Pse shfaqet Diabeti

October 28, 2019 00:34

Pse shfaqet Diabeti

Diabeti i sheqerit është sëmundje që shfaqet me çrregullime të metabolizmit të sheqernave nga organizmi.

Sëmundja ka shkaqe të ndryshme.

Ka rol faktori gjenetik, por shenjat e sëmundjes mund të mos shfaqen pa ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm, si dhjamosja, mungesa e veprimtarisë fizike etj.

Sasia e madhe e dhjamit në organizëm pengon veprimin e insulinës, hormon i cili prodhohet nga pankreasi dhe shërben për të metabolizuar glukozën që hyn në gjak nga tretja dhe thithja e karbohidrateve të marra me ushqimet.

Pamjaftueshmëria e nxjerrjes së insulinës nga pankreasi i dëmtuar, ose qëndresa që has për të vepruar në rastin e dhjamosjes, bëhet shkak për shfaqje të sëmundjes.

 

o.p. / dita

October 28, 2019 00:34
Komento

1 Koment

  1. Aureli October 30, 23:22

    SDI KU I KENI MARRE TE DHENAT POR JA FUSNI KOT. SE UNE NUK KAM ASNJE NGA KETA SHKAKTARE DHE ME ESHTE SHFAQUR DIABETI… DUA TE THEM ME KETE QE MOS MERRNI INFORMACION NGA MJEK KARAGJOZE QE JANE GJUETAR PARASH, POR PERMABJUNI SHKENCETAREVE TE MJEKESISE. DUKE U INTERESUAR PER TE PATUR ME SHUME NJOHURI RRETH DIABETIT KAM MESUAR SE NGA STUDIMET ME TE FUNDIT KA NJE FAKTOR SHUME HERE ME TE NDIKUESHEM NE SHFAQJEN E DIABETIT SESA KETA QE PERMENDEN NE SHKRIMIN E PUBLIKUAR NGA JU, DHE KY ESHTE STRESI, STRESI,STRESI… KJO SHPJEGON DHE MASIVIZIMIN E KESAJ SEMUNDJEJE TE NJOHUR SI E “PASANIKEVE”, POR QE KA ME SHUME PERHAPJE TEK JO PASANIKET. E THEKSOJ STRESI…STRSI…STRESI EDHTE ARMIKU KRYESOR E I PAEVITUESHEM I MASIVIZIMIT TE DIABETIT. ATO QE THONI JU NDIKOJNE POR NUK JANE FAKTORE ETERMINANT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim