Pse rusët po e duan kaq shumë Stalinin?

April 20, 2019 16:31

Pse rusët po e duan kaq shumë Stalinin?

Diktatori sovjetik Jozef Stalin terrorizoi popullin e tij, por për herë të parë një sondazh thotë se shumica e rusëve e vlerëson atë. Qendra ‘Levada’ , anketoi rusët e moshës 18 vjeç e lart në 137 qytete gjatë muajit mars.

Rezultati: 51% e respektojnë, si dhe e admirojnë Stalinin. Në vitet 1930, terrori komunist i Stalinit përfshiu BRSS, dërgoi miliona  persona në kampet e punës.

Por fitorja sovjetike mbi Gjermaninë naziste është një burim i krenarisë kombëtare. Sondazhi ‘Levada’ ka dalë në konkluzionin se Stalini është më i vlerësuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit, një periudhë që e ka parë portretin e tij të rishfaqet në të gjithë Rusinë, shpesh me miratim zyrtar.

Statuja të reja të Stalinit janë ngritur në vende të ndryshme. Një gazetë ruse botoi lajmin me titull: “Stalini Superstar”.

Ju mund të blini kalendarët me portretin e Stalinit, magnete frigoriferi që kanë të stampuar fytyrën e tij dhe relikeve të tjera në dyqanet ruse.

Por, pse kjo lidhje dashurie ndaj një udhëheqësi që shkaktoi kaq shumë vuajtje? Shkencëtari politik Yekaterina Shulman ka theksuar tre faktorë të rëndësishëm në shoqërinë ruse, shkruan Top Channel.

Kalimi i kohës:  Sipas asaj, një prej tyre është kalimi i kohës

Propaganda shtetërore: Zonja Shulman tha “le të mos i mbyllim sytë përpara faktit se Stalini shihet si fitues në luftë dhe një udhëheqës i mençur dhe në thelb periudha sovjetike po shënohet si koha më e mirë”.

Ndjenjat anti-elite: “Kjo është pjesa më interesante”, tha Shulman. “Përmendja e Stalinit nuk ka të bëjë me individin, por ajo që ka mbetur në kujtesën popullore.  Ai  është parë si një simbol i disiplinës së hekurt dhe fjalës së fundit në betejën kundër burokratëve të lakmuar, të cilët sfidojnë çdo autoritet”.

Qëndrimet ruse ndaj Stalinit kanë ndryshuar gjatë dekadave.  Në jetën e tij ai adhurohej nga miliona qytetarë sovjetikë, ndërsa propaganda sovjetike e demonizoi  çdo disident si “agjent të huaj” dhe  “kryengritës”.

Në vitin 1956, pas vdekjes së Stalinit, erdhi një moment kur udhëheqësi komunist Nikita Hrushovi denoncoi kulturën dhe diktaturën e personalitetit të Stalinit, në një fjalim të fshehtë në Kongresin e 20-të të Partisë. Kjo çoi në një shkrirje të përkohshme të shtypjes politike, pasi mijëra të burgosur u liruan nga kampet e punës të Stalinit.

Por në dekadat vijuese autoritetet sovjetike mbuluan shkallën e vërtetë të krimeve të Stalinit. Disidenit Alexander Solzhenitsyn kronikoi regjimin e ashpër në kampet e Gulagut të Stalinit dhe u persekutua për të.

Ringjallja e “Heroit” të Stalinit

Shumë rusë u tronditën  kur  mësuan të vërtetën në fund të viteve 1980, kur ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov ngriti velin mbi stalinizmin, me politikën e tij “. Teprimet e Stalinizmit lënë gjurmë të thella në të gjithë Evropën Lindore, ku shumë njerëz ende e fyejnë atë për brutalitetin dhe intolerancën e kohës komuniste.

Sipas hulumtimit të Levada, në fillim të viteve 2000, opinioni rus ishte i balancuar në mes të atyre pro- dhe anti-Stalin. Në vitet 2008-2014 shumica e të anketuarve kishin një qëndrim neutral ndaj Stalinit. Por që nga viti 2015, në të gjitha grupmoshat, përqindja e atyre me mendime të favorshme për Stalinin është rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Sociologia Levada Karina Pipiya i tha BBC Russian: “Ka një rritje  ndaj nostalgjisë për periudhën sovjetike dhe Stalinit  si udhëheqës. Stalin shihet si figura kryesore që mundi fashizmin, i cili merr nderimet për fitore në Luftën e Madhe Patriotike. është një simbol i krenarisë kombëtare për të gjithë rusët, madje edhe për ata që kanë lindur në periudhën post sovjetike “.

