Pse shqiptarët nuk janë nacionalistë (ndryshe nga serbët dhe grekët)

December 5, 2018 09:43

Pse shqiptarët nuk janë nacionalistë (ndryshe nga serbët dhe grekët)

Bernd Fischer

Në përvjetorin e njëqindtë të armëpushimit, që i dha fund Luftës së Parë Botërore, vihet re një ringjallje e interesit për nacionalizmin. Ky vjen si një zhvillim i mirëpritur, pasi duket se po përjetojmë një ringjallje edhe të vetë konceptit, sidomos në ato pjesë të botës ku përdorimi i këtij koncepti ishte dobësuar.

 Bernd Fischer

Në Itali, Matteo Salvini, zëvendëskryeministri nacionalist, ka kthyer mbrapsht anijet e emigrantëve dhe ka bërë thirrje për dëbimin e romëve. Në Hungari, kryeministri Viktor Orban flet për një “pushtimin mysliman” dhe me krenari  flet për versionin e tij të “demokracisë joliberale”. Në Gjermani, ekstremi i djathtë është bërë zëri kryesor i opozitës në parlament dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është vetëshpallur si nacionalist krenar. Këto zhvillime kanë alarmuar shumë njerëz, përfshirë presidentin Macron të Francës, i cili kohët e fundit e përshkroi nacionalizmin si tradhti ndaj patriotizmit, si e kundërta e patriotizmit. Ai mund të ketë të drejtë.

Nuk ekziston një përkufizim i qartë për nacionalizmin. Fillimisht u zhvillua në Europë, si një reagim i papritur ndaj luftërave napoleonike. Pjesa më e madhe e teorisë u zhvillua në Gjermani, ku kemi parë sukseset dhe ekseset më të mëdha të nacionalizmit. Themelet teorike u vendosën kryesisht nga Johann Herder dhe J. G. Fichte. Herder shkroi për atë që ai e quajti “Volksgeist” ose ‘shpirti i popullit’, duke argumentuar se çdo komb kishte genin e vet krijues, një frymëzim për nacionalizmin e hershëm romantik, kulturor dhe liberal.

Ndërsa Herder qëndroi larg nga gjykimet e vlerave, Fichte shtoi tezat racore, duke sugjeruar se gjermanët kishin një fat të veçantë politik dhe kombëtar. Ky version nxiti nacionalizmin agresiv, konservativ dhe politik të Bismarkut.

Në një kuptim të përgjithshëm, nga pikëpamja psikologjike, nacionalizmi është i rrënjosur në identitetin etnik, në një gjuhë të përbashkët, histori të përbashkët, në tradita dhe në aspiratat e përbashkëta për të ardhmen. Në aspektin shoqëror dhe ekonomik, nacionalizmi u rrënjos në rritjen e popullsisë urbane dhe në sekularizimin e kulturës së klasës së mesme. Në njëfarë mënyre, nxiste edhe mësimin e shkrimit dhe leximit, pasi nuk mund të jesh nacionalist efektiv nëse nuk di të lexosh. Në aspektin politik, u përdor për të promovuar interesin kombëtar dhe parimin e kombit shtet, si dhe kufijtë politikë që përfshijnë një njësi etnike. Ka disa elementë pozitivë lidhur me nacionalizmin. Inkurajoi zhvillimin e vetëdijes kulturore si dhe fillimet e një ekonomie kombëtare. Por, sipas vlerësimit tim, aspektet negative tejkalojnë pozitivet. Nacionalizmi solli shovinizmin agresiv, tendencat imperialiste, militarizmin dhe luftën. Kontribuoi edhe në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe më së fundi, në luftërat e shkatërrimit të Jugosllavisë.

Por, ç’mund themi për patriotizmin? Termi përshkruhet pothuajse si një dashuri ndaj vendit, dhe jo ndaj kombit. Nacionalizmi nuk është si patriotizmi, kryesisht sepse bazohet në ekskluzivitetin etnik, ndërsa patriotizmi bazohet në përfshirjen etnike.

Me fjalë të tjera, është e mundur të bëhesh amerikan, kanadez ose francez, ndërsa të bëhesh serb apo kroat është e pamundur. Të tillë, ose jeni, ose nuk jeni. Patriotizmi pati një prirje për të zëvendësuar nacionalizmin në pjesën më të madhe të Perëndimit, pjesërisht për shkak të ndikimeve të Rilindjes, Iluminizmit dhe Revolucionit Francez. Në ato zona të Europës Lindore, të cilat ishin më pak të ndikuara nga lëvizjet e mësipërme, kohezioni social vazhdonte të bazohej në përkatësi etnike dhe fetare.

Nacionalistët fitojnë adhurues nëpërmjet mashtrimit, përmes historicizmit, ose shtrembërimit të plotë të historisë. Me fjalë të tjera, ata kërkojnë mbështetje përmes frikës dhe gënjeshtrave, pothuajse njëlloj si argumentet përmbyllëse të presidentit Trump në prag të zgjedhjeve të fundit afatmesme në Shtetet e Bashkuara. Ndonëse Trump nuk e kupton plotësisht nacionalizmin, ai duket se ka përqafuar disa nga elementët e tij më të shëmtuar.

Natyrisht, nacionalizmi është i gjallë edhe në Shqipëri, por versioni shqiptar, unë do të thoja se është pak më i butë se versioni serb ose grek (të cilin e pamë pak ditë më parë në Bularat). Pra, pse ekziston ky dallim? Besoj se ka shumë arsye.

Shqipëria ishte e fundit nga vendet e Ballkanit që shpalli Pavarësinë dhe e fundit që zhvilloi një ndërgjegje moderne kombëtare. Pse u vonua zhvillimi nacionalist në Shqipëri? Edhe pse kjo pyetje është e ndërlikuar, mund të kuptohet kryesisht në termat e politikave të ndjekura nga osmanët dhe natyrës së vetë shqiptarëve.

Osmanët, që sunduan shqiptarët për rreth katër shekuj, ndoqën politika që pengonin në mënyrë efektive zhvillimin e një vetëdijeje kombëtare. Disa nga këto politika u zbatuan për popujt e Ballkanit në përgjithësi, ndërsa të tjera u aplikuan vetëm për shqiptarët. Fillimisht, osmanët i ndanë vendet e pushtuara prej tyre në njësi administrative pa marrë parasysh kombësinë, dhe shqiptarët u ndanë në katër vilajete të veçanta ose rajone administrative.

Më pas, meqenëse feja nuk ishte e lidhur me kombësinë në Shqipëri, siç ishte në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të Ballkanit, osmanët konkluduan se gjuha, arsimi dhe kultura ishin elementë kritikë në zhvillimin e nacionalizmit shqiptar.

U vendosën kufizime të ashpra në mësimdhënien e gjuhës shqipe, pasi një gjuhë e shkruar e përbashkët mund të nxiste zhvillimin një literaturë të përbashkët, zbulimin e një të kaluare të përbashkët dhe rritjen e nacionalizmit modern.

Jo të gjitha pengesat që osmanët vendosën në rrugën e zhvillimit të nacionalizmit shqiptar ishin shtypëse. Shqiptarët e gjetën veten në një pozicion të favorshëm në Perandorinë Osmane dhe për këtë arsye nuk ndjenë të njëjtin nivel pakënaqësie për sundimin e huaj, sikurse shumica e popujve të tjerë të Ballkanit.

