Pse sekuestrimet nuk nisin nga vilat tuaja? Si përgjigjet Rama

February 13, 2020 22:48

Pse sekuestrimet nuk nisin nga vilat tuaja? Si përgjigjet Rama

Kryeministri është pyetur sonte në Tv Klan përse aksioni i OFL-së për justifikimin e pasurisë nuk ka nisur nga politikanët me vila, dhe nga vetë Kryeministri.

Rama është përgjigjur duke thënë se ai dhe të gjithë politikanët e deklarojnë pasurinë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë.

Pyetje: Pse nuk fillon nga ty për shembull? Pse s’jep ti llogari për vilën tënde, për pasurinë?

Edi Rama: Për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse në këtë moment ne kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar. Pra i kemi listë të mbyllur. I kemi të akuzuar. Dhe policia në këtë rast nuk bën asgjë tjetër, veçse merr nga regjistri dhe bën të gjitha verifikimet e pronave të tyre dhe bëhet fjalë për pronat e tyre të deklaruara. Se pastaj këta kanë edhe plot që s’i kanë të deklaruara. Dhe ja çon SPAK-ut. Kush do ta bëjë këtë për mua? Do e bëj vetë unë? Do e bëjë policia? Ka një institucion ku ne kemi deklaruar pasuritë që kur jemi bërë subjekte të deklarimit. Ashtu sikundër thonë po nga gjykatësit. Gjykatësit, ata që kanë dalë nga Vettingu, kjo drejtësi e re do t’i thërrasi, por nuk do t’i thërrasi policia. Larg qoftë, se s’jemi në vitin ’45. SPAK-u me Gjykatën Speciale do fillojë t’i thërrasi.

d.a. / dita

February 13, 2020 22:48
Komento

5 Komente

  1. Adih February 14, 00:10

    Ore Rame pelivani , lere rehat dhe mos e ngarkoni SPAK me njerez te inkriminuar ,se nuk i rref fare popullit per to .Jane pa interes per masen .Apo doni te fitoni kohe , me keto ordineret peshq te vegjel..Interesi mbare kombetar i te gjithe popullit te neperkembur eshte te filloj SPAK sa me shpejt punen me Kryeministra ,ish Kryemin , Ministra e deputete .Kete kerkon populli .Lareni SPAK te meret me ju krokodilat qe i keni shker.hyer nervat e ekonomine keti populli .

    Reply to this comment
  2. kris 1 February 14, 02:44

    Politikanet Kane nje institution pastrimi,inspektoriatin.Ai u lan parate dhe pislleqet e trupit dhe Te shpirtit.Tani Jane kokelare.Pasurine e Kane vene me djersen e bithes

    Reply to this comment
  3. asd February 14, 14:40

    Ulerin i gjithe populli se cilet jane emrat; Pse ben shurdhin dhe qorrin ky ? Fajin e ka budallai popull qe po pret qe ti te shkosh vete te arrestohesh. Deri ketu ti nuk arrin dot. As politikanet e tjere nuk i dergon dot prapa hekurave sepse te vjen rradha. Fajin e kemi ne budallenjte qe presim nga ty.

    Reply to this comment
  4. mirel February 14, 15:10

    Si thote Ramuti, do merremi me “Rezervuarin”.
    Cilesimi Rezervuar eshte shume domethenes.
    E shikon si objekt grabitjeje.
    E etiketon qe vetem aty te perqendrohet vemendja, dhe per vete dhe eliten korruptive e deklaron hapur qe askush nuk do i coje para drejtesise.
    Sepse ne kete menyre derrmon prokurorine , dhe i jep fuqi te plote institucionit qe urdheron direkt vete.
    As gjykates dhe asnje tjeter nuk do kete fuqine e ligjit.
    Ate e ka djalli.
    Kush do e gjykoje djallin?

    Reply to this comment
  5. BARDI February 15, 08:27

    A e dini kur do te merren me kreret,ka cu nana mela gojen mbase nja 3o vjetesh kur ne shqipria te kete shkuar popullsia 300000 vete dhe vendi yne te jete kthyer ne Afrikedhe do vijne ata per ta populluar Shqiprin me 5 qindarka dhe jo me1
    1euro

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*