Pse Rusia e sotme nuk është si Bashkimi Sovjetik dikur

August 3, 2018 15:16

Pse Rusia e sotme nuk është si Bashkimi Sovjetik dikur

Nga Ted Galen Carpenter

Publiku dhe politikëbërësit amerikanë, kanë një prirje të fortë për të atashuar Rusinë me Bashkimin Sovjetik. Ky zakon, u shfaq sërish në media dhe opinionin publik, pas samitit të Helsinkit midis presidentit Trump dhe tij rus Vladimir Putin. Kritikët e akuzuan Trump se iu nënshtrua Putinit, madje edhe madje për tradhti, për shkak se nuk bëri mjaftueshëm për të mbrojtur interesat amerikane, dhe për arsye se ishte tepër miqësor me udhëheqësin rus.

Ata e cilësuan sjelljen e shefit të Shtëpisë së Bardhë si një gabim të pafalshëm, pasi Rusia supozohet të jetë një kërcënim i tmerrshëm ndaj Shteteve të Bashkuara. Ekspertët dhe politikanët kundërshtarë të tij, e akuzuan se ndërhyrja e dyshuar e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016, përbënte një sulm ndaj Amerikës, të ngjashëm sulmin japonez mbi Pearl Harbor më 1941, dhe sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Sjellja prej lutësi e Trump, thanë kundërshtarët e tij, ishte në një kontrast të madh me ​​sjelljen e presidentëve të mëparshëm ndaj tiranëve, veçanërisht ndaj kërcënimeve të Kremlinit ndaj Amerikës dhe Perëndimit. Ata sollën si shembull fjalimin e “perandorisë të së keqes” të Ronald Reganit, dhe kërkesën e tij të mëvonshme që Mikhail Gorbaçov të shembte Murin e Berlinit, si se si duhet të vepronte Trump.

Por problemi me citimin e shembujve të tillë, është se ato aplikoheshin në një vend tjetër:Bashkimin Sovjetik. Shumë amerikanë, veprojnë sikur të mos ketë asnjë dallim domethënës midis atij entiteti dhe Rusisë. Më keq akoma, udhëheqësit amerikanë kanë përqafuar të njëjtin lloj politikash të pakompromis dhe armiqësore, që Uashingtoni ndoqi dikur për të frenuar fuqinë sovjetike.

Ky është një gabim i madh, që ka helmuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me Moskën, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në fundin e 1991-it. Një dallim i dukshëm midis Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë, është se elita qeverisëse sovjetike përqafoi marksizëm-leninizmin, dhe objektivin e saj të revolucionit botëror.

Rusia e sotme nuk është një fuqi mesianike. Sistemi i saj ekonomik, është një shumëllojshmëri tejet e zakonshme e kapitalizmit të korruptuar, dhe e socializmit shtetëror jo të ngurtë. Sistemi politik, është një autokraci konservatore me aspekte të një demokracie të manipuluar, por jo një diktaturë njëpartiake që nuk guxon të ketë asnjë lloj kundërshtimi.

Rusia nuk është një demokraci e stilit perëndimor, por as nuk është një vazhdim i totalitarizmit brutal të Bashkimit Sovjetik. Në fakt, filozofia politike dhe sociale e vendit, është krejtësisht e ndryshme nga ajo e paraardhësit të saj. Për shembull, kisha ortodokse nuk kishte ndikim domethënës gjatë epokës sovjetike – diçka që nuk qe befasuese, duke pasur parasysh politikën zyrtare ateiste të komunizmit. Por sot, Kisha Ortodokse ka një ndikim të konsiderueshëm në Rusinë e Putinit, veçanërisht mbi çështjet sociale

Në fund të fundit, Rusia është një fuqi konvencionale, disi konservatore, ndërsa Bashkimi Sovjetik ishte një fuqi mesianike, totalitare. Ky është një ndryshim i madh dhe i rëndësishëm, dhe politika amerikane duhet të pasqyrojë atë. Një ndryshim po aq i rëndësishë, është se Bashkimi Sovjetik ishte një fuqi globale (dhe për një fare kohe ndoshta një superfuqi) me ambicie dhe aftësi globale për t’u përballur.

Ai kontrolloi një perandori në Europën Lindore ,dhe pati aleatë dhe klientë në mbarë botën, duke përfshirë vende të tilla të largëta si Kuba, Vietnami dhe Angola. Bashkimi Sovjetik, rivalizoi intensivisht Shtetet e Bashkuara për ndikim, në të gjitha ato zona. Anasjelltas, Rusia është thjesht një fuqi rajonale me një ndikim shumë të kufizuar jashtë rajonit.

Ambiciet e Kremlinit, janë të përqendruara fort tek vendet pranë, dhe ato synojnë të përpiqen të bllokojnë zgjerimin e NATO-s në lindje, dhe ndërhyrjen e udhëhequr nga SHBA në zonën kryesore të sigurisë të Rusisë. Orientimi duket të jetë shumë më mbrojtës, sesa sulmues.

Rusia, do ta kishte të vështirë të zbatonte më shumë sesa një agjendë ekspansioniste shumë të kufizuar gjeografikisht, edhe nëse e ka një të tillë.

Bashkimi Sovjetik, ishte fuqia ekonomike e dytë në botë, vetëm pas Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë Rusia ka sot një ekonomi të përafërt në madhësi me atë të Kanadasë, dhe nuk renditet as tek 10 ekonomitë e para të botës.

Ajo gjithashtu ka vetëm tre të katërtat e territorit të Bashkimit Sovjetik (shumica e të cilës është thuajse e pabanuar në Siberi), dhe më pak se gjysmën e popullsisë së BRSS-së së dikurshme. Sikur të mos mjaftonte, kjo popullsi po zvogëlohet, dhe vuan nga një shumëllojshmëri problemesh të shëndetit publik (sidomos nga alkoolizmi i shfrenuar).

Të gjithë këta faktorë, duhet ta bëjnë të qartë se Rusia nuk është një rivale e besueshme, dhe aq më pak një kërcënim ekzistencial ndaj Shteteve të Bashkuara dhe sistemit të saj demokratik. Fuqia e Rusisë, është një hije e zbehtë e Bashkimit Sovjetik. Burimi i vetëm i pandërprerë i ndikimit të saj, është arsenali i madh bërthamor i vendit.

Por, ndërsa armët bërthamore janë pengesa e fundit. Ato nuk janë shumë të dobishme për projektimin e fuqisë apo për luftën konvencionale, përveçse nëse udhëheqja politike dëshiron të rrezikojë një vetëvrasje kombëtare. Dhe s’ka asnjë dëshmi që Putini dhe mbështetësit e tij oligarkë, janë kamikazë. Përkundrazi, ata duken të etur për të akumuluar sa më shumë pasuri.

Së fundmi, interesat e sigurisë të Rusisë, përputhen në fakt në mënyrë thelbësore me ato të Amerikës – veçanërisht në lidhje me dëshirën për të luftuar terrorizmin radikal islamik.

Nëse udhëheqësit amerikanë nuk këmbëngulin në ndjekjen e politikave provokative, siç është zgjerimi i NATO-s në kufirin e Rusisë, duke minuar klientët e vjetër rusë në Ballkan (Serbinë) dhe Lindjen e Mesme (Sirinë), dhe duke e përjashtuar Rusinë nga institucionet kryesore ekonomike ndërkombëtare si G-7, do të kishte relativisht pak raste kur interesat jetike amerikane dhe ruse do të përplaseshin me njëra-tjetrën.

Lipset një ndryshim themelor në politikën amerikane. Por kjo kërkon një ndryshim të madh në psikologjinë kombëtare të Amerikës. Për më shumë se 4 dekada, amerikanët e panë (dhe iu rekomandua ta cilësonin) Bashkimin Sovjetik si një kërcënim vdekjeprurës për sigurinë e kombit, dhe vlerat e tij më të çmuara të lirisë dhe demokracisë.

