Pse qeveritë e Ballkanit dëmtojnë ambientin për HEC-et

March 8, 2019 17:30

Pse qeveritë e Ballkanit dëmtojnë ambientin për HEC-et

Në Parlamentin Evropian u mblodhën për të kërkuar mbështetje për mbrojtjen e lumenjve aktivistë nga i gjithë Ballkani. Në mbështetje të grupit të së Majtës Evropiane dhe të së Gjelbrës Nordike në Parlamentin Evropian, të enjten (07.03) në Bruksel u mblodhën për të kërkuar mbështetje për agjendën e tyre aktivistë për mbrojtjen e lumenjve nga i gjithë Ballkani.

Personazhe të filmave dokumentarë dhe reportazheve televizive që kanë mbuluar rezistencën popullore kundër HEC-eve nga i tërë Ballkani u bashkuan në një sallë të Parlamentit Evropian. Këtu përfaqësuesit e komuniteteve dhe gazetarët bënin foto së bashku dhe këmbenin përvojat e tyre në ndaljen e HEC-eve në vendet e veta.

Maida Bilali qëndronte pranë flamurit shqiptar me pankartën e saj nga Bosnja, ku shihej mbishkrimi i vendlindjes së vet Krusica, fshati ku banorët e ndalën ndërtimin e hidrocentralit me trupat e tyre. Bilali me bashkëvendaset e veta e bllokuan rrugën për në pikën e ndërtimit 505 ditë me radhë, 24 orë në ditë. Në këtë mënyrë ato kishin ndalur ndërtimin e HEC-eve ne fahstin e tyre. Mirëpo tregon Maida “beteja nuk ka përfunduar, pasi ende nuk është tërhequr kontrata e koncesionit”.

“Këtu kemi pasur një takim të rëndësishëm me Komisionin Evropian, ku kemi përcjellë rëndësinë e ruajtjes se resurseve natyrore, pasi vizioni im është që këtë pasuri ta ruaj për gjeneratat e ardhme”, thotë ajo për DW .

Në Bruksel është edhe guida turistike dhe aktivisti ekologjik nga Shqipëria Alben Kola, i cili me vete kishte posterin ikonik të protestës së fundit në Kosovë kundër ndërtimit të HEC-eve ne shtratin e lumit Lumbradh të Pejës. Posteri me grusht të mbyllur, flamuri kuq e zi dhe simbolet boshnjake kishin mbuluar koridorin e Parlamentit Evropian. Në sallë u shfaq filmi dokumentar i Elton Baxhakut “Free Flow”, ku u shpjeguan detajisht shumë probleme që janë shkaktuar nga HEC-et dhe procesi i ndërtimit të tyre.

Pse qeveritë e Ballkanit ua japin burimet e veta të tjerëve

Pas filmit, eurodeputeti Thomas Waitz, nga të Gjelbrit e Austrisë tha se HEC-et sjellin përfitim për disa, por shkatërrojnë potencialin për zhvillim të turizmit për tërë zonën. “Pse për të ardhurat e një kompanie energjetike austriake duhet të shkatërrohet një vend?”, pyeti austriaku. “Si është e mundur që qeveritë e vendeve si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova janë të gatshme të shkatërrojnë vendin e tyre për llogari të të tjerëve? Është korrupsion”, tha Waitz.

“Është Dhoma Ekonomike e Austrisë, që është po lobon për këto hidrocentrale. Unë kam biseduar me disa ambasadorë të Austrisë dhe ata janë mjaft kritikë për këto praktika. Por është edhe qeveria që lobon për këto kompani, pasi kompanitë janë të afërta me partitë në pushtet”, tha ai.

Në pyetjen nëse hidrocentralet mund të ndalen dhe a ka shpresë, Waitz tha se “disa nga ato janë ndalur”.

Kush i financon HEC-et

Igor Vejnoviq nga Bankwatch, një OJQ ndërkombëtare ka hulumtuar se kush i financon këto hidrocentrale dhe se kush përfiton prej tyre në Ballkan. Për ndryshim prej Evropës Perëndimore ku kompanitë shtetërore apo lokale i kanë ndërtuar hidrocentralet, në Ballkan të gjitha projektet janë të bëra nga kompanitë e huaja.

