Pse qeveri-opozitë i marrin në mbrojtje të akuzuarit për korrupsion?

February 9, 2019 19:52

Pse qeveri-opozitë i marrin në mbrojtje të akuzuarit për korrupsion?

Nё teori tё gjithё politikanёt i japin mbёshtetje me zё tё lartё luftёs ndaj korrupsionit, por duket se kemi tё bёjmё mё shumё me njё lloj retorike.

Këtë ve në dukje Zëri i Amerikës gjatë një interviste me presidentin Ilir Meta.

“Po tё shohim reagimin e qeverisё ndaj rasteve qё ka nxjerrё nё pah media pёr korrupsionin, kemi vёnё re njё lloj shfajёsimi ose deri diku njё lloj marrje nё mbrojtje tё personave qё janё tё akuzuar. Po tё njёjtёn gjё vumё re pardje me opozitёn. Nё njё pёrplasje qё pati me ministren e drejtёsisё, pasi ministria e drejtёsisё arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona qё kanё qenё zyrtarё tё LSI-sё mё parё pёr disa shkelje nё kёtё ministri, kryetarja e LSI-sё goditi ministren e drejtёsisё dhe i mori nё mbrojtje kёta njerёz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrё emrin e ministres sё drejtёsisё, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kёshtu u shpreh. Si iu duken ju kёto komente? A janё kёto sinjale tё qarta qё politikanёt duhet tё nxjerrin, ndёrkohё qё vendi ka njё problem serioz me korrupsionin?” – pyet gazetari

Ja përgjigja e Metës:

Ilir Meta: Problemi padyshim qё ёshtё mjaft serioz pёrderisa, e theksoj edhe njё herё, Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerёsimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundёrta. Nё kuadёr tё reformёs nё drejtёsi duhet tё kishte njё frenim, duhet tё kishte njё kujdes mё tё madh nё respektimin e ligjit dhe tё Kushtetutёs, duhet tё kishte njё reagim mё tё shpejtё ndaj rasteve tё qarta dhe ndaj rasteve publike. Unё pёrshёndes çdo procedim, qё bёhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste tё tilla si ajo qё ka ndodhur nё ministrinё e drejtёsisё ditёt e fundit sipas kёtij varianti qё ju po shprehni.

Megjithatё ka disa çёshtje qё janё shumё madhore, sepse çёshtje tё tilla padyshim qё ka dhe do tё ketё. Sepse çdo ditё ka prokurime dhe mund tё ketё edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku ёshtё e rёndёsishme tё pёrqёndrohemi mё shumё pёr tё vendosur vёrtet besimin nё funksionimin e shtetit, nё sundimin e ligjit.

Mё konkretisht, unё do tё theksoja faktin skandaloz tё shkeljes sё Kushtetutёs lidhur me dhёnien fuqi prapavepruese pёr shpёrndarjen e dividentit pёr tё kaluarёn, i cili sjell implikime tё mёdha dhe mund tё sjellё edhe pasoja tё mёdha nё tё ardhmen nё dёm tё interesit publik dhe nё dёm tё funksionimit normal tё rendit juridik dhe kushtetues nё njё shtet tё sё drejtёs. Apo edhe rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent.

Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak.

Intervista e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

k.a. / dita

February 9, 2019 19:52
Komento

5 Komente

  1. Zef Kastriot Gjergj Shpatari February 9, 19:54

    Profil i plotë, për “qentë” e politikës shqiptare, që pas orgjive të përbashkëta natën, flasin ditën, për krevatët, jorganët, brekët dhe pleshtat e njëri-tjetrit

    Prej 24 orësh, horrat e “lagjeve” PD, PS, LSI, kanë nisur me njeri-tjetrin, lojën luftash me krevatë, jorganë e pleshta, zhvilluar nëpër qendra qytetesh, ku sa ikën njeri, shkon tjetri, duke u bërë lolo, edhe para atyre grupeve, që vazhdojnë i ndjekin, pas asaj, që bënë atë… që nuk thuhet.