Mjerisht, nuk ndodhi një ndryshim mendësie, kur BRSS-ja u shpërbë dhe kur një Rusia gati-demokratike doli prej saj si një nga shtetet pasuese. Shumë amerikanë (duke përfshirë udhëheqësit politikë dhe politikëbërësit,) veprojnë sikur të jenë duke u përballur ende me Bashkimin Sovjetik.

Do të jetë një ironi tragjike, nëse pasi arriti të shmangë luftën me një kundërshtar totalitar global, Amerika të zhytet sot në luftë për shkak të një imazhi të vjetër, dhe një politikë arkaike përkundrejt një fuqie konvencionale rajonale në rënie. Megjithatë, nëse udhëheqësit amerikanë nuk ndryshojnë mendimet e tyre dhe politikat e tyre ndaj Rusisë, ky rezultat është një mundësi shumë reale./National Interest/ Në shqip nga bota.al

Shënim: Ted Galen Carpenter, është bashkëpunëtor në studimet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Institutin Kato

 

o.j/dita

August 3, 2018 15:16
Komento

5 Komente

  1. intelektuali August 3, 19:04

    RUSIA E PUTINIT SOT ESHTE NJE “TIGER PREJ LETRE”

    Nga informacione te beueshme qe i ka publikuar e perditshmja amerikane Washington Post do kohe me pare eshte bere e qarte se afro 90 % e arsenalit berrthamor te Rusise dhe Putinit jane:

    “…Te keqmirembajtura, ose te dala jashte funksionimit…”

    Flota Legjendare ne Detin e Veriut eshte grumbulluar ne Murmansk dhe pamja e tyre eshte mjaft depresionuese per nje shtet qe pretendon te quhet superfuqi boterore, por Ushtria e Kuqe nuk heq dore lehte nga HUQET e saj dhe pushtimi i Krimese dhe i Doneckut ne Ukraine tregoi se Kafsha e Putinit di te kafshoje akoma.

    Ekonomia sovjetike e Putinit i ngjan shume asaj shqyptare: “As mish as peshk” ku cdo gje drejtohet nga Bosi i Partise qe fiton zgjedhjet vazhdimisht duke nderruar postet me presidentin si ne nje loje shahu. Papunesia? Pothuaj nuk ka, por shqyptaret e njohin mire kete tregues komunist kur Enveri i gjente pune cdo shqyptare duke i derguar me kazma dhe lopata “Te bebin malet si fushat” dhe kromin e bakrin e nxirrte nga nentoka me te burgosur politike. Pagat per mjeranet jane si ne Shqypni sa per te mbajtur frymen gjalle, por pensionet jane tmerr jo me shume se 100 dollare ne muaj.

    Nga ana tjeter Rusia disponon shume rezerva natyrore, pak a shume si Shqypnia, ka nafte gaz, energji elektrike, lende druri dhe furnizon gjithe Evropen Perendimore me gaz natyror dhe teoria dallkauke e Obames:

    “TE ANASHKALOJME RUSINE DUKE NDERTUAR TAP-E NGA AZERBAXHANI PERMES GREQISE DHE SHQYPNISE PER NE EVROPE”

    Jane projekte te taposura qe ne zanafille, sepse Diktatori Aliev pa u konsultuar me Putinin e KGB-se nuk merr asnje vendim.

    Presidenti Trump mesa duket e ka kuptuar kete situate te nderlikuar dhe po vepron drejt duke i meshuar dipllomacise jo vetem me Putinin, por edhe me Kimin qe eshte genjeshtar si Edi Rama Albanezi me teorine e Kryeministrit famoz anglez Churchill:

    LERE ARMIKUN TE VDESI VETE ME FJALE TE BUKURA!

    prandaj:

    Mendoj se Presidenti Trump vepron drejt ne politiken e tij te jashteme.

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 3, 19:05

    RUSIA E PUTINIT SOT ESHTE NJE “TIGER PREJ LETRE”

    Nga informacione te beueshme qe i ka publikuar e perditshmja amerikane Washington Post do kohe me pare eshte bere e qarte se afro 90 % e arsenalit berrthamor te Rusise dhe Putinit jane:

    “…Te keqmirembajtura, ose te dala jashte funksionimit…”

    Flota Legjendare ne Detin e Veriut eshte grumbulluar ne Murmansk dhe pamja e tyre eshte mjaft depresionuese per nje shtet qe pretendon te quhet superfuqi boterore, por Ushtria e Kuqe nuk heq dore lehte nga HUQET e saj dhe pushtimi i Krimese dhe i Doneckut ne Ukraine tregoi se Kafsha e Putinit di te kafshoje akoma.

    Ekonomia sovjetike e Putinit i ngjan shume asaj shqyptare: “As mish as peshk” ku cdo gje drejtohet nga Bosi i Partise qe fiton zgjedhjet vazhdimisht duke nderruar postet me presidentin si ne nje loje shahu. Papunesia? Pothuaj nuk ka, por shqyptaret e njohin mire kete tregues komunist kur Enveri i gjente pune cdo shqyptare duke i derguar me kazma dhe lopata “Te bejme malet si fushat” dhe kromin e bakrin e nxirrte nga nentoka me te burgosur politike. Pagat per mjeranet jane si ne Shqypni sa per te mbajtur frymen gjalle, por pensionet jane tmerr jo me shume se 100 dollare ne muaj.

    Nga ana tjeter Rusia disponon shume rezerva natyrore, pak a shume si Shqypnia, ka nafte gaz, energji elektrike, lende druri dhe furnizon gjithe Evropen Perendimore me gaz natyror dhe teoria dallkauke e Obames:

    “TE ANASHKALOJME RUSINE DUKE NDERTUAR TAP-E NGA AZERBAXHANI PERMES GREQISE DHE SHQYPNISE PER NE EVROPE”

    Jane projekte te taposura qe ne zanafille, sepse Diktatori Aliev pa u konsultuar me Putinin e KGB-se nuk merr asnje vendim.

    Presidenti Trump mesa duket e ka kuptuar kete situate te nderlikuar dhe po vepron drejt duke i meshuar dipllomacise jo vetem me Putinin, por edhe me Kimin qe eshte genjeshtar si Edi Rama Albanezi me teorine e Kryeministrit famoz anglez Churchill:

    LERE ARMIKUN TE VDESI VETE ME FJALE TE BUKURA!

    prandaj:

    Mendoj se Presidenti Trump vepron drejt ne politiken e tij te jashteme.

    Reply to this comment
  3. demo August 4, 05:29

    Rusia eshte e rrezikshme,nuk eshte hic tiger prej letre,por eshte tiger prej verteti.Nderhyrja ne Ukraine,ne Krime,ne Siri ushtarakisht ,furnizimi me arme moderne i Serbise,tregon se ky tiger po e merr veten perdite dhe po behet mjaft agresiv,sidomos per interesat shqiptare.
    Nderhyrja kibernetike ne zgjedhjet Amerikane tregon qe ky tiger po kafshon edhe ne strofken e luanit amerikan,.Bota duhet te ruhet me shume se ndaj BRSS,Rusia nuk duhet nenvlftesuar,sic ben ky artikullshkruesi.

    Reply to this comment
  4. intelektuali August 4, 10:46

    demo COMRADE:

    SA MUND TE QUHEJ “TIGER” ENVERI ME USHTRINE E TIJ TE VDEKUR, AQ ESHTE “TIGER” PREJ VERTETI RUSIA E PUTINIT,

    prandaj:

    Qe ta shikosh TIGRIN plak qe po ngordh duhet t’i shkosh ne strofullen e tij dhe intelektuali e ka vizituar disa here te strofullen qe quhej BRSS dhe ka dale ne perfundimin se Ushtria e Putinit eshte nje “TIGER PREJ LETRE” qe di vetem te kercenoje ne grahmat e fundit dhe beso qe intelektuali e ka vizituar disa here Rusine Bolshevike pasi ra Muri i Berlinit dhe ka xhiruar dy filma dokumentare: Njeri per Ishullin e Kanibaleve te qytetit Tomsk ne Siberi dhe filmin dokumentar per depozitimin e Armeve Kimike dhe mbetjeve te tyre ne krahinen e Saratovit ne jug te Moskes.

    ndryshe:

    Si mund ta quash nje shtet ku pagat mesatare jane afro 300 dollare ne muaj dhe pensionet nen 100 dollare ne muaj? Nderkohe qe ne SHBA pagat mesatare jane nga 5000 dollare ne muaj e larte ne varesi te vendit te punes. Une kam niperit dhe mbesat ne SHBA qe e kane me 6 shifra pagen vjetore dhe kane ambicien te shikojne me larte akoma.

