Duhet Shqipëria të gatitet strategjikisht për një epokë post-BE?

August 22, 2019 08:54

Duhet Shqipëria të gatitet strategjikisht për një epokë post-BE?

Nga Fatos Tarifa

Ideatorët dhe arkitektët e Bashkimit Europian e dinin se ëndrra dhe dëshira e tyre për krijimin e një Europe të Bashkuar nuk do të mund të realizoheshin dot as lehtë dhe menjëherë, sipas një plani të vetëm, as në mënyrë të përsosur. Ata parashikuan se bashkimi i Europës do të kryhej gradualisht, hap pas hapi, fillimisht përmes integrimit të ekonomive të vendeve europiano-perëndimore dhe, më vonë, përmes integrimit social dhe unifikimit politik të këtyre vendeve.

Askush nuk e vë në dyshim faktin që unifikimi europian ka bërë një progres shumë të madh qysh nga fillimet e pasigurta të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Nëse Robert Schuman, Jean Monnet, Alcide De Gasperi apo Konrad Adenauer do të jetonin sot të shihnin thellësinë në të cilën janë integruar ekonomitë dhe politikat e vendeve europiane, si edhe hapësirën gjeografike në të cilën është zgjeruar komuniteti europian i ëndrrës së tyre, ata, me siguri, do të habiteshin me suksesin e projektit që ata ideuan.

Por, stadi në të cilin gjendet sot Bashkimi Europian dëshmon, ndoshta, edhe kufijtë e suksesit të projektit të tyre, përtej të cilit integrimi europian nuk mund të shkojë dot.

Dështimet e herëpashershme të iniciativave politike të BE-së, (siç ishte, ndër të tjera—dhe më kryesori—dështimi i përpjekjeve për miratimin e Kushtetutës Europiane në vitin 2005), mungesa e një politike të jashtme të përbashkët, e një politike të përbashkët për mbrojtjen dhe sigurinë, deficiti demokratik dhe kriza e legjitimitetit të institutioneve të BE-së, marrëdhëniet e vështira mes vendeve qendrore, ekonomikisht më të zhvilluara e më të pasura të Bashkimit Europian, dhe vendeve periferike, kriza e Eurozonës, dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, vështirësitë reale dhe mungesa e vullnetit të disa prej vendeve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së në lindje të kontinentit dhe, veçanërisht, gabimet e përsëritura të Brukselit në marrëdhëniet e tij me Turqinë—të gjitha këto, më bëjnë të mendoj se Bashkimi Europian po përjeton sot krizën më të rëndë që nga krijimi i tij, e cila është jo vetëm një krizë financiare, por edhe një krizë politike, institucionale, një krizë besimi—të gjitha këto sëbashku—me fjalë të tjera, një krizë sistemike, nga e cila do ta ketë të vështirë, në mos edhe të pamundur, që të dalë.

Edhe nëse ky përfundim mund të tingëllojë shumë pesimist, parashikimi i mësipërm nuk është krejt i pajustifikuar.

Unë nuk dëshiroj të quhem një “europesimist” por, ndërsa shoh se sa pak të motivon Bashkimi Europian i sotëm për të qenë optimist, them se qëndrimi im për të ardhmen e BE-së është eurorealist. Dëshira më e madhe që kam është, natyrisht, që në kontinentin tonë të bien edhe ato barriera të fundit që i ndajnë vendet europianë nga njëri-tjetri, përfshirë edhe të gjithë vendet e Ballkanit dhe Turqinë, për të krijuar një Europë vërtet të bashkuar, apo “Shtetet e Bashkuara të Europës” që ëndërronte Viktor Hygo 150 vite më parë.
Vizioni i Hygo-së për “Shtetet e Bashkuara të Europës”, si një formacion ndërshtetëror, që përveçse do të kishte një monedhë të përbashkët, do ta shndërronte kontinentin europian në një fuqi të madhe, sado i iluminuar që është, nuk ka gjasa të materializohet në një kontinent, i cili, pavarësisht paqes së gjatë dhe prosperitetit të arritur qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, vuan një krizë strukturore, një krizë legjitimiteti dhe, ipso facto, dëshmon deficitin demokratik të Bashkimit Europian.

Skepticizmi i publikut europian vazhdon të shoqërohet nga një bateri kritikash, të cilat u adresohen, kryesisht, mënyrave se si administrohet Bashkimi Europian dhe se si merren vendimet në Bruksel. Një pjesë e madhe e kritikave ndaj BE-së fokusohen në atë dukuri, e cila prej kohësh cilësohet si “deficit demokratik” i BE-së, si dhe në mungesën e legjitimitetit (apo në krizën e legjitimitetit) të institucioneve të BE-së.

Për shkak se, në disa aspekte, BE i ngjan një organizate ndërkombëtare, ndërsa në aspekte të tjerë i ngjan një shteti federal, pa qenë as njëra, as tjetra prej tyre, natyra dhe shkalla e legjitimitetit të tij kanë qenë dhe janë të kontestueshme.

***
Nëse integrimi europian nuk thellohet në drejtim të federalizimit të Europës, mund të ndodhë që pesha dhe roli i kontinentit tonë në ekonominë dhe në politikën globale të bien përballë Amerikës, Kinës dhe fuqive të tjera që po ngrihen dhe BE të shndërrohet në një superfuqi vetëm në fushën e të drejtave të njeriut.

Në fakt, nëse Bashkimi Europian do të ishte një shtet i vetëm, bota e sotme mund të ishte dypolare. Por që BE të krijojë një balancë fuqie në sistemin global, atij i duhet të suspendojë balancën e pushteteve brenda tij, çka do të thotë heqje dorë nga—apo minimizim i—sovranitetit kombëtar të çdo vëndi të veçantë anëtar, pasi roli i liderit global kërkon një proces vendimmarrjeje që të jetë koherent, efektiv dhe i shpejtë për t’iu përgjigjur krizave që mund të krijohen dhe sfidave që mund lindin në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Një gjë e tillë—aktualisht dhe për një kohë të gjatë—duket se do të jetë e pamundur për BE-në, aë cilës, në fushën e politikës së jashtme, i mungon ajo çfarë Robert Schuman e quante “solidaritet de facto”. A mund të përfytyroni dot, qoftë edhe për një çast, një Bashkim Europian, në të cilin Franca dhe Gjermania të bashkojnë kapacitetet e tyre ushtarake konvencionale dhe kjo e fundit—Gjermania—për shkak të përmasave dhe potencialeve të saj, të kërkojë të luajë një rol ushtarak dominant, ndërsa të gjithë vendet e tjerë anëtarë të heqin dorë nga sovraniteti i tyre kombëtar?

Testi sociologjik më i qartë për nivelin kombëtar të lidhjeve komunitare është se njerëzit janë të vendosur që të japin edhe jetën për kombin e tyre. Në mungesë të një identiteti dhe të një patriotizmi europian, askush në Europë (asnjë gjerman, asnjë sllovak, asnjë irlandez dhe asnjë grek) nuk ka vullnetin të vdesë për Bashkimin Europian.

Në vend që të ushqejnë iluzione mbi një Europë të bashkuar, si një projekt postmodern dhe si liderja e ardhshme e globit, europianët duhet të pranojnë realitetin e një Europe të përbërë nga shtete të pavarur kombëtarë, ku BE vazhon të luajë një rol, por ama një rol dytësor në përcaktimin e fateve politikë të kontinentit.

Në fakt, shumë prej vendeve BE-së janë në prag të një situate të tillë, në të cilën ata po humbasin madje edhe kapacitet bazë për mbrojtjen e sigurisë së tyre kombëtare. Kjo po ndodh në një kohë kur, vetë Amerika, e cila për më shumë se 70 vite me radhë ka qenë dhe mbetet garantuesja kryesore e sigurisë europiane, po ndeshet sot me vështirësi të mëdha që rezultojnë si nga rritja e deficitit të saj buxhetor, ashtu edhe nga tejshtrirja e forcave të armatosura të saj thuajse në çdo skaj të globit.

Për këtë arsye, Uashingtoni i nxit vendet europianë që të marrin përsipër dhe të përballojnë barrën financiare dhe përgjegjësitë që u takojnë. Sidoqoftë, kriza e fundit financiare dhe ekonomike duket se e ka bërë më të vështirë për Brukselin të orkestrojë përpjekjet e bashkuara të vendeve anëtarë të BE-së, sidomos kur është fjala për formulimin e një politike të përbashkët të mbrojtjes dhe të sigurisë kolektive në Europë.

***
Për BE-në dhe të ardhmen e saj një problem i madh dhe një dhimbje koke e përhershme ka qenë dhe mbetet Turqia. Brukseli nuk duhet ta shohë me shqetësim anëtarësimin e Turqisë në BE, por si një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian.

Me popullsinë e saj 83 milionëshe dhe shumë të re në moshë, me tregun e saj dinamik, me ushtrinë më të madhe (pas Amerikës) ndër të gjitha vendet e NATO-s, me pozitën gjeografike dhe influencën e saj në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në Azinë Qendrore, Turqia do ta forconte Bashkimin Europian, do t’i jepte atij një peshë më të madhe gjeopolitike dhe një rol më të rëndësishëm në politikën globale.

Por, përballë qëndrimit dyfaqësh të Bashkimit Europian, Turqia ka kohë që e ka ridimensionuar politikën e saj të jashtme, duke zëvendësuar sloganet emocionale me një realpolitik. Kjo është qartazi në interes edhe të Moskës, edhe të Teheranit, fërkimet e vazhdueshme të të cilëve me Brukselin dhe Uashingtonin janë bërë tashmë një tipar esencial i politikës globale. Duke qenë se Azia Qendrore me siguri do të jetë, në një të ardhme jo të largët, rajoni i konflikteve më tronditëse, në të cilin do të konvergojnë interesat e fuqive të mëdha të globit, është në interesin e Uashingtonit dhe të Brukselit që t’i japin Turqisë çdo përkrahje, për ta mbajtur atë në krahun e Perëndimit demokratik, duke e pranuar në Bashkimin Europian si një vend anëtar me të drejta të plota.

***
Po vendi ynë? Përballë realiteteve si ata që përmenda më sipër, narrativa e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe retorika e stërlodhshme e çdo qeverie shqiptare, në këta 20 vitet e fundit, për vendin e merituar të Shqipërisë në gjirin e “familjes europiane” dhe, së fundmi, për çeljen e negociatave me Brukselin, janë një narrativë dhe një retorikë që më shumë u shërbejnë interesave të partisë në pushtet sesa përparimit real të vendit në rrugën e integrimit në BE.

Dhjetë vite më parë, në librin tim Europa e pabashkuar (2009), kam artikuluar këtë ide: “Fati i Shqipërisë në marrëdhëniet e saj politike me Europën është shumë ironik. Në një farë kuptimi mund të thuhet se raportet e Shqipërisë me Europën në këta gjashtë shekujt e fundit janë kushtëzuar nga marrëdhëniet e saj me Turqinë.

Sado paradoksale të duket, nuk duhet të çuditemi nëse ndodh që, ashtu si dikur Shqipëria u nda nga pjesa perëndimore e Europës për shkak të Turqisë osmane, në të ardhmen ajo të pranohet në BE bashkë me Turqinë europiane, në mos edhe për shkak të saj”.

Edhe nëse ky parashikim nuk qëndron dhe Shqipëria vazhdon udhëtimin e saj drejt Brukselit pa, ose pavarësisht Turqisë, ka shumë të ngjarë që vendi ynë të mos mbërrijë në destinacion. Për arsyen e thjeshtë, të cilën e kam vënë në dukje edhe më parë, se ndërkohë që ne bëhemi gati të anëtarësohemi në BE, vetë Bashkimi Europian mund të mos jetë më.

Me këtë perspektivë—jo krejt të pamundur në gjykimin tim—ajo që Shqipëria duhet strategjikisht të bëjë është që të mendojë e të përgatitet për një epokë post-BE, në të cilën fati i saj dhe i popullit të saj do të jetë në duart e vetë shqiptarëve dhe të askujt tjetër.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

August 22, 2019 08:54
Komento

17 Komente

  1. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë August 22, 10:21

    Media Sociale Ndaje me miqtë (Redaksia)
    Pastaj ;
    Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

    Ka sense kjo ?!!

    Reply to this comment
    • Rekomadohet ribotimi i komentit ;-) August 22, 11:02

      Kjo s’ka aspak sens zotëri, sepse përvec që ky paralajmërim bie në konflikt të hapur me butonat e rrjeteve sociale në fund të artikullit, lajmet përgjithësisht janë të destinuara për konsum ditor, dhe jo të përhershëm.

      Lajmet shërbejnë për informimin sa më masiv të publikut, dhe si të tilla, është bile e rekomandueshme që ato të përhapen edhe përtej platformës që i vë në dispozicion e para.

      Gazepat e dinë mirë këtë “rregull” të brendshëm, por mundohen ta anashkalojnë atë sidomos kur bëhet fjalë për ta mbrojtur me mish e me thua “mallin” e tyre.

      Nga ana tjetër, këta mendohet se “i thithin” për vete një pjesë të lajmeve nga burime të tjera informative. Jo më kot kemi konstatuar shpesh se një lajm që e lexon para pesë minutash në një gazetë X, s’është cudi ta lexosh me të njëjtin tekst dhe me të njëjtat gabime trashanike të futura qëllimtazi edhe në një gazetë Y.

      Reply to this comment
      • HOMORA August 22, 17:42

        Ue,Ue,Ue…
        Jo fort i keq komenti juaj.
        Shtypi ka si princip perhapien e lajmit te sakte dhe te vertete.
        Ndersa ketu behet nje pyetjie dhe ne saje te saj,zhvillohet nje opinion analize..
        Pra autori i ketij shkrimi na jep kendeveshtrimin e tij karshi kesaj pyetie,pra ai ben me te çfare ti deshiroje kokra e qejfit.
        E lejon apo se le jon krijimtarine e tij te kopiohet apo mos te kopiohet ky eshte problemi i tij dhe aspak i imi,sepse ky problem ka te beje vetem me principin e autorit.
        Pastaj duhet te dini qe Media e vertet apo shtypi i paster nuk egzistojne,biles as edhe televizori me rolin e tij kultivues dhe emancipuess eshte nje lobotomizasion koshiencash dhe shpirterash.
        Ndaj eshte mire mos me laxu perrallat,apo te pas televizor sepse per art ne shqypnin lashterore aq qe behet fjale.
        Dikur thajshim per Zerin e Popullit perralla,dhe per spikerin e lajmeve (gazetarin) lajmet thojshim na osht bo si baba is hspise.
        Pranej lum ata qe s’shfin me TV dhe as lexojne Gazetat e rrenave.
        Megjiate,ne vijme me hudh i sy sepse e dime qe shqypnia eshte nje faze jashte mase delikate dhe teper kritike,kena fryk se kena ropt tane aqy.
        Shqiperia ka 30 vjet qe osht ne post europe dhe europa po tall meneren me te duke e terheq zvarre shqypnine si nje jargamane lypsare te permotsheme.
        Kete ja u thot nje pellazg me kaske prej qelpiçi tradhetar i shqypenis qe me 17 korrik 1990 kur vuni komet ne europqine e lashte.
        Me kaq,shkrimi jua 75% eshte mese realist.
        😉

        Reply to this comment
    • HOMORA August 22, 17:48

      sigurisht qe ka kuptim edhe pse i rendomte si formulim,sigurisht qe ka vleren e tij qe:
      Po ste dha te drejten redaksia me shkrim si prove qe eshte ajo zoteruesjia e pronesise se krijimit te saj,askurkush ska te drejte t kopjioje edhe pse me full scream merre ne foto dhe ja ku e kopjiove origjinalin.
      Shko neper blogje webi e ke per te pare shpesh here po te njejtin paralajmerim.
      Hyre neper biblotekat elektronike,ke te drejte me e kariku librin por jo ta perdoresh per qellimet apo interesat e tua.
      Me kaq respekte mik.

      Reply to this comment
      • Rekomadohet ribotimi i komentit ;-) August 22, 22:20

        I nerumi dhe i parumi HoMoRa. Fillimisht flm. per repliken qytetare.

        Me thene te drejten, s’ma priste mendja se do merrte njeri mundimin t’ma lexonte me kaq imtesi komentin, dhe jo me te hynte ne debat per mustaqet e Celos. Habitjen tende nuk arrij ta kuptoj, se ketu e para e punes jemi ne nje forum gazetarie, ku sejcili shfaq mendimet duke iu referuar bindjeve dhe pervojave te tij personale, dhe e dyta ketu behet fjale per nje tekst, permbajtja e te cilit le shume per te deshiruar.

        Pse?

        Nqs. redaksia shkruan “Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm”, me kete shprehje ajo ben autogol, per aresye se “me pjesshmeri” nenkuptohet dhe nje togfjalesh apo nje fjali e vetme qe mund te gjendet lehtesisht dhe ne shkrime te tjera.

        Nga ana tjeter, “e drejta e autorit” eshte nje teme aq delikate, sa qe grackat dhe labirinthet e shumta qe gjenden brenda saj do t’i nxirrnin problematika te shumta dhe juristeve me te kualifikuar. Ata do ta kishin te veshtire te ngarkonin me pergjegjesi ligjore pshm. nese dikush i ngre “barrikada” te tjereve, por nga ana e tij thyen ato te tyret. Jo me kot e bera dhe shpjegimin e mesiperm me x dhe y.

        Me pelqeu shprehja tende se… “shqypnia eshte nje faze jashte mase delikate dhe teper kritike, kena fryk se kena ropt tane aqy”.

        Mjaft e sakte. Situata kritike ka te beje me tentativat e “timonierit pa patente” per te kontrolluar gjithshka qe te jete e mundur. Nje veprim ky qe bie totalisht ne kundershtim me premtimet qe i beri elektoratit te majte para votimeve te 23 qershorit 2013. Aso kohe xha Saliu vihej me shpatulla per muri vetem pse s’linte rast pa dale ne ekrane dhe faqet e para te gazetave, kurse sot po ndodh po e njejta gje nga ai qe dikur akuzonte kundershtarin e tij politik ekonomik.

        Te mos dalim nga tema. Qe lajmet te minimizojne ne maksimum falsitetin apo gabimet trashanike, gje qe, ndryshe nga vendet me demokraci te konsoliduar, ndodh jo ralle ne gazeptarine shqype, duhet ne gazetari te jete i instaluar nje mekanizem i rendesishem kontrolli.

        Cdo lajm shtypi (une per keto e kisha fjalen), perjashto opinione e kolumna te ndryshme si kjo e ish-ambazadorit, duhet te jete i vertetuar nga të paktën dy burime jo vetem te pavarura, por edhe me qendrime dhe bindje diametralisht të kunderta nga njera-tjetra. Kjo metode teper efikase per besueshmerine e lajmit nuk aplikohet as ne vende te botes se dyte, dhe jo me ne ato te botes se trete e te katert. Tani te dale nje redaktor i ketyre vendeve me pankarte ne dore ne mbrojtje te nje “opinioni” shume pak te lexueshem, kjo me duket vertet pa sens.

        Ne te interes te shokut Fatos do ishte sigurisht e kunderta, e pra ajo qe opinionin e tij ta lexonin sa me shume analfabete te dobishem, mua ma merr mendja se vetem gjysma e komentuesve e kane lexuar me themel shkrimin. Ndershmerisht, une per vete nuk e kam lexuar akoma as pjeserisht 😉

        Helbete, na e ka ndaluar redaktori, se vetem ai ka hall se mos i largohet lexuesi.

        Nuk e di se sa i kuptueshem isha per ty. Pershendetje miku im.

        Media Sociale, Ndaje me miqtë, Printoje, Nise me e-mail

        Reply to this comment
  2. fteri August 22, 10:26

    Po profesor i nderuar ,”fati i saj dhe i popullit të saj do të jetë në duart e vetë shqiptarëve dhe të askujt tjetër”.Këtë ka thënë legjendari Enver Hoxha të ndërtoim socializmin me forcat tona ,por ne nuk e zbatuam këtë porosi brilante , si do të ja bëjmë që klasa politike tha do të hamë me lugë floriri ,por po hamë në kosha të plehrave ,pas 30 vjetve ja ku jemi klasa politike me Sali Berishën në krye i vuri zjarrin shqipërisë ,dhe mbrojtëjes sajë , shkatrroi gjithçka mbi dhe ,tani kemi ngelur me gisht në gojë ,kush do të na mbrojë kur shpatat i futëm në miell .Europa ka hallet e veta ,por edhe çdo vend ka hallet e veta.Trumpi kërkon të blejë gronlandën të ndërtoi një gradaqelë ,kurse ne greku po na merr edhe detin.Dorzuam ushtrinë kemi dorzuar atdheun .Kush dorzo armën ka dorzuar nderin.

    Reply to this comment
  3. fabi August 22, 11:02

    Armiku me i madh i BE-se eshte Rusia, me fushatat e saj dezinformuese dhe robotet e mediave sociale! Europa nuk ka alternative tjeter vecse bashkimit!

    Reply to this comment
  4. Hamdi Tobli August 22, 12:58

    Sado ironike ne kontekstin e propagandes se sotme ,duken gjeniale dhe aktuale mesiemet e Leninit se..”Ne kushtet e kapitalizmit Shtetet e bashkuara te Evropes ose jane te pamundura ,ose do te realizohen vetem kunder Bashkimit Sovjetik”. Ne kete kuptim me eleminimin e BRSS vazhdon riciklimi i spirales se zhvillimit te kapitalizmit ne kushte te reja,por me kontradiktat themelore te vjetra.

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela August 23, 16:35

      Jo për replikë, o zotëri i nderuar; por për të saktësuar, ai ka thënë: SHTETET E BASHKUARA TË EVROPËS JANË ” GËNJESHTËR DHE HIPOKRIZI”.
      Rrespekte!

      Reply to this comment
  5. Arben August 22, 14:39

    KA FILLUAR PREGATITJET, MOS KINI MERAK.

    ALLAHU EKBER

    Reply to this comment
  6. katarakti August 22, 17:18

    Eshte e vertete qe anetaresimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte perdorur nga poliikanet e paskrupullt dhe te pandershem si dikur “luga e floririt ” nga komunistet! Shqiperia ka shume pak gjasa qe te anetaresohet ndonje dite ne BE me te drejta te plota. Nuk u duhet besuar asnje grime as politikanve hajdute vendas dhe as atyre te huaj qe duan veçse te na mbajne lidhur pas qerres se tyre. Ose ndryshe te na ngopin me lugen bosh! Autori ne kete analize te tij merret shume me Turqine. Dhe ketu per mua e ka gabim. Europianet nuk duan te humbasin identitetin e tyre etnik, racor dhe fetar duke pranuar ne gjirin e tyre nje vend me 85 milione myslimane. Prandaj Turqia i ka pasur dhe i ka dyert e mbyllura. Nderkohe qe Shqiperia nuk duhet kurrsesi ta lidhe fatin e vet me ate te Turqise. Pavaresisht se greket, serbet dhe europianet e tjere nuk na duan, ndoshta per shkaqe fetare, ose se jemi nje vend i vogel dhe i pazhvilluar dhe per me shume njerez te paqyteteruar dhe teper problematike, shqiptaret duhet ta ndjejne veten europiane. Jo per t’i bere qefin ndokujt, por se jane nga banoret me te vjeter te Europes. Jane pasardhes te Skenderbeut, Pirros se Epirit dhe Lekes se Madh, bashkekombas me Nene Terezen etj etj. Por syte duhen drejtuar brenda vendit dhe jo nga Brukseli dhe as nga Stambolli. Te mos shpresojme se nje dite hallet tona do zgjidhen si me magji kur te hyjme ne BE! Ose kur te shohim majen e veshit pa pasqyre! Kur shqiptaret te respektojne vendin e tyre dhe njeri-tjetrin atehere edhe Europa do t’i respektoje. Por derisa te vije ajo dite duhet punuar me ngulm per ta bere Shqiperine nje vend te perparuar dhe te begate. Ku te gjitha pasurite te shfrytezohen nga vete populli shqiptar. Ndoshta duhet pare edhe bashkimi me Kosoven ne nje shtet unitar. Ndryshe do ngelemi gjithmone si jevgjitet e Europes. Boll jane genjyer shqiptaret deri me sot nga endrra me sy hapur e “integrimit” europian. Joshje nga e cila kane perfituar pa fund politikanet e korruptuar dhe kopuke vendas gjate ketyre 30 vjeteve te fundit. Shqiperine o e bejne shqiptaret o askush tjeter.

    Reply to this comment
  7. Pano Hallko August 22, 17:44

    Që të jemi të sinqertë(e jo të lëpijmë fjalët si karamele), as “të djathtët shqiptarë”, e as “të majtët shqiptarë”, nuk e kanë dëshiruar në fakt anëtarësimin në BE. Për arsye të shumta, por edhe vetëm për një fakt: këta nuk po mbarojnë sot ende, së shituri e së vjedhuri, ato që u la ajo “diktatura e poshtër”.
    Mendimi i Prof. Tarifës, është i drejtë. Një shtet serioz e shqiptar njëherazi, do të duhej të mendonte. Sa për periudhën post BE, aq edhe për periudhën post NATO.

    Reply to this comment
  8. Vasili August 22, 19:56

    Vazhdoni te keni frike nga e verteta,apo vetvetja duke vazhduar te mos me botoni shkrimet

    Reply to this comment
  9. kris 1 August 23, 01:17

    Shteti shqiptar me nje dore mban breket dhe me tjetren mban timonin e fadromave.Me barcaleta na ngre humor in.Hallet e BE I zgjidh piktori me makaronin Frances.
    bE eshte nje shporte me karavidhe dhe per Te arthmen duhet Te mendojne private.Shteti nuk ka fuqi Te riparoje nje tester dhe Jo me Te kete strategji ushtarake app ekonomike
    E ka krimbin Brenda dhe mykun NE koke

    Reply to this comment
  10. Borian August 23, 02:44

    Te lumte pena, profesor.
    Respekt per ju gjithmone,

    Borian,
    Ish studenti juaj,
    New York

    Reply to this comment
    • S. Karco August 25, 08:31

      Lum si ju z.Tarifa per prodhimet tuaja ala borjane. Jo me kot tregtaret ankohen se te pakten 10% e mallit qe nxjerrin per shitje ose s’eshte aspak cilesor.

      Reply to this comment
  11. Realisti August 23, 18:28

    Nuk ka si Europa te jete nje shtet i vetem. Edhe SHBA jane shtete te bashkuara. Idene e bashkimit te Europes e ka hedhur Napoleoni.
    Persa i perket Shqiperise ajo pergatitet per te hyre jo per te dale nga BE. po e ngaterron me Britanine e madhe. Sa per BE ai do vazhdoje te jete pavaresisht gojeve te liga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*