Përkundrazi, shqiptarët shpesh i shihnin turqit si mbrojtës, kundër grekëve dhe serbëve armiqësorë. Për shumë shqiptarë, Perandoria Osmane ofroi mundësinë për një karrierë dhe për avancim në ushtri ose në administratë, ku ata shërbenin në shifra joproporcionale.

Turqit nuk ishin përgjegjës për të gjitha pengesat në rrugën e rritjes së nacionalizmit shqiptar. Natyra e qytetërimit dhe trashëgimisë shqiptare ofroi pengesa të rëndësishme indigjene (lokale-vendase).

Ndarjet dhe nivelet e ndryshme të zhvillimit brenda shoqërisë shqiptare nxitën klanizim dhe lokalizim, duke frenuar të menduarit në terma kombëtarë. Ekzistenca e tre ose katër besimeve fetare (përfshirë myslimanët bektashinj) e penguan Kishën të luante rolin unifikues që pati në shumë zona të tjera të Europës Lindore.

Më e rëndësishmja, natyra e shoqërisë shqiptare siguroi një pengesë të fuqishme kundër bashkimit. Përveç dallimeve fetare, shqiptarët u ndanë gjithashtu për arsye gjuhësore, kulturore, shoqërore dhe ekonomike. Kjo përçarje është nxitur nga ekzistenca e tre fazave konfliktuale të qytetërimit: klanet malësore të pavarura në Veri, bejlerët feudalë në Jug, (të cilët sunduan mbi fshatrat e toskëve myslimanë, përgjithësisht të bindur), dhe popullsia më e arsimuar dhe e urbanizuar në periferitë helenike dhe katolike.

Turqit shfrytëzuan përçarjen dhe mungesën e zhvillimit duke nxitur mosmarrëveshje midis dhe brenda këtyre fazave të qytetërimit, shpesh duke marrë rolin e arbitrit.

Përkundër presionit të vazhdueshëm të disa elitave nacionaliste shqiptare, të ndihmuar nga politika represive të ndjekura nga disa nga fqinjët e Shqipërisë, lloji i nacionalizmit të ashpër që shohim gjetkë në Ballkan, nuk është zhvilluar mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Irredentizmi, çelësi i nacionalizmit tradicional, duket të jetë qëllim në vetvete për vetëm disa shtete. Ashtu si çdo gjë tjetër në Ballkan, kjo nuk është e pandryshueshme. Nëse qëllimi i Perëndimit është të ndihmojë në zbutjen e zhvillimit të nacionalizmit të fortë tradicional në mesin e shqiptarëve, besoj se ekzistojnë strategji që mund të lehtësojnë këtë proces.

Këto strategji përfshijnë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Ohrit në Maqedoni, zgjerimin e autonomisë reale për shqiptarët etnikë atje dhe ndoshta më e rëndësishmja, duke pranuar plotësisht pavarësinë e Kosovës. Dhe së fundmi, siç mësuam të gjithë nga një studim i Ballkanit gjatë periudhës së dy luftërave, përpjekja për të zgjidhur problemin politik, pa i kushtuar vëmendje ekonomisë, ka të ngjarë të jetë e pasuksesshme.

Mentori im i nderuar serb, profesor Dimitrije Gjorgjeviç, donte të përsëriste fjalimin e vjetër të Ballkanit: një bark i zbrazët djeg një vrimë në flamur. Ky ndoshta mund të jetë çelësi kryesor për të dekurajuar në mënyrë efektive zhvillimin e nacionalizmit të ashpër, tradicional, shqiptar.

Unë besoj se shqiptarët kanë shumë gjëra për t’i mësuar pjesës tjetër të Europës Lindore. Ata kanë shmangur shumë nga aspektet më negative të nacionalizmit, ato aspekte që duket të jenë inkurajuese për Trump, Orban dhe Salvinin. Shumica e shqiptarëve duket se e kanë përqafuar konceptin e patriotizmit. Unë besoj se ky është një zhvillim shumë pozitiv, që rrit stabilitetin e Ballkanit.

*Bernd J. Fischer është Professor Emeritus i Historsë në Indiana University, Fort Wayne. Ai është autor i një numri librash, përkthyer në shqip dhe gjuhë të tjera, ndër ta Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri; Shqipëria në luftë, 1939–1945; Identitete shqiptare: Historia dhe Miti (bashkë-editor dhe bashkë-autor); Të fortët e Ballkanit: Diktatorët dhe sundimtarët autoritarë të Europës Juglindore (editor dhe bashkë-autor); Shqipëria 1943-1945, një pamje përmes dokumenteve Perëndimor;, Përplasja me Romën.

December 5, 2018 09:43
Komento

28 Komente

  1. Arben December 5, 10:36

    Nacionalizmi eshte nje semundje qe ne ballkan e mbollen evro-perendimoret, me qellim ti percajne njerezit dhe ti rrjepin kollaj.
    Ne thelb, nacionalizmi nxjerr ne pah ndryshimet midis rracave. Normale qe rracat ndryshojne nga njera tjetra, por me shume kane te perbashket sepse Jane njerez, sesa kane te vecanta (edhe Dy vellezer meet krahasoji dhe nuk do jene 100% te njejte).
    Shqipetaret ne thelb jane Osmanllinj, ne rruge te Kuranit dhe e tyre eshte e ardhmja.

    Allahu Ekber.

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane December 5, 10:51

      Te jesh musliman nuk duhet me patjeter te jesh osmandhjere dhe turk o Arben turku.

      Reply to this comment
      • SOLAR1 December 6, 23:14

        600 VJET SPATI AS SERBI AS GREQI AS RUMANI AS BULLGARI AS PERANDORIA MADHESHTORE OSMANE I KISHTE UNDER SUBMISSION

        SHQIPTARET PER 600 VJET S’PATEN SNJE ARMIK SHTET AS PERANDORIA MADHESHTORE KRIJOI NJE ALEANCE STRATEGJIKE ME SHQIPETARET KUNDRA KETYRE VENDEVE ARMIKE

        POR…POR KUR LUANI SESHTE AROUND QENTE SHUMOHEN

        Reply to this comment
    • Babalja December 5, 11:28

      Po ti cdo te thuash ? Dashke te perjashtosh te Krishteret nga perkatesia e tyre etnike shqiptare? Edhe osmanet nuk e moren guximin te benin dicka te tille peandaj e luftuan zgjimin e ndergjegjes kombetare te shqiptareve duke penfuar shkrimin e shqipes dhe arsmin ne gjuhen kombetare, favore qe ua dhane pa rezerva grekeve e sllaveve.
      As ne lartesine e mendesise te vjeter osmane nuk arin dot o Arben.
      Gjynah qe kjo toke ende mban tipa si puna jote pasardhes te Haxhi Qamilit turkoshane qe ende i ndajne shqiptaret sipas perkatesise fetare.

      Reply to this comment
      • Arben December 5, 13:42

        Zoteri i nderuar, besimi eshte individual, nuk je i krishtere apo musliman, thjesht sepse te paret e tu kane mund te kene qene te tille.
        Je i krishtere apo musliman, nese je besimtar.
        Perandoria e ndritur osmane, vendosi drejtesi ne te gjithe territoret qe administroi, kete drejtesi e vendosi duke u bazuar ne Kuranin e madherishem, i vetmi burim legjitim drejtesise qe ka njohur njerezimi.
        Sa per ne shqipetaret, do te ishim zhdukur si rrace, te kishte vonuar edhe nja 200 vite ardhja e Perandorise Osmane.

        Fakti eshte, kemi 100 e kusur vite, tundim flamurin qe e kemi bere te tonin pas 1913 dhe shif e shkruaj, ne kemi pare opo qofte edhe sikur nje dite te vetme te bardhe.

        Reply to this comment
        • Tani December 5, 14:42

          Zoti Arben me fal por ishte perandoria “e ndritur” osmane qe te mbajti 500 vjet ne erresire.Rraca shqiptare nuk do zhdukej se lidhjet me Bizantin ishin te ngushta (4 perandore me prejardhje ilire).
          Per shkak te perandorise osmane emigruan gjithe ata shqiptare ne Greqi dhe Itali qe akoma flasin shqip edhe patjeter per shkak te perandorise osmane u kthye gjysma e popullsise ne musulmane.
          Lidhjet me Venetikun ishin shume te ngushta.Shqiperia sot do te ishte nje shtet shume krenare po mos te ishte per osmanet.

          Reply to this comment
        • Babalja December 5, 17:56

          Boll keni lozur me kete tezen tuaj te genjeshter se po mos kish ndodhur pushtimi osman shqiptaret do 8shin asimiluar.
          Ne kohen kur ndodhi pushtimi osman me zjarr dhe me hekur sic ndodhin pushtimet klasike ne histori, serbet ishin te tkurje nga tokat e pushruara te Arberit. Pushti osman pengoi shkrirjen e natyrshne te principatave te Arbrit je nje shtet te vetem dhe krijimin e mbreterise , thote historiani i madh Kristo Frasheri.
          Ti turkoshan dasheke te na besh histori me ” sikur”
          Po pse shqiptatet i mbijetuan pushtimi romak, dyndjeve sllave , bullgareve , Bizantit etj ?
          Perse ende egzistojme dhe sot?
          Mos valle per merite te P.osmane?
          Nje merite e pati P.osmane qe i percau , i mohoi identitetin dhe gjuhen dhe ne fund e ” shperbleu” gjakun e shqiptareve duke i falur sllaveve e bullgareve toka shqiptaresh sa here Rusia ja fuste koken ne m…
          25.000 shqiptare jane te rekrutuar me force nga dhe te vrare jane vetem ne betejen per Galopulin.
          Te vrare per nje kauz e cila nuk ka qene kurre e tyrja.
          Ende ajo fantazme e asaj perandorie te vdekur qe kerkon ta ringjalle ne viset sgqiptare ” sulltani i sotem i Anadollot” percan shqiptarrt me turkoshane si puja jote.
          Fantazmat e Neo Otomanizmit jane qesharake, maipulatore te historise dhe peecares fetare te shqiptareve . Te peshtire dhe antishqiptare po aq sa fashistet greke te agimit te zi qe vrasin shqiptare.

          Reply to this comment
        • anticensurë25642654 December 6, 09:22

          jo o të qifsha robt,ajo perandori e qënit na çoi gati në zhdukje!!ajo perandori e ndyrësisë na la kaq sa kemi mbetur,si një glasë pule!!ajo na përçau e shfarrosi!!

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 6, 09:26

      o ti shkërdhefsha robt ti shkërdhefsha!
      nga i pari tek i fundit,çfar të teprojë atyre që do të të lindin në atë fole gjerprinjsh!!
      “Shqipetaret ne thelb jane Osmanllinj, ne rruge te Kuranit dhe e tyre eshte e ardhmja.

      Allahu Ekber.”
      je ti osmanlli mor bir kurve,jo shqiptarët!!

      Reply to this comment
  2. Amerikani December 5, 10:48

    Shqiptaret ne gjithe historine e tyre kane perqafuar progresin dhe me te miren nga te tjerte dhe si shperblim u eshte dhene nje sjellje raciszmi, injorimi dhe nenvleresimi.

    Edhe pse te vuajtur dhe te varfer shqiptaret kane ditur te jene fisnike.

    Nje te mete te madhe shoh une te shqiptaret. Karakterin e tyre inatçor dhe individualizmin e tepruar i cili i pengon te kene sjellje solidariteti dhe bashkepunimi ne interes te Kombit dhe per Kombin.

    Nje te mete tjeter qe ka penguar progresin kombetar qofte politike qofte ekonomike te shqiptareve ka qene dhe mungesa e patriotizmit te elitave politike shqiptare. Edhe ne ato raste kur udheheqs kane ushqyer ndjenja patriotizmi, individualizmi i tepruar dhe inati per kundershtaret ka perevaluar mbi ndjenjat patriotike, duke rezikuar ne shume ngjarje te historise dhe vete egzistencen e shtetit.

    Megjithe problemet tona politike, ekonomike e te natyres shoqerore qe autori i trajton me kujdes , mungesa e nacionalizmit ekstrem iredentist dhe shovinist te shqiptaret eshte nje tregues qytetarie dhe kulrure per te cilen fqinjte tane ngelen qendrojne pas nesh edhe pse ekonomikisht jane me te pasur se ne.

    Me ikjen e Trump dhe elementeve te tjere nacionaliste ne Europe une besoj se Europa do i rikthehet vlerave te saj te demokracise sociale te cilat e kane udhehequr deri me sot.

    E ne kete drejtim ne si popull qendrojme krenare.

    Reply to this comment
  3. Sokol December 5, 11:16

    Emrin Arben dmth Arber kurse ndergjegjen turke.Mblidh mendjen Arben koqja se je gabim.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 6, 09:25

      nuk e ka arben,e ka mahmut a mut fare!arben është thejsht për diversion!!
      ky qën i ndyrë është ai krimbi që ka hyrë në shqipëri dhe na ka bërë lesh e koqe tërë jetën!!
      nuk ka osmanlli që të quhet arben arbër a çdo lloj emri shqiptar!!ata janë mutër ose ma mutër!

      Reply to this comment
  4. DRENICA E KUQE December 5, 13:31

    Ti Fischer nuk po i njihke shqiptaret. Shqiptaret jane nacionaliste, por nuk jane kriminele dhe fashiste si serbet dhe greket – edhe pse te dy ata popuj mbajne te pushtuara toka autoktone shqiptare, prandaj dhe ju evropianet po ia fusni kot, po beni krahasime banale dhe anti njerezore…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  5. Gezimi December 5, 14:26

    Pse nuk jemi nacionaliste si fqinjet nuk jemi dhe shtet formues si fqinjet. Ndryshe nga gjithe fqinjet ballkanas ne jemi te vetmit ne Ballkan qe kemi patur levizjen “Dum baben” dhe jemi sot te vetmit popull ballkanik qe ushqejme ndjenja vellazerore per ish pushtuesin 5 shekullor nga Bosforit.