    Nëse kërkon një kopje të plotë e të saktë, për të portretizuar, moralin e qelbur të politikanëve shqiptarë, mjafton t’i bësh personazh të poemës satirike “PLESHTI”, të Dritëro Agollit, dhe kupton, se PD, PS e LSI janë krevati i orgjisë së përbashskët, ndërsa Berisha, Metaj, Basha, Kryemadhi janë pleshtat e një një dysheku e jorgani që flenë, zgjohen, luajnë, përdridhen e kacafyten, por përsëri përqafohen, martohen, pllenohen e shumohen me njëri-tjetrin

    Pjesë nga poema Satirike “PLESHTI” e Dritëro Agollit

    Pleshti me xixëllonjën, ra në dashuri

    Pleshti xhuxh dhe i zi.

    Dhe filloi akoma të ligej,

    Dhe filloi akoma të nxihej.

    I ati e shihte dhe bëhej vrer:

    Pse djalit shëndeti s’i merr?

    Një natë i tha ngadalë në vesh:

    – Ç’të dhemb, o djali im plesht?

    Nuk fliste pleshti-bir,

    Nga xhami bënte sehir….

    Bënte sehir, xixëllonjën e bukur,

    Dhe pleshti-baba, shkoi, në dyzet shtëpi,

    Im bir ka rënë me xixëllonjën në dashuri,

    Të mblidhemi, të bëjmë kuvend,

    Im bir për nuse, po mbetet pa mend

    Dhe dolën nga vrima, postiqe e tesha

    Treqind pleshta e pleshtesha

    Dhe thanë: – O ti, më i miri i pleshtave,

    Do shkojmë, ta gjejmë nusen, vreshtave.

    Ne, mblesët-pleshta, s’të lëmë të vuash

    Mjaft që nuse të duash.

    Ku gjen ajo një djalë, si ti topolak,

    Që hidhet, hop në prag

    Ku gjen ajo një burrë, kaq namusqar,

    Akrobat, kërcimtar!

    Ku gjen ajo një burrë, që di kaq valle,

    Që ka fituar në tri festivale,

    Që ka marrë Tri herë çmimin e parë!…

    Dhe u nisën në vreshta

    Treqind mblesë-pleshta!

    Hopa, hopa, në driza, në shqopa!

    Hopa, hopa , në brazda, në gropa,

    Në sheshe, në vreshta

    Treqind mblesë-pleshta!

    Merrja këngës o pesht, mos hesht!

    Të hapet kënga pleshtore

    Në lugje, bregore, këndoni:

    “Ne jemi pleshta, ne s’kemi eshtra…

    Reply to this comment
  2. Arben February 9, 20:02

    Nje pyetje e veshtire qe merr ne mbrojtje te akuzuarit dhe politikanet njekohesisht.

    Reply to this comment
  3. bart72 February 9, 20:33

    I kan te gjitha numrat nipi i Spiro Kolekes pse si fut ne burg Po eshte dhe vet i lyer me m………..

    Reply to this comment
  4. MH February 10, 01:01

    I marrin ne mbrojte te akuzuarit per korrupsion sepse jane vet te korruptuar.Duke mbrojtur te korruptuarit mbrojne vetveten.Po te ishni te sigurte se nuk iu digjet bitha nuk do i marrin kurre ne mbrojtje.
    Nese vertet vettingu i rreformes do beje korrekt pune te ndershme.Keto pelivan mbrojtesish do ia fusin njeri tjetrit me stilin pyka shtyn pyken dhe cdo njeri me motivin larg bithes time.

    Reply to this comment
  5. SHQIPTAR i NDERSHÈM February 10, 02:36

    Janë HAJDUTÈ Dobiça gjithë Politikanët e ktyre 28 Viteve ! PROSTITUTAT e Politikës e trajtojnë SHQIPËRINÈ si ÇIFLIGUN e tyre dhe bëjnë çtë duan !!! ZOTI i Ndëshkoftë si Mos më KEQ këta KEQDASHËS dhe ANTISHQIPTARË të fëlliqur , që e kanè katandisur SHQIPËRINË KEQ e mè KEQ !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR qofshi DOBIÇA dhe PROSTITUTA HAJDUTÈ dhe PLAÇKITËS të PËSHTIRÈ dhe të URRYER .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*