Pse të ndrojturit rrezikohen nga marrëdhëniet toksike

May 20, 2018 10:18

Pse të ndrojturit rrezikohen nga marrëdhëniet toksike

Njerëzit e ndrojtur, apo siç është bërë zakon të quhen, njerëzit introvertë, jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse ata nuk kërkojnë shumë.

Njerëz të tillë nuk presin që personi tjetër t’i nxjerrë në takime për dreka apo darka romantike, apo t’i përgjigjet mesazheve të tyre në mënyrë të shpejtë. Ata janë të lumtur me gjëra më të thjeshta.

Njerëzit introvertë mendojnë se të gjithë janë si ata, po aq besnikë dhe zemërmirë. Mirëpo disa persona përfitojnë nga diçka e tillë. Disa persona e përdorin mirësinë e njerëzve introvertë si një arsye për të mos bërë shumë për ta.

Introvertët jetojnë në marrëdhënie toksike, sepse përherë dhurojnë nga vetja pa pritur gjë në këmbim. Janë dëgjues të mirë, pa bërë asnjëherë pyetje dhe gjithmonë të gatshëm të japin këshillat më të sinqerta. Kërkojnë ta bëjnë të lumtur personin që kanë në krahë, edhe nëse kjo gjë do të thotë të heqin dorë nga disa nevoja të tyre.

Nuk shqetësohen për veten, aq sa shqetësohen dhe u interesojnë të afërmit e tyre. Ata e nënvlerësojnë veten duke menduar se nuk meritojnë vëmendje speciale, ndaj nëse partneri apo partnerja nuk i kushton vëmendje, ata sërish nuk mërziten.

Madje për njerëzit introvertë marrëdhëniet toksike shihen sikur të jenë marrëdhënie normale. Nuk i shohin asnjëherë gjërat me dyshim dhe e kuptojnë sa e dëmshme është marrëdhënia që po përjetojnë vetëm kur gjërat kanë avancuar shumë.

Njerëzit e ndrojtur përfshihen në marrëdhënie toksike, sepse nuk lidhen asnjëherë me shumë persona.

Edhe kur marrëdhënia mund të ketë arritur fundin, ata përpiqen t’i zgjasin gjërat sa më shumë, sepse nuk duan t’i thonë personit tjetër: “Lamtumirë”.

Nga ana tjetër, ata nuk duan që të tjerët t’i mendojnë si të dobët apo shumë emotivë, ndaj e mbajnë trishtimin e tyre për vete. Edhe pse nuk e pranojnë, njerëzit e ndrojtur duan të ndihen të dashuruar nga dikush, duan të ndihen të nevojshëm dhe duan të përfshihen në një marrëdhënie afatgjatë.

Ata janë njerëz të ndershëm dhe që ia vlejnë, pasi prej tyre mund të përfitosh mjaft vlera morale.

b.m. / dita

May 20, 2018 10:18
Komento

1 Koment

  1. raincoart May 23, 15:17

    Njerezit e ndrojtur duhet veç te mesojne si te thone JO dhe kjo do ti mbroje nga toksiket! I LOVE INTROVERTS <3 <3

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*