Pse theksohet kaq shumë lidhja Daj-Nip?

May 15, 2013 15:26

Pse theksohet kaq shumë lidhja Daj-Nip?

I nderuar lexues!

Në traditën shqiptare gjinia njihet si “lidhje afrie, e cila sipas traditës etnografike vjen nga vija e nënës”. Gjinia përfshinte të gjithë ata që rridhnin nga një nënë e përbashkët sado e largët, qoftë dhe që ishin ushqyer me qumështin e saj apo me rrjedhën e qumështit të saj. Në disa krahina ndërmjet njerëzve të një gjinie lidhjet martesore ishin të ndaluara. Kjo ndalesë shkon në disa zona në 2-3 breza, kurse Kanuni i Lekë Dukagjinit (në të cilin vija e nënës quhej “lisi i tamblit”) e ndalonte martesën me pasardhësit e brezave të një gjinie “derisa të mbahej mend”. Prej traditës së gjinisë vijnë edhe lidhjet e dajës me nipin e me mbesën; sipas së drejtës kanunore daja për nip dhe nipi për dajë merrnin hak.

May 15, 2013 15:26
Komento

1 Koment

  1. vraja October 27, 08:01

    Nipi mund te marri hak per dajen [sipas kanunit] kurse daja nuk mund te marri hak per nipin .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*