Pse Robert Plant nuk do që të riformojë “Led Zeppelin”

October 10, 2013 12:44

Pse Robert Plant nuk do që të riformojë “Led Zeppelin”

Ribashkimet janë një biznes i madh. Është thjesht një hamendësim i çmendur por koncertet që Rolling Stones ka bërë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ish anëtarët e “Led Zeppelin”.

The Stones kanë qenë larg për një kohë të gjatë, ama ata të gjithë janë rreth 70 vjeç dhe nëpër koncertet aktuale po këndojnë këngë të tre apo kater dekadave më përpara. Duke qenë se bileta shkon deri ne 600$ ata kanë fitime marramendse në një natë të vetme.

Diku, Jimmy Page dhe John Paul Jones mendojnë: “Kjo mund ishte e jona.”
“Led Zeppelin” në 2007 menduan për një  ribashkim. Koncerti u zhvillua  në arenën O2 në Londër me anëtarët, Jones dhe Robert Plant, ishte një sukses si artistikisht ashtu edhe komercialisht. Shfaqja vendosi një rekord për kërkesën e biletave, mbi 20 milionë fansa sipas Librit Gines të Rekordeve Botërore. Por ribashkimi më vonë provoi se ishte një dështim, kjo për vetë faktin se Plant nuk donte më të merrte pjesë pavarësisht nga ofertat që i erdhën nga turnetë e ndryshme të koncerteve në shifra deri në 200 milion $. Page dhe Jones madje filluan të bashkëpunonin me vokalistë të tjerë duke pritur momentin që Plant do të kthehej. Ndërkohë Plant po kujdesej më shumë për karrierën e tij. Ai mbajti një turne në vitin 2008 me kengëtaren Alison Krauss dhe producentin T Bone Burnett, me të cilin ai bëri dhe një album që doli fitues në çmimet Grammy “Raising Sand”.

Plant me siguri ka planet e tij. Quajeni, integritet, sens të përbashkët ose neveri. Këngëtari është i viteve 1970, ai tani ndodhet në listën e superstarëve të dytë dhe normalisht nuk është aq fitimprurës sa më parë. Por sigurisht që nuk mund ta mohojmë faktin se pavarësisht gjithshçkaje Plant nxjerr fitime të medha. Lind pyetja: Sa është paguar Plant që të bëjë gjithë këtë “qef”. Sipas të dhënave të qyteteve ai paguhet $125,000 një të dhjetën e fitimeve të mundshme n.q.s do të kishte qenë bashkë me Page dhe Jones. Sigurisht, Plant nuk ka nevojë për para. Dhe është qartësisht e dukshme se as nuk ja ndjen nevojën “Led Zappelin”.

October 10, 2013 12:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*