjal eshte nje gershetim i akuzave politike me individ te shoqeris civile e nje gazetar .Nje pergjim qe sic e pam te gjith ka shum pikpyetje jo ne permbajtje por ne cilesin e saj .Kemi vetem nje te sakt kaseten e incizuar por jo gjithcka qe prokuroria te veproj menjeher.
      Ju i nderuari socialist ,qe te digjet shpirti se cfate po behet, i keni ven vulen dhe e konsideroni te vertet . Bile shkon deri atje sa percaktoni dhe kush do ta zvendesoj Xhafen e si do vej filli i M/B. Pra je me teorin e kineze:Cdogje qe fluturon haet .
      Prokuroria e kujdo qoft, ne keto raste e kushte ,ku monitorohet nga nje ekspertize e perbashket Amerikane e Evropjane, nuk mund te bej ato gabimet trashanike qe po ben politika dhe medjat .Nuk nxitohet se objektin e ka ne dor dhe do te prononcohet kur te ket te gjitha provat e nevojshme .Ka apo ska specialiste kjo nuk eshte ceshtja jon apo e Medjave .
      Bedriu gabon kur ket miniskandal e kraheson me hetimet e 21 janarit . As mund te krahesohet dhe jan diametralisht te kunderta si ngjarje .Saliu i kishte te gjitha ne dore sic i ka dhe Rama . Por Rama tani nuk ka azgje ne dore pamvarsisht se K/Prokurorja eshte emeruar nga Mazhoranca .Brenda emerimit te saj jan dhe institucjonet qe udheheqin Vetingun . Aktualisht prokuroria monitorohet dhe i jepet ndihma e specializuar jo per ket rast por per te gjitha ceshrjet qe ajo merr ne shqyrtim .
      Duro dhe ti si Bedriu mbasi keto nuk jan ceshtje kaq te thjeshta sic paraqiten .Rendesi ka qe Kazani politik dhe ai Medjatik zien.Kjo duket dhe nga efektet qe po jep . Rasti i Llalles eshte sa qesharak por dhe domethenes. Mos me burgosni se une di shum . Bashkpunoj vetem me institucjone te besueshme . Po me futet ne burg ne Shqiperi une humbas dhe ju nuk mesoni azgje .

      Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu May 22, 20:28

    Per Deputet Sali Ka-axhic i ka premtuar mashtruesit dhe hajdut Llalla, i njejti skenar si me pijanecin ordinerin Arben Tristani.
    Cfar nuk ndodh tek selia e Shqu-pisave, mund t’i jete premtuar per deputet edhe Olldeles mashtrues.

    Reply to this comment
  3. demo May 22, 22:52

    Ne kete histori e sigurte eshte qe fiton Babalia.Babalia nuk eshte me si me pare.Tani AY eshte si Pal Melyshi,Lym Keta,Hero i Popullit.

    Reply to this comment
  4. demo May 23, 03:19

    Babalja u be VIP.Askush ne Vlore nuk do t`i thote me:-Si duket deti Babale?A ke bere ndonje rruge?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*