Pse Reali merr më të mirët? Numri 430 i shpjegon të gjitha

September 10, 2018 22:23

Pse Reali merr më të mirët? Numri 430 i shpjegon të gjitha

 

430 milionë euro! Kjo është shuma marramendëse që Real Madrid ka shpenzuar vetëm për të shlyer rrogat e klubit në sezonin 2017-18, duke nisur nga i pari e deri te punonjësi më i fundit.

Një shumë kjo që përfaqëson jo pak por plot 57% të buxhetit total prej 751 milionë euro. Federata e Klubeve Europiane ECA e ka përcaktuar në 70% limitin e përqindjes që duhet të zënë rrogat në buxhetin total të klubit.

Barcelona e vitit 2016-17, (nuk është publikuar ende fatura financiare për sezonin 2017-18), kishte një shpenzim global prej 490 milionë euro për shlyerjen e pagave, që përbënte 69% të totalit të 708 milionë euro të buxhetit të klubit, duke rrezikuar limitin e caktuar nga ECA.

Real Madrid, edhe në këtë sezon ka menaxhuar që të reduktojë shumën e paguar për rrogat, në raport me totalin e buxhetit, duke zbritur atë nga 61% në 57%. Për të mësuar atë që ndodh te Barcelona duhet pritur ende deri në publikimin e raportit të fundit ekonomik nga ana e klubit katalanas. Real Madrid ndërkohë ka menaxhuar të rrisë ndjeshëm buxhetin në 751 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, por problemi qëndron te shpenzimet.

Ashtu sikurse është raportuar tashmë, vetëm në rroga për stafin e ekipit të parë, Madridi shpenzon 80 milionë në vit, me një rritje prej plot 135 milionë euro në vetëm 5 vitet e fundit. Një detyrim ky i Los Blancos për të mbajtur në shtëpinë e tyre yjet. Kështu, problemi nuk është më buxheti total, por kosto e tyre. Kështu, për shembull Madrid ka planifikuar një buxhet të ngjashëm me atë të sezonit të kaluar në 752 milionë euro, por shpenzimet parashikohen në 643 milionë euro.

l.h/ dita

September 10, 2018 22:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*