Përse Skënderbeu vuri kokën e dhisë në përkrenare

February 17, 2018 02:52

Përse Skënderbeu vuri kokën e dhisë në përkrenare

Moikom Zeqo

Për kështjellën mesjetare të Ishmit është një legjendë, që lidhet me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Turqit, që e rrethuan kështjellën qenë aq të shumtë, sa radhët e tyre dukeshin sikur s’do të mbaronin kurrë.

Kështjellarët qenë një numër jo shumë i madh. Skënderbeu me forcat e tij vendosi t’i sulmonte turqit natën nga krahët.

Ai u dërgoi lajme kështjellarëve, që dhe ata të sulmonin në të njëjtën kohë.

Sulmi u bë në mesnatë.

Kështjellarët morën dhitë që kishin brenda u vunë në brirë pishtarë dhe në errësirë e lëshuan kopenë e tyre nga kështjella drejt armikut.

Njëkohësisht sulmuan dhe vetë duke mbajtur pishtarë në duar.

Sulmi qe i papritur. Turqit u lemerisën.

Ata shihnin në terr pishtarët dhe s’mund të kuptonin se një pjesë e tyre mbarteshin nga dhitë.

Sulmi i shqiptarëve qe i suksesshëm. Turqit u tërhoqën.

Që nga ajo kohë thotë legjenda Skënderbeu për të nderuar kujtimin e dhive urdhëroi të bënin një kokë dhie mbi përkrenaren e tij të luftës.

 

February 17, 2018 02:52
Komento

20 Komente

  1. NjeQytetarOptimist February 17, 05:08

    Yes sir !!

    Reply to this comment
  2. Strugani2 February 17, 08:22

    Më paskan pas thënë që bagëtitë nuk udhëtojnë natën. Por ja që kjo “paskan pas thënie” rrëzohet nga i madhi Zeqo.
    Po kështu më paskan pas thënë se “dhija” është e uruar, ajo shkel atje ku rrallë shkel këmba e njeriut, ngjitet ndër shkëmbinj sikur ecën në bulevard. Shkathtësia, shpejtësia dhe aftësia për ti shpëtuar armikut e hyjnizojnë “dhinë. Por edhe këto cilësi nuk i vërtetojnë asgjë z.Zeqo.
    Strugani2

    Reply to this comment
  3. xyz February 17, 09:27

    Ti Srtugani 2 injoranti mos dile me ate nofke se na mbarrove, u tru thate .Pse nuk e kuptone se je trupe pa gdhende…

    Reply to this comment
  4. Gani USA February 17, 10:37

    Në numizmatikën ilire tërheq vëmendjen një fakt tjetër interesant: në disa monedha autonome të prera para e. s., në disa qytete ilire, figuron Dhia e Shenjtë Amalthe! Kjo duket në monedhat autonome të ishujve ilirikë të Isës dhe të Farit (Kroaci), të prera në shek. IV para e. s., etj.

    Rreth dy shekuj më vonë, në vitet 211-197 para e. s., pritet gjithashtu monedhë autonome me kokën e Dhisë Amalthe në faqe të monedhave, të prera në Lissus (Lezhë). Dhia e shenjtë Amalthe shihet edhe në monedha të prera te fisi i athamanëve të vendosur në ekstremin jugor të hapësirës epiroto-ilire.

    Në mitologjinë pellazgjike dhe në letërsinë greko-romake, janë katër versione për prejardhjen e kësaj dhie, por këtu parashtrohet më i përhapuri ndër ta: Amalthea është bijë e Diellit, pra është parahelenike rreth një mijëvjeçar e gjysmë.

    Në legjendat pellazgjike dhe në traditën letrare greko-romake, Amaltheia kishte marrë përsipër ta fshihte Zeusin foshnje në malin e Idas (Kretë) dhe ta ushqente me qumështin e vet e ta rriste, sepse i ati, Kroni, e kërkonte gjithandej për ta gëlltitur. Amalthea e kishte maskuar Zeusin në degën e një peme me qëllim që i ati të mos e gjente dot “as në qiell, as në tokë, as në det”. Ajo kishte mbledhur kuretët që me këngët dhe me vallet e zhurmshme luftarake të mbulonin të qarat e Zeusit kërthi. Më vonë Zeusi, kur u rrit dhe u përgatit për të luftuar me titanët, bëri një mburojë me lëkurën e Dhisë së Shenjtë, e cila u quajt aegis, egjidë (mbrojtje).

    Siç thuhet nga mitologët dhe njohësit e thelluar të letërsisë greko-romake, Zeusi në lojë e sipër ia thyen Dhisë së Shenjtë njërin bri dhe ia bën dhuratë, duke i premtuar se briri do të mbushej mrekullisht me të gjitha frutat që ajo do të dëshironte. Ky është briri i Amalthesë, ose cornu-copiae (briri i bollëkut), aq i pranishëm në numizmatikën epiroto-ilire.

    Figura e kokës së dhisë, që duket në përkrenaren e Gjergj Kastriotit, lidhet me Dhinë e Shenjtë pellazgo-ilire, që figuron në monedhat ilire, duke përfshirë këtu edhe ato epirotet, sigurisht. Siç thotë Shtjefën Gjeçovi, “Zojzi (Zeusi) edhe sot nderohet në Shqipninë e Veriut, në mos me dije, me padije”. Në fakt, në Shqipërinë e Sotme, që shtrihet në hapësirën gjeografike të Ilirisë Jugore, mbijeton një mitologji e lashtë, ku të gjitha dukuritë e natyrës kanë për themel një mitologji të lashtë, të ruajtur me zell, si themel të një besimi të patrandshëm. Në Shqipëri ende festohen kremtime, që mund të kenë rrjedhje ilire (Bernardin Palaj). Tomorri “asht mali ma i naltë i Shqipnisë Jugore dhe sajon nji farë altari të shêjtë fetar e kombëtar, pa dallim besimesh dhe fisesh” (“Drini”).

    Duke pasur parasysh këto që u thanë më lart, ne bindemi se koka e dhisë në përkrenaren e Skënderbeut e lidh Heroin Kombëtar Shqiptar me Dhinë e Shenjtë Amalthe të traditës pellazgo/ilire të Zeusit Dodonaeus, çka përbën një argument tjetër të vijimësisë pellazgo-iliro-shqiptare.

    Si përfundim, shqiponja dykrenore e flamurit të Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit të Vlorës, si dhe përkrenarja me kokën e Dhisë së Shenjtë Amalthe e Heroit Kombëtar Shqiptar, i përkasin plotësisht traditës pellazgo-iliro-arbëreshe të Dodonës.

    Reply to this comment
  5. betixhob February 17, 10:40

    Moikomi që mund ta quajmë Konicën e dytë nga universaliteti i djeve” si një biblioteke lëvizëse” e di mirë prejardhjen mitologjike të kokës së dhisë,por ai tregon një legjendë shqiptare,bile lokale.Edhe këjo është e bukur e domethënëse po të kemi parasysh efektet e mëdha dhe gjurmët që Skënderbeu la në taktikat e pafundme luftararke që e bënë atë një nga prijsat luftarakë më të shquar të të gjitha kohrave.

    Reply to this comment
  6. N.VJOSA February 17, 11:01

    Moikom,
    Miku im,
    Nuk na ke thene gje me kete rrëfenjë qe tingellon me shume me trillet romantike te Barletit….
    Mua me duket se ky komentuesi me nicknamen “editor”, eshte me i besushem , se ne ato kohra mitologjia kish me teper lidhje me simbolet e Luftetareve!…Nuk jane vetem tek populli yne keto simbole, edhe te popuj te tjere ato vijne nga thellesit e shekujve dhe më së shumti nga mitologjia dhe besimet!…
    Pershendetje Komi, ti ke shkruar gjera te mrekullushme, kur i mbeshtet ne dokumente historike dhe studimin e Lashtesise!…

    Reply to this comment
  7. Xha Spiro February 17, 15:20

    E more vesh more xyz se ja ke fut kot me injorancën tënde? Simboli i dhisë dhe gjarpëri janë të hyjnizuar nga ilirët. Po ti aq di aq thua, por mos kundërshto komentet por jep mendimet e tua. Hë të pastë xha Spiroja

    Reply to this comment
  8. Plaku Xhuxhumaku February 17, 15:29

    Ke harruar te shtosh qe pervec pishtareve qe mbanin ne brire, dhite i kishin mesuar qe te ulerinin “Vdekje turqve”, sigurisht ne turqisht, qe ta kuptonin turqit dhe te trembeshin.

    Hajde Moikom, hajde se po ja kalon edhe Vellezerve Grim me keto perralla.

