Pse Saliu e zuri me Romanën?

Alqi Koçiko August 3, 2015 23:00

Pse Saliu e zuri me Romanën?

Pasi e kishte të pamundur ta niste edhe zyrtarisht sezonin e pushimeve të gushtit pa bërë një tablo sinoptike të situatës në vend në të gjitha fushat e jetës, deputeti Berisha ftoi kamerat dhe gjeti armikun e rradhës. Këtë herë ishte ambasadorja e BE-në në Tiranë, znj.Romana Vlahutin. Diplomatja kroate e kishte shkelur në kallo deputetin në fjalë, pasi kishte kërkuar më herët që reforma të drejtësi të vazhdojë me çdo kusht, me apo pa pjesëmarrjen e opozitës. Me këtë deklarata zonja në fjalë qenkësh sjellur si guvernatore dhe jo si diplomate.

Politika shqiptare ka një problem të përhershëm me diplomatët kryesorë të huaj në Tiranë. Problem, apo ngërç, apo moskuptim, që përçohet e pasqyrohet edhe nga mediat, edhe nga tifozët politikë. Kur një ambasador i huaj flet hapur dhe pa doreza, pa arra nëpër gojë dhe jep një mendim të prerë, njëra palë politike e quan ndërhyrje në punët e brendshme, tjetra si një mbështetje të hapur e të sinqertë për përparimin e vendit. Dhe e anasjellta, kur diplomatët për një çështje të mprehtë flasin “diplomatikisht”, do gjendet gjithnjë një palë që do konstatojë se ky ishte një qëndrim i matur, dhe tjetra që do vërejë një mefshtësi e ngurrim të pafalshëm për përfaqësuesin e një vendi mik, strategjik, gjeopolitik etj, të Shqipërisë. Atëherë nga t’ja mbajnë “diplomatët e shkretë”?

Në fakt ata s’kanë pse ja mbajnë fare, sepse mbarojnë mandatin dhe largohen nga Shqipëria me përshtypjet më të mira, ose me pengjet më të mëdha, në varësi që asaj ç’ka kanë përjetuar këtu. Atë që mbesin pas jemi ne, realiteti shqiptar dhe ngërçet tona të përhershme. Dhe ngërçi i rradhës është: A duhet të presë pafundësisht kjo mazhorancë në dukje solide, për pjesëmarrjen e opozitës në reformën urgjente e madje të vonuar të drejtësisë? A duhet të vazhdojë përpara, për të kryer atë për të cilën në thelb ka marrë shumicën e votave, pra çlirimin e drejtësisë nga pandëshkueshmëria dhe robëria ndaj politikës; e padyshim nga korrupsioni i vet proverbial? Rasti i reformës territoriale e dha një precedent.

Nga ana tjetër, se kush i lëviz ende fijet e drejtësisë në Shqipëri, nuk është sekret. Dhe prandaj ndërhyrja “e thatë” e Romana Vlahutinit tingëllon e pafalshme për veshët e Berishës. Kush je ti moj zonjë, të lutem shumë, që na bën si qehajeshë?

Në fakt, ngjyresat që përftohen nga përzierja e një gruaje të huaj që ndërhyn në punët e brendshme të Berishës (dhe drejtësia e sotme është e tillë), me origjinën e saj, duhet të jenë një shqetësim më vete për deputetin Berisha. Gjasat janë që në reagimin e tij të mbramë, të ketë ndikuar “përvoja kroate” që Vlahutin solli me vete, dhe që nuk ngurroi ta shpjegojë që në ditët e para të saj. Një drejtësi si ajo kroate, që nuk vonon të fusë në burg ish kryeministrin e vendit të vet dhe ta anëtarësojë Kroacinë në BE, ndoshta ja prish paksa gjumin deputetit në fjalë. Nuk kërkon ndonjë lidhje logjike të ndërlikuar, të kuptojmë pse Bashkimi Europian caktoi pikërisht një përfaqësuese kroate si shefe të misionit të vet në Tiranë.

