Pse Ramize Gjebrea nuk ishte e “fejuara” e Nako S.

Vasfi Baruti February 24, 2015 13:00

Pse Ramize Gjebrea nuk ishte e “fejuara” e Nako S.

Vijon nga numri i kaluar

Gjebrea ëndërroi e projektoi shoqërinë pas Lufte, pa socializëm e diktaturë të proletariatit. Gjebrea shkroi e botoi dy të drejta natyrore të njeriut. Përse luftonte Ramizeja? Për “Një botë përparimtare ku e drejta si njeri do të respektohet” (Kushtrimi i Lirisë 1943: nr. 6-7) e askush nga të vetët në luftë e pas saj s’ka shkruar kurrë se “e drejta si njeri do të respektohet”, e Drejtë e adhurueshme për qindra milionë njerëz në shekuj, sot e të ardhmen dhe s’mund të gjendet e thënë aq fjalëpak e bukur në asnjë nga konventat e të drejtave të njeriut. Ditari i Gjebresë, i 13 shtatorit ’43, që vjen më pas, përfundon me dy rreshta ëndërrimtare të mëdha- se ç’do të kërkonin në të drejtën e tyre kuçiotet e tërbaçiotet e gjithë shqiptaret nesër në Shqipëri pa pushtues të huaj: “Me mundimet e sakrificat e tyre sot, do të kërkojnë nesër në Shqipërinë e Lirë Popullore, të Drejtën e Jetës së Lirë.” (Gruaja Shqiptare 1943: nr 8). Jeta e Lirë, liria e Jetës! Endërrimtare e madhe, Gjebrea! Dy të Drejta natyrore të njeriut – “E Drejta si njeri të respektohet” dhe “E Drejta e Jetës së Lirë”: Janë dy rreshta të vlera për një Marsh Lirie dhe autorësia e tyre mund të kërkohet në konstitucionalistë të njohur, në nobelistë, por ja që kanë autorësi ndërdijen Gjebrea 20-vjeçare. Kërkoi edhe: “Kur lirija do të fitohet […] gjeneratat e reja do të këndojnë të lirë.” dhe Gjebrea evokon lirinë e vërtetë, liritë e të drejtat e njeriut, paçka se pas ca muajsh do të bindej se fjala “liri” priste fytin nga dalin fjalët liri, të drejta, këngë dashurie. Kur rinia fitoi të Drejtën të këndojë e lirë e ç’të dojë! Një nga akuzat që i bëhej Gjebresë në gjyq ishte edhe: “Ke kënduar këngë dashurie” dhe ishte e vetmja akuzë që e pranoi me zë të lartë: “Po, kam kënduar këngë dashurie e vinin mirë.” Kur rinia shqiptare fitoi të drejtën të këndojë këngë dashurie? Nga ish-kuadër i rinisë, vartës i Gjebresë, Qemal Myrseli (më pas partiak i lartë) në kasetë-video (2002) vjen dhe detaji rinor (që vajzat s’e gëzuan për dekada): “… në kohë të lirë nxirrte pasqyrën e me buzëkuq u bën tualet të lehtë të buzëve, një krehje të lehtë flokëve, dhe Artemisi vetë, e Bukura e Dheut”. Me “konventën” e saj për të Drejtat e femrës e të njeriut e qartë fare se Gjebrea ishte shkurorëzuar me komunizmin sepse të drejtat që kërkonte e publikonte ishin në armiqësi me komunizmin e s’mund të bashkëjetonin me të, ndoshta edhe kësi të drejtash ishin në dosje tradhëtie të hapur nga Koçi X., shefi i inteligjencies në Parti dhe në dosjen tjetër të hapur nga Dushan M., shefi i inteligjencies në Ushtrinë partizane.

Buçitja është numri i parë (mars ’44) i revistës dhe më i miri në tërë revistat e Luftës, shkruar nga fillimi në fund nga Interesanti. Një paragraf nga shkrimi për 8 Marsin, i pabesueshëm por i vërtetë – një esse e epërme nga 20-vjeçarja Interesanti: “Gjendja e gruas në Shqipëri ka qënë e është e vajtueshme […] Femra jonë pa mbaruar ende së rrituri qe plakur, pa mbaruar së lozuri me lodra, qe martuar, pa mbaruar së qeni fëmijë, qe bërë nënë…”. Rreshtat rrëshqasin lirisht e rrjedha s’ndalet, çdo rresht ka energjinë e vet e ndiqet nga tjetri si ai, substanca e çdo rreshti me ndjesinë e gdhendjes si nga esseiste mjeshtre e fjalës. Në shpirt e zemër të Interesantit ishte dhe Gastone Poiré, në shkrimin e 8 Marsit: “Në Francë, partizania Poiré kapet nga gjermanët e pushkatohet. Ja letra që partizania i dërgon s’ëmës lamtumirë të fundit, ku shihet shpirti i sakrificës dhe dashuria ndaj Atdheut: “E dashur nënë, sonte është nata e fundit që jam në jetë. Po vdes kryelartë sepse mbroj nderin e Atdheut dhe të familjes. Shikoj se po vdes e re por s’mund të rroja ndryshe. Fjala Francë nuk është për mua një gjë e largët dhe e ftohtë, por e gjallë sikurse ti mëmë. Unë kujtoj Francën, qytetet dhe fshatrat, fushat e malet, popullin e heronjt dhe marr forca e gjallëri. MOS QAJ NËNË”.