Ky mendim pozitiv është rritur nga zhgënjimi aktual lidhur me politikën sociale dhe vështirësitë ekonomike”, tha ajo. Reforma e sistemit të pensioneve u zhvillua me  shumë kundërshtime dhe “shumë mendonin se shteti po neglizhonte përgjegjësitë e saj sociale”.

Rritja më e madhe e mbështetjes për Stalinin është grupi më i ri – ata të moshës 18-30 vjeçare. Perceptimi i tyre ndaj Stalinit bazohet në mit, ushqyer nga gjeneratat më të vjetra “, tha ajo.

 

b.b/dita

April 20, 2019 16:31
Komento

20 Komente

  1. ilir April 20, 17:10

    para-komentet dhe percaktimet – para se te beni publike intervisten si me siper, sic diktator, terrorizoi popullin e vet e tjera, bien ndesh me permbajtjen dhe konkluzionet e sondazhit te bere per qytetaret e moshes 18-30 vjec ne disa nga qytetet kryesore te Rusise. Nuk keni asnje infuence me keto opinione dhe percaktime qe ju ne vazhdimesi me kokfortesi dashakeqe dhe aspak te dobishme po baltosni reputacionin dhe kontributin e Stalinit te Madh. Ju shikoni vetem kontributin ne triumfin me sukses ndaj ushtrise se Hitlerit, por qellimshem ju nuk konsideroni se ky kontribut u arrit fale vecorive te shkelqyera te Sistemit Socialist Sovjetik te themeluar nga Lenini i Madh, dhe i vazhduar dhe i konsoliduar me sukses nga Stalini i Madh.
    Lavdi te Udheheqsve te medhenj te Popujve sovjetik, Lenin dhe Stalin !

    Reply to this comment
  2. demo April 20, 17:19

    Populli rus,ashtu si gjithe popujt sllave eshte popull shovinist.Ata nuk u pajtuan me leshimet e Leninit ne paqen e Brest-Lytovskit.Leshoi territoret e Polonise,Finlandes,Republikat Balltike,Pryssine Lindore.
    Te gjitha i mori Stalini ne fund te luftes II bot.

    Reply to this comment
  3. intelektuali April 20, 17:28

    STALINI ESHTE KILLERI VRASTAR ME I MADH NE BOTE PAS MAO CE DUNIT, PAS STALINIT VJEN HITLERI

    Stalini vrau dhe la te vdesin nga uria ne Rusi dhe Ukraine mbi 30 milione njerez te pafajshem duke i shpallur kulake sepse nuk deshen te dorezonin ne shtet drithin qe Stalini donte ta shiste ne Perendim per teknollogji te reja te zhvillimit industrial, nje pjese te vogel te tyre i dergoi ne Kampet e Punes “Gulag” qe ishin “mesonjtorja” e Hitlerit per Kampet e tij te Punes identike si te Stalinit.

    PER CFARE NOSTALGJIE BEHET FJALE

    Levadat e gazetes DITA jane si mashtruesit Gani Bobi nga Kosova, asgje te vertete nuk ka nga ajo qe shkruhet ne kete artikull totalisht fallco dhe genjeshter. Stalini eshte denuar me ligj nga Partia Bolshevike ne 1956 dhe cdo bust apo permendore e tij denohet sot si veper penale ne Rusi, ne Gjeorgji, vendlindjen e Stalinit fanatiket tentuan te rivendosin permendoren e tij dhe per kete arsye u shkarkuar Kryetari i Bashkise, le te tregoje gazeta DITA nje fotografi aktuale me bustin apo permendoren e Stalinit qe te bindi lexuesit e saj per vertetesine e fakteve te paraqitura. Edhe dicka tjeter:

    STALINI NUK ISHTE FITUES I LUFTES SE DYTE BOTERORE, POR ALEANCA ANTIFASHISTE PERENDIMORE

    Stalini perpara Luftes kishte lidhur mareveshjen Molotov-Ripentropp ne gusht 1939 me Hitlerin per ndarjen e Polonise dhe te Botes me pas, por Hitleri e prishi mareveshjen dhe e sulmoi Rusine duke mos llogaritur Dimrin Rus dhe aftesine per mbijetese te popullit rus ne kushte te veshtira.

