Pse të ketë shkuar Salianji tek Meta?!

December 23, 2019 13:41

Pse të ketë shkuar Salianji tek Meta?!

Kur po dilnin nga përpara,
Prokurorët e betuar,
Nga mbrapa hynte serbes,
E.Salianji i dënuar!

S’është vështirë të takosh Metën,
Dhe pse në majë është ngjitur,
Kët’ e them me siguri,
Se dhe mua më ka pritur!

E.Salianji i dënuar,
Nga gurguleja “Babale”,
Metës do t’i ketë kërkuar,
Një falje presidenciale!

Nga Gjykata e Apelit,
Paq dhe mund t’ja hedhi djali,
Po ai shkoi tek Meta,
Të keqes para t’i dali!

Kur bëri ato pisllëqe,
Djalka dihet që rriskonte,
Dhe një gjykatë penale,
Me burgim mund ta dënonte!

Ai kreu me ndërgjegje,
Një super falsifikim,
Ndaj një vit heqje lirie,
Është shumë pak, o Lulëzim!

I them Luli kryetarit,
“Mbylle gojën, o mynxyrë”,
Se ti e shtyve Salianjin,
Në atë aferë të ndyrë!

Çdo gjë ka bekimin tënd,
Ndaj tani dole kallup,
Babalen, llumin e llumit,
E strehove dhe në SHQUP!

Në është viktimë e Babales,
Dhe burgimi është gabim,
Po Salianji për pisllëkun,
E dinte që në fillim!

Me një vit ja hodhi paq,
Se është i njëjtë me Babalen,
Po të hetohej nga SPAKU,
Do të merrte maksimalen!

Arben Duka

December 23, 2019 13:41
Komento

5 Komente

  1. kane ndodhur pa tregohen December 23, 13:56

    Pyet me solemnitet Duka – Salianji te Meta perse te kete shkuar?
    Por per kuriozitet…Fatmir Xhafaj ka gje vella per droge denuar?
    Eh si po dredhon sot more i ziu Arben Duka poet,
    kape problemin nga koka jo nga kembet o i shkret.

    Reply to this comment
    • Arti December 25, 09:32

      Edhe? Pra tani te behemi te gjithe babale-shpifes, mqs bota eshte e mbushur me te denuar per droge?! ‍♂️

      Reply to this comment
  2. Konti Sbalta December 23, 19:13

    Ilir Meta presidenti , / si nje” Baba”i mire teqeje ,/ ben cudira prej verteti!/Ja, u denua Salianji nga gjykata, / Vrap te Meta , Salianji vajtka ,/te shpetoje nga “padrejtesia’,qe i dha drejtesia /dhe Edvini dhe Vetingu dhe i miri dhe i ligu!/Nuk e duan kete “yll”qe ndricon ne ate “pyll”/,Ky eshte Pylli atij trimit ;i Saliut I Lulzimit!/,Po Iliri eshte “gje” tjeter,/ eshte gjithmone me te’verteten”/ Ndaj Salianji, mos u tut / eshte Ai qe e mbron ket kushtetute!

    Reply to this comment
  3. fteri December 23, 19:36

    kjo qënka hipërbola e së vërtetës për Ilir floririn ,sali Satrapin dhe Lulë Bashën ,mbrojtja me çdo kusht i i Salianjit ,ky na qënka ,nyja gordiane ,e krimit real që i dlin në mbrojtje deri në vdekje te gjykata e lartë ose deri në strasburg.,po u zgjidh kjo nyje na dalin në shesh krundet e shpifjes e pisllëkut të organizuara të babales dhe gjithë skenarit Salianjit ,Metës ,Lulit dhe Saliut.

    Reply to this comment
  4. fteri December 23, 19:40

    kjo qënka hipërbola e së vërtetës për Ilir floririn ,sali Satrapin dhe Lulë Bashën ,mbrojtja me çdo kusht i i Salianjit ,ky na qënka ,nyja gordiane ,e krimit real që i dlin në mbrojtje deri në vdekje te gjykata e lartë ose deri në strasburg.,po u zgjidh kjo nyje na dalin në shesh krundet e shpifjes e pisllëkut të organizuara të babales dhe gjithë skenarit Salianjit ,Metës ,Lulit dhe Saliut.
    ….Bravo Poeti i vegjëlisë !.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*