Përzgjedhja e Poiré, rastësi? Me mesazh të qartë atdhedashurie për t’u dhënë zemër qindra partizanëve që dualën të përgjakur në trup e shpirt nga Operacioni i Dimrit dhe 200 partizanëve të tjerë që braktisën Brigadën (raport i Hito Çakos, 15 prill) e largohen pa lejë në shtëpitë e tyre dhe të kthejnë fytyrën nga Brigada. E çfarë note meriton Zala për essenë e femrës shqiptare! Në letrën e 22 shkurtit Interesanti i kërkon lejë Nakos për botimin e revistës e përgjigja vjen, jo drejtpërdrejt, me tri fjalë: Të mos botohet, amá pa kaluar dy javë, kur Gjebrea ishte atë botë, Xhako (Ramadan Xh.) i kërkon lejë Nakos për botimin e kësaj reviste dhe përgjigjia e tij: Dakord, botoje! Deti me dy standarde, një për të “fejuarën” dhe tjetri për persekutorin e saj!

Një kronikë nga fronti i Luftës me kapriçiot më të egra të natyrës e me sulmet më të tërbuara të armikut, janë pak rreshta të gdhendur me mjeshtëri e shkruara më këmbë për revistën e rinisë Kushtrimi i Lirisë (e pabotuar, Gjebrea ishte pushkatuar) dhe inkuizitorët ngrinin prita e leqe me shpifje për t’i marrë jetën se për “dashuri” kishte braktisur batalionin në Operacionin Armik të Dimrit. “… Nuk kam kohë as kondita që tu shkruaj gjatë me hollësi. Si do ta kuptoni edhe nga nga njollat e bojës, këtë letër po e shkruaj më këmbë, në një tufan bore që s’të lë të marrish frymë. Kemi dy javë që nuk na zenë këmbët dhé, duke luftuar e çarë rrethime, të zbathur e të zhveshur, me bukë e pa bukë. Por, megjithë këtë, të habitin trimëria e kurajua e të rinjve të batalionit që edhe në këtë gjendje të tmerrshme, jo vetëm nuk përkulen por bëjnë heroizma që nuk merren dot me mend.” Për më shumë, një faqe dokumenti i rishkruar pak ditë pas pushkatimit nga komandant Shefqet Peçi me firmën e komisarit Hysni Kapo, në një raport lufte të Brigadës, kjo faqe ditari nuk u botua kurrrë e as u citua ndonjëherë në historinë e Luftës Antifashiste, ngase njihej autorësia e dokumentit. Ditar lufte me përjetime të drejtpërdrejta për ç’ndodhi e ç’u panë sytë partizanëve të dy kompanive majë malit Beun, mbi Vuno të Himarës, e origjinali nga dora e Interesantit identifikohet saktësisht në letrën që Gjebrea i shkruante “Delegatit” Xhuglini, mbrëmjen e 22 shkurtit ’44. Raporti fillon me fjalinë: “Me këtë rast përshkruajmë një tablo ku pasqyrohen vuajtjet e partizanëve e morali i tyre i lartë (që s’dihet nëse është e autores apo e raportshkruesve): Prej 4 deri 10 shkurt [’44] dy kompani të batalionit të Tretë mbeten të rrethuara mbi brinjët e Vunoit, prej tre anëve nga gjermanët dhe në ana tjetër mali i mbuluar me borë. Partizanët në këtë sektor në mes borës në qiellin e hapur pa bukë e pa rroba qëndruan shtatë ditë të tëra. […] Një natë gjermanët e sulmojnë kompaninë në këtë gjendje që ishte. Partizanët tërhiqen që të gjithë drejt lartësisë së malit duke çarë borën që kalonte një metër, për të dalë në anën tjetër të malit, në Vranisht. Mbasi arritëm në pikën më të lartë, humbëm orientimin, me që tufani i borës filloi të binte më shumë. Kompanitë detyrohen të qëndrojnë në majë të malit për dy ditë rresht pa mundur të drejtohen në ndonjë kah. Pjesa më e dobët fizikisht u bë fli e egërsisë së natyrës dhe vdesin, ndërsa të tjerët shpëtuan kur erdhi ndihma e Kompanisë Dytë që i udhëhoqi për në Vranisht.” Dhe ç’notë do meritonte Interesanti për dy ditare lufte, nga shkolla e gazetarisë!

1  Në mbrëmjen e 22 shkurtit, ora 20 deri 21-20, Gjebrea shkruan dy letra të gjata pune: një për Qëndrorin Komunist të Rinisë, nënkuptuar Presidentin Nako S. dhe tjetra për Delegatin Xhuglini. Në letrën për Qëndrorin e Rinisë, Interesanti i drejtohet Presidentit me ton intolerant dhe duket se ka një arsye të fortë e diç i ka shkelur keq në kallo, apo ndoshta me shqisën e gjashtë nuhat se do të arrestohet, apo ndoshta për ashpërsim të konflikteve politike me Dushan M., apo të gjitha këto së bashku. Interesanti i drejtohet Presidentit me ton urdhërues: “Sidoqoftë shof të nevojshme mbledhjen e Komitetit Qëndror të Rinisë për të shqyrtuar situatën e tanishme të rinisë. Nëse nuk bëhet kjo atëherë unë dua të takohem me doemos. E kërkoj me insistim këtë dhe pres përgjigje. … Të fala Interesanti.” Kurse letra e Interesantit për Delegatin Xhuglini ka edhe dy nyje të forta. Së pari, mes reshtave Interesanti ka dhe dy radhë: “E kam parë vetë, pse kam qenë me ta gati 7-8 ditë në dëborë të paparë, pa ujë dhe pa bukë në majë të malit, gjatë tërheqjes”. E ç’arsye ka i “fejuari” Nako që le në letër refleksionin: “Kjo nuk mund të jetë kurrë e vërtetë, nuk e pranon as shkenca. D.”, pra i shprehur qartë se Interesanti “mashtron”, është “gënjeshtare” për ç’i shkruan Qëndrorit, dhe a ka poshtërim më të madh se ky i të “fejuarit” Nako për të “fejuarën” Gjebrea, apo qoftë dhe për një të panjohur! Ja e gjithë legjenda budallaqe 70-vjeçare e të “fejuarit” Nako me Gjebrenë, që mëtohet të mbahet gjallë sot e nesër nga pena të indoktrinuara prej legjendës! Në librin e shkruar për Ramize Gjebrenë, fjalia shtesë e letrës, “Kjo nuk mund të jetë kurrë e vërtetë, nuk e pranon as shkenca”, meqë ishte në letrën dërguar Delegatit Xhuglini, mendova se është shkrimi i saj vetë dhe bëja një refleksion të hidhur për të, por kohë më vonë fjalinë shtesë e ve në lupë dhe zbuloj se ajo ishte e tjetërkujt, ishte e Detit- Nako e sinqerisht i kërkoj ndjesë Nexhmije H. për keqkuptimin njerëzor. Së dyti, është po kjo letër e Interesantit për Delegatin, që në fund të saj ka shënimin e Detit: “Faqet 5 e 6 janë të prera në mes për arsye konspirative, pra ka emra. Deti” Në arkiva, më shumë në AQSH, janë parë aq shumë letra të viteve të Luftës të mbushur me emra të figurave kryesore të Luftës dhe nuk ka kurrë asnjë letër të jetë prerë pse ka emra, si kjo e cituara. Ligjet e mendimit japin një e vetëm një përfundim: Interesanti operon në frymë kritike me emra më të rëndësishëm, si ai i Dushan M. apo Miladin P., emra të tjerë të Qarkorit apo të udhëheqjes; pra tërë meraku i Detit për grisjen e dy faqeve të letrës së Interesantit ishte të mos lihej gjurmë në dokumente për emrat Dushan e Miladin, ndoshta dhe emrat Deti, Taras etj. Të vërtetën e emrave në faqet e grisura e di fare mirë vetëm Nexhmije H., por është hedhur në barrikadë: “Nuk e kam marrë këtë letër” (faqe 405)! E mbetet që letrën e Interesantit për Delegatin e merr Nako dhe e “mban” në fshehtësi nga Delegati, e fejuara e shefit të Partisë! Kjo s’mund të ndodhë kurrë, e ja Delegati e Deti, ashtu kokë më kokë, lexojnë letrën e Interesantit dhe Deti mes rreshtash hedh refleksione dhe për shkencën! Letra e Interesantit ka e një kërkesë të përvuajtshme që heq të zitë e ullirit: “Delegat, nëse ka mundësi më dërgoni ndonjë palë këpucë alpine nr. 36, pse kam mbetur keq dhe ndonjë palë ndërresa, pse morrat e të dpandërruarat e brendshme po më kolisin sëmundje. Ne kemi muaj të tërë që s’kemi marrëdhënie me qytetin që të mund të furnizohemi. Të përqafoj, Interesanti.”

Nga publicistika e Gjebresë vijnë e dy ditare për 10 e 13 shtator ‘43, e mirënjohja është për studiuesen Drita Siliqi nga Uashingtoni, dhe nga 28 shkurti i kaluar, ditaret janë në sirtarin e një gazetareje të gazetës më të madhe të vendit (A.J) por mesa shihet ditaret janë të pabotueshme! Organizatore e aksionit ishte Zala (Gjebrea) dhe përveçse vlerës publicistike si ditar, vlerë madhore kanë dy rreshtat e fundit të ditarit të 13 shtatorit, të cituara e më parë. Ditaret:

“10 shtator.

Dhjetë shtator 1943. Tre ditë mbas kapitullimit të Italisë, një grup partizanesh të Batalionit të Parë të Vlorës [….] ngjisin malin e Llogorasë të marrë municionin, armët dhe pozitën strategjike të lënë nga ushtria italiane, që ishte dorëzuar pa kushte. Pushkë, fishekë, bomba, mitroloza, veshmbathje, material i nevojshëm për Luftën Çlirimtare.

Patrullat partizane, që prej 14 orësh ruajnë pozitën nga ndonjë sulm i armikut gjerman, afrohen rreth fortesës dhe materialit luftarak. Atje presin prej ndonjë ore 60 gra të fshatit Tërbaç të Mesaplikut, që kanë ardhur për të ndihmuar partizanët në tërheqje e të zenë pozita më të sigurta. Aty nga ora 3-30 mbas mesnate, fshataret e Tërbaçit të ndihmuara nga partizanët, ngarkojnë arkat me municion në mushka, hedhin mbi supe dyfekët dhe marrin tërë gaz udhën e malit. Mushkat zbresin me ngadalë nga pesha e rëndë e labet që i ruajnë vështrojnë njëra-tjetrën kryenalta. Lanë shtëpi e fëmijë, vetë thirrën shoqe-shoqen dhe shkuan të ndihmojnë për punë e për luftë Ushtrinë t’onë dhe së bashku me të të ruanin vatrën nga mësymjet e hitlerianëve.

13 shtator.

13 shtator 1943. Në mes të rrugës që të shpie nga Kuçi në Sarandë duket një grumbull njerëzish: janë gra të Kuçit, i djegur e bërë hi për tre herë me radhë nga fashistët italianë. Kanë marrë lopatat e kazmat dhe po ndërtojnë udhën e prishur në shumë vende, për të bërë të kalueshme vargun e automobilave, pronë e Luftës Nacional Çlirimtare, që pret më përtej, ngarkuar me material luftarak e ushqimor.

Dielli përvëlon mbi kokat e punëtoreve, djersa u kullon çurk në fytyrën e zeshkët; po ato s’duan t’ia dinë, lëvizin me shpejtësi lopatat, rrëhmihin me kazma dhenë, mbushin gropat dhe hendekët e hapur n’udhë. Për dy ditë gratë e Kuçit punuan e gatitën rrugën, ecin tani karvan automobilat t’anë pa gjetur pengesë.

Dhe në fytyrat e vrazhda nga puna dhe mundimet që rënduan mbi kurrizin e këtyre fshatareve ndrit këtë radhë një rreze gëzimi e shprese. Ato i shërbyen luftës me krahët e djersën e tyre, ato ndihmuan partizanët për shpejtësinë e fitores, ato me mundimet e sakrificat e tyre sot, do të kërkojnë nesër në Shqipërinë e Lirë Popullore të Drejtën e jetës së Lirë.

Zala.” Revista Gruaja Shqiptare 1943: nr. 8

Gjyqi për dënimin e Gjebresë mbetet monstër dhe s’i gjendet i ngjashëm kudo e kurdoherë. Procesverbali i gjyqit partizan, përveçse është i censuruar, është vetëmse me përgjigjet e të akuzuarve Gjebrea e Zaho, pa asnjë pyetje për ta nga gjykatësit, një gjyq me përgjigje por pa pyetje. Ka manipulim të hatashëm për datën e gjyqit, që është e data e ekzekutimit. Vendimi i gjyqit ushtarak të Brigadës V-të për dënimin e Gjebresë mban dt. 25.2.44, siç shenjohet në dokumentin e Prokurorit të Gjykatës së Lartë Ushtarake, më 23.7.1946, që mbështetet në vendimin e gjyqit të Brigadës, kurse procesverbali i mbetur i gjyqit partizan mban tjetër datë, atë 4 mars ora 8-30. Thanas Nano, një komunist konservator amá objektiv, si ish-anëtar i Komitetit të Partisë të Qarkorit të Vlorës dëshmon me cilësinë e anëtarit të atij gjyqi politik e i pranishëm në gjyq (s’dihet saktësisht data e gjyqit politik të Partisë): “… Natyra e afrueshme e Gjebresë, por gjithnjë e sinqertë nxori në shesh shpifjen e kobshme se Ramizeja kishte hyrë në marrëdhënie intime me Zahon. Kjo shpifje u bazua nga dikush, në një fakt se ishte parë gjak në të mbathurat e Ramizesë, e kjo sipas autorit ishte e mjaftueshme për të mbështetur akuzën e pafaktuar. […] Unë e kam jetuar ngjarjen sepse isha i pranishëm në mbledhen e Komitetit [Qarkor të Partisë]. Ramizeja ndodhej në një dhomë tjetër e trishtuar dhe e shokuar nga akuza që i bëhej. Unë kisha një trishtim të thellë për ngjarjen dhe për vetë personin e Gjebresë të cilën e vlerësoja si për aftësitë dhe perspektivën që premtonte si kuadër i ardhshëm. Por në atmosferën e krijuar isha i pafuqishëm të veproja.… Ramizenë e goditnë me pushkë pas shpine kur ishte në ecje.…29 korrik 2002” (Kujtime për autorin, v.b). Dokumenta arkivore dhe histori të Brigadës V-të për ekzekutim njohin dt. 7 mars ’44, e cila është më e besueshme, kurse data 25 shkurt është gjetur për të mos i dhënë Gjebresë kënaqësinë që sfidoi gjyqin e hetuesinë për 12 ditë, komandën, shtabin, byronë politike të Qarkorit.

Vendimi i gjyqit për dënimin e Gjebresë me vdekje, dhe ndëshkimin e Zahos nuk është gjetur (fshihet diku), por në raportin që i dërgohej Qëndrorit komunist posaçërisht për gjyqin (7 mars) ka një motivim të “mëkatit” mortor të Gjebresë: “Tradhëtare e Partisë, braktisje e moralit proletar, tradhëtare e shokut të cilit i ka premtuar fejesën.”, edhe me përfundimin: “Ramizeja para gjyqit nuk është treguar e sinqertë dhe nuk ka bërë një fije pendimi.”- nuk pranoi asnjë nga akuzat mortore por dhe “dashnori” Zaho vendosmërisht mohoi dashurinë me Gjebrenë: “E kam dashuruar Ramizenë por nuk kam patur guxim t’i shpreh dashurinë”. Amá “dashnori” veshi e mantelin e prokurorit më të egër dhe e qëlloi “të dashurën” pa të drejtë me “shigjeta” të helmëta politike për Vaterlonë e disfatës në Operacionin e Dimrit e që kërkonin kokën e të “dashurës”.

Akuzat imorale, S. Lazri i quan sajime dhe partizanët nuk kishin parë e dëgjuar gjë për dashuritë e shthurura: “Më e vështirë për ata që gjykuan Zahon e Ramizenë ishte të gjenin një justifikim të pranuar të verdiktit […] Dhe u gjend një akuzë e një justifikim për “çështje morali”, që mund të pranohej nga partizanët të cilët s’kishin parë e dëgjuar gjë, por meqë e thotë komanda duhet të ketë ndodhur diçka me rëndësi, që na turpëron para popullit.” (Rikthimi i dhimbjes 2002:64). E i ndjeri harron ç’gjurmë le vetë në celuloid dhe ve maskë për të shkruar legjendën maskareshë të dashurisë- ai vetë paskish qënë dëshmitari (i rremë) i vetëm për dashurinë e Gjebresë për Zahon, ai vetë e kishte “nuhatur” dashurinë e Gjebresë në vargjet pafund që i recitonte Gjebrea Lazrit nga ferri i Dantes, apo se nuk e ndante nga goja emrin e Zahos, thua se Gjebrea të jetë kaq naïve të bisedojë kësi intimitete me një partizan aq pak të njohur për të, apo ishte dëshmitar i rrëfimeve të Zahos shokëve për dashuri-seksi me Gjebrenë në mal, dhe kësi legjende e shkruan të mbrojë shokët byroistë të idealit me të cilët kishte punuar një jetë, por t’i jepte jetë projektit Zhulieta e Romeo shqiptar dhe materie për romanin e mbesës. Në vitin e 70 të ekzekutimit, që përkoi me vitin 70 të çlirimit nga pushtuesit, pritej rivlerësim për Gjebrenë e të harrohej “kënga” e përndotur e dashurisë alla Zhulieta e Romeo, por që për “meritë” e këndoi emisioni Opinion, i regjistruar 28 shkurtin e kaluar e i transmetuar më 18 mars, dhjetë ditë larg ditës së ekzekutimit (7 mars) dhe erdhi e pabesueshme e vërtetë: emisioni në Opinion- You Tube, 15 prill 2014, me emër “Një histori e trishtë dashurieriformatohej ndryshe nga emisioni i 18 marsit por edhe me autocensura (debati im me D. Çuli). I vetëm “fakt” dashurie citonte bashkëbiseduesi nga një “letër” e Gjebresë që shkruan për Zaho: “S’më kanë parë sytë djalë si ky” dhe ja, bëhen diskutime marroke për citimin, por letra është fantaste që në librin nga është marrë nuk ka numrin e fondit arkivor e as numrin e dosjes ku ishte “letra”. Në 15 minutat e fundit në emision apo në You Tube jepen me zë e figurë (faksimile) katër dokumente arkivore të gjyqit që denoncojnë “dashurinë” Gjebrea-Zaho dhe vjen e pabesueshmja: nuk u bë asnjë dhe asnjë do të thotë asnjë diskutim e kritikë për akuzat e katër dokumenteve dhe si përfundim emisioni Opinion ngriti një momerial nderimi për gjyqin politik më të tmerrshmin në Luftë, për persekutorët dhe vendimin e atij gjyqi mafioz.

 

Numrin e ardhshëm, pjesa e fundit:

-Denoncuesit e gjyqit me skenar të Mugoshës

-Pse jugosllavi firmosi vendimin e pushkatimit për Ramizenë

-Rrëfimi i përlotur i Thanas Gjiknurit

-Loja me pafajësinë dhe harresën

Vasfi Baruti February 24, 2015 13:00
Komento

16 Komente

  1. 21 February 24, 14:35

    Keto shkrime te Vampir Barutit duken si analiza te nje hetuesi qe me cdo menyre do te nxjerre perfundimin qe lufta LNCL ka qene e rreme,ku sipas mikroskopit tij nuk mungonin orgjirat dhe deri vrasjet pas shpine dhe mbulimii i tyre pas clirimit.

    Ky vampir e ka futur mikroskopin e tij deri ne qelizen me te vogel pa kursyer ate qe thuhet privacia e personit per te cilen ky njeri duhet akuzuar.Ky po ofendon,mashtron dhe poshtron gjithe ate brez luftetaresh qe edhe pse kane ndodhur gjera te tilla nuk mund ta erresoje epopene e lavdishme TE LUFTES DYTE BOTERORE

    Ky mender Baruti eshte si perversi Fari Balliu qe me librin e tij per nexhmijen shkonte dikur ne Amerike dhe dilte ne fotografi kur kapte prej xhakete ndonje nenpunes te shtepise bardhe qe nuk dinte ku binte shqiperia gjithmone duke patur pas bythe ndonej elezbiber te mergates qyqeve.Fariu ishte gazetari i ZERIT POPULLIT dhe ky Baruti ishe mesues i MARKSIZEM LENINIZMIT.

    Shpreh dhe nje here keqardhjen per gazeten Diten qe ju hapsire ketyre njerezve psiqikish te te semure kunder atij fare komunizmi qe nuk u ndertua kurre dhe kunder nje plake rreth 100 vjecare qe eshte ne ditet e fundit te jetes ..Ky eshte kanibalizem..dhe kur keto behen per te mbuluar krimet e berishizmit quhen demone..djaj me fytyre njeriu…ne te semes shkofshit me nexhmijen dhe lirijen..e shkerdhen berishes

    Reply to this comment
  2. shqipja February 24, 14:51

    meruni me 25 vite shkaterime degjenerim e jo me 50 vite ndertim.

    Reply to this comment
  3. Asnjeanësi February 24, 15:17

    Bravo zoti Vasfi, po jepni nje kontribut te rendesishem, mos i vini veshin kermave te se kaluares. Ju uroj shendet e jete.

    Reply to this comment
    • Ami February 25, 14:10

      ti duhet te jesh si vsfiu ,,,mbeturine e kohes ,,,Turp si guxoni ju te shkaterroni historine ,zoti ju ndjefte amen

      Reply to this comment
  4. isi February 24, 15:29

    Te kete qene mesues autori i rradheve te mesiperme,qofte edhe marx-len.?!!! Mund te kete qene kapterr radio nderlidhje,qe i ka hedhur ato qe ka dashur te shkruaje ne kod,a ndonje i shkalluar gjys-analfabet si Mark-uk,qe ka zbrazur drute nga gomari,pa pyetur per sintakse,ortografi dhe leksik te gjuhes shqipe.Sot po e degjoj per here te pare emrin Vafsi Baruti,por redaksia e “Dites” duhet te jete me serioze,te pakten ne drejtshkrim!

    Reply to this comment
  5. "Horri i Bulevardit" February 24, 15:31

    Me Ramize Gjebrene eshte bere nje krim makaber.
    Per kete rast dhe te tjera raste si keto, duhet rishkruar historia.

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. February 24, 15:38

    Vasfi Barutlaguri,po dardellis gjerat qe kan ndidhe para 71,viteve.
    Po,ji vasfi llumi,ku ishit deri sot dhe ju po shkrujni gjerat qe i kemi dijte ore derzii!Po,Nexhmia po thot se pas zbardhjeve te rastit te ndodhur qe e vran me pa te drejt,ngase dikushi ka bere manipulim sic thot sali serbi per pasion,pra vrasja e saj po i shkon mir thenjes s’sali serbit krim ne pasion.Dhe,Nexhmie Hoxha thot se ajo pra RAMIZE GJEBREA,u reahabilitua dhe ju dha titulli HEROIN E POPUULLIT,me duket ne vitin 1946-47?Pra,nese dikushi beri vrasjen nga xhelozia dhe bukuria e saj qe kishte sipas thenjeve tua,pra po del se dikushi eshte hakmar,dhe mandej u zbulue dhe ju dha titulli i merituar.Po,ama te shkaravitish ti sot pas kaqe viteve,se ajo nuk paska qen me parime komuniste,kjo eshte nji rren dhe nji mashtrim i jota qe vec,po tregoni se ju te gjith paski qen antar te p.k.sh.ma von p.p.sh,vetem per tesren dhe per karieren qe ju te punoni neper institutet e marksizmit dhe leninizmit,dhe keni qen ne sherbim te hapur te pushtetit te atehershem,kurse pas shpine keni qen ne sherbimet e te hujve,kete po e tregon ti,dhe shoket tu si balliu,e saliu sekretar partie.Po,ku ta gjejm ne tani Ramizen dhe ta pyesim se a’ka qen komuniste apo fashiste?!!More ju bukpermbysur dhe te poshter qe per lek gje gruen e fmit i shitni,e jo ma shqiprin,ju jeni zorra e trash e kty populli,dhe ju qe i keni sherbyer ati sistemi nuk keni te drejt te folni fare mbyllne ate hale goj qe keni.

    Reply to this comment
  7. comment off February 24, 15:55

    Te me falin lexuesit e Dites por problemi kryesor me kete zotin Vajzi Baruti (hajde mbi mbi emer hajde baruti ?!) eshte se ky ka qene nje turbo-enverist qe ashtu si dhe kadareja po bejne nje kryqzate te pabesueshme gati cerek shekullore.Nqs do kishin kaluar keq ne kohen e enverit hajde se po heshtim. por si ky si dhe kadareje qe eshte gjenerali i vdekur i kesaj ushtrie kane ngrene buke lepurushi dhe kane bere pislliqe ne emer te enverit.Ndiqni nje pjese recensini te zotit Baruti per nje shkrim te Kadarese ne vitet 70 qe ishin nje mije here me enver se enveri:

    Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë. Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta.

    Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.
    Të njëjtin shembull na e jep figura e letrarit fashist Ernest Koliqi. Konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi të shfrytëzonte në veprën e tij reaksionare, një teori aq të shtrenjtë për modernizmin e sotëm, frojdizmin. Kështu në tregimet e tij, ai herë na paraqitet si një namuslli turkoshak, herë si një gagarelë evropjan.

    Dhe në përgjithsi është vështirë të gjendet një teori tjetër që t’u ketë shërbyer me aq zell si konservatorizmit ashtu edhe liberalizmit, sa frojdizmi. Esenca e tij konservatore – thirrje për kthim drejt barbarisë, nuk e pengon aspak, përkundrazi i ndjell akoma më shumë drejt tij dekadentët e të gjitha ngjyrave.
    Kjo aleancë e shenjtë midis konservatorizmit dhe liberalizmit është plotësisht e shpjegueshme po ta shikojmë problemin nga pikpamja marksiste. Në fund të fundit qëllimi i të dy palëve, konservatore dhe liberale është një; kthimi në botën e përmbysur, rifitimi i ‘parajsës së humbur’.

    Ndërsa sulen me tërbim për të shkallmuar spirancën që e lidh njeriun dhe artin e tij me shoqërinë dhe komunitetin njerzor, dekadentët nuk harrojnë për asnjë cast të sulmojnë spirancën tjetër, atë që e mban njeriun dhe artin e tij të lidhur me popullin e vet, me kombin dhe karakterin kombëtar. Ata godasin me tërbim këto dy spiranca, sepse e dinë që me shkallmimin e tyre vlerat shpirtërore do të mbeten në mëshirën e errësirës dhe dallgëve të tërbuara të reaksionit botëror.
    Nuk është e rastit që pseudoshkrimtari dhe armiku i partisë Fadil Paçrami i linte të mbushura pseudodramat e tij me hije dhe jo me njerëz. Nuk është e rastit që ai bashkë me Todi Lubonjën ishin kundërshtarë të tërbuar të karakterit kombëtar në artet tona. Në poezi, F. Paçrami urrente figurën e baballarëve, në skulpturë figurën e nënës, në prozë përbuzte plakat shamizeza. Ai tmerrohej nga figura e Skëndërbeut me keq se një pasha turk. Pra, ai nuk duronte dot asgjë që kishte lidhje me themelet e popullit dhe të kombit. Nga kjo pikpamje ai të kujtonte ata pseudodijetarë të Ishullit të Laputëve, për të cilët Suifti tregon se kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga catia. Djathtizmi i T. Lubonjës e F. Paçramit, kozmopolitizmi, urrejtja për folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan dhe një herë se lufta e klasave në terrenin e letërsisë dhe të arteve është e gjallë dhe do të jetë e tillë për një kohë shumë të gjatë.

    Barut nxirrte Vafsiu per mesimet e xhaxhit…

    Reply to this comment
  8. Lleshi February 24, 20:23

    Po mire more njerez , po si mund t’i lejoje njeriu vetes te behet karagjoz ne moshe te pjekur ? Po si shkoi per lesh nocioni i “nderit” , per njeriun ?
    Ky Vasfiu i vaftisur , qe na ben lloj hamendjesh , shpifjesh dhe genjeshtrash , nuk i vjen turp fare qe e poshteron per se vdekuri heroinen 20 vjecare !

    O Vasfiii , nuk te ushqen gjaku i Ramizese se ishte gjak per Atdheun ai dhe jo per Atdheshites si ti !

    Reply to this comment
  9. Vedashi February 24, 21:52

    – “Enverista nuk ka më”! – Bërtiti njëri. “Ka!
    – Si s’paska”? – Ulëriti tjetëri.
    – “Cilët na qenkane enveristë? Sahanlëpirësitë e ish Enveristeve Super-besnikë e të plotfuqishëm? Sahanlepiresitë e atyre qe përbënin Kurorën Perandorake te Sundimtarit Enver? Vetë ky sundues u preu kokat njeri pas tjeterve Enveristeve te vertete plot-perplote gjoksin me dekorata. Vete Enveri me urrejtje sublime i varrosi te gjelle te gjithe enveristet e merituar. A je dakored me mua qe s’ka me enverista, por vetem pseudo-enverista qe lepijnesahane te kallaisura? – Perfundoi sqarimin tjeter

    Reply to this comment
    • Vedashi February 24, 22:02

      Enver Hoxha ishte nje poliagjent shume i rafinuar, i pergatitur ne shkollen e spiunazhit teper sekret nderkombetar me mision per shpronsimin e shqiptareve, per te zbatuar formulen e Marksit qe “te papronet s’kane Atdhe”. Damkosi shqiptaret si te paprone dhe natyrisht pa Atdhe Socialist, dhe pa Atdhe Borgjez te mohuar qysh me mohimin e Partive deemokratike jo-komuniste-bolshevike. Edhe ato vpra qe u ngriten me djerse e me mend te masave prodhuese dhe drejtuese te ekonomise dhe fushave te kultures e superstruktures, palacotë qe la pas ERnveri, i shkatruan si vazhdim i politikes se Enverit :”Shpronsim dhe mohim te gjitheshkaje se “nuk duhet te rroje as Partia dhe as Shqiperiia pa Enverin ne krye.”

      Reply to this comment
  10. Lëmi Llukës February 24, 22:25

    Baruti është një llafazan kretin !
    Po , more , Vasfi e fendi , ata që e vranë Ramizenë , po ata e riabilituan atë pas Luftës !
    Si pushkatimi dhe reabilitimi i saj janë plotësisht të justifikuara .
    U pushkatua se rreaksioni thoshte se femrat partizane janë kurva .Ti Vasfi kretini nuk ta mundëson truri të abstragosh operacionin e dimrit 1944 !
    Në shtete të tjera , në luftra revolucionare femrat luftëtare mund të ngeleshin me barrë dhe shkonin e lindnin por kjo dramë ka ndodhur në vitin 1944 , në një Shqipëri krejt tjetër nga Shqipëria e sotme e prostitucionit dhe e homoseksualëve të mbrojtur me ligj .
    Ti Baruti je një provokator i ulët dhe njeri i lig , pa pikën e fisnikërisë e njerëzillëkut !
    Ramizea ishte e jona dhe mbetet heroina jonë edhe e vdekur ajo s’do vijë kurrë me ju , plehëra të Historisë !!

    Reply to this comment
  11. gjermani i fundit February 24, 23:11

    Nuk di kush ka lexuar per Zhan D’Ark, 18 vjecaren e Orleans
    Kisha ka kerkuar ndjese per dorezimin dhe gjykimin e saj.U shpall martire.Ketu behet fjale per nje drame 20 vjecaresh, padyshim e gabuar, padyshim nje krim, por nuk mund te arrihet shpejt ne perfundime cinike se Lufta ende PA mbaruar na ishte kthyer ne gjah brenda llojit.Lufta ne vetvete eshte faliment, ka falimentuar paqja dhe mirekuptimi, lufta eshte e rrepte. psh dezertoret i nenshtrohen gjyqit marcial, pushkatohen nga shoket e tyre.Po flitet per 20 vjecare, per te cilet gjynah te pretendosh hapa te pagabueshem. Nje tjeter autor i nderuar e perseriste per te disaten here qe Zaho cobani s’dinte si laheshin dhembet me furce, a thua se te predispozuar per partizanllek ishin aristokratet dhe jo cobanet dhe populli varfanjak.Kur lexon te tilla sofizma megjithate, mundet te mohosh disa gjera te marresh ne konsiderate edhe argumentat qe realisht qendrojne.

    Reply to this comment
  12. Ami February 25, 14:27

    NUK JA VLEN TE MERRESH ME ME KETE MBETURINE TE KOHES QE DO TE USHQEHET DUKE DEMIGRUAR NDERIN DHE GJAKUN E DESHMOREVE.
    ZAHO KOKA ISHTE NJE DJALE I BUKUR TRIM DHE VINTE NGA NJE FAMILJE E NDERUAR DHE E RESPEKTUAR NE GJITHE BREGUN ,,NUK ISHIN TE PASUR ,,POR ISHIN PUNETOR DHE TE NDERSHEM DHE NDIHMONIN GJITHE NJEREZIT QE KISHIN NEVOJE PER NDIHME.
    ASKUSH NUK MUND TA MOHOJE DASHURINE E RAMIZESE DHE ZAHOS ASKUSH.
    ATA QE ALUDOJNE SE ZAHUA E TRADHETOI RMIZENE GABOJNE RENDE ,,ZAHUA E DONTE AQ SHUME SA MOHOI DHE VETEN MBAS VDEKJES SE SAJ.NE KOHEN E GJYQIT AI MOHOI QE MIDIS TYRE KISHTE PAS NJE LIDHJE PER TA SHPETUAR NGA EGERRSIA E NJEREZVE QE ISHIN ZILIQRE PER DASHURINE E TYRE POR NUK JA DOLI DOT DHE PAS VJEKJES SE SAJ LUFTONTE DHE ME EGER DERISA DHA JETEN E TIJ DHE SHKOI PRANE SAJ.
    QE DASHURIA E TYRE ISHTE E VERTETE DHE SHUME E QARTE E DESHMOJNE PERVEC SHUME FAKTESH DHE VIZITAT E FAMILJES SE RAMIZESE NE FAMILJEN E ZAHOS KETO VIZITA VAZHDUAN DHE PAS VDEKJES SE SAJ.FMILJET E TYRE E RESPEKTONIN DHE DONIN NJERI TJETRIN.

    PER HER TE FUNDIT PO THEM ,,MOS MERRNI ME ME THASHETHEME BAZOHUNI NE FAKTE DHE NE DESHMI TE NJEREZVE QE KANE JETUAR NE ATE KOHE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*