    Kur gjermanet ishin para dyerve te Moskes ne dhjetor te 1941 Stalini piu vodke dhe u fsheh poshte krevatit tape topi, gjenerali Zhukov shkoi tek ai dhe i tha: “Dil ne radio dhe mba nje fjalim qe populli te vdese duke luftuar!” dhe e nxorri me shqelma dhe te shtyra Stalinin e dehur qe te mbante fjalimin famoz nderkohe qe Ushtria e Kuqe po bente paraden tek Sheshi i Kuq dhe nga parada ushtarake shkonte direkt ne frontin qe ishte disa kilometra larg. Ndihma e jashtezakonshme financiare dhe ushtarake amerikane si edhe qendresa heroike e popullit rus qe dha mbi 35 milione viktima ne kete lufte nga 61 milione gjithsej, bene te mundur kapitullimin e gjermaneve me 9 maj 1945.

    por:

    Stalini megjithese vrau te gjithe shoket e tij komuniste dhe gjeneralet me te afte si Enveri, kur gjermanet i kapen rob djalin e madh dhe kerkuan ta nderronin me nje gjeneral nazist tha:

    UNE NUK NDERROJ NJE USHTAR ME NJE GJENERAL

    Ne dallim nga pederasti yne, Enver Hoxha vrau me pabesi Mehmet shehun vetem sepse donte te siguronte familjen e tij.

    Reply to this comment
  4. Besniku April 20, 17:47

    Sipas nje studimi, nga dy amerikane, tek “konspiracion i madh kunder Rusise”, del qarte se periudha e viteve 30, ishte periudhe sh eveshtire nga pikpamja e konsolidimit te Pushtetit Sovietik, dhe bolsheviket, me ne krye Stalinin, arriten te triumfojne kunder gjithe botes kapitaliste.
    Vetem ne daje te forcimit te mardhenieve socialiste ne shoqeri dhe ekonomi,
    Stalini arriti te krijoje nje shtet te tille social,dhe te forte qe I vetem, kunder nazisteve por duke patur kunder dhe “ aleatet” e rastesishem, Angli e Amerike.
    Realisht, ne se Stalini nuk do te kishte avancuar dhe mundur Hitlerin deri ne kufijte e B.S. nuk do I dihej fati Anglise e Europes.
    Pra per ruset ai eshte figure e padiskutueshme qendrore, jo vetem ne fitoren kunder nazismit por dhe per zbatimin e mesimeve te Leninit, dhe krijimin e nje shteti te fuqishem socialist, I cili ndikon fuqishem ne jeten shoqerore ne gjithe boten.
    Tjeter se Hrushovi dhe klika e tij, per interesa te tyre pushteti, denigruan figuren e Stalinit,

    Reply to this comment
  5. Besniku April 20, 17:48

    Sipas nje studimi, nga dy amerikane, tek “konspiracion i madh kunder Rusise”, del qarte se periudha e viteve 30, ishte periudhe sh eveshtire nga pikpamja e konsolidimit te Pushtetit Sovietik, dhe bolsheviket, me ne krye Stalinin, arriten te triumfojne kunder gjithe botes kapitaliste.
    Vetem ne daje te forcimit te mardhenieve socialiste ne shoqeri dhe ekonomi,
    Stalini arriti te krijoje nje shtet te tille social,dhe te forte qe I vetem, kunder nazisteve por duke patur kunder dhe “ aleatet” e rastesishem, Angli e Amerike.
    Realisht, ne se Stalini nuk do te kishte avancuar dhe mundur Hitlerin deri ne kufijte e B.S. nuk do I dihej fati Anglise e Europes.
    Pra per ruset ai eshte figure e padiskutueshme qendrore, jo vetem ne fitoren kunder nazismit por dhe per zbatimin e mesimeve te Leninit, dhe krijimin e nje shteti te fuqishem socialist, I cili ndikon fuqishem ne jeten shoqerore ne gjithe boten.
    Tjeter se Hrushovi dhe klika e tij, per interesa te tyre pushteti, denigruan figuren e Stalinit,

    Reply to this comment
  6. Bato April 20, 17:48

    WW ll, filloi ngaqe Gjermania sulmoi Polonine. Kur me lapsin e kuq, Stalini me Churchill ndanin Europen, konsumatori i purove dhe wiskit ja la nen sundim BRSS. Ja, me thoni ju, cili nga keta dy burra shteti u tregua me i zoti?

