Pse u shit kaq shpejt Llalla?

March 14, 2018 13:05

Pse u shit kaq shpejt Llalla?

Bedri Islami

Ditën e hënë, kur kisha botuar në DITA shkrimin për peshqit e mëdhenj që janë buzë rrjetës, një lexues më shkruante se, “ mos u mundoni ta gjeni Llallën, ai ka ikur sot në mëngjes, jashtë Shqipërisë”.

Nuk e di  se sa i vërtetë është ky lajm. Adriatik Llalla është ende një qytetar i lirë i këtij shteti që ai “kontribuoi” për ta bërë rrumpallë në njërin ndër sektorët më të rëndësishëm të jetës sonë. Të drejtësisë. Por kjo nuk e pengon atë të lëvizë nga të ketë mundësi dhe për aq kohë sa të ketë mundësi. Është një e drejtë e tij. Në fakt, ai, më mirë se shumë kush, e di se bota është fare e vogël, dhe se, nëse një ditë do i duhet të vijë këndej, do të jetë fare e lehtë.

Por tjetër gjë është ajo që të bën përshtypje.

Adriatik Llalla ka qenë për një periudhë të gjatë njeriu i parë në prokurorinë shqiptare. I vendosur aty nga PD-ja, në veçanti nga Sali Berisha, si i dërguar i tij, për më shumë se 5 vite, pas largimit të dhunshëm të Ina Ramës, ai u bë njeriu hije që, më parë se të niste hetimet për çështje madhore, falej në selinë e partisë që e delegoi dhe tek shefi i tij i madh, që kishte kopsitur shumë dosje dhe kërkonte të tjera.

Ndër të gjithë prokurorët e këtij vendi, ai, pa asnjë dyshim, do të ishte më i kapuri nga politika dhe përfituesi më i ndjeshëm nga shërbërtorllëku ndaj politikës.

Duke i shërbyer asaj mbylltasi, i shërbente edhe vetes. Njeriu i panjohur u bë njëri ndër hierarkët e drejtësisë, por edhe roja i pashembullt i atyre që e kishin emëruar.

Tre muaj më parë, opozita e bashkuar, çuditërisht ata që sapo kishin ikur nga pushteti ishin më të egërsuar, desh e mbytën parlamentin shqiptar, duke përsëritur një skenar maqedonas.

Lufta për Llallën u duk sikur do të ishte luftë për pushtetin dhe në fakt nuk është se opozitarët nuk kishin të drejtë.

Ata, për shumë vite, i kishin mbështetur shpatullat tek mbrojtja e Llallës, i cili, duke qenë lehtësisht i kërcënueshëm prej tyre, kishte mbyllur, në mënyrën më skandaloze të mundshme, dosje të mëdha të krimit; kishte deleguar në rrethe shefa të përkohshëm, që po bëheshin të vazhdueshëm dhe, përmes tyre ishte krijuar rrjeti dërmues i së vërtetës dhe ligjit.

18 dhjetori, kur ai do të largohej nga pushteti, u duk sikur do të ishte një ndër ditët e qametit, dhe nëse kjo nuk ndodhi, nuk ishte se pozita nuk e provoi dhe nuk bëri thirrje. Pamjet janë ende në arkivat që nuk mund të hiqen aq lehtë. Thirrjet delirante për pushtimin e parlamentit në emrin e mbrojtjes së Llallës, janë ende të jehueshme. Prova e forcës dështoi pasi ndjekësit e saj nuk janë më të shumtë dhe nuk janë aq delirantë; dështoi , pasi policia e shtetit e kishte ditur se mund të ndodhte një provë e tillë dhe, faktet e tashme po tregojnë se frymëzimi u kishte ardhur nga  larg; dështuan, pasi institucionet ndërkombëtare ishin më të vëmendshme.

Ajo që nuk u arrit në rrugë, u provua në parlament. Çështja “Llalla” u bë jo thjeshtë mollë sherri, por fillesa e një cenimi të rëndë kushtetues, që mund të dështonte në tollovinë e krijuar, në kërcënimet, tymueset, hedhjet e këpucëve,çjerrjet…nëse një grua e zakonshme, edhe pse dukej e ndrojtur, tha vetëm një fjalë, “betohem”, si të donte të mbyllte një histori të shëmtuar.

Që asaj dite opozita nuk e përmend më Llallën e saj. E ka harruar. Emri i tij tashmë nuk është më në deklaratat politike, në marrëveshjet e hapura apo të fshehta që mund të bëhen; atë nuk e mbron më as shefi i opozitës, Basha, që ka hallet e tij; as ish shefi i qeverisë, Berisha, që nuk ia përçon “ qytetari digital”, as zonja Kryemadhi, që ende ka pishmanllëkun e saj se nuk e qëlloi dot shefin e qeverisë, sikur po ta qëllonte do të ndërronte diçka; nuk e përmend më askush nga presidenca, e bile nuk e përmend as Petrit Vasili, në rolin e ri që ka marrë përsipër.

Përse e harruan kaq shpejt dhe përse do e mohojnë nesër njëzëri?

Llalla nuk është më masha e tyre. Nuk mund të jetë. Atij i kanë filluar hallet për vete. Nuk ia kanë ngenë, por edhe ai tani po përpiqet të shpëtojë atë që do të mund të shpëtojë.

Mes Llallës, si njësi përfaqësi të një institucioni e njëkohësisht të një njeriu – vegël, është shpallur divorci i heshtur. Thirrjet e para ”që SHBA të dërgojë provat”, e ku tjetër, tek Petrit Vasili, tani janë heshtur. SHBA nuk kishte nevojë të bënte rolin e korrierit, sepse bëri diçka tjetër, më të qenësishme dhe që do të jetë fillesë e ngjarjeve të mëpasme: shpalljen faktike të qëndrimit të saj ndaj njeriut korrupsion dhe vegël e korrupsionit.

I-sh prokurori i përgjithshëm është harruar shumë më shpejt edhe nga sa ai vetë ka menduar. Askush nuk e ka ndër mend ta marrë në mbrojtje. Shumë prej të mbrojturve nga Llalla ia kanë ditur hiletë me pronat dhe shitblerjet; e kanë ditur se cilat procese ka mbyllur dhe se nuk duhet të kenë frikë. Ndoshta edhe i kanë thënë , faleminderit”, por tani ai është një mollë e ndaluar.

Në fund të fundit ky është fati i gjithë atyre që shërbejnë padenjësisht, duke humbur edhe figurën morale të tyre.

Llalla tani nuk është person “non grata” vetëm për Shtetet e Bashkuara, ai është bërë i tillë edhe për opozitën.

March 14, 2018 13:05
Komento

16 Komente

  1. tomsojeri March 14, 13:48

    Ky qen besnik ,kjo llogore e krimit dhe korupsionit brenda se ciles jan mbrojtur ter elita gjakpirese e ktij populli, aq te dhunuar e tashme te “deformuar”nga dhembet e tij qe kafshojn te pafajshem,qe pasurohet ne saj te pushtetit qe i dhan kriminelet ,tashme nuk ju vlen por heshtja esht perzgjedhja me e mir e tyre, sepse ai di shum ,sepse ai i ka strehuar,i ka mar ne mbrojtje ,e tani i duhet te hesht edhe ai ! Zinxhiri i krimit te tij esht i gjat dhe pam qe filloi , me kolegen e zyres se tij Rovena Gashin e prit cdo zbulohet akoma ! Kelysh i Saliut si mundet te jet ndryshe nga Saliu ??? Kelysh i ter elites kriminale te PD si mundet te jet ndryshe ? Gjynahet e ksaj elit nuk i mbulon as mali Dajtit sepse veper e tyre sht shtrir ne ter Shqiperin Prokuror e gjykates te degjeneruar ,te koruptuar e te njehesuar me krimin esht mbushur ter Shqiperia dhe nuk di si do arij te pastrohet ky vend nga ky cunam shkaterimtar ! Jan shum ,te medhej e te vegjel te shtrir ne ter gjykatat e Shqiperis ! Esht nje divizion i ter i infektuar, qe i ka ber shqiptaret e ndershem te marin ruget e te syrgjynosen, duke len pas nje tok te djegur ,nje ndergjegje te shpartalluar ,ku paturpesia ,dhe imoraliteti mbreteron kudo ! Pranvera nuk vjen me nje lule e as ky Dimer nuk largohet me nje Adriatik Dhall te prishur ! Kjo heshtje i nderuar Bedri esht pregatitja e mbrojtjes, esht lufta e nendheshme per rugdalje

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan peshkaqenerut e veshur me pushtet. March 14, 15:02

      O Bedri dhe ti o tomsojer,duke u perqendruar tek Llalla ju shoke nuke beni gje tjeter vetem se paudhesite e Rakipit,Sallakut dhe shoqes Rama qe ne unison mbyllen mbyllen dosjet e peshkaqenerve me ligjin mafjoz kalim afatesh.Mjaft me,me kalimin e te gjitha shkeljve te ligjit ndaj nje kali qe ja hoqen patkojt,kur dihet dhe eshte deshmuar ne dite e vite deri me sot qe politikat bastarde nuke i bente Llall si pjese e Tiranes zyrtare,por riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal e ate pjese te biznesit e medjas qe si lavaktive vazhdojne te pastrojne leket e piset nen moton,nga i jati tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem.Te bejsh nje shkrim analize,apo te komentosh eshte sa dije,aqe dhe patriotizem,por te shperndashe mjergull per ti sherbyer bandave kriminale e korrutive-mafjoze ne krie te Tiranes zyrtare te denoncuara me ze,figure e deshmi te gjalla,sa istitucionale aqe dhe me shume popullore e medjatike, nuke eshte me dije por pjese e nje mjergulle per te shqyer ujqerit kopene,pra popullin dhe papujt.Kujtoni kontrabanden e armeve me milloshevic dhe vendet ne lufte,gjithmone pa harruar mijra krime ne dite e vite si 1997,8 e tragjedite ne male,dete e toke si 2prilli, Gerdeci dhe 21 janari,dhe binduni se ujqerit e cakejt nuke njohin kufi,aqe sa SOVRANI u rrevoltua duke i bojkotuar zgjedhjet e fundit parlamentae dhe nxjerre ne pergjithesi pozite e opozite te dhjere,por “krenare”.Dhe se fundi kerkuan e kerkojne me force Reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit.Duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe mizat e kalit,dhe avoketerit e djajve,Drejtesia do te behet,se e ka kerkuar SOVRANI,USA dhe BE.Dhe nuke ka leke te piset,apo pushtet brenda djalli qe ta ndaloje,cdo dite qe kalon vetem se ja shton vitet e heqjes se lirise ne burgun e Recit,si autore apo bashkeautor ne mijra krime,trillinger dhe superkorrupsione e tradheti kombetare.

      Reply to this comment
  2. Taksapaguesi....i mjeruar . March 14, 13:59

    Me qindra institucione shteterore, hane buken kot . Ky, vetem per buken, qe ka heng, dutet te demshperbleje, ose te beje nja….30 vjet burg .

    Reply to this comment
  3. mirel March 14, 14:16

    E mor Bedri, do vazhdoni refrenin Llalla dhe per nja 3 vjet te tjera, sa te gjendet ndonje budallacke e pacipe tjeter si puna e Rovenes
    Pastaj do therrisni “Ja peshqit”
    Me gjithe kete hartim per ti treguar shqiptareve de cfare peshku paska rene ne rrjete, e dime fare mire se rrjeta eshte care para se te binte Llalla.
    Meqe Llalla eshte vetem nje kelysh i korrupsionit, kjo do te thote qe te zotet e korrupsionit jane jashte dhe bile kane kapur rrjeten neper duar dhe planifikojne kujt tja hedhin tjeter pervec Gashit.
    Po ju vazhdoni, me pranveren kendoni per peshqit. .E mban mend ate kengen Bedri?
    Ja se ta kujtoj une:
    Ane e pas anes ooooooo
    Lumit te fshatit tim…

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K March 14, 15:36

    Je me fate Bedri nga gazetar te zeri i popullit gazetar te gazeta dita,organ i partis socialiste.Ne kohen qe ishe te zeri ishje edhe fuks,sot je vetem servil i tyre.

    Reply to this comment
  5. Zgalem March 14, 17:42

    Si gjithnje , Bedriu ka shkruar nje analize reale , si perfundoi ish prokurori deshtak i ketij tranzicionit . Te tere prokuroret , kane deshtuar , ne misionin e tyre fisnik , si garant te Drejtesise . Llalla nuk eshte me tipiku , por me krimineli i ish prokuroreve . Prokuroret kane qene shenjestra e pare e Saliut . Po qe se nuk e mposhte , e hiqte nga detyra . Disa prokurore edhe u rebeluan , por nen ze . E kane njohur nga afer egersine e shef Berishes , ndaj mbrojtesve te ligjit . Ndryshe nga para ardhesit , Llalla ishte i dorezuar te Saliu , pa asnje kusht . Ai punoi si rob lufte , ne sherbim te ustait , Sali .
    Vettingu ka filluar te japi frytet e para . Nuk e kam fjalen , per ish drejtoret e rrugeve , por per perfaqesus te drejtesise berishiste . Berishiste , do te quhet drejtesia nga 1992 deri ne fillim 2018 . U demaskuan plotesisht , jo vetem Llalla , por prokuroret prane tij , perfaqesuar nga cifti Rovena Gashi . Avokuti i saj Gjata dhe avokati tjeter po kaq deshtak , Fana .Gjata dhe Fana , jane paguar si apostuj drejtesise , por kane dhen prova te drejtesise ne sherbim te Berishes .
    Arta Marku , ghithnje e me shume , po i ngjan Teutes shkodrane . Drejtesia po e ndjen nga afer vettingun shpetimtar te demokracise shqiptare . I uroj energji te pa shtereshme , Zonjes se hekur , Marku dhe bashkepuntorve te saj , qe kane vlera historike per demokracine ne rritje . Zgalem

