Pse u dëbua Eduard Kapri nga Italia? Zbardhet vendimi

January 3, 2018 14:37

Pse u dëbua Eduard Kapri nga Italia? Zbardhet vendimi

Kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë. Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998.

Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.

Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia. Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.

Nuk e deklarova në formularin e vetëdeklarimit, pasi nuk e dija në cfarë pike. Në Itali isha transit” mësohet se është shprehur ai. Vendimi për Kaprin do të jepet ditën e premte nga KQZ. / shqiptarja.com

 

January 3, 2018 14:37
Komento

1 Koment

  1. REZI January 3, 20:21

    3 vjet të rrish ilegalisht? më duket si shumë në Gjermani. Nga përvoja e shumë shqiptarëve Gjermania s’të lë kaq gjatë fshehur, vetëm nëse ke dalë e hyrë ilegalisht, ose ke qënë në Itali legalisht. S’është shumë bindës ky argument, 3 vjet në Gjermani në ato vite nuk rrije dot i fshehur, vecse në burg e të kthenin kartpostalkë. C’tu desh të merresh me politikë? Këto janë pasojat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*