    Reply to this comment
  7. Dodona mbi Tomorr April 20, 17:54

    Edhe me Enverin po ndodh e njejta gje ne Shqiperi , duan apo nuk duan Ballistozogistet bashkepuntore te Nazifashizmit!

    Reply to this comment
  8. KA ARDHE ...koha . April 20, 17:57

    kafshe “akademiker”, ne bote; (qofte dhe ne shqiperi); filloni qe tani e ne…VAZHDIM; lerini idiotizmat per diktature (ne komunizem) dhe liri ne “demokraci”, (per pasurim me resurset e natyres dhe djersen e popullit) . ne politike, ka parti politike, anti popullore, qe mbrojne “shpirtqenet”, qe pasurohen, padrejtesisht . dhe parti komuniste (per popullin) . nese dy tre, ose qindra mijra, ose miliona, duan te jetojne me parimin e xhungles (njeriu ha njeriun) nuk flitet per vlera njerezore dhe ushtrimi i dhunes (diktature), ndaj tyre, eshte VLERE njerezore, per te mbrojte barazine, mbeshtetur ne parimin HUMAN; “sejcili sipas mundesive, sejcilit sipas punes” . te gjithe “teorite” e tjera jane, dhune primitive ne ndergjegje dhe ne trupin e NJEREZIMIT, qe paradoksalisht po vazhdojne….shume gjate .

    Reply to this comment
  9. Sali bolleku per familien e tij April 20, 17:59

    Sa me shume kalon koha,aq me shume njerzit kuptojne se nje pjese hajdute e kriminale pasurohet dhe mbi 90%e popullsis mjerohet….
    Shikoni ne Shqiperi brekgrisurit kimunist si sali berisha e co qe shanin blokmenet jane ber sheik dhe njerzit vuajne mjerimin.
    Shikoni seren e munikes e hajdute te tjere qe luajne me paret e vjedhura dhe ironikja eshte se pergjerohen per popullin….
    Populli u ankua nga soc varfer dhe ra ne kap e mjerimit me te gjitha krimet dhe drogat e pa punesin….

    Reply to this comment
  10. Jimi April 20, 21:44

    Koha eshte gjykatesi me i mire! Te gjithe kundershtaret e stalinizmit dhe te ndeshkuarit prej tij, pretendonin se rregjimi bolshevik ishte nje rregjim despotik dhe anti popullor. Regjimi qe keta kundershtar pretendonin te vendosnin ishte teper human, por fatkeqesisht nuk e vendosen dote per shkak te fitores se regjimit bolshevik. U deshen gati 70 vjete qe de’fakto dhe de’juro, regjimi bolshevik te bjere dhe ne vend te tij te instalohet regjimi “human” i te persekutuarve te Stalinit, i Menshevikeve. Por per cudi cfare ndodhi ? Njerezit qe nuk e kishin jetuar dhe nuk njihnin kete regjim “human” te menshevikeve, ne fillimet e veta e mirepriten dhe filluan ta glorifikojne ate, por me kalimin e kohes, efektet e ketij regjimi “human” filluan ti ndjenin ne lekuren e tyre! Ata filluan te dyshojne, se vertet ishte kaq human ky regjim i pretenduar prej menshevikeve? Vitet po kalojne dhe realiteti te cilin njerezit jetojne eshte nje tregues kuptimplot i prishjes se balances qe egziston midis dy sistemeve, Atij bolshevik te Stalinit dhe atij menshevik te Trockit, Kamenievit, apo Zinovievit. Njerezit e thjeshte mbase nuk e kuptojne politiken dhe nuk ushqehen me te, por ne menyre instiktive jane me mire te orientuar se cdo politikan profesionist. Ne nje fare menyre reagimi i tyre per problemet socialekonomike, jan ushqim per politikanet. Prandaj thuhet se gjykatesi me i mire eshte populli! Edhe ne rastin konkret ne Rusi duhet marre ne konsiderate verdikti popullor dhe jo ai i politikaneve.

    Reply to this comment
    • mirel April 21, 19:58

      Jam shume dakort me ty.
      Me ka qelluar te takoj shume ruse, rumune, bile dhe boshnjake e bullgare. Te gjithe kane deklaruar se jeten me te mire e kane patur ne kohen e komunizmit.
      Bile dhe nga republikat sovjetike me te largeta, te njejten gje thone.

      Reply to this comment
  11. Adih April 20, 22:35

    , ju te gazetes DITA ,me gjithe respektin qe kam personalisht per ju ,,dua tju them ,ju lutem mos hipni keto lajme ketu ,jo per brezin tone qe e perjetuam diktaturen,,nuk na infektoni ,skeni as edhe nje shanc por mos infektoni rinine . .Ju shkruani se Stalini e fitoi luften e dyte boterore ,por nuk eshte e vertete .Luften e fitoi Amerika e jo Rusi .Po mos te kishte nderhyre Amerika ,Hitleri e kishte bere mish te grire Stalinin .Gabimi qe varrosi Hitlerin perfundimisht ishte , se ai e bombardoi Angline ,por nuk shkeli ne token angleze as edhe nje cizme ushtari Gjerman .Keshtu avionet Amerikane bombardues te asj kohe (modele te vjeter )te ngadalte jo si te sotmit ) paten kohe ,te vini e te insaloheshin ne Angli me anije ,ne qetesine me te madhe .Bile ne vitin 1941 Amerikanet e bombarduan Hamburgun ,ku Hitleri mori grushtin e pare ,por ishte vone per te shkelur token Angleze .Bile me kopetence po e them ,popujt Gjermane ,plus Austriake ,nuk e urrejne fare rusine qe fitoi luften ,por kunjin e kane pertej atllantikut .Bile me kopetence ju them ,kjo propogande behet nga brezi ne brez midis tye , dhe rri gjithmone njelloj e jo ne renie.,Mos arroni eshte e njejta histori si lufta e pare boterore dhe lufta e dyte boterore , pra eshte i njejti kunj ,qe kurre nuk do qetesohet por ?Megjithate Stalini ne kohe paqe vrau me shume se sa vrau lufta e dyte boterore .Ky artikull do ishte i mire qe te kenaqej cuni i Shefqet Pecit pa harruar edhe politkanet e ketyre 28 viteve te ketij tranzicioni post komunist Ti lutemi Zotit .Ishalla bota nuk na dhuron me nje njeri si diktatori Stalin ,sidomos ne Rusi..

    Reply to this comment
    • arturo April 21, 12:41

      Bravo Adih!
      Dukesh qe je historian i madh se nga goja nxjerr vetem..MUT!
      Nuk e bejne historine gomaret pa samar sic je ti o Adih,prandaj boll hengre mut se je fryre shume!
      Mbeti historia te percaktosh to o kellire se kush e beri luften e dyte boterore!
      Hajde gomar Malinati,hajde!
      Mire qe nuk thua se L2B e beri Mao Ce Duni dhe Sadam Husseini!

      Reply to this comment
  12. demo April 20, 22:56

    Stalini ishte nje kriminel i popujve sovjetike,asgje nuk e ndryshon vrasjet dhe vdekjen nga uria te popullit ukrainas dhe vrasjet masive.Aq sa u vrane ne luften e dyte bot,u vrane dhe vdiqen ne gulaget e Stalinit para luftes.U pushkatua ajka e ushtrise se kuqe,sa kur Gjermania sulmoi BRSS,e zuri paniku dhe per dy jave nuk doli nga Daca e tij.Prej andej e nxorri Nikita Sergejevic Hrushev,qe mori ne dore INICIATIVEN E QENDRESES SOVJETIKE.Eshte Hrushovi qe organizoi qendresen e Moskes,Epopene e Stalingradit,dhe betejen e Kurskut me tanke Amerikane.Eshte Hrushovi qe mori Ndihmat e Imperialisteve Amerikane nga Deti Veriut,se pa ato ndihma Ushtria sovjetike do te ishte shpartalluar ne Kursk.E kam pare fotografine e Hrushovit mbi konvojin qe barte tanket amerikane nga Vladivostoku ne Kursk.
    Betejen e Stalingradit e udhehoqi me pistolete ne dore,duke pushkatuar te gjithe oficeret qe terhiqeshin nga fronti.Stalini gjate luftes dyte boterore mbeti si plaku Mere.Eshte Hrushovi qe e nxorri nga daca me shqelma dhe jo Zhukovi,se Zhukovi ne ate kohe ishte ne Mancuri me trupat siberiane sepse prisnin sulmin nga Japonia.Pa triumfin moral ne luften e dyte boterore,Hrushovi nuk do te kishte pasur kurre guxim te diskretitonte Stalinin dhe te pushkatonte Berian.

    Reply to this comment
  13. Vatra April 20, 23:13

    Socializmi do të jetë i masave të gjëra kur të triumfon aty ku ka lindur në vendin ma të zhvilluar ku baza materiale do të jetë te maximumi shoqëror dhe ku do të fillon derëdhja nga jashtë jo ma te vendet e pa zhvillume ose mesatarisht të zhvillume ku u pa se çfarë monstrash kishin në parti si Hrushovi Rankoviqi Kadri Hazbiu Sali Berisha dhe miliona monstra tjera herë si njerëz e herë si djajë

    Reply to this comment
  14. realisti April 21, 18:15

    Ne te gjithe artikullin vetm dy fjali do te veçoja. 1) lufte e rrepte kunder burokrateve lakmitare (qe nenkupton hajdute) qe sfidojne çdo pushtet.
    2)neglizhim i shtetit ndaj pergjegjesive te tije sociale.
    Keto dy probleme jane plage te sistemit kapitalist te cilat ne sosializem ishin zgjidhur duke zvogeluar fuqine e lekut. Ne ate sistem shteti kishte mare persiper te kujdesej per individin qe nga marteniteti deri ne varreza. Siguria qe ofronte sistemi i atehershem eshte kueku me e madhe ne kahasim me konkurencen qe ofron sistemi i ekonomise se tregut ku secili per vete dhe zoti per te gjithe eshte moto e jeteses. Ai sistem perpiqej ti siguronte mjek dhe mesues edhe fshatit me te larget dhe te izoluar. Per mjekun dhe mesuesin qe i duhej te punonte ne kete fshat te larget kjo quhej denim . Per fshatarin qe jetonte qysh nga lindja ne ate fshat , dhe jo per faj te tije, kjo ishte nje lehtesim dhe ndihme e madhe. Keto dhe disa te tjera probleme si keto i bejme i bejne njerezit te moa e harrojne ate sistem qe identifikohet me Stalinin apo Enverin.

    Reply to this comment
  15. Konti Sbalta April 21, 19:49

    Nuk eshte “Ringjallje ” e Heroit ,por kthimi tek e verteta ose e verteta nuk groposet!Keshtu ka per te ndodhur edhe tek ne me Luften Nac.Cl.dhe udheheqien e kesaj lufte Shtabin e pergjithshem dhe komandantet e komisaret dhe heronjte e rene ne kete lufte te pabarabarte kunder Nazifashizmit dhe bashkepuntoreve te tyre ballistozogist!

    Reply to this comment
  16. Buda April 21, 20:07

    Ne shkencen moderne te Historise Josif Visarionovic Stalin konsiderohet sui nje diktator BENEVOLENT (diktator me vullnet te mire) per shumicen e popullit. Enver Hoxha ka qene pasues i Stalinit: mobilizoi masat punetore fshatare e intelektuale per rinderitmin e vendit dhe hedhjen e bazave te Socializmit. Por, ashtu si Stalini, Enveri gaboi rende ne acarimin e Luftes se Klasave dhe pergjithesisht me shkeljen brutale te “Te Drejtave Themelore te Njeriut” te shpehura qarte qysh perpara 200 vjetesh ne Kushtetuten e shtetit te pare demokratik ne bote, SHBA. Mbyllja hermetike e ekonomise dhe mohimi i lirise se Fales, te Shtypit, Fese etj. e shemben nga brenda sistemin diktatorial socialist qe ai ngriti gjate 40 viteve te sundimit te tij. Pervoja e hidhur e Stalinit dhe e pasuesit te tij, Enver Hoxhes, eshte nje mesim per te gjithe politikanet e botes, se bazat e shoqerise socialiste nuk mund te hidhen me diktature personale, por me zbatimin e ligjeve te miratua nga i gjithe populli. Gjithsesi, kontributi i tyre ne betejat [popullore kunder koleres fashiste dhe naziste gjate Luftes se Dyte Boterore do te shkelqeje brez pas brezi derisa te shuhet edhe vatra e fundit e lufterave nderkombetare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*