Pse Prokuroria nuk e lejoi Mark Frrokun të shkonte në gjyq në Belgjikë?

August 25, 2015 08:25

Pse Prokuroria nuk e lejoi Mark Frrokun të shkonte në gjyq në Belgjikë?

Me një vendim të datës 15 korrik 2015, prokurorët e çështjes vendosën mospranimin e kërkesës së Mark Frrokut, për të marrë pjesë në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj tij në datën 19 tetor 2015, ora 09:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Rrethit Brabant – Wallon, Bruksel, Belgjikë.

Prokuroria e Përgjithshme në një shpjegim me shkrim për refuzimin citon Konventën Europiane mbi Transferimin e Procedimeve Penale.

Ajo jep dy arsye pse nuk mund të vepronte.

E para, në nenin 21 të Konventës thuhet se transferimi i përkohshëm i personit vendoset nga ministri i Drejtësisë, nëse shteti kërkues jep garanci për mbrojtjen dhe kthimin e personit brenda periudhës së përcaktuar.

 

Prokuroria nuk e konsideron veten autoritetin kompetent për të marrë këtë vendim.

Por duke u ndalur te rasti Frroku, prokuroria thekson edhe një arsye të dytë:

“Konsiderojmë se transferimi i përkohshëm i personave të ndaluar bëhet me qëllim marrjen në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit dhe jo në cilësinë e të pandehurit apo për të gjykuar një person”.

Deputeti Frroku është në fazën e gjykimit, ndaj nuk mund të transferohet përkohësisht, – ka parashtruar prokurori përpara Gjykatës së Lartë.

Në seancën e datës 21 gusht, Kolegji Penal rrëzoi kërkesat e deputetit Frroku, ku kryesorja ishte ndryshimi i masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, përkundrejt një garancie pasurore prej dhjetë mijë eurosh, si dhe dhënia e pëlqimit që të paraqitej në seancën gjyqësore në Belgjikë.

Mark Frroku ndodhet në paraburgim me akuzën e “vra­sjes me paramendim”, kryer në 1999­ në Belgjikë.

August 25, 2015 08:25
Komento

1 Koment

  1. Pilo Lala August 25, 13:45

    Ne Belgjike le te shkoje i vellai, ai krimineli qe vrau Komisarin.
    Keshtu do katandisen keta tani, njeri ne burg, tjetri kacak maleve te Shqiperise dhe Kosoves.
    Ashtu e filloi edhe Stressi, por e pa qe nuk kalohet jeta me geshtenja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*