    Reply to this comment
  6. pitu December 5, 15:29

    edhe shqipetaret jane nacionaliste me kete ajo e tregoi veten sidomos ne kohen teforcimit te shtetit shqiptare ajo hoqi shkollat arumune vllahe dhe nuk lejoji qe ata te benin shoqerite e tyre te cilat ne greqi i kishin dhe maqedoni dhe kur hoxha u mmori pasurine u mori edhe gjuhen

    Reply to this comment
  7. Arben December 5, 16:41

    Ca Po flet, mund te ishin te lumtur tani, por jo shqipetare e te flisnin shqip, njesoj si ata perandoret bizantin, duke nisur nga me I famshmi, justiniani, dardan I latinizuar (SI te gjithe dardanet edhe ata qe I bien lahutes ne serbi).
    Shqipetaret e than fjalen e tyre te lire duke perqafuar pa rezerva Drejtesine Islame DHE perparuan e jetuan si njerez per 500 vite me rradhe, keto 100 vite qe na kane vendosur kapistall, perendimi dhe rusia kemi shtrenguar dhembet fort, se per te pare ndonje dite te bardhe as qe nuk behet fjale.

    Ata fatkeqe qe mendojne si puna jote, kerkojne gjurmet kur ujkun e kane para syve.

    Reply to this comment
    • Babalja December 5, 18:05

      Rusine e Serbine il tregoja Erdoganit qe armatoset nga Rusia dhe iveston mijona euro je Serbi. Turku kurre nuk ka pasur ndjenja miqesore per shqiptaret dhe kete e ka treguar duke na terhequr zvarre ne greminen ku ra vete pas luftrave ballkanike. Te tjeret u bene shtete ndersa ne u coptuam ne emer te p. Osmane se nuk pranuan kurre kerkesen per atonomi te elites intelektuale shqiptare e cila e ndjente rrezikun qe po afronte. Jane 500 vjet hasha turku arben dhe jo 500 vjet vllazeri.
      Mburuni me ata renegate e mercenare shqiptare qe i sherbyen perandorise ju osmanlinjte mesjetare se ne shqiptaret mburemi me Rilindasit tane te ndritur.

      Reply to this comment
  8. Tani December 5, 16:43

    Keni te drejte.Por ne krijimin e cdo shteti ballkanas,nacionalizmi beri te njejten gje.
    Ne Greqi per shembull,arvanitasit,vllehet,arumunet dhe disa perqindje cifute dhe turke u asimiluan ne greke.Perse u ndoqen camet?Sepse greket nuk donin qe te kishin nje minoritet shqiptare ne Greqi edhe sepse nuk mundeshin tju kalonin cameve ndergjegjen greke

    Reply to this comment
    • Pellazget do rikthehen December 6, 02:54

      QIR-JE Tanopolos urime per detyren e re qe ke mare persiper.Janull ORTHADHJERI ju dha detyrat ne shpirte grek por gjoja me emer shqiptar. Sa per ate pjese qe zotrote thua per camet duhet ta kuptosh pak nga ana njerezore. Camet u pezune se GRAQIA si shtet mori ADN_ne e sivllezerve te saj Turq. Nje gjak me te njejta tradita dhe zakone.Barbare turqit shfaroses ndaj shqiptareve po te njejtet edhe greket barbare dhe shfaroses. Vetem ne 1830 ne Manastire turqit masakruan mbi 3000 feudal apo PARI shqiptare pa menduar shume per fe se te gjithe besoj se ne te njejten besim kane qene. Pra geni turk dhe grek jane binjake. Ndersa greket kane masakruar e helmuar ne pabesi te gjithe atdhetaret ORTODOKS shqiptare perfshire dhjetra klerik njerez ne sherbim shpirteror ne popullit te tyre. Edhe ketu skemi te bejme me FE por me gen shfaroses si popull barbare apo me keq si turq dhe grek jane ne TOKE TE XANUM. Pra fute ne ndergjegje pavaresishte se ti je mish me dy sy dhe mendjen e ke tek 300 evrot dhe jo tek vertetesia apo historia. Kur EPIRI ra ne ndikim grek pra se te merrej nga SHPATAJT(Gjin Bue Shpata) per nje periudhe shume te vogel kohe ndoshta me pak se nje vite qe zgjati ne dominimin grek.Krimet ndaj popullsise shqiptare kane qene te tmerrshme sidomos ne ARTE ushtria e tije masakronte cdo lloje moshe duke u hequr bebet e syve dhe mori epitetin ALLVANOKTONOS. Pra jemi afer 50-100 vjete para ardhjes turke. Ndersa turqit me ushtri ne gadishullin ILIRIK (graqia nuk egzistonte)u thirren per ndihme pikerishte nga paria greke qe ju thoni bizante dhe nenkuptoni graqi. Pra grek-turq nje hale eshte, le te kujtoj se 2 muaj me pare ministri i jashtem turk per vllazerine qe keni deklaroj se nga gjuhtaret kemi te dhena te sakta qe 5000 fjale greke jane te pastra turke. Pra sic e shikon edhe nga gjuha nje mut jeni. Si per ta mbyllur dua te freskoj mendjen tende te menderosur me zhurmen e madhe ne Tirane. Sic e shikon ata qe kane TOKE e XANUM jane gati ta djegin tiranen cdo ore ndersa ata qe kane token e tyre nuk e vrasin derrin te pellasin rruges. Ketu po e mbylle duke te thene se SERBE & GREKE jane ne toke te XANUM ndaj jane kthyer ne kafshe ndersa ne shqiptaret jemi ne token tone ndaj nuk kemi fashizmin apo nacionalizmin tuaj. Te fala ORTHODHJERIT Janulle.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 6, 09:32

      or lal
      ku e ke ndryshimin ndërmjet arvanitasve dhe shqiptarëve??
      çamët nuk u përzunë si shqiptar,por si myslyman,nga shteti fashist fetar gërk!
      të njëjtën gjë bënë dhe sërbët!
      e keqja është se shqiptarët ortodoksë,pra arvanitasit,bënë budallallëkun që në fillim!bënë atë që bën shqiptari gjithnjë!nuk menduan dy ose tre lëvizje përpara!!ata goditën vëllezrit e tyre me besim të ndryshëm duke forcuar elementin grek,që në fakt ishte pakicë,e dobët!!grekët menduan,dhe vepruan si një shahist i klasit botëror!shumë e shumë lëvizje përpara!ata i përdorën shqiptarët për të asimiluar të tjerët dhe për tu vetë asimiluar!ata ndoqën të njëjtën politikë që kishte ndjekur turku në 500 vjetët e shkuara!!
      fati ynë i keq është se ne këthehemi shpejt e shpesh në vegël të të tjerëve!!jemi popull vetvrasës!

      Reply to this comment
  9. Aliu nga Selenic December 5, 19:25

    Ka nje arsye tjeter qe shqiptaret nuk jan nacionaliste si te tjeret.
    Duke qen nje popull autokton, me i hershmi ne Ballkan dhe Evropa ata ishin vendosur ne pjeset me produktive te ketij siudhesi Evropian dhe Ballkanik.
    Duke qen te kenaqure ne vatanin e tyre ata nuk e vran mendjne shume per bashkim.Kjo edhe per arsye se ata ishin te copzuar ne pjes me te mira.
    Mungesa e bashkimit dhe moskokeqarja duke menduar se jemi ne token ton dhe nuk kemi perse te vrasim mendje, u traguan te shkujdesure tersishte kjo qe nga koha e pellazgeve.
    Dyndjet e rracave te tjera si ne Greqi Semito Egjipianet, ne veri sllavet me vone, Rromaket i gjten shume te papergatitur dhe te shkujdesur ku lehtesishte i pushtuan dhe i nenshtruan.
    Keshtu qe nga Koha e romakeve shqiptaret ishin te pushtuar dhe pushtuesit i perdoren per intersa te veta shqiptaret.
    Zgjimi i tyre ishte shum i vonuar.Kure serbet dhe grekrit moren autonomin nga turqia shqiptaret kaleronin ne fushbeteja osmane per te mbrojtur perandorin dhe jo per te organuizuar rzistebce kunder tyre.
    Kjo frym qe futen pushtuesit beri qe shqiptaret te shiten lehte.
    Keshtu u shite Hamezaj, Keshtu u shiten mbeshtetesit e Ali Pashes. Keshtu u shite Ahmet Zogu, Keshtu i shiten Ballisto Zogistet, per ironin e fatit jkeshtu u shit edhe Berisha e kompani.
    Ndaje me te drejte fisher arrin ne konkluizione kaqe te drejte per shqiptaret.!

    Reply to this comment
  10. Anadollaku December 5, 21:47

    Vallahi bilahi keta osmanet na kane bere vecse gjera te Mira:na ndaluan gjuhen na detyruan me ngrit bythen 5 here me dite na zbukuruan racen etj

    Reply to this comment
  11. Aleksander Thana December 6, 00:28

    Fisheri ka per mentor nje Serb. Edhe vetem ky fakt e perjashton ate si analist objektiv te ceshtjes shqiptare dhe si historian serioz (te pakten per shqiptaret). Historiani I kompletuar, nga shqiptaret dhe te huajt, eshte Prof. Kristo Frasheri. Vepra e tij voluminoze per gjithe Mesjeten deri ne ditet tona, eshte thesari ku duhet ulur koka e qemtuar, per tekstet shkollore dhe gjithe lexuesit qe duan te mesojne historine e shqiptareve.

    Reply to this comment
  12. Pellazget do rikthehen December 6, 03:25

    QIR-JE Tanopolos urime per detyren e re qe ke mare persiper.Janull ORTHADHJERI ju dha detyrat ne shpirte grek por gjoja me emer shqiptar. Sa per ate pjese qe zotrote thua per camet duhet ta kuptosh pak nga ana njerezore. Camet u pezune se GRAQIA si shtet mori ADN_ne e sivllezerve te saj Turq. Nje gjak me te njejta tradita dhe zakone.Barbare turqit shfaroses ndaj shqiptareve po te njejtet edhe greket barbare dhe shfaroses. Vetem ne 1830 ne Manastire turqit masakruan mbi 3000 feudal apo PARI shqiptare pa menduar shume per fe se te gjithe besoj se ne te njejten besim kane qene. Pra geni turk dhe grek jane binjake. Ndersa greket kane masakruar e helmuar ne pabesi te gjithe atdhetaret ORTODOKS shqiptare perfshire dhjetra klerik njerez ne sherbim shpirteror ne popullit te tyre. Edhe ketu skemi te bejme me FE por me gen shfaroses si popull barbare apo me keq si turq dhe grek jane ne TOKE TE XANUM. Pra fute ne ndergjegje pavaresishte se ti je mish me dy sy dhe mendjen e ke tek 300 evrot dhe jo tek vertetesia apo historia. Kur EPIRI ra ne ndikim grek pra se te merrej nga SHPATAJT(Gjin Bue Shpata) per nje periudhe shume te vogel kohe ndoshta me pak se nje vite qe zgjati ne dominimin grek.Krimet ndaj popullsise shqiptare kane qene te tmerrshme sidomos ne ARTE ushtria e tije masakronte cdo lloje moshe duke u hequr bebet e syve dhe mori epitetin ALLVANOKTONOS. Pra jemi afer 50-100 vjete para ardhjes turke. Ndersa turqit me ushtri ne gadishullin ILIRIK (graqia nuk egzistonte)u thirren per ndihme pikerishte nga paria greke qe ju thoni bizante dhe nenkuptoni graqi. Pra grek-turq nje hale eshte, le te kujtoj se 2 muaj me pare ministri i jashtem turk per vllazerine qe keni deklaroj se nga gjuhtaret kemi te dhena te sakta qe 5000 fjale greke jane te pastra turke. Pra sic e shikon edhe nga gjuha nje mut jeni. Si per ta mbyllur dua te freskoj mendjen tende te menderosur me zhurmen e madhe ne Tirane. Sic e shikon ata qe kane TOKE e XANUM jane gati ta djegin tiranen cdo ore ndersa ata qe kane token e tyre nuk e vrasin derrin te pellasin rruges. Ketu po e mbylle duke te thene se SERBE & GREKE jane ne toke te XANUM ndaj jane kthyer ne kafshe ndersa ne shqiptaret jemi ne token tone ndaj nuk kemi fashizmin apo nacionalizmin tuaj. Te fala ORTHODHJERIT Janulle.

    Reply to this comment
  13. KOKEPALARI December 6, 07:59

    O BENO ti je nga ata mjekerpalaret salafiste qe po shtohen gjithnje e me shume ne token e Arberit!
    Vazhdo propaganden se ju paguheni qe te shtoni besimtaret, problemi eshte se jeni shume injorante dhe
    do ta keni te veshtire misionin!!
    UALLAU UAKBAR

    Reply to this comment
  14. Orteku i Fekenit December 6, 14:34

    Mister Fisher! Fqinjet tane nuk jane me nacionaliste se ne!!! Ne nivel kombi jane me hajdute .Ne nuk vjedhim as toka as simbole kombtare e as heronj te te tjerve Gjuhen tone zakonet tona nuk i merr dot njeri ashtu si edhe popullit tend nuk ja moren dot pushtuesit prej mijra vjetesh !
    Shalom or mik!!

    Reply to this comment
  15. ALBAN DEGA December 6, 21:41

    JO GJITHCKA DHKRUAN PROFESORI I SHQUAR FISHER ESHTE E SAKTE ….

    From: [email protected]
    Date: November 28, 2008 at 1:31:12 AM EDT

    PER TOKE E PER QIELL …..!

    – A mund te ndeshej katoliku Gjergj Kastrioti me myslimanin Skenderbeu !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Per Toke e per Qiell”…. ” Pasha buken….”…””Betohem per Atdhe”… “Per Flamur” ose “Pasha Flamurin”…”Per Baba Tomorrin”… “Pasha Tyrben e Shkelzenit” jane betimet me te fundit te cdo shqiptari.
    Edhe ne castet me te veshtira, ne zoret e gazepet me te medha shqiptari pa dallim feje, krahine ideje u drejtohet po objekteve krejt konkrete si “O Tyrbja e Shkelzenit”, ” O Kisha Shen Ndout…”,…. ” O Baba Gramozi…” O Dervishi i Luzhes…. “, ” O Shenjtorja e Vermoshit….”, ” O Zana e Malit….”, ” O Ora e Vlores”….

    Shqiptaret i krijuan Zotat nga vetvetja

    Pikerisht keto vende te shenjta konkrete, pikerisht keta persona konkrete, pikerisht keto objekte konkrete e nganjehere edhe mistike, te zakonshme dhe hyjnore njekohesisht, perbejne ashtin ( kocken ) e formimit shpirteror dhe besimit te nje populli e deshmojne se feja e pare e shqiptarit ka qene paganizmi.
    Te gjithe keto objekte jane konkrete, te prekshme te dukshme e pa perjashtim krejt shqiptare. Edhe pas mijera vjetesh ato jane ruajtur e u kane mbijetuar koherave dhe dyndjeve te feve e besimeve te ndryshme ne shumicen e rasteve abstrakte e te imponuara nga pushtues te ndryshem.
    Konkretisht, si Jezu Krishti ashtu edhe Muhameti si shenjtet apo pejgameret kryesore, si te paret e dy feve kryesore e me me peshe ne Boten e sotme po ashtu kane qene persona konkrete, me histori konkrete, me kontribute konkrete per popujt e tyre.
    Njeri ishte bamires qe shkoi deri ne Kryqezim- Jezu Krishti ne vitin 0 qe ndau dy epoka te medha historike Para dhe Pas Jezu Krishtit. Po te kishte jetuar ne ate kohe Nena e Perboteshme shqiptare Tereza, Gonxhe Bojaxhiu dhe jo Jezu Krishti do te ishte bere simboli ndares dhe bashkues njekohesisht i ketyre epokave, sic eshte bere sot simbol i bamiresise boterore ne sherbim te njeriut.
    Profeti Muhameti perpara se te ishte pejgamer apo hazreti- shenjtori i myslimanizmit, ishte nje prijes ushatarak qe i sherbeu dhe u sakrifikua per popullin e vet, ate arab…. As Jezu Krishti e as Muhameti, ne kohen e vet nuk bene per popujt e tyre as me shume e as me pak se cfare beri Gjergj Kastrioti, Skenderbeu per popullin shqiptar. Jo vetem per popullin shqiptar, por edhe per kristianizmin dhe qyteterimin perendimor qe e mbrojti nga hordhite dhe Sulltanati ( Perandoria ) turk.
    Haracet- shpata turke ose Allahu i imponuar

    Le te shikojme harten e Shqiperise dhe te Kosoves, te Malit te Zi dhe te trevave ku banojne shqiptaret sot ne Ballkan….
    Cfare vihet re!?
    Sa me shpejt ka shkele kemba e turkut, sa me shpejt eshte pushtuar nje treve shqiptare, aq me shpejt fillon perhapja e fese myslimane.
    Perhapja e saj behet shkalle- shkalle ne nje hap me kerbacin dhe kulacin e pushtuesit otoman, paralel me shpaten dhe haracet ( taksat ), me ofiqet dhe rekrutimin e sherbetorve te vetofruar.
    Pse Mirdita ne pjesen malore te saj, Malesia e Madhe, Malesia e Lezhes, Lekbibaj e krejt Nikaj Merturi, Rragami i Shales, Kalaja e Dodes, Tuzi me rrethinat e tij, disa fshatra te thella te Gjakoves, Klines… mbeten katolike…. Pamundesia e pushtuesit turk per te shtrire kerbacin dhe kulacin e tij.
    Eshte krejt e qarte si ne pellembe te dores se myslimanizmi ne Shqiperi ishte nje sjellje e imponuar dhe pasoje e pushtimit turk. Mbajme mend ne vegjeline tone jo vetem une, por edhe shume myslimane te tjere shqiptare se si gjysherit tane i drejtoheshin njeri- tjetrit me shprehjet ose lutjet “ne kofsh turk” apo ” ne qofsh turki”. Pra feja u orvat te impononte edhe kombesine turke. Pa sukses, por u orvat ama.

    “Ne kofsh ( qofsh ) turk” !!??

    “Ne kofsh turk!” Kishim mbi 50 vjet qe kishim fituar me lirine e pavaresine prej turkut dhe beja e fundit kishte mbetur “ne kofsh turk!”
    O Zot i madh… Nuk kishin mjaftuar 500 vjet roberi e skllaveri nga turku dhe edhe mbas 50 vjetesh e me shume kishim mbetur skllever shpirterore e mendore te tyre. Pushtuesi na kishte ndryshuar jo vetem fene tone te hershme kristiane apo katolike.
    Zaptuesi na kishte ndryshuar edhe emrat tane autoktone iliro- shqiptar ne emra turko- arabe! Teutat e Agronat, Iliret e Kreshniket, Sokolat e Bilbilat, Rozafat e Valbonat, Tomorrat e Korabat… na ishin bere Ukshina e Osmane, Zahira e Hysena, Hasana e Turkia, Kandara e Syfyra…. Roberuesi na kishte ndryshuar edhe shpirtin, trurin edhe mendesine tone iliro- shqiptare e na kishte futur genin e skllaverise e nenshtrimit ndaj tij…
    “Ne kofsh turk…!” vazhdonte te na roberonte edhe 50 vjet mbas fundit te roberise 500 vjecare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ne Maqedoni, Mal te Zi, Cameri. Vazhdon te na mbaje edhe sot gati pas 100 vjetesh me fene e imponuar me shpate e me taksa, me ofiqe e per nje dyfek, me emra e me mendesine konservatore nga me te prapambeturat e fanatiket ne kohen e sotme.
    Por te mos harrojme se Turquía ishte súper fuqia e Botes per pese shekulli, qysh nje shekulli para se te zbulohej Amerika….

    Cfare dhame e cfare morem !?

    I dhame me hir e me shume me pahir asaj perandorie pa ane me mijera e mijera ushtare e jenicere ne lulen e rinise e morem prej tyre qefine e gjak!
    I dhame dhjetra vezire e pashallare e morem skllaveri e nenshtrim!
    I dhame sundimtare e ministra deri ne Egjiptin e lashte e Liban e morem roberi e zaptim!
    I dhame shkrimtare e mendimtare si askush tjeter nen hyqmin e saj e morem injorance e padije !
    I dhame babain e Encikolpedise e Fjalorit te gjuhes turke vete edhe sot nuk kemi nje enciklopedi te mirefillte mbarekombetare!
    I dhame edhe reformatoret me te medhenj te politikes se saj, vet Babain e Turqise e turqve Ataturkun e vet akoma vazhdojme te perdorim emrat e tyre te pareformuar e pa kutpim.
    I dhame qyteterim e kulture …. Cfare dhame e cfare morem!?
    Morem zaptim e roberi, taksa e harace pa fund. Morem nje fe arkaike e fanatike! Morem pranga e deri edhe emrat e tyre qe nuk kane asnje lidhje as me gjuhen as me shpirtin tone qe gjithnje i ka syte nga Perendimi, pra ne rrugen e Diellit!
    Morem erresire e padije, prapambetje e varferi….
    Morem krejt te fundit pavaresine lirine e munguar e sakatuar nga Perandoria qe aq shume i dhame, por qe shume me teper na mori! A ka me shume se liria e pavaresia!?

    Kulti i jetes- Tungjatjeta !

    Eshte merite e qyteterimit iliro- shqiptar qe shqiptarizmi mbijetoi. Jemi populli e kombi i vetem ne Ballkan qe kurre nuk kemi sulmuar as pushtuar te tjeret! Pse ?
    Sepse Zoti ne qiell dhe Nena Natyre ne toke ishte treguar mjaft bujare me Ilirine e hershme e Shqiperine e mevonshme. Nje klime e persosur dhe teper e shendetshme me kater stine te dalllueshme mire nga njeri tjera, pasuri mbi e nentokesore te bollshme…
    As iliret e as shqiptaret nuk kishin nevoje per pasuri e toka te te tjereve. Kishin malet e larte dhe detin ne cdo ane, lumenje sa te duash e liqene ne cdo skaj,… kishim gjithcka duhej e nevojitej per nje jete normale pa pase nevoje per t’ua rrembyer te tjereve,
    Pse? Nje popull me bukuri natyrore te trupit e mendjes nuk kishte nevoje per te marre me force e me luftra nga te tjeret ate qe e kishte me bollek vet. Shenje qyteterimi e kulture te lashte,
    Jemi populli dhe kombi i vetem ne Bote qe pershendesim ” Tungjatjeta!”. Jeta tek iliret e tek shqiptaret ishte jo vetem nje vlere themelore. Ishte shume me teper. Ishte nje kult,
    Aq kult sa si asnje popull tjeter ka si pershendetje te pare e te fundit “Tungjatjeta” si kur takohet edhe kur ndahet nga tjetri, qofte i njohur, qofte i panjohur, qofte mik qofte armik!
    Tungjatjeta! Aq kult eshte jeta tek ne shqiptaret sa jemi kombi e populli me numrin me ulet te vetvrasjeve ne Bote per fyrme popullsie!
    Ishte kjo dashuri e respekt per jeten qe e radhit popullin tone ne mes te popujve e kombeve me te qyteteruar te Botes…. Jemi populli e kombi qe mbijetuam sulmet e pushtimet greke e romake, bizantine e sllave, naziste e komuniste…
    Pse!? Sepse ishim po aq ne mos me te qyteteruar, po aq ne mos me te kulturuar, po aq ne mos me te perparuar se ata… Ndryshe sot do te flisnim TURQ ishte apo slavisht, greqisht apo italisht, sic flet spanjisht sot krejt Amerika Latine, e jo shqip!

    Lindim e vdesim shqip

    Ishte nje kontinent i tere Amerika e Jugut dhe nje pjese e madhe e asaj te Veriut, por sot nga Patagonia e deri ne Rio Grande flasin spanjisht ose portugalisht…
    Pse!?
    Sepse qyteterimi evropian spanjoll apo portugez qe me i parparuar se ai Inkas, Aztek, Qechua, Guru … Si i tille i absorboi, i thithi, i aneksoi, i asimiloi!
    Megjithese e coptuar e sakatuar nder kater shtete, shqiptaret flasin, shkruajne, mendojne, jetojne, kendojne, lindin e vdesin shqip edhe ne trojet e veta por edhe ne diaspore, edhe ne rrethinat e Athines, edhe ne zemer te Beogradit, edhe ne jugun e Italise edhe ne stepat e Patagpnise edhe ne shkreteerit arable…edhe ne Shtetet e Bekueme te Amerikes… edhe ne cdo cep te Botes!
    Jo vetem nuk sulmuam, por si askush tjeter mbrojtem qyteterimin e kulturen e popujve e kombeve te tjere… Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit- Skenderbeut qe mbrojti qyteterimin evropian nga perandoria osmano- turke.
    Eshte merite e po ketij qyteterimi te perparuar qe asnjehere midis shqiptareve nuk ka pasur dhe nuk ka as sot luftera e as kacafytje per aresye fetare… Edhe perpjekjet e disa fanatikeve myslimane te frymezuar nga fundamentalizmi islamik konservator per te futur spica e ndeshje nderfetare kane deshtuar dhe do te deshtojne.
    Pse? Sepse ara shqiptare nuk eshte e pershtatshme, nuk i pranon farat percarese te fanatizamit dhe fundamentalizmit islamik apo te asnje feje tjeter…

    A mund te luftonte katoliku Gjergj Kastrioti kunder muslimanit Skenderbeu ?

    Pse !? Sepse shqiptaret e besojne dhe nderojne Jezu Krishtin si nje bamires dhe sakrifikues edhe i jetes se tij per te miren e njerezimit….
    Sepse shqiptaret e respektojne dhe besojne Muhametin si prijesin e nje populli e nje kombi tjeter per lirine e pavaresine e tij…
    Sepse shqiptaret e respektojne dhe si askush tjeter mbrojten si vetveten cifutet e perndjekur e sakatuar nga bisha naziste dhe holokausti hitlerian,
    Sepse, sepse shqiptaret si popull nuk kane qene dhe nuk jane deficitare ne keto fusha …
    Ata e kane super-Jezu Krishtin e kane super- Muhametin e vet… Emri i tij eshte Gjergj- Kastrioti – Skenderbeu, qe kur u vu ne pikepyetje liria e vendit dhe popullit te vet nuk hezitoi per asnje cast, por braktisi gradat e ofiqet, rehatine e salltanetet e oborrit otoman, braktisi fene dhe idene e pushtuesit te tij dhe u kthye ne fene e te pareve per te mbrojtur token e e lirine e te pareve, Arberine.
    Sic u be me dhune e rrembim, me zor e me imponim nga pushtuesi dhe armiku i popullit dhe atdheut te vet, sic u be nga katolik Gjergj Kastriot ne myslimanin Skenderbeu , ne rastin e pare qe krijoi me deshiren dhe mprehtesine e vet, ai nuk hezitoi te behej me vullnetin e zgjedhjen e vet te lire nga myslimani Skenderbeu ne Gjergj Kastrioti katolik.
    Per 25 vjet me radhe ia vuri kufirin te thana pushtuesit turk duke i kushtuar edhe jeten liderit suprem te Perandorise turke Sulltan Muratit….
    A mund te luftonte myslimani Skenderbeu kunder katolikut Gjergj Kastrioti!?
    A mund te luftonte katoliku Gjergj Kastrioti kunder myslimanit Skenderbeu !?
    A mund te luftoje njeriu kunder vetvetes!? Kurren e kurres. Aq me pak mund te luftoje shqiptari kunder vetvetes per aresye feje !

    Urtesia e engjejve dhe drita e diturise !

    Ja pse nuk ka pase asnjehere e as nuk ka lufte nderfetare ne Shqiperi e trevat shqiptare.
    Ndaj jo rastesisht kryerilindasi shqiptar Naim Frasheri, nje bektashi 24 karatesh ne zemer te Turqise otomane e fillon me keto vargje nje nga kryeveprat e tij ” Histori e Skenderbut”:

    Kendo engjell urtesine/
    edhe gjithe miresite/
    Skenderbene e trimerine/
    qe i dha Shqiperise drite….

    Urtesia , engjejt, trimeria e kryeheroit shqiptar shkrihen ne nje me driten qe i japin keto virtyte e vlera universale Shqiperise e shqiptareve si komb . Sipas kesaj filozofie, populli shqiptar do te kete driten si fanar i pashuar per jete e mot. Se pari driten e diturise.
    Nuk eshte rastesi qe studentet shqiptare historikisht dhe pavaresisht nga sistemet politike, kane shkelqyer ne te gjithe shkollat apo universitetet ku shkollohen Ku do ne Bote.
    Me shume se njehere Presidentet e Amerikes kane vlersuar lart kete dashuri te shqiptareve per arsimin, shkollimin, per driten e diturise… “Se drite e diturise perpara do na shpjere!”

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria !

    Pse!? Ne genin shqiptar , ne thelbin e shpirtit shqiptar, ne themelin e konstitucionit shpirteror e mendor shqiptar qendron shqiptarizmi.
    Ne cdo moment me rendesi jetike per fatet dhe te ardhmen e tij shqiptari, pavaresisht nga feja formale kthehet nga abstraktja, nga mistikja, nga e huaja tek ” Per Toke e per Qiell…” tek “Tyrbja e Shkelzenit”, tek “Baba Tomorri”, tek “Kisha e Shen Ndout…”, tek “Zonja Pajtore e Shkodres” , tek Dervish Luzha…. tek tabani i vet .
    Ne cdo moment e pothuajse gjithnje nga abstraktja, hyjnorja, perrallorja shqiptari kthehet tek konkretja, tek tokesorja , tek realja, tek e prekshmja, me cka e ka te lidhur te sotmen e te ardhmen e tij.
    Per hir te ceshtjeve e objektivave madhore, shqiptari nuk heziton te beje edhe te pamunduren te mundur.
    Ashtu sikurse ringjall te vdekurin per hir te beses e fjales se dhene tek legjendat e tij “Ago Ymeri” shqiptari muros nusen e re e te bukur, nenen e nje bebeje – Rozafen per te ngritur Keshtjellen qe edhe sot mban emrin e saj ne Shkoder.
    Ka shembuj te shumte e sublime te kesaj bote te madhe shpirterore e besimi te shqiptareve. Shkurt, shqiptari arrin deri aty sa i zbret Perendite nga Qielli ne Token e vet per ceshtje madhore e fisnike!
    Pse!? Sepse ne genin e tij, sepse ne thelbin e qenies se tij njerezore shqiptari e ka fene e tij qe u ka mbijetuar te gjitha rrebesheve, te gjitha gazepeve, te gjitha zoreve, te gjitha koherave, te gjitha pushtimeve…. Kjo fe e shqiptareve pa dallim feje, krahine, ideje, perkatesie politike apo ideologjike ka qene dhe mbetet shqiptaria, eshte shqiptarizmi.
    Kjo eshte aresyeja qe edhe sot me shume se nje shekull pasi jane krijuar, tingellojne krejt aktuale vargjet kapidare te Vaso Pashe Shkodranit:

    “… E mos shikoni kisha xhamia?
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria…”

    ” Cmimi Nobel” i Lirise

    Eshte pikerisht kjo esence shpirterore ajo qe i bashkon te gjithe shqiptaret, te gjitha fete. Ajo i bashkon myslimanin me katolikun, bektashiun me ortodoksin, te pafene me liberal me fetarin me konservator. Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe katoliket te martohen me myslimane, myslimanet te martohen me ortodokse, bektashinjte te martohen me kristiane e anasjelltas.
    Ndaj eshte bere dukuri e zakonshme qe secila fe merr pjese dhe feston se bashku me fene tjeter Krishtlindjet apo Bajramin, “Hashuren” apo “Te Premten e Mire, “Pashket” apo “Hanukanin”. Ndaj asnje cifut nuk u spiunua, nuk u tradhetua nga shqiptaret , e per pasoje nuk e ekzekutua nga nazistet gjate Luftes se Dyte Boterore ne trojet shqiptare. Perkundrazi ata u ruajten, u mbrojten, ne e me bese nga shqiptaret duke i bere nder shqiptarizmit.
    Ceshtja e fese eshte nje e drejte elementare dhe thelbesore e njeriut. Secili ka te drejte te besoje ne fene qe zgjedh vet. Secili ka te drejte te zgjedhe perkatesine fetare. Por cdo shqiptar dhe te gjithe shqiptaret kemi Jezu Krishtin tone, kemi Muhametin tone … Ata jane Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Nene Tereza, Rilindasit dhe Ise Boletinet, Luigj Gurakuqet e Bajram Curret, Nora e Hotit dhe Xheve Ladrovcat, Mic Sokolet e Adem Jasharet ….
    A e dini cfare thote nje nga politikanet me te shquar ne boten e sotme, shefi i diplomacise franceze, Bernard Kushner ” nese do te ekzistonte nje Cmim Nobel per lirine i pari qe do ta meritonte ate eshte Adem Jashari dhe familja e tij…. ”
    Po ish- Kryekomandanti amerikan i NATO-s , ” Bota njeh shume heroizma, por ai i Adem Jasharit dhe familjes se tij jane maja e heroizmit boteror “.

    I vetmi rekord boteror i pathyeshem-Nena e Perbotshme shqiptare Tereza

    Me gjeni nje grua ne mbare boten qe te kete marre titullin me te larte e me fisnik te mbare njerezimit ne ditet e sotme “Nena e Perboteshme Tereza” si shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu….
    Shihni revolucionin qe solli ajo ne Bote!? Miliardere si Verner apo Bill Gejtsi i famshem…. hoqen miliarada dollare nga llogarite e xhepat e tyre e lane Mikrosoftin qe revolucionarizoi Boten per te ndjekur shembullin e saj, Bamiresine. Ndaj jo rastesisht shqiptaret qysh sot betohen per “shpirtin e Nene Terezes” kesaj shqiptarje te madhe dhe shenjtores me te re ne bote!
    Eshte pikerisht shqiptarizmi, qe na ka bere ne shqiptaret qe kurre dhe asnjehere te mos luftojne per shkaqe fetare me njeri- tjetrin. Kjo eshte vlere mbi vlerat. Ky eshte kult mbi kultet boterore e cdo shqiptari! Pse!? Sepse fe mbi fete e shqiptarit ka qene dhe do te mbetet gjithnje shqiptarizmi!

    Shqiptaret e zbriten Zotat nga qielli ne
    Toke, ne trojet e veta!

    Asnjehere nuk e ndesh e nuk mund te ndeshej myslimani Skenderbeu me katolikun Gjergj Kastrioti dhe ansajelltas. Asnjehere nuk mund te ndeshet shqiptari e njeriu me vetveten!
    Ndaj, O Tyrbja e Shkelzenit e o ti Ora e Vlores ta ruajme e lartojme fene mbi fete e shqiptareve kudo ndodhen ne bote…
    Pasha buken, eshte detyre sa atdhetare aq sa edhe mision fisnik!
    Si asnje popull e komb tjeter ne Bote, shqiptaret i zbriten Zotat, Zotin ne Toke!
    Jo ne tokat e te tjereve por ne trojet e veta, ne Jug e ne Veri, ne Kosove e Cameri, ne Mali i Zi e Maqedoni, ne Luginen e Presheves dhe kudo !
    Ndaj jo rastesisht beja e fundit e shqiptarit kudo ne Bote eshte ;
    Per Toke e per Qiell !

    Reply to this comment
  16. Prizreni historik December 8, 19:19

    Nuk e kuptoj perse nuk merreni me shkrimin e autorit, por merreni me opiniet e komentuesve, skeni pse shaheni e fyeni, merrni fryme edhe nese debatoni bene me njerzillek, se nuk jemi ne kohen e gurit, veni gishtin kokes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*