    Reply to this comment
    • mirel March 14, 19:55

      Po pra po, aty te prokurori deshtak ka ngecur shteti.
      Ky shtet kriminel do shkulur nga Ramuti dhe Saliu.
      Me rrenje ku jane e ku nuk jane gjithe RiPiSat e Ramutit, dhe Ahmutit dhe larot e Berishes

      Reply to this comment
      • PSE ? March 14, 20:49

        Po jo more idjot i Millosheviçt , se nuk mund kurrsesi të vihet shenja e barazimit , midis kafshës kanibale serbe të Viçidolit , simbolit mesjetar të antishteit , me K/Minsitrin aktual , njeri i qytetëruar , me kulturë europiane , që po përpiqet të ringrerë shtetin !

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku March 14, 22:25

          O PSE? Po qe per kulture e per shkolle edhe ky kryeministri qe kemi tashti nje cope diplome per mesues vizatimi ka. Ku e mori kulturen europiane? Apo duke fjetur poshte urave te Parisit e duke ngrene makarone ne mencat e refugjateve?

          Reply to this comment
  6. Mark .U.K March 14, 21:10

    arturi: Po ti cpate te hengri grerza? Edhe pse jo i ligjeshem Bedriu eshte babaj juaj e duhet ta mbroni.Shko ruaj dhit atje je ne mal se nuk eshte kjo pune per ju.

    Reply to this comment
  7. Mark .U.K March 14, 21:15

    i till je sa her hap gojen.Te pakten te kishe vene emrin se nuk besoj se je pa emer.Nje emer ta kan vene kur ju sodhen ne maternitet.Per mbiemer nuk ju fajson njeri se nuk e dini dhe nuk ju fajson njeri.Megjithse e meritoni nickun qe keni vene.

    Reply to this comment
  8. spata March 14, 22:55

    Z. Bedri . Ke pare ti ne ndonje vend te botes ku shebeket te mos shiten .Keta jan zar qe rrokullisen nga duar te pista. Si nuk qenka e thene te shiten.Ckujtonte LLalla se e kishte te garantuar ate lluks qe ju afrua .Ja keshtu do te katandisen te gjithe shebeket e S.Berishes.
    Bej durim Z.Bedri se do kesh shume pune per te analizuar e dal ne konkluzjone se kush jan e si do katandisen lepirsat e strukturave qe ngriti Pd gjat kohes ne pushtet .Do kenaqesh me shume kur Saliu Beu do ti shesi te gjithe argatet e tij .

    Reply to this comment
  9. alphade March 15, 01:32

    Llalla dhe Rivena Gashi nuk jane gje tjeter vecse dy cironka te neveriteshme qe se shpejti do t’i bashkoje
    RECI – peshkaqenet ende vazhdojne thithin ajrin e li-
    rise, qe te mos e ngatarrojme duhet sqaruar eshte liri
    me germe te vogel se Liri me L te madhe ende e ka
    Shtepine- Vile perballe Radio- Tiranes, he per he sa
    t’i hiqen petet “byrekut” kur ne Shqioeri te vendoset
    drejtesia e popullit shqiptar,pastaj do ta shohim,o le -le.
    Ate, e terhoqen zvarre te vdekur apo me mire me thene,
    e terhoqen ne bronx,ndersa monstren e Vicidolit, me si-
    guri do ta terheqin te gjalle neper bjeshket e Vicidolit.
    Qeni Llalla, tash eshte “zhdukur” me porosi te padroneve,
    por nuk shpeton. Ai mendon se iku R.Tillerson dhe ky do
    te marre “fryme lirisht” . Gabohet rende. Pasardhesi i
    Tillersonit vjen nga kupola e CIA-s dhe Llalla mund te je-
    te qare nga shiu mund te bjere ne bresher. Kreu i CIA-s
    ia ka dhene te dhenat e LLalkes dhe te shume te tjereve
    qe jane futur ne rreth si te korruptuar,hajna,mafioze te
    bandes se Vicidolit.Prandaj te mos gezohen se iku Rex
    Tillersoni dhe Ai qe po vjen mund ta “zbuse” situaten. Ga-
    boheni zoterinj. Anija juaj ka futur uje nga te gjitha anet
    dhe “ekuipazhi” i ” godfather-it” ,monstra e Vicidolit nuk
    shpeton. ,!!!

    Reply to this comment
  10. Servet March 15, 08:20

    Edhe ju do kenaqeni kur bashke me Berishen do shkoje edhe Rama ai qytetari i kulturuar( qe vetem i tille nuk mund te quhet )qe i duket vetja me i zgjuari ne bote duke i ofenduar te gjithe te tjeret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*