    PO PSE ME USHTARE PA “BREKE NE BYTHE” DO TE LUFTOJE ME BOTEN PUTINI?

    apo:

    Me teknollogjine e Kohes se Qepes te Luftes se Yjeve kur ne konkurence me SHBA, Brezhnjevi falimentoi ekonomine, saqe ne vitet 80-90 u pa qarte se ekzistenca e Kampit Socialist sic e kishte parashikuar Marksi dhe Lenini ishte nje “Mision i Pamundur”? Teknika luftarake sovjetike eshte per t’i qare hallin, shko ne Murmansk, ne Detin e Veriut qe te shikosh nendetset atomike te BRSS si qendrojne te ndryshkuara pale-pale jashte cdo gadishmerie, nje avion luftarak sovjetik MIG-29 konsumon karburant dy here me teper se avionet e tjere te SHBA, apo te Frances dhe Suedise dhe avionet civile TU-154 qe ishin krenaria e shkences komuniste jane te ndaluar te ulen ne aeroportet e Evropes dhe te SHBA per shkak te ndotjes se larte mjedisit.

    PO PSE ME KETE TEKNIKE MESJETARE SI UZINAT DHE FABRIKAT E ENVERIT DO KERCENOJE BOTEN PUTINI?

    Edhe dallkauku Barack Obama, edhe cakalli Hillary Clinton e dinin mire se Rusia e Putinit nuk perbente asnje rrezik per SHBA, por per interesat e tyre personale te yshtur nga mashtruesi George Soros, ne kundershtim me premtimet elektorale, keta lakmitare per pare dhe pasuri, i vune zjarrin Lindjes se Mesme pa piken e pergjegjesise me propaganden se ARMIKU sovjetik duhet mposhtur pa meshire qe ndezen edhe reflekset e Rusise per kunderpergjigje. Rezultatet jane ashiqare te kesaj politike per te ndertuar figuren e ARMIKUT Putin, qe futi ne valle edhe gjyshen Merkel qe i dha krahe dhe flatra vales se emigranteve per ne BE si kurre me pare ne histori.

    Ekstravaganti Donald Trump, si nje biznesmen i vjeter e kuptoi se Lufta me “Mullninjte e Eres” nuk i sherben interesave federale te SHBA, por vetem klaneve qe shikojne xhepat e tyre, prandaj shkoi ne paqe edhe tek Kimi i Korese se Veriut edhe tek Putini i Rusise me teorine e Churchillit:

    LERE ARMIKUN TE VDESE VETE ME FJALE TE MIRA!

    sepse:

    SHBA nuk i plas fare as per Krimene dhe as per Doneckun e Ukraines, por per Proshimin Kombetar ne SHBA qe po vuan me eksportet amerikane me dogana dhe taksa te larta ne BE, Kine, Kanda e gjetke, por qe nuk ka taksa fare per importet nga keto vende qe nga Koha e Qepes se Planit Marshall te pasluftes, gabim qe paguhet nga amerikanet me trilion dollare cdo vit.

    Reply to this comment
  5. intelektuali August 4, 10:48

    demo COMRADE:

    SA MUND TE QUHEJ “TIGER” ENVERI ME USHTRINE E TIJ TE VDEKUR, AQ ESHTE “TIGER” PREJ VERTETI RUSIA E PUTINIT,

    prandaj:

    Qe ta shikosh TIGRIN plak qe po ngordh duhet t’i shkosh ne strofullen e tij dhe intelektuali e ka vizituar disa here te strofullen qe quhej BRSS dhe ka dale ne perfundimin se Ushtria e Putinit eshte nje “TIGER PREJ LETRE” qe di vetem te kercenoje ne grahmat e fundit dhe beso qe intelektuali e ka vizituar disa here Rusine Bolshevike pasi ra Muri i Berlinit dhe ka xhiruar dy filma dokumentare: Njeri per Ishullin e Kanibaleve te qytetit Tomsk ne Siberi dhe filmin dokumentar per depozitimin e Armeve Kimike dhe mbetjeve te tyre ne krahinen e Saratovit ne jug te Moskes.

    ndryshe:

    Si mund ta quash nje shtet ku pagat mesatare jane afro 300 dollare ne muaj dhe pensionet nen 100 dollare ne muaj? Nderkohe qe ne SHBA pagat mesatare jane nga 5000 dollare ne muaj e larte ne varesi te vendit te punes. Une kam niperit dhe mbesat ne SHBA qe e kane me 6 shifra pagen vjetore dhe kane ambicien te shikojne me larte akoma.

    PO PSE ME USHTARE PA “BREKE NE BYTHE” DO TE LUFTOJE ME BOTEN PUTINI?

    apo:

    Me teknollogjine e Kohes se Qepes te Luftes se Yjeve kur ne konkurence me SHBA, Brezhnjevi falimentoi ekonomine, saqe ne vitet 80-90 u pa qarte se ekzistenca e Kampit Socialist sic e kishte parashikuar Marksi dhe Lenini ishte nje “Mision i Pamundur”? Teknika luftarake sovjetike eshte per t’i qare hallin, shko ne Murmansk, ne Detin e Veriut qe te shikosh nendetset atomike te BRSS si qendrojne te ndryshkuara pale-pale jashte cdo gadishmerie, nje avion luftarak sovjetik MIG-29 konsumon karburant dy here me teper se avionet e tjere te SHBA, apo te Frances dhe Suedise dhe avionet civile TU-154 qe ishin krenaria e shkences komuniste jane te ndaluar te ulen ne aeroportet e Evropes dhe te SHBA per shkak te ndotjes se larte mjedisit.

    PO PSE ME KETE TEKNIKE MESJETARE SI UZINAT DHE FABRIKAT E ENVERIT DO KERCENOJE BOTEN PUTINI?

    Edhe dallkauku Barack Obama, edhe cakalli Hillary Clinton e dinin mire se Rusia e Putinit nuk perbente asnje rrezik per SHBA, por per interesat e tyre personale te yshtur nga mashtruesi George Soros, ne kundershtim me premtimet elektorale, keta lakmitare per pare dhe pasuri, i vune zjarrin Lindjes se Mesme pa piken e pergjegjesise me propaganden se ARMIKU sovjetik duhet mposhtur pa meshire qe ndezen edhe reflekset e Rusise per kunderpergjigje. Rezultatet jane ashiqare te kesaj politike per te ndertuar figuren e ARMIKUT Putin, qe futi ne valle edhe gjyshen Merkel qe i dha krahe dhe flatra vales se emigranteve per ne BE si kurre me pare ne histori.

    Ekstravaganti Donald Trump, si nje biznesmen i vjeter e kuptoi se Lufta me “Mullninjte e Eres” nuk i sherben interesave federale te SHBA, por vetem klaneve qe shikojne xhepat e tyre, prandaj shkoi ne paqe edhe tek Kimi i Korese se Veriut edhe tek Putini i Rusise me teorine e Churchillit:

    LERE ARMIKUN TE VDESE VETE ME FJALE TE MIRA!

    sepse:

    SHBA nuk i plas fare as per Krimene dhe as per Doneckun e Ukraines, por per Prodhimin Kombetar ne SHBA qe po vuan me eksportet amerikane me dogana dhe taksa te larta ne BE, Kine, Kanda e gjetke, por qe nuk ka taksa fare per importet nga keto vende qe nga Koha e Qepes se Planit Marshall te pasluftes, gabim qe paguhet nga amerikanet me trilion dollare cdo vit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*