Ai tregoi më tej se institucionet e BE-së duhen bërë përgjegjëse për financimin e hidrocentraleve në Balkan. Ai veçoi Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankën Evropiane për Investime si banka publike, të cilat shpesh i financojnë këto projekte përmes bankave lokale si Unikredit nga Italia dhe Erste nga Austria.

Nga ana e tij Besar Likmeta, tregoi përvojat e tij si gazetar që ka mbuluar çështjet e lidhura me HEC-et. Ai tregoi se në Shqipëri opinioni publik është plotësisht kundër HEC-eve, mirëpo te to vazhdohet të investohet, dhe arsye kryesore janë paratë. Për të vënë vulën se hidrocentralet nuk kanë të bëjnë fare me të Gjelbrën dhe mbrojtjen e ambjentit, përfaqësuesja e ëF, Adria Irma Popovic-Dujmovic, tha: “Këto nuk janë projekte të gjelbra dhe nuk duhet të financohen”.

Në debat u kyçën edhe raportuesi për Shqipërisë nga Parlamenti Evropian, Ivan Jakovcic dhe Eduard Kukan nga EPP.(DW)

March 8, 2019 17:30
Komento

3 Komente

  1. intelektuali March 8, 20:31

    HEC-ET NE BALLKAN JANE “KULCEDRA” TE LAKMISE SE MAFIES ME PUSHTET

    Prodhimi i energjise se HEC-eve shqyptare te ndertuar mbi perrenj te thate arrin sa japi energji elektrike ne vit te shumten nje fashti te humbur ne Bjeshket e Nemuna qe po t’i llogaritesh te gjitha HECE-et e vogla te dhena me koncesion ne Shqypni te llogaritura sebashku nuk arrijne prodhim me teper se 1/10 Gigavatore ne vit, ne Ballkan HEC-et qe po ndertohen ne te njejten menyre allogjike dhe mafioze duke shkaterruar natyren nuk japin prodhim energjie elektrike ne rrjet me shume se 1 Gigavatore ne vit kur bie shi noramlisht gjate vitit, nderkohe qe prodhimi i enerigjise elektrike ne BE arrin vleften mbi 3 milion Gigavatore ne vit, ja ku e eshte nje studim i kryer ne kete fushe:

    https://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Electricity_production,_consumption_and_market_overview

    prandaj:

    A e kuptojne njerezit e zakonshem se cfare KRIMI makaber po i behet natures dhe mjedisit shqyptar nga lakmia per te nxjerre “dhjam nga pleshti”?

    Per kete arsye:

    HEC-ET NE BALLKAN JANE “KULCEDRA” TE LAKMISE SE MAFIES ME PUSHTET

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta March 8, 21:25

    Ne Ballkan nuk lejohen te ndertohen HEC-e sepse Ballkani dhe Shqiperia duhet ta marrin energjine elektrike nga Europa e cila dikton pastaj se cfar duhet te ndertoi Ballkani ;HEC-e apo TEC-e dhe ndodh si me TEC-in e Vlores qe na e beri paje Saliu me mendjen e tij te coroditur ,qe duhen edhe ca miliona te tjera qe te vihet ne pune !Po perse nuk u dashka te ndertohen HECE-e mbi lumenj?Uji sic ka rrjedhur do te rrjedhe ,neper te njejtin shtrat, ,bile pjesa e basenit sistemohet dhe ujrat disiplinohen dhe nuk demtojne ne kohe vershimesh,pervec kesai edhe vendi zbukurohet edhe shndrohet ne burim te ardhurash nepermjet te kultivimit te peshkut ,por edhe si zona turistike !Shikoni si mka ndryshuar lugina e Drinit , e Matit me dy Hidrocentra let qe u shiten per “nji cop buke ,duke i sjelle nji dem te rende e te pazevendesushem ekonomis se vendit nga qeverutare te pa pergjegjshem!

    Reply to this comment
    • intelektuali March 8, 23:11

      Orei ti Konti dru me pre nga balta e Myzeqese po nga i nxjerr keto deduksione budalli qe ben ne kete forum te nerum te gazetes DITA kur gjithe bota shkencore i cileson HEC-et si nje katastrofe mbi natyren dhe mjedisin dhe ti na tregon te kunderten si “Perralla me Mbret” me basene dallkauke enveriste apo komuniste per kultivimin e peshkut per te ushqyer popullaten? Ne radhe te pare keto HEC-e fjalla eshte per te vogla te ndertuara pa kurfare studimesh fisibiliteti mbi “perrenj te thate” qe prodhojne gjate periudhes se shirave PALO GJE energji dhe ASGJE gjate veres deri ne tetor dhe po te mbledhesh prodhimin total vjetor te tyre nuk perbejne as 1 % te konsumit te energjise elektrike

      SHQYPNIA ESHTE I VETMI SHTET NE BOTE ME PRODHIM 100% ENERGJIE ME HEC-E.

      Qe e ben vendin tone te varur nga importi gjate kohes se thatesires kur cmimi i enverigjise ka shkuar ne stratosfere. Prandaj duhet urgjentisht te ndertohen TEC-e sic ka ndodhur ne te gjitha vendet e tjera te rajonit per te mos shkuar me larg, pershembell ne Maqedoni prodhimi i enverigjise me TEC-e kap afro 60 % te prodhimit te pergjithshem dhe ky tregues eshte ne rritje ne favor te TEC-eve, pokeshtu edhe ne Greqi, Serbi, madje edhe ne Kosove. Shqypnia ka mbetur ne Kohen e Nuhut dhe nuk ja ka fajin BE dhe Europa si “ARMIK” i jashtem qe Shqypnia blen energji shumicen e kohes se vitit, por fajin e ka tek drejtimi dallkauk i sektorit te Energjetikes ne krye te sektorit Edvin Kaqoli ve nje Minister idiot si Gjiknuri, i cili e ka mendjen vetem per te vjedhur fonde publike, madje nuk njeh fare njesite e matjes te energjise elektrike dhe pastaj prit qe debilet qe te marrin vendime intelektuale per kete sektor kaq te rendesishem te ekonomise.

      Digat apo bentet e HEC-it shkaktojne nje katastrofe te vertete per pjesen e lumenjeve pas tyre, sepse frenojne rrjedhen natyrale te lumenjve dhe kur ka thatesira bllokojne totalisht rrjedhen e ujit pas diges duke e lene te vdekur gjithe floren dhe faunen per kilometra te tera dhe kjo tragjedi ekologjike eshte evidentuar ne shume raste, rasti me katastrofal eshte ai i Detit Aral ne Rusi ja cfare shkruan Wikipedia:

      “…Deti Aral është quajtur një nga fatkeqësitë më të këqija mjedisore të planetit”. Industria peshkimi dikur e begatë e rajonit është shkatërruar totalisht, duke sjellë papunësi dhe vështirësi ekonomike. Uji nga lumi i devijuar i Syr Darya përdoret për të ujitur rreth dy milion hektarë tokë bujqësore në Luginën e Ferghanës. Rajoni i Detit Aral është gjithashtu shumë i ndotur, me probleme serioze të shëndetit publik. UNESCO shtoi dokumentet historike në lidhje me zhvillimin e Detit Aral në kujtesën e saj të Regjistrit Botëror si një burim unik për të studiuar këtë tragjedi mjedisore nga brezat e ardheshem”.

      SI JANE DISIPLINUAR UJRAT E KASADES SE DRINIT KUR PERMBYTJET E SHKODRES DHE LEZHES JANE ULUR KEMBEKRYQ RAJON?

      pastaj:

      Fjala eshte per HEC-e te vogla te ndertuara sa “per t’u gjendur Lala ne pune” qe nuk i japin pothuaj kurgje sistemit tone energjetik dhe gjate periudhes se veres nderpresin totalisht prodhimin e tyre, nderkohe qe ndikimi ne mjedis eshte katastrofal, pse duhet te prishim natyren tone qe na ka falur Zoti me kaq bujari, vetem sepse ne krye te Shtetit dhe Sektorit te energjise jane debila dru me pre si puna jote pa asnje shkolle apo dipllome perendimore ne kete fushe?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*