    Reply to this comment
  9. Tz February 17, 21:53

    o perrallaxhi me shkolle Cabejane e kohes se merhumit.Po Aleksandri I madh dhe Pirro burri I Epirit mos dhe ata Kane perdorur bagetite me pishtar te ndezur dhe pastas kane perdorur si simblol ne perkrenare ………..?……..

    Reply to this comment
  10. -- February 17, 22:15

    Koka e dhisë, që mbajti Iskanderbeu mbi kokë, duhet të ketë qenë një arsye tjetër dhe më e madhe. Emri i tij Skenderbe është i shtrembëruar gjatë kohës, sepse në të vërtetë ka qenë Izkanderbe, pra që ka nder. Ky emër rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe në kohën e tij njerzit e rendit të lartë e dinin se stërgjyshat tanë kanë qenë pellazgët. Zeusi Pellazg u rrit në një shpellë të Kretës dhe është ushqyer nga qumshti i dhisë Amalthea. Britë e saj mori Iskanderbeu dhe i vuri në kokë dhe i fitoi të gjitha betejat me ushtrinë turke, më e madhja e kohës..

    Reply to this comment
  11. Luftulla Peza February 17, 22:17

    Koka e dhisë, që mbajti Iskanderbeu mbi kokë, duhet të ketë qenë një arsye tjetër dhe më e madhe. Emri i tij Skenderbe është i shtrembëruar gjatë kohës, sepse në të vërtetë ka qenë Izkanderbe, pra që ka nder. Ky emër rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe në kohën e tij njerzit e rendit të lartë e dinin se stërgjyshat tanë kanë qenë pellazgët. Zeusi Pellazg u rrit në një shpellë të Kretës dhe është ushqyer nga qumshti i dhisë Amalthea. Britë e saj mori Iskanderbeu dhe i vuri në kokë dhe i fitoi të gjitha betejat me ushtrinë turke, më e madhja e kohës..

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit February 17, 23:38

    simbol i vjeter, Skenderbeu quhej Iskander, dmth Aleksander. E quante veten Epirot, dmth pasardhes i Pirros dhe Aleksandrit te Madh, i cili kishte dy brire ne perkrenare. Pervec tjetres, simbolike e templareve, qe Venegoni figuren e Baphometit. Apo simbolika e Artemides qe ishte rafiguruar nga dhia e eger, e zgjuar, e shkathet dhe e pakapshme.

    Reply to this comment
  13. Bledi February 18, 00:33

    Baphomet .Ka zera se Skenderbeu ishte pjese e urdherit te tempullareve.Shifeni figuren e Baphometit dhe shikoni ngjashmerine me perkrenaren

    Reply to this comment
  14. Onkezmi February 18, 02:36

    Llogjika ma do te respektoje komentuesin e pare.Shume sakt e thote betixhob “ai po tregon nje legjende shqiptare,biles lokale”.C,fare ka ketu per te bere aludime te ndryshme?.Sqarimi i Ganiut eshte i sakte,por te mesuar nga njerezit e dijes…

    Reply to this comment
  15. Moisi Golemi February 18, 09:23

    Kjo e dhive me pishtare ne brire, eshte legjende e vjeter arabe dhe i kushtohet Mujametit. Me islamizimin e popullsise shqiptare, ose me ardhjen e atyre qe qene edukuar e stervitur ne Perandorine Osmane, kjo legjende u pershtat per Skenderbeun.
    Keshtu qe, mjaft me perralla, o Moikom.

    Reply to this comment
  16. T. Voda February 18, 18:51

    –Ketu e 60 vite me pare , hstorine e PERKRENARES se SKENDERBEUT , mesuesi i fillores na e ka treguar keshtu: —
    — Skenderbeu , me nje pjese te luftetareve te tij ish vendosur ne nje vend malor te maskuar , ne pritje te momentit mer goditjen e forcave turke nga shpina. Ne nje moment te caktuar gati te gjithe I kish zene gjumi ose dremisnin , perfshi edhe roje.
    — Ushria turke , qe ish informuar pe kete vendndodhje te Skenderbeut , nis forca te shumta per ta asgjesuar. Gjate kohes qe po I afroheshin shume dhe dara e rrethimit gati po mbyllej , prane kokes SKENDERBEUT ish afruar nje SORKADHE e eger [mali]. Ajo filloi te gerryente token duke hedhur guret dhe dheun me kembe e duke turfulluar me hunde.
    — SKENDERBEU zgjohet menjehere , dhe kur pa ushtrine turke qe afrohej dha alarmin . Mori masat ashtu sic dinte ai vet dhe forcat e tij shpetuan nga rrethimi dhe asgjesimi I sigurt.
    —- QE NGA AJO KOHE, SKENDERBEU SHTOI NE PERKRENAREN E TIJ EDHE MAKETIN E KOKES SE SORKADHES.
    — NE JUGE te Shqiperis , koka e DHIS nuk simbolizon sgjuaresi apo trimer cka ishin karakteristika te heroit tone kombetar. . JO rralle gjejne vend shprehjet :- ” AI, [AJO] eshte KOKE DHIJE” ose ” KU DI DHIJA CESHTE TAGJIJA” ose ”AJO SILLET SI DHI PYLLI” ose ” SI DHI E EGER” etjer . Pra DHIJA simbolizon njeriun jo shume te zgjuar, te ditur apo te kulturuar.
    — SORKADHJA ne Juge te Shqiperis , sidomos femra nuk vritej kurre. Te vjetrit thoshin ”ESHTE GJYNAH” duke treguar shume historira. Gjithashtu AJO, simbolizon shkallen e larte te shkathesis, shpejtesis, e te guximit P.SH. –” AI [AJO] eshte SORKADHE MALI” ose ” hecte, fluturonte SI SORKADH MALI ” ose ” Kish trupin si SORKADH MALI” . Ka shume shembuj qe SORKADHJA TRAJTOHET SI DICKA E VECANT , E SHENJT”
    —- NJE NDODHI REALE ME SORKADHEN .
    Shtepite e te pareve te mij jane akoma rreze mali Trebeshine, aty ku fillon guri gelqeror.– Nje xhaxhai I’m , nje mengjez sa kish lind djelli , ne nje distance te largett , ne shhpat te malit shjkon nje SORKADHE te vogel qe kulloste. I afrohet deri diku, dhe me belcik e qellon. Sorkadhja qendon ne bisht e pa levizur. Afrohet ….por mbeti shtangur. SORKADHJA isht ulur ne bisht, me dy kembet e para qendronte drejt e kthyer nga lindja e djelli dhe nga syte I rridhnin lot . Ish afruar disa metra larg . Ajo kish hedhur nje veshtrim te shpejte dhe vazhdoi te lotonte me syte nga djelli I mengjesit. , pa levizur.
    — SI i ri e kurbetlli I hershem e me pak shkolle AI nuk para u besonte gojdhenave . Por ne kete rast , ish prekur shume prej loteve te saj dhe ish larguar pa e luajt nga vendi , pa e prek me dor. Ne mbremje e gjeti te shtrire dhe te ngordhur, Hapi nje grope dhe e varrosi aty pran duke vendosur ne ate vend nje grumbull guresh , Gradualish , ai vend ,…,mori emrin ”VENDI SOKADHES”.. Mbas martese, ai nuk pati femij . Disa nga njerzit thoshin se e ka mallkuar sorkadhja.

    Tomor Voda – NY. USA

    Reply to this comment
  17. Fugleri February 21, 11:33

    Kjo ngjarje ësht e vërtet por Skënderbeu ishte brenda kështjellës i rrethuar, jo jashtë kështjelle. Dhe Skënderbeut i shkoj në mendje përdorimi i dhive. Ndërsa pak më thellë, ka të bëj me Shenjën e Bricjapit, që qshtë shenja e horoskopit të ilirëve, kur çelet viti.

    Reply to this comment
  18. Balozi September 8, 01:58

    Me perngjan me starujen e bamhotepit qe keto besimtarer satanista deshin te vendosnin ne Iowa. Keq ne vjen po ndoshta Skenderbeu diku eshte bere admirues I Templareve qe e kishin adoptuar kete simbol Po qe me vone u luftuan prej kishes pasi kishin trasida te pista antikrishtere so peshtyrja e kryqit. Koka e dhis Po ta shikosh

    Reply to this comment
  19. Balozi September 8, 02:01

    Me perngjan me statujen e Baphomet qe keto besimtarer satanista deshin te vendosnin ne Arkansa.

    https://www.google.com/amp/s/www.washingtonpost.com/amphtml/news/acts-of-faith/wp/2018/08/17/a-satanic-idols-3-year-journey-to-the-arkansas-capitol-building/

    Keq ne vjen po ndoshta Skenderbeu diku eshte bere admirues I Templareve qe e kishin adoptuar kete simbol Po qe me vone u luftuan prej kishes pasi kishin trasida te pista antikrishtere so peshtyrja e kryqit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*