Për Mustafain e vjetër dhe Muchin e ri

February 26, 2018 11:09

Për Mustafain e vjetër dhe Muchin e ri

Dhe fare shkurt s’mund t’i pres drutë,
edhe t’i them:”Je tradhëtar!.”,
t’i them:”Eksiq-ti-je nga trutë,
se s’ndihesh mirë që je shqiptar!.”

Hallin e parë me emrin kishte,
tipik i dinastisë osmane,
për pesëqind vjet-fjala turqishte,
ka hedhur rrënjë dhe asaj ane!.

Dhe Mustafanë e bëri Much,
aty nja dhjetë vjet më parë,
kur s’të pëlqen një emër turk,
kjo nuk të bën një tradhëtar!.

Mendoi se Much-si në Angli,
hap horizonte të mëdha,
po emër kishte bërë Ai,
edhe kur quhej Mustafa!.

Them-Muchi është i talentuar,
dhe rrotull kot nuk vjen këtu,
besoj se ende s’është harruar,
një emision me Dezhavu!.

Po emisionet s’bëjnë punë,
me përjashtimin e disave,
ndaj historisë ju fut me dhunë,
edhe Vojsavën nxori sllave!.

Po kjo nuk qe kataklizmo,
as fund’ i Botës kurrsesi,
po Muchi-kur zbuloi këto,
me sllavët ra në dashuri!

Është tretur Mustafai i vjetër,
Muchi i ri tani shkëlqen,
shkëlqen me emisionin tjetër,
me “provokacie” po shpërthen!.

Ndoshta ai mund të ketë thënë,
pse emër sllav zgjodhi sërish,
e zgjodhi vetë-a ja kanë dhënë,
po s’na e tha-nuk mund ta dish!.

E pastroi emrin nga turqizma,
edhe i dha tingull anglez,
pastaj na ngopi me sllavizma,
thjesht për të ngjallur interes!.

Disa rilindas të mëdhenj,
gjuhën e Nënës e pastruan,
njëqind e njëzet vjet më pas,
Muchi me shokë e sakatuan!.

Pse “provokacia”-more Muchi,
dhe nuk i thua provokim,
a s’e di ti që ka dëshmorë,
kjo shqipja e Atdheut tim?!.

Rrugën e gjuhës gjetëm shtruar,
shumë e vështirë të shkasi këmba,
po s’mund të mbetet pa u shpuar,
kur Muchi mbjell e nuk pret gjëmba!.

Gjithë dituritë rrinë në hije,
kur injoranca triumfon,
o Muchi-ti shumë mirë e dije,
se “provokacia” provokon!

Arben Duka

February 26, 2018 11:09
Komento

15 Komente

  1. vjola February 26, 11:20

    Te lumte

    te lumte

    Reply to this comment
  2. ann February 26, 12:37

    Je i sakte dhe i vertete.

    Reply to this comment
  3. N.V. February 26, 12:57

    Mire ja ke bere, ketij Snobi, o Arben!…
    Do qe te duket modern me pahir!…
    Ky Mucua yne duhet derguar ca muaj andej nga Peqini , apo nga Skrapari, jo per rafting, por te beje dru ne pyll…!
    Ua bente mire Xhaxhi ketyre tipave, i dergonte ne pune fizike te shterngonin vidat!…
    Muco ti e Muco une, o Muco na hengesh Mune…!
    Ne SHBA, ketyre recidivisteve, thone se i cojne ca muaj te pastrojne bajgat e lopeve, ose shurren e Derrave!…Deri sa tu vijne prape bletet ne Koshere!…
    Pale, pale,
    la vet te kuptohej , apo thone Gojet e Liga, se ky Mucua eshte dhe ashtu….!
    Si i themi ne ne Shqiperi, Homo apo Beqir?!…

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN February 26, 15:05

      dhe mire qe jam une ‘volgare’

      ju i thoni enver,pa asnje dyshim qe gjithe beqirat jane enferriste !!

      Reply to this comment
      • N. February 26, 15:38

        Akoma me enferrin ti?…..
        Vete nga vete dhe tek enferri te mbajne frenat…!
        Po flasim per Much-in, o Korbeckëëëë!…
        Koceeee, kije mendjen në mësim!…

        Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 26, 13:08

    beno dhe ti nuk je më i mirë se muçi!!
    ai është dashuru me sërbin ti nuk e hap gojën për gërkun!!
    jeni e njëjta çorbë beno!e njëjta çorbë!!
    kot si thonë shan muti të dhjerët!!

    Reply to this comment
  5. Loreta February 26, 13:23

    Ia the mo Arben, po kujt ia the?! Se mos eshte vetem Muchi. Sa te ashtuquajtur gazetare ka qe perdorin fjale te huaja qe te duken me kulture? Dhe gjeja me e shemtuar akoma qe ato fjale i lakojne dhe i zgjedhojne ne shqip…Po perkthimet qe me fal, te bejne per te vjelle? Kam bindjen qe po te hapen varret e Rilindasve do t’i gjejne permbys nga sikleti.

    Reply to this comment
  6. Laver February 26, 13:45

    Shume drejt Arben:provokacia provokon. Mu… Ci i etur si kurvat,per te qene ne qender te vemendjes .Kjo eshte me e pakta. Dhe nuk eshte vetem. Eshte e nevojshme njje Kar-thasis i fort,dhe i madh qe ta ndjej mire.

    Reply to this comment
  7. Ramadani(Albani) February 26, 14:05

    Rrofshe o burre!
    Paçe jete te gjate o poet!
    Po na mban gjalle me poezite e tua larg atdheut qe na e dogjen dhe shkaterruan udebashet turkishak tropojan e shkodran se bashku me jevgjitet e Vlores dhe te Kavajes.

    Reply to this comment
  8. MH February 26, 19:14

    Ne gazeten Dita vetem dy vete njohe qe me krijone pershtypje mbi pershkrimin e rrealitetit vertetesisht.Nji asht Ekselenci Viktor Malaj dhe i dyti ne rradhe komentit ne te shkruar por perseri i pari Arben Duka per krahe te parit Viktor Malaj.
    Ju gezofshi me sa me mire e bukuri jeten qe keni para.Se me penden tuajen na hiqni merzi e strese duke na ba te gezuem.
    Faleminderit.

    Reply to this comment
  9. Ohoooo February 26, 20:51

    Z.Duka mos I ver faj Much-it ,se ka hyp vetja ne qef ,
    Asht bo I madh ,konkuron me.Shkullakun,,,,e shume plera te tjere por ma.do mendja se ti nuk e di nga kane zbritur keta ,,,,,,,
    Aty ku kane lind e jane rrit keta.specie te vecanta lajme per here te pare kane pare ne vitet 1991,,,,,,,,
    Keta jane.ca koketrashe te shpifur ,,

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit February 26, 22:58

    me mire ta quante Provokacaqis

    Reply to this comment
  11. info analitike February 27, 11:42

    Hahhaha o Zot! Tani kapen me Mucin. Po mire more shoke, se shume prej jush ketu jane filoqylsa te kohes se kumandarit, po edhe arsyen se pse Muci ka zgjedhur “provokacja” ne vend te “provokim” nuk e kuptoni! Po nuk ju shkon ne mend se e gjitha behet per ti dhene emfaze ashtu sic ndodhi me reagimin serb ndaj shqiptareve duke bertitur “provokacja”. Po amani more shoke se na jeni bere me keq se kopeshti pa dreke ketu me bejtexhiun.

    Reply to this comment
  12. Kris 1 February 27, 12:25

    Sa te jete Saliu ka pune Bedriu,Beni dhe Mero Bishtqeni.Mucias na e rregullon e as na e prish gjizen

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*