Ndaj dhe deputeti i tablosë sinoptike të fundit, e zgjodhi armikun e tij të ri. Por Vlahutin nuk duket nga ata diplomatë që kompleksohen, përkundrazi. Prandaj dhe basti i vërtetë i Berishës, është që me këtë shënjestër të kompleksojë kundërshtarët e tij politikë. Në këtë mision të dytë, po. Deri tani ka patur sukses.

Alqi Koçiko August 3, 2015 23:00
Komento

28 Komente

  1. Fillori August 4, 00:27

    Mos ja vini veshin Berishes. A nuk e shikoni si ngerdheshet? Nuk e ka te lehte mbas humbjeve te nje mbas njeshme, e per me teper ne keto temperature te larta.

    Reply to this comment
    • Pilo Lala August 4, 13:17

      Po te shkosh me pushime , te kap snajperi i Haklajve.
      Nuk ka me Garde Tropojane te kontrolloje zonen e plazhit te Dhermiut.
      Tani Sala mban nje kapter Tropojan, edhe ai gjysmen e kohes fle gjume.
      Haklajt nuk flene gjume.

      Reply to this comment
      • Dikushi August 5, 01:10

        Ishalla, qofte keshtu sic thua ti. U tha u be!!!

        Reply to this comment
        • Dikushi August 5, 01:12

          Se ky kollovari yt o Pilo Lala nuk ka ndermend tja mbylle gojen ketij pergjithmone. Ja mbyllshin “miqte” e tij Saliut, edhe nje dite edhe kollovarit ja mbyllshin “miqte” e Likes.

          Reply to this comment
  2. myzeqeja e vogel August 4, 01:49

    Shkrimet e Andrea Stefanit e cmendin perbindeshin maskara, vrases,kusar Berishen

    Reply to this comment
  3. Kris 1 August 4, 04:32

    Berisha I zgjat jeten Rames.Qe te rezohet qeveria Rama duhet qe Berisha qe e do aq shume popullin e tij te dorezoje mandatin dhe te rrije me Lirine.

    Reply to this comment
  4. Shqipe August 4, 05:01

    Romana Vllahutin do jete heroine e shqiperise nese e ben kete plehre ushqim per te burgosurit ordinere te burgut te Drenoves.

    Reply to this comment
  5. fteri August 4, 05:33

    ****Ç’ Fare tablo sinoptike eshte kjo o’Alqi ?… kur vjen nga goja e nje gjarperi helmues te forte qe ka helmuar kete vende per 24 vjet dhe nuk largohet per pushime pa helmuar perseri vendin .Dele perseri nga shpella e gjarpijve te SH.Q.U .-pit dhe hedhe helmin e tije RAADHES kesaj here kunder Ambasadores me te perkushtuar ne luften kunder krimit shqiperi Z.Romana Vlahutin !…Pastaj helmin si zakonisht e hedhe kunder qeverise dhe ne veqanti kunder kryeministrit vendit Z.E.Rama !!!.Por askurkush ne shqiperi dhe ne bote qe e njehe S.Berishen drejtperdrejt ose terthorazi nuk e beson kete gjarper helmues te fort qe vjen nga shpella e eger e Viçidolit ,ky eshte nje çpifarak i trillon gjerat per interesa te veta kriminale ,per ti shpetuar ndjekjes penale ,burgut per krimet qe ka kryer ne shqiperi dhe akoma nuk eshte ndeshkuar . Ka degjuar se S.B ,arrestohet ne shtator .qofte dhe me ndihmen e ambasadores Vlahutin dhe te ambasades se SH.B.A ; prandaj hodhi helmin e radhes se ne shtator do te beje revulicion dmokratik me te gjitha mjetet per rrezimin e kesaj qeverije.Politia e ketije tradhtari eshte pa moral e sinqeritet ,asnjeri nuk I shkon mbrapa ,gjithmon e me shume po I paksohen mbeshtetsit ,edhe zoti eshte ftohur me kete flsifikator tradhtar kriminel.***************************************************

    Reply to this comment
  6. Pensionistja August 4, 06:07

    Nuk e kuptoje pse duhet te merremi akoma me kete gerdalle?

    Reply to this comment
  7. fatos August 4, 06:40

    A do te mund te ngrihet valle drejtesia shqiptare ne nivelin e kerkeses adekuate te kohes pas kryerjes se kesaj reforme te shumeperfolur dhe shumepritur?!?!Te shpresojme se me ne fund edhe per Shqiperine do te marre fund njehere e pergjithmone kultura dhe koha e pandeshkueshmerise!

    Reply to this comment
  8. martini August 4, 07:29

    Berisha,Nuk ka as nje faj.Ai tashme eshte nje Relike qe eshte flakur nga shqiptareve.Relike qe Bart me vete viruse shum te rrezikeshme e qe mund te riaktivizohen.Ai duhet deratizuar.Pergjegjesia per kete eshte e Rames dhe pozites qe per kete u votuan.Ata urgjentisht duhen te mbledhin sistemojne e cojne nje organin ligjor materialet pa mbarim per krimet e berishes bashes dhe gjithe zyrtareve qe kane kryer krime.Ndryshe po nuk bene kete,paskan vendosur e po bejne te njejten gje si te paret me pushtetin dhe pasurite e votuesve.Gjithashtu po nuk veproi keshtu,eshte e sigurte qe ne zgjedhjet e ardhshme do te pesoje nje humbje Spetakolare.

    Reply to this comment
  9. e verteta August 4, 10:06

    Gati 100 vjet me pare, u konstatua dhe u deklarua se shqiptaret jane populli europian qe shitet dhe blihet me lire se zhdo mall tregu……..ne te gjitha kohet kjo eshte vertetuar gje qe e verteton edhe ky artikull i Alqit, ketij grekofoni por edhe i shume shqipove te shitur dhe te blere….Berisha po thote dhe po analizon nje te vertet te madhe se ku po shkojne te gjitha punet ne Shqiperi sepse vendi po drejtohet nga nje grup rrugacesh, banditesh, te lidhur me krimin fund e krye, hajdutesh qe shume shpejte, pak perpara se te biem ne gropen me te zeze dhe me te thelle, do te japin dorheqjen dhe do te gezojne miljardat e vjedhura te ekonomis tone……dhe juve o popull, i beni temenara ketyre banditeve…….mjere ju….

    Reply to this comment
  10. Monika Kryezeza August 4, 10:22

    Vetem injorantet dhe kAmentuesit nuk arrijne ta kuptojne qe pas 2 vjetesh te nje qeverrisje e ‘shumice’ qe nuk po ben asnje reforme dhe gjendja ekonomike çdo dite perkeqesohet ,Berisha fiton çdo dite imunitet te blere ne Amerike dhe Europe me floririn e gjakut te femijeve shqipetare!Parlamenti dhe antishteti shqipetar pazar Rroskoveci ne duar te Agjenturave nepermjet ‘dhenderrit serb’ krijon anarshi te perditeshme dhe perhereshme per te paralizuar çdogje e per te -HARRUAR KRIMIN 25 VJET!

    Reply to this comment
    • e verteta August 4, 11:22

      Tamam monike kryezez je pamvaresishte se koken e ke te madhe por brenda e ke fare boshe…….aaaa nje gje e ke te madherishme, kurverine dhe hajduterine……

      Reply to this comment
  11. sadik malaj August 4, 11:19

    Ka te drejte SALIU te anatemoje ambasadoret qe nuk I shkone per shtat dhe I quan te ligjeshme te gjitha krimet dhe vjedhjet e grabitjet qe I beri ketj vendi me SUITEN e TIJ dhe nuk u ndeshkue nga askush. Tani I ka ardhe MIKU si ambassador I SHBA-s qe po e perkrah duke ju kundervu mazhorances. KY ambassador po I kthen nderet SALIUT per pagesat ne favor te tij.
    VLLAHUTIN eshte HEROINE,E SINQERTE DHE SHUME E DASHUR ME VENDIN TONE.
    AI QE TE DON TE THOTE TE VERTETEN, THOTE POPULLI ,Futja ne komisionin e reformes ne drejtesi e komisionit te PD-se u be vetem per ta bllokuar dhe pe ta zgjatur ne kohereformen, SHIKONI SI VEPRUAN KESHILLTARET E pd-SE NE TE GJITHA BASHKITE SE SI I BOJKOTUAN MBLEDHJET E PARA PA ASNJ ARSYE VETEM ME NJI URDHER. pd-ja sot eshte turpi I Shqiperise dhe I drejtesise.

    Reply to this comment
  12. Fatmir Lohja August 4, 11:27

    Z. Berisha
    Nuk njihemi bashke.Nuk e ka dhene rasti te tokim duart , se per kafe nuk behet fjale.Nuk kam qene e nuk jam asnjehere ; anetare i ndonje partie politike, i denuar, deshmitar ne gjygj.Mendoj, se kjo eshte arsyeja,qe nuk kemi pasur rast te njihemi. Natyrisht, kjo eshte mungese fatit tim,sepse ju jeni lider e mua me njohin shume pak ,me te gjitha te metat e dobesite qe kam.
    Ne bibel eshte e shkruar:”Ai qe nuk eshte kundra nesh eshte me ne.” Ne realitetin shqiptar,ky postulat , fatkeqesisht, interepretohet prej shume dekadash krejt ndryshe :”Ai qe nuk eshte me ne, eshte armiku i jone!?”Jane gabim ne arsyetim te gjithe ata qe mendojne ne kete menyre.Luften e klasave e kemi tretur ne koshin e plehrave ne fillim te viteve 90, thoni ju.
    Ju keni nje fat qe keni arritur moshen e pleqerise.Ne nuk jemi bashkemoshatar, por edhe une po u afrohem te 60-tave.Perendia,atij qe i jap rastin ,te shijoje moshen e pleqerise,e do shume.Ne moshen e pleqerise,burrat e zgjuar ,I bejne analize jetes dhe merren me vetveten, duke mos I falur asnje gabim veprimeve te tij ne rinillek.Konkluzionet e matura ia trashegon femijve dhe niperve.
    Ne keto dite gushti,me temperature mbi 40 grade,ju merreni me sofizma qe nuk i lexo e nuk i besojne njerezit.E mbaj mend shprehjen tuaj lapidare,te thene shume vite me perpara: “Une nuk merrem me administrimin e humbjes!? ”Ky arsyetim te falet ne rinillek,por jo sot ne pleqeri.
    Me respekt
    Fatmir Lohja

    Reply to this comment
  13. petrika August 4, 13:22

    Si te gjithe shqiptaret, edhe une,pres me padurim nxjerrjen para drejtesise dhe denimin e familjes kryeministrore dhe te gjithe krimineleve dhe hajduteve te kupoles se PD-se.Ata duhet te pergjigjen per shkaterrimin e vendit ne 1997-ten,thyerjen e embargos ndaj Milloshevicit ,djegien e gazetes koha jone,per lejimin e piramidave te tipit sude,per vjedhjen e mbi 220 milion dollareve te rruges se kombit,kondrabanden e armeve,vrasjet e gerdecit vrasjet e 21 janarit,faljen e detit greqise dhe nje mal me krime qe ata kane kryer kunder shqiptareve etj,etj

    Reply to this comment
  14. Shqiptar August 4, 13:34

    Fajin e kane gazetaret qe i japin akoma jete Saliut duke shkruajtur per te.Ai nuk jeton dot pa kamera e gazetar.I bej thirrje gjithe shtypit te shkruar dhe atij viziv qe mos te japin asgje per Saliun te pakten 1 muaj dhe ai ka per te vdekur nga terbimi.

    Reply to this comment
  15. Vëzhguesi F August 4, 13:58

    Perkundrazi!
    Do t’i pergjigjesha nje komentuesi qe e konsideron Berishen si te pafaj dhe vetem nje relike qe duhet flakur apo qe eshte flakur tej.
    Fajtori kryesor i kesaj demoamullie shqiptare, i kesaj katraure politike, te ketij pluralizmi partiak unikal dhe paradoksal njekohesisht, me nje pozite qe edhe pse ka nje shumice te konsiderueshme nuk arrin te beje as minimumin per te vene shinat e pushtetit mbi binare solide, sepse ose nje pjese jane te kapur ose nuk arrin te kuptojne pse jane votuar nga populli, dhe me nje opozite qe ecen qorrazi, qe uleret dhe nuk di se ç’kerkon, pra ka qene dhe mbetet nje person, qe kushedi se kush e katapultoi ne pozicionet qe ka mbajtur dhe qe quhet Sali Ram Berisha.
    Sali Berisha ka qene dhe mbetet armiku me ie eger i demokracise dhe prosperitetit te shqiptareve.
    Sali Berisha ka qene dhe mbetet babai i korrupsionit shqiptar, armiku numer nje i drejtesise , demagogu me oratori rrokopuje dhe gagaçi, organizatori i gjithe makrabietetve shqiptare, qe nga krimet ordinere deri ato mafioze qe kane perfunduar me vrasje kundershtaresh politik, qofshin te thjeshte dhe qofshin politikan kundershtar deri deputet.
    Sali Berisha ka qene dhe mbetet misionar i atyre qe nuk e kane dashur dhe nuk e duan Shqiperine qe te ece ne rrugen e zhvillimit te saj, por eshte munduar kurdohere te vere gure ne rrotat e kesaj ecjeje normale, qofte kur ka qene ne funksionet e larta te shtetit, qofte kur ka qene ne mazhorance dhe drejtonte qeverine dhe qofte kur ka rene nga kali i psuhtetit dhe eshte ne opoizite.
    Por Sali Berisha ka gjetur shesh kalamajsh frikacake dhe te mefshte, nje grumbull politikanesh pupuliste dhe pragmatiste, ndaj dhe ka bere dhe bene pershesh antishqiptar.
    Sali Berisha gamanis si ata qente e zgjebosur se ka gjetur dhe gjen ekrane qe u ngjajne legenave te ujrave te pista te materniteteve, ka gjetur dhe gjen sejmene gazetarucesh qe i qendrojne pas menderes sa here qe ai i therret, per te leshuar te vjellat e tij ngarkuar me helm antidemokratik dhe antishqiptar duke i servirur si karamele demokracie dhe dashurie per Shqiperine dhe shqiptaret.
    Sezoni i pushimeve dhe vila deri ne banesen e fundit per Sali Berishen, por dhe per pjellat e tii dhe ata qe i kane sherbyer dhe sherbejne me devotshmeri duhet te jene qelite e nje burgu te sigurise se larte.
    Vetem at’here mund te qetsohet ky vend dhe ky popull, vetem at’here politikanet e ketij vendi qofshin te majte , te djathte, te qendres, mund dhe do te behen te pergjegjshem per ate çka nuk bejne apo per ate çka bejne.

    Reply to this comment
  16. kastriot August 4, 16:24

    I ka ardhur koha te thyeje rekordin e “polisteronit” ne uje,por nuk ka me Shtepi Pritje ne Dhermi.Ja kane nxjerre te zite Dhermiut dhe Tunelit ne Vlore.Ne skaf gjithe diten me laro e balo,me dhendurre e dashnore dhe kane fytyre te japin moral.Ne fakt morali gjithnje eshte dhene nga imoralet,politik,shoqeror,financiar dhe ….moral.

    Reply to this comment
  17. METEH August 4, 16:30

    Salimillosheviçi nuk ben pushim as diten as naten.Eshte si HIENA mishe-ngrenese.Ai i ben syt 4-ter per te kapur ndonje lajm kunder qeverise dhe hidhet ne sulem,duke patur si ortak medjen e korruptuar sidomos te Sandri mafishes.Ky mjeran,shpifs,hajdut e kriminel nuk eshte e para here qe sulmon Ambasadoret e huaj.Ai i bene paraprit reformes ne drejtesi qe mesiguri PD do e bojkotoi,pasi nga kjo reforme e drejte qe shpresojme te behet,do te varet fati i tij,i drejtesise,KLD,nga ku duhet te shkoi ne burg ai dhe shpura e tij qe per 24 vjet jane tallur me shqipetaret dhe prap kerkojn pushtet,para,sundim.Ne asnje vend te botes nuk kemi degjuar qe nje politikan te qendroi kaq gjat ne politike.Pra ky eshte nje ENVER i dyte,por me i keq se ai,pasi ky te vret naten e te qan diten.Oh sa vrasje ka bere..filloi me Arben Brocin dhe e perfundoi deri tani-me S.Olldashin

    Reply to this comment
  18. Illo August 4, 18:12

    Shume gazetare , politikane dhe nderkombetare vijojne te flasin me nje lloj respekti per ish politikanin Berishe , I cili mbeti nje politikan per vet edhe per klanin e tij . Ambasadorja Vllahutin flet pa dorashka se e njef mire kriminelin e veshur me vellon e politikanit , qe I ka shkaketuar kaq shume deme , jo vetem Shqiperise , por dhe Europes . Vllahutin eshte ne drejtimin e duhur . I . Foto

    Reply to this comment
  19. SuloKapedani August 4, 20:40

    Kush ambasador ka marre rrugen e sali berishes?Te gjithe e dine por presin te ardhmen.Qe sali berisha te thote nje fjale te drejte politike duhet qe politikanet bashke me Ramèn te flasin keq.Vetem atehere mund te degjojme nje fjale te drejte sepse ai do flase gjithmone te kunderten.25 vjet politika e demagogut,kundshtimit dhe shitjes interesave kombetare.Ky njeri duhet zhdukur si arka e NOES per te mos u gjendur kurre sepse eshe mortja e kombit tone.

    Reply to this comment
  20. Kopaçe August 4, 21:11

    Berisha nje i rrjedhur nje i pjerdhur, kafshe perehistorike..

    Reply to this comment
  21. tekniku August 5, 02:03

    kur do ta mbylli halene ky mjeran psikopat,sa krime ka mbi kurriz ky i cmendur qe vazhdon akoma te kontrrolloje jeten e shqiptareve.

    Reply to this comment
  22. gjermani i fundit August 5, 08:09

    Sala ka fituar imunitet. Jepi plazhet me te mira ne bote dhe nje dyzine Shevroletesh te rinj fare, se ate te perdorurin e ka fiksim edhe Edi, Sala prape do lere qejfet dhe do merret me deklarata, mitingje, parlament dhe prapaskena politike.Jepi qenit edhe filet vici, ai do kocken ta lepije dhe ta fshehe gjekund ne ndonje grope dheu.Eshte sulmues i lindur qe nuk terhiqet gjersa te vdese.Servantes ka thene: ashtu sic lufta eshte njerka e te krisurve eshte edhe nena e trimave. Meqe “trimin” qe po e kerkojme me qiri nuk e gjejme dot tek qeverisja aktuale sikur kemi iluzionin se mund te na vije me poste nga USA apo BE, tip Lu apo Vllahutin. Por harrojini keto iluzione, ata jane ushtare te vegjel qe kane urdher nga siper te trokasin deren tere diten por absolutisht mos ta hapin.Fut ketu edhe ushtaret e ushtareve qe erdhen ne pushtet me shpate te madhe dhe ndofta do e mbyllin me shpuze te vogel.

    Reply to this comment
  23. dani August 6, 09:42

    Ai F-ja më sipër e paska fundosur Saliun! Mirë ia ka bërë, po Saliut as që ia ndjen fare. Qeni leh dhe ujku pirdh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim