Pse sekretari amerikan i shtetit e shmangu Shqipërinë dhe Kosovën

September 29, 2019 08:54

Pse sekretari amerikan i shtetit e shmangu Shqipërinë dhe Kosovën

Nga Zeno Jahaj

I shtatëdhjeti Sekretar i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ish officer i ushtrisë amerikane dhe kohët e fundit Drejtor i CIA-s, do të vizitojë këto ditë Italinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, të gjitha vende të Evropës Jugëlindore. Duke anashkaluar Shqipërinë dhe duke mbikaluar Kosovën.

Si Sekretar Shteti, vizitën e tij të parë në një grup vendesh në Evropë e bëri në shkurt të këtij viti në Evropën Qëndrore: Hungari, Sllovaki e Poloni.

Vizita e tij tanishme në format grupvendesh është e dyta.

Italia, ku Pompeo fillon vizitën e tij zyrtare, është natyrisht edhe subjekt personal i tij: Pompeo është i pari Sekretar Shteti me origjinë italiane dhe sigurisht që vizita e tij në Abruzzo është edhe nostalgji prejardhjeje.

Sidoqoftë, vizita e tij në Itali përfaqëson, në radhë të parë, interesin e SHBA-së  për fuqinë më të madhe të Mesdheut, një ndër aleatët më të besueshëm amerikanë në Evropë.

Brenda këtij kuadri, SHBA nuk mund të mos ndjehet e shqetësuar që Italia ishte e para fuqi perëndimore që mbështeti projektin infrastrukturor të Kinës “Korridor dhe Rrugë” drejt tregjeve jetësore të eksportit kinez për në Evropë.

SHBA nuk mund të mos ndjehet e shqetësuar që Kompania kineze “Huawei Technologies”, tregtari më i madh botëror në fushën e telekomunikacioneve, do të investojë në Milano, pothuajse në zemër të Evropës, 3.1 miljardë dollarë për tre vitet e ardhëshme, duke vënë në balancën e konkurencës edhe shërbimet e sigurisë kombëtare që lidhen me telefoninë celulare.

Pompeo ka çfarë t’i inkurajojë, por edhe çfarë t’i kërkojë Italisë.

Pastaj Pompeo do të hidhet në Ballkan, për të vizituar në fillim Malin e Zi, një vit pasi Presidenti Donald Trump e tronditi këtë vend duke e vënë në dyshim nëse ia vlen që NATO ta mbrojë.

Mali i Zi ka ecur me standarde evropiane dhe sigurisht që e meriton mbrojtjen e NATO-s. Dy-tre vjet më parë kaloi edhe prova të vështira për të përballuar ndërhyrjen ruse që synoi devijimin e vendit më të vogël të Adriatikut nga antarësimi në NATO.

Maqedonia Veriore dhe Greqia kryen gjithashtu një kapërxim ylberi me marrëveshjen për njohjen reciproke – një peng 30 vjeçar me prapavijë qartazi ruse, që synonte gjithashtu devijimin e kësaj “Belgjike të vogël” nga antarësimi në NATO.

Gjatë viteve të fundit, në të dyja këto vende, ka referenca se Moska ka zhvilluar fushata të bashkërenduara dezinformimi, ka ushqyer organizata nacionaliste e grupe të të tipit paraushtarak kozak, ka provokuar sulm kibernetik dhe, me shumë gjasë, është përpjekur të rrëzojë qeveritë legjitime.

Subjektet ruse gëzojnë ndikim në tregjet e pasurive të patundshme dhe turizmit të disa vendeve të Ballkanit, veçanërisht në Mal të Zi dhe Bullgari.

Pak vite më parë, Novaya Gazeta e Rusisë pohonte se në vitin 2012 bizneset ruse posedonin rreth 40 përqind të pasurive të patundshme në Mal të Zi, veçanërisht përgjatë bregdetit të Adriatikut, duke përfituar nga liberalizimi i vizave. Deri në vitin 2016, afërsisht një e treta e të gjitha kompanive të huaja të regjistruara dhe që operojnë në Mal të Zi ishin në pronësi të Rusisë, duke e bërë atë vendin ballkanik me investimin më të madh rus.

Aktualisht, referohet se rreth 80,000 rusë zotërojnë shtëpi në Mal të Zi. Faqet e internetit lokal, të cilat publikojnë pikëpamje pro ruse shpesh të marra drejtëpërdrejtë nga Sputnik, RBTH, ose burime të tjera të informacionit rus, janë përhapur që nga viti 2015 në Serbi dhe Mal të Zi, megjithëse burimet e tyre të financimit nuk janë të qarta.

Gjeografia e Ballkanit fton edhe fuqi të tjera globale, duke rritur kështu mundësitë për ballafaqime, ndoshta jo në terma klasike ushtrish me uniformë, por gjithsesi të rrezikëshme.

Në përgjithësi, projektet kineze përqendrohen në Serbi si ekonomia më e madhe e rajonit, për projekte me vlerë më shumë se 2.5 miliardë euro.

Projekti më domethënës është përmirësimi i hekurudhës Beograd-Budapest. Duke modernizuar hekurudhën, Pekini do të krijonte një korridor transporti midis Pireut në Greqi (të cilin tanimë e ka blerë) dhe Evropës Perëndimore përmes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Hungarisë. Ndërkohë, është shpallur ndërtimi i dy autostradave në Maqedoninë Veriore dhe në Mal të Zi.

Jetojmë në një epokë globale. Ballkani, si urë lidhëse, do presë edhe Kinën, edhe Evropën, edhe Turqinë, edhe Rusinë, edhe miljona refugjatë nga Lindja e Mesme, edhe radikalizmin fetar. Angazhimi i shtuar i Kinës në Ballkanin Perëndimor lëviz më shumë në këtë logjikë gjeopolitike.

Pavarësisht nga statusi tashmë i njerës nga superfuqitë globale, Kina mbetet, gjithsesi, e varur apo e detyruar të ekspansionojë më shumë nga toka, sesa nga oqeanet. Në këtë kuadër, projekti infrastrukturor i saj “Korridor dhe Rrugë”, Ballkani do mund të përdoret si një brez tregtar për të hyrë në Evropën Perëndimore e për të depërtuar aty ku popullsia është më e madhe dhe interesat për mallrat e çmimet kineze të jenë në rritje.

Çka e ndërlikon problemin në linja sigurie janë huatë. Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez në Ballkanin Perëndimor duket se është huadhënia për projekte të infrastrukturës, kryesisht në transport dhe energji. Një qasje e tillë në formën e borxheve rrezikon të krijojë paqëndrueshmëri fiskale për qeveritë në rajon.

Dyshimet rriten kur shumë prej projekteve u mungon transparenca e procedurave të prokurimit. Referohet se disa prej vendeve në Ballkanin Perëndimor kanë nivele të larta të borxhit sovran deri në 70% të PBB-së së tyre (Mali i Zi ka arritur 80%). Duke marrë hua edhe më shumë kredi, ata mund të bllokohen në litarët e borxhit.

Që nga viti 2018, Mali i Zi i detyrohet Kinës pothuajse 40% të borxhit të saj, ndërsa Maqedonia Veriore 20%.

Dhe më në fund, por jo për nga rëndësia, një strategji e re e Turqisë për të reformuar rolin e saj tradicional, ka rritur peshën gjeopolitike të Greqisë.

Në Luftën e Ftohtë, të dy armiqtë e vjetër ishin “të dënuar” të bëheshin aleatë strategjikë, si për sigurinë e krahut jugëlindor të NATO-s, edhe për sigurinë e vet. Sot, Greqia, me lëvizjet që bën, luan së brendëshmi edhe me Evropën, edhe me SHBA-në, ndërsa Turqia, me karshillëkun e saj, mbetet përfundimisht jashtë Evropës dhe konfliktohet me SHBA-në.

Të dy vendet kanë të përbashkët vetëm interesat ekonomike me Kinën e me Rusinë, jo interesat e sigurisë. Në rast konflikti midis tyre (dhe rastet nuk kanë munguar e nuk do mungojnë) nuk do të jetë as Rusia, as Kina që do t’iua heqin litarin. Ndoshta mund t’iua shtrëngojnë edhe ca më shumë.

Prandaj Sekretari Amerikan i Shtetit ka çfarë t’u inkurajojë Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut e Greqisë, ashtu siç ka edhe çfarë t’iu kërkojë këtyre vendeve.

As Shqipërisë, as Kosovës, as Serbisë, nuk do iu jepet mundësia ta presin kreun e diplomacisë amerikane. Jo se nuk kanë peshë gjeopolitike. Përkundrazi.

Por ai nuk ka aq shumë ç’të inkurajojë tek këto vende. Ka shumë vetëm ç’të kërkojë. Marrëveshja Serbi-Kosovë e dëshiruar nga SHBA është në pikën zero, nëmos nën zero. Marrëveshja midis pozitës dhe opozitës në Shqipëri është gjithashtu në pikën zero, nëmos nën zero.

Por Ministri i Jashtëm i një fuqie të madhe si SHBA nuk shkon në një vend pa një terren të përpunuar. Prandaj ka ngarkuar Zëvendës Asistent Sekretarin Palmer, që të përpunojë terrenin.

Prandaj, nuk ka pse të pyetet pse nuk erdhi këtë herë Sekretari Amerikan i Shtetit në Shqipëri. Pompeo do mund të vijë në Shqipëri, ashtu si edhe në Kosovë e pse jo edhe në Serbi, kur klasa politike e këtyre vendeve të tregojë përgjegjshmëri e përgjegjësi; kur të japin shenja se punojnë për stabilizimin e rajonit dhe jo për destabilizimin e tij; kur të mësohen të luajnë me rregulla sistemi dhe jo me anarki rrugësh.

Shkurt, kur të kenë çfarë të ofrojnë e për çfarë të inkurajohen.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

September 29, 2019 08:54
Komento

15 Komente

  1. demo September 29, 09:12

    Te lumte Edi,ja hodhe Amerikes!Nje qeveri qe hedh 300 miljon euro per nje rruge fshati 15km nuk ka nevoje per Amerike,se Amerike eshte vete.

    Reply to this comment
  2. ETHEM LALAJ September 29, 10:33

    Analize shume e sakte.Dhe kjo duke piskamur ata qe thonin se Pompeo nuk e do E.Ramen.Me keto analiste kopetent D I T A ..nderon veten dhe kthen ne baze perkrahesit e saj.
    -Fjalimi i KM Rama ne OKB verteroi se Rama eshte per stabilitetin e Ballkanit e jo vetem.Dhe Trampi e Pompeo besoj e kane nxjerre konkluzionin se kush eshte per stabilitetin ne Shqiperi e me tej.
    -Kudo ne bote e dine tashme se Serbia,Greqia e disa syresh i kane syt nga Rusia.LOBIMI RUS I LUL SALIUT me 1000.000 $ eshte nje faktor.
    -Por Amerikaneve nuk u intereson tash-per-tash te merren me kete çeshtje.
    -Po keshtu,opozita jone me ne krye Presidentin doli hapur kunder SHBA+BE per 30 qershorin dhe djegjen e Kuvendit te Shqiperise.Dhe arsyet dihen tashme.
    -Pompeo do jete i pari qe ka lexuare VENECIAN qe i vuri kryq opozites se rruges per rrugtimin e saj vrastar te vehtes,opoxitarizmit idiot dhe te demokracise ne Shqiperi.
    -Besoj Pompeo e di me mire se ne se fatkeqsia ne kete vend per 30 vjet eshte SB,IM,LB ..e Ko.Por Amerika nuk mund te vendos firmen per denim.Denimet e te korruptuareve te shekullit 20,21 duhet ti japi drejtesia jone qe tash-per tash eshte me poturre pa oshkur,ku karrigja e Kryeprekurorit eshte ne ajer per shume kohe pasi partit politike duan te ven veton.
    -Zvarritja e krijimit te organeve te drejtesise eshte pergjegjesi edhe e ONM.Kjo edhe se ligji i hartuar prej tyre nuk parashikoi denimin e konfiskimin e pasuriive atyre qe ju shmangen me dashje VETINGUT.Dhe u desh nje kusht i till nga Bundestagu Gjerman.

    Reply to this comment
  3. Mark .UK September 29, 11:11

    MIre qe Zenos ja tha Pompej se Pse nuk do vizitoj Shqipnin,po my ethemi qe nuk me shkrue as emrin e vete Pse e tregon gjoja te diturin.Prandaj ET’HEM filloje shkollen nga klasa e parē te shkruesh te paKten emrin tuaj o sekretari I partis se fshatit.Mos harro se Ke rradhen e loPve sot,kujdes EDHE ilaçet.

    Reply to this comment
  4. undergruond September 29, 11:27

    Nuk ka asnje arsye qe asnje Sekretar Shteti i USA te vije ne Tirane. Nuk ka se c’kerkon me teper se sa strehimi i 4000 muxhahedineve iraniane qe nuk i pranon askush tjeter, madje nuk i strehon as vete Amerika ne terriroret e saj pa fund.

    Reply to this comment
  5. sabahete September 29, 12:01

    Të vlersuara/it e mi

    Përderisa politkëbërsit nuk i përfillin të gjitha masat,të cilat për një Shtet duhet përfshirë për të Udhëhequr një shoqëri sa më drejtë, më sinqertë e më mirë që është e mundur, në të gjitha Aktivitetet e jetës së përditshme pa dallim të masës përkatësisht, praktikisht dhe teoretikisht të qenjes njerzore të Zotit apo në formën civiliziese ashtu të them, të qenjes Natyrore të Universit, dhe duke rrespektuar e jo definuar popullin tonë të gjorë Shqiptarë her“publikë“ e her si Ztr. D. Bushati, citati i tij; „qytetarë të zakonshëm?!“( pse ndër Shqiptarët paska edhe qytetarë të pa zakonshëm a?!) para dy ditesh në një intervistë me gazetaret e „Zërit të Amerikes“ dhe për deri sa metoda e mënyra e ideve të caktuara vetjake ndaj interesave të të tjerëve nuk kundervihet dhe nuk gëzon më shum prioritet, nuk mund të flasim as nuk mund të shkruajm ( kshtu mendimi i im ) as për sa „i duhet Intelektualit Politika dhe sa i duhet Politika intelektualit“, pse?!
    Sepse çdo intelektual dhe çdo politikanë/e gjithashtu së pari duhet të nisë punën etij/sajë duke caktuar qëllime për rrealizime – duke marrur në konsideratë së pari Resourset në dispozicion, pastajë Problemet dhe më vonë të gjitha masat për të arrijtur deri te rrealizimi sa më i mirë që bën, në formë të paster, jo korruptive, jo kriminele dhe kunder çdo neposi – pra për të arritur qellimin e drejtë e të pastër, në asi forme, e cila në të gjitha anët VeJuLiPe partiake mund të festohet si sukses në masa të papara dhe pozitivisht të pa imagjinuara por prap se prap Realisht të mundshme.
    E që në fund tė çdo proçesi vlera të gëzoj me masën e sajë, qoft kjo të ketë qenë rrjedhojë e një Intelektuali apo rrjedhojë e një politikani, kryesorja rrealizimi i qëllimeve dhe SUKSESET
    Pra edhe një her, metoda dhe mënyra e vet parashikimeve të caktuara për t‘iu kundervu interesave të të tjerëve.
    Është vet Politika Intelektuale apo Intelektuali Politik?!!
    Une them;
    E tij është Politika, për të mbajtur marrëdhënje të mira me të gjitha palët.

    Me Përshëndetje shoqrore
    Sabahate Byci Schkrimtare, Piktore e pavarur, Publiciste dhe Analiste e lirë

    Reply to this comment
  6. ETHEM LALAJ September 29, 12:57

    FLM -D I T E S QE BOTON DHE MILITANT TE TILLE SI MARK.UK.KA MUNDESI QE KY MOPRAN TE JET OSE AGHENT I UDB OSE ZEN S.BERISHA VETE.
    -KA MILITANT TE TILLE QE MBESHTESIN NJE PARTI -PD -VERBERISHT NDOSE AJO KA BERE KRIME ME SHUME SE GJERMANI E ITALIANI NE L2B,NDAJ KY VEND NUK BEHET KURRE,POR DHE PD NUK BEHET MË PARTI POR DO NGELET NJE BANDE NJELLOI SI ISIS I SIRISE…!
    -V E N E C I A..VULOSI PERFUNDIMUSHT SE OPOZITA ESHTE KUNDER 30 WERSHORIT,KUNDER NEGOCIATAVE,KUNDER..KUNDER..KUNDER ÇDO GJEJE TE MIRE NE JTE VEND…DHE KETA MILITANT QORRA -POLITIKE E BEJNE PROSTITUTEN SHUME TE NDERSHME.RUAJNA ZOT.

    Reply to this comment
    • mirel September 29, 16:25

      Kur thote Etemi “analize e sakte” do te thote qe shkrimi e ka dobicin Ramist brenda.
      Autori i ka bere fresk sa ska Ramutit pse Pompeo e dhjeu dhe nuk e perfilli fare si obligim te diplomacise amerikane.
      I dine qe shqipot jane loder si per serbe e since per greke, nuk ka vlere te merret Pompeo me ta. Pastaj Ramuti doli ne fotografi me Tramin, kaq mjjafton te garantoje mbeshtetjen e Amerikes.

      Reply to this comment
  7. Pano Hallko September 29, 14:51

    Autori i këtij shkrimi, është nga njohësit e mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
    Kjo nuk është e para analizë e tij, e është i njohur për kriterin e analizës që ka, por edhe për thellësinë e mendimit në analizë.
    Kjo analizë(e radhës e tij), është një skanim i gjendjes së Ballkanit e më gjerë. Ashtu siç paraqit në mënyrë të thjeshtëzuar vektorët e forcave në Rajon, por edhe peshën specifike të shteteve të tij.
    Analiza të këtij lloji, duhet të venë në mendime, jo thjesht lexuesit që kanë mend, por edhe segmentet shtetërore, që më së paku paguhen për këto punë.
    Përgëzime autorit, e penë të begatë!

    Reply to this comment
  8. LEXUESI September 29, 15:24

    Te Vizitoj Pompeo Shqiperine???Pse???DHE Pse??
    Per te Takuar..Ramen..(Nje Fjalim Shume i Dobet ne OKB)…apo mos e dhente Zoti te Takoj Lulezim Bashen..apo Berishen,me keq akoma..Ilir Floririn…!!
    1-Amerikanet e dine se ne Shqiperi Klasa Politike Mbeti duke PERSERITUR Refrenin:”Ne jemi Per Stabilitetin” dhe ne “Jemi Faktore Stabiliteti”..dhe Idjotesira te Tilla…Shkurt thote Populli “Budalla”:Lepirje Bythe…
    2-Po te Nisemi nga Refrenet e Politikaneve Shqipetare…qe Permensin Stabilitetin…Shqiperia nuk ka “Koqe” apo me then Qarte Kapacitete Ushtarake, Shqiperia, nuk eshte nje Shtete i Fuqishem qe te “Rrezikoj” Stabilitetin e Ballkaanit..Shqiperia…eshte e Fundit ne Ballkane, sepse te tille e ka Bere Politika Antishqipetare qe ka Zhvilluar PD.ja e Berishes, por akoma edhe LIS-i i Ilir Metes, por Thene pa Dorashka..edhe Edi Rama…me Politiken e Heshtjes, eshte bere Pjese e ish Politikes Berishjane…PRA NJE POLITIKE PA SHTYLLE POLITIKE..
    2-Shqiperia do te RESPEKTOHEJ nga z.Pompeo apo edhe shume te Tjere, VIP-a te Europes, sikure Shqiperia te Kishte ne Fillim nje Politike STABILE TE BRENDSHME…po ne shqiperi eshte te Vihet Kuja….dhe te therrasesh me te Madhe…Shqiperia ka nje President HAJDUT-THESARI, nje Batakci, dhe Njeri pa Integritet, nje Harbute, qe per te Ruajtur Pushtetin e Hajdutit eshte Gati, ti vere Zjarrin Shqiperise, Vazhdojme me Lulezim Bashen..kur dihet se eshte Finanzuar nga Para Ruse, (Sherbimi i Fshehte FSB)..qe te vije ne Pushtet…ect..
    Me thone Zoterinje Komentues:;KUSH ESHTE AI SHQIPETARE, qe ka Koqet te Takohet z.Pompeo??Apo ka Koqet te Pritet nga Ai???????Ministri i Edi [email protected]@Cakaj??(Pa keqkuptime personale)..Shqiperia..Momentalishte ka nje Perfaqesues shume te Dopet ne “Diplomaci”…Z.Cakaj nuk duhej te Kishte Pranuar Tutelen e Edi Rames..per tu bere Minister i Jashtem ne Detyre….PRA KJO ESHTE SKANDALOZE…Edi Rama, munde te beje shume Gjera te Bukur , apo munde te Vleresohet..por me Vendosjen e Z.Cakaj si Minsiter i Jashtem..i ka Mbyllur shume Dyer Shtetesh Shqiperise…sepse Shume Politikane…dhe Diplomate..NUK DUAN TE ULEN NE TRYEZE ME “Spurdhakun Cakaj” sepse ai nuk ka AS EKSPERJENCEN E DUAHUR POR NUK ESHTE AS NJE POLITIKANE KALIBRI, pale pastaj Diplomate…Bej Mutin…themi ne “Pshataret”….me ke do te Takohet, z.Popmeo ne Tirane??DHE me ke do te Bisedoj??Idjotesirat e Politikaneve te Shqiperise i di, dhe e di qe te Gjithe jane MARJONETA, sa te vete Amerikes, Serbise, Greqise, Turqise…Ish-Shefi i CIA-s e di se me ke Flete…POR DUKET SE KETE HARROJNE POLITIKANET SHQIPETARE..lol

    Reply to this comment
  9. Mark .UK September 29, 15:43

    ET’HEM:JENI I MENÇUR,PLOT MEND E KE BARKUN..

    Reply to this comment
  10. Hajro Limaj September 29, 16:59

    Shqiperia i ka kaudrot e domosdoshem per te studjuar dhe vlersuar gjeopolitiken dhe gjeostrategjine e zhvillimeve te vendit ne harten ku shtrihet.Por politikanet dhe qeveritaret nuk i duan keto kapacitetete dhe vlera sepse nuk do te realizonin dot kete kaos politik dhe ekonomik brenda vendit dhe nuk do te ben kete dipolomaci rajonale e me tej.Urime kolegu im i hershem,Zeno Jahaj.
    Hajro Limaj

    Reply to this comment
  11. pyetje-pergjigje September 29, 18:27

    Pyetje e veshtire shume – Pse Mike Pompa nuk viziton Shqiperine?
    Pergjigja me e lehte sa s’ka – Shteti i Mike Pompes nuk ka as ambasador ne Tirane…

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit September 29, 21:50

    Me ke do takohet Pompeu? Me Ramen, qe s’shkon me Meten, qe nga ana e vet nuk po merret besh as me gruan, doktorreshen. Ne tjeter vrime I bie cycles Luli, ne tjeter berisha, pa lere dash shehi me nard ndoken, etj. Pompeu nuk ka kohe te ndreqe kokat e medha te Shqiperise se vogel, qe cdo tre muaj, dy i kane me sherr e shamata. Me thoni ju mua, shkoni ju mik tek nje shtepi qe I ka hyre sherri? Jo edhe jo, leri qe tu ftohen pakez kokat. Mirepo mjere ne per hallin qe na ka zene, sa here vjen treni ne stacion ne shahemi dhe grihemi per mustaqet e Celos. Vec kur iken treni kujtohemi se po prisnim trenin qe ti hipnim. Fqinjet tane urte e bute dhe trasten plot, dmth mbushin trasten e Pompeut se te jepte xhaba Amerika nuk do ishte kjo qe eshte.

    Reply to this comment
  13. Lili September 30, 16:03

    S’ka kohe me humb me debilat ne pushtet ne kosove e shqiperi!
    Presim zgedhjet ne kosove !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim