Pse “vdiq” socializmi shtetëror?

May 8, 2019 14:01

Pse “vdiq” socializmi shtetëror?

Prof. Fatos Tarifa

Duke e konsideruar autoritetin e shtetit, apo pushtetin e legjitimuar, si aftësinë e një qeverie për të ruajtur besimin e qytetarëve te sistemi ekzistues, Hannah Arendt shkruante se: “Asnjë revolucion nuk ka arritur sukses, madje pak të tillë kanë filluar, për sa kohë që autoriteti i politikës ekzistuese ka mbetur i paprekur” (Arendt 1963: 153). Pikëpamja e saj është konfirmuar tërësisht edhe në revolucionet e viteve 1989-90 që sollën përmbysjen e sistemit të socializmit shtetëror në të gjithë vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Erozioni i legjitimitetit të socializmit shtetëror ndodhi si një proces gradual. Ai zgjati në kohë, por pashmangshmërisht solli, më në fund, shembjen e atij sistemit. Ky proces erozioni ishte rezultat i një numri faktorësh politikë, ideologjikë, ekonomikë dhe kulturorë, të cilët përpiqem t’i shtjelloj më poshtë.

‘Mendja’ dhe ‘trupi’

Gjatë tri dekadave të fundit, argumentet kryesorë në debatin akademik për këtë çështje janë përqendruar kryesisht në dy faktorë, të cilët, filozofi i shquar polak Leszek Kolakowski, autori i famshëm i veprës në tre vëllime Main Currents of Marxism, në mënyrë metaforike i ka cilësuar si “mendja” (the mind), ose ideologjia, dhe “trupi” (the body), ose ekonomia (Kolakowski 1992). Këta dy faktorë përbëjnë, në fakt, thelbin e të gjithë shpjegimeve që studiues të ndryshëm, në Perëndim dhe në Lindje, janë përpjekur t’i japin kësaj çështje.

Ekonomia

Një ndër pikëpamjet më të përhapura është ajo se, faktori vendimtar që ia shterroi sistemit të socializmit shtetëror legjitimitetin e periudhës së parë pas instalimit të tij në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e Europës Lindore dhe që, në mënyrë të pashmangshme, çoi në falimentimin e atij sistemi, ishte inefiçenca e sovjetizmit si një sistem ekonomik dhe dështimet e tij të përsëritura për të plotësuar shpresat në rritje të popullsisë, madje edhe nevojat dhe kërkesat e tyre ekonomike bazë. Një pikëpamje e tillë buron nga besimi në përparësinë që ka ekonomia ndaj politikës, gjë që, siç vërente Luhmann, manifestohet përmes shkallës në të cilën “gjykimi mbi suksesin politik përcaktohet në varësi të suksesit ekonomik” (shih: Poggi 1990: 28).

Sipas kësaj pikëpamjeje, shtetet socialistë i mbështesnin pretendimet e tyre për legjitimitet në aftësinë që gjoja ata kishin për të arritur një zhvillim ekonomik të shpejtë, për të garantuar një furnizim të qëndrueshëm—dhe në rritje—me mallra e shërbime për popullsitë e tyre, madje duke premtuar se do t’i arrinin e do t’i tejkalonin standardet e jetesës së shoqërive të zhvilluara kapitaliste. Sipas këtij argumenti, kur, pas arritjeve ekonomike e sociale të fillimit, u bë e qartë se shteti socialist ishte i paaftë që t’i përmbushte premtimet e tij ekonomike, legjitimiteti i tij u vu në pikëpyetje dhe u minua dhe, ipso facto, ai nuk ishte më në gjendje që ta ruante të drejtën e autoritetit për të qeverisur.

Cilatdo të kenë qenë arsyet që mund të shpjegojnë erozionin e legjitimitetit të socializmit shtetëror, mes sociologëve dhe studiuesve të politikës së krahasuar ekziston një konsensus thuajse i përgjithshëm në një pikë: legjitimiteti i një regjimi politik, pa përjashtuar këtu as socializmin shtetëror, ka të bëjë në një masë të konsiderueshme me efiçencën e sistemit, e cila nënkupton funksionimin aktual të qeverisjes, shkallën në të cilën ajo plotëson funksionet bazë, e parë kjo nga këndvështrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i grupeve kryesorë në shoqëri (Linz 1978; Lipset 1979, 1981; Diamond 1990). Nga kjo pikëpamje—dhe në mënyrë paradoksale—do të thoja se sistemi i tipit sovjetik, ndonëse tepër i efektshëm (dhe këtu me efektshmëri kuptoj aftësinë për të arritur qëllimet), ishte, njëkohësisht, shumë inefiçent. McSweeney dhe Tempest (1993) e theksojnë këtë ide në kontekstin e një sërë disavantazhesh të socializmit shtetëror ndaj Perëndimit, të cilat demonstruan paaftësinë e të parit për të provuar epërsinë që ai pretendonte se kishte mbi kapitalizmin. Këta autorë e vënë theksin sidomos te bumi i madh i konsumit që njohën ekonomitë e vendeve kryesorë kapitalistë aty nga mesi i viteve 1980, periudhë gjatë së cilës të gjithë vendet europianolindore u karakterizuan nga një rënie e paparë e ritmeve të zhvillimit. Në rrethana të tilla, ishte e vështirë të mos e lidhje efikasitetin e ekonomive të tregut me sistemet e tyre socialë dhe politikë.

Autorë të tjerë mbrojnë një argument të ngjashëm. Sipas tyre, ishte dështimi i “socializmit real” për të rritur produktivitetin (Reykowski 1994), si edhe perceptimi i hendekut teknologjik dhe ekonomik në rritje mes ekonomive të komanduara të socializmit shtetëror dhe ekonomive të përparuara të tregut (Nee & Lian 1994), ai faktor që luajti rolin vendimtar në dobësimin e legjitimitetit të socializmit shtetëror dhe që i detyroi, më së fundi, elitat komuniste të hapnin sistemet e tyre dhe të nisnin reforma ekonomike.

Kur njerëzit filluan ta vlerësojnë dhe ta matin funksionimin ekonomik të sistemit të tyre socialist jo më duke bërë krahasim me prapambetjen e së kaluarës, por me ekonomitë e përparuara kapitaliste, që karakterizoheshin nga një shumëllojshmëri në rritje mallrash dhe shërbimesh, për ta u bënë të qarta, përtej çdo dyshimi, defektet dhe mangësitë e socializmit shtetëror si një rend ekonomik dhe politik dhe kërkuan ndryshime. Dallimet e theksuara midis Lindjes dhe Perëndimit ndihmuan kështu për t’i delegjitimuar ideologjinë komuniste, praktikat socialiste dhe elitat sunduese në të gjithë këta vende (Rév 1994). Siç pohojnë sociologët amerikanë Victor Nee dhe Peng Lian (1994), “kur një parti komuniste ia hap dyert botës së jashtme, njerëzit vënë re menjëherë hendekun e madh që ekziston midis nivelit të jetesës në vendet perëndimorë dhe atij në shtetet socialistë. Shpresat për të ardhmen mund ta përshpejtojnë dobësimin e besnikërisë ndaj partisë”.

Ideologjia

Një linjë tjetër arsyetimi i referohet humbjes së besimit ndaj socializmit shtetëror dhe dështimeve të tij ideologjike si faktori vendimtar që ia hoqi atij sistemi të gjithë validitetin e tij moral dhe e shterroi rezervuarin e mbështetjes popullore ndaj tij, duke e delegjitimuar tërësisht. Ky argument është shtjelluar me qartësi të veçantë nga Kolakowski (1992), i cili argumentonte se baza e legjitimitetit të sundimit komunist buronte, në radhë të parë, nga parimet ideologjike që justifikonin organizimin e shoqërisë së tipit sovjetik dhe që përcaktonin vendin e saj në shoqëri. Rrjedhimisht, vinte në dukje ai, shtetet socialistë të Europës Lindore arritën të mbijetonin, megjithë ekonomitë e tyre tepër inefiçente, për sa kohë që mekanizmat ideologjikë shërbyen për ta justifikuar atë sistem. Pikëpamja e Huntington-it (1968: 335) se “qeveritë revolucionare mund të minohen nga bollëku, por ato kurrë nuk përmbysen nga varfëria”, duket se e mbështet argumentimin e mësipërm të Kolakowski-t.

Mbështetur në këtë logjikë, mund të argumentohet se, kur besimi i njerëzve në një ideologji, e cila justifikon një sistem të caktuar prodhimi dhe shpërndarjeje, dobësohet dhe bie, legjitimiteti i sistemit gjithashtu dobësohet dhe, eventualisht, bie. Për pasojë, vetë sistemi humbet arsyen e ekzistencës së vet, të ashtuquajturën raison d’être. Në rastin e sistemeve të tipit sovjetik, me erozionin e ideologjisë komuniste—shtylla kryesore mbi të cilën ka qenë mbështetur historikisht pretendimi i tyre për autoritet legjitim—u thanë edhe vetë rrënjët e ngrehinës politike të mbështetur mbi këtë ideologji dhe krejt sistemi u shemb. Fukuyama ka shprehur një pikëpamje të ngjashme, duke pohuar se, “dobësia kritike që eventualisht i shembi këta shtete ishte, në analizë të fundit, dështimi i legjitimitetit, pra kriza në nivelin e ideve” (Fukyama 1993: 15).

Ideja që përshkon këtë argument është ajo se, nëse besimet e njerëzve kanë forcë, siç dëshmon në të vërtetë historia e largët dhe e afërt, atëherë një krizë besimi do ta cënojë thuajse me siguri forcën e sistemi të pushtetit dhe do ta minojë legjitimitetin e tij. Pikëpamjet, vlerat dhe besimi i njerëzve në legjitimitetin e një sistemi të caktuar, si dhe gatishmëria e tyre për t’iu nënshtruar një politike, ose një qeverie të dhënë, mund të ndryshojnë si rrjedhojë e vlerave dhe e besimeve të reja (apo e perceptimit të ri të vlerave të mëparshme), ose si rrjedhojë e ndryshimeve në perceptimin e sistemit ekzistues. Natyrisht, këto ndryshime vijnë si pasojë e ndryshimeve në mjedisin politik, kulturor dhe ekonomik të një vendi, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Më shumë se një shkak i vetëm

Shumë sociologë (ndër të cilët bën pjesë edhe autori i këtyre radhëve), shprehen kundër një shpjegimi ekskluzivisht ekonomik mbi erozionin e legjitimitetit të socializmit shtetëror dhe falimentimin e atij sistemi, duke e quajtur një shpjegim të tillë semplist e reduksionist. Fokusimi te problemet ekonomike asnjëherë nuk mund të japë një shpjegim të mjaftueshëm. Daniel Chirot (1991) e konsideron dështimin ekonomik të socializmit shtetëror për të arritur epokën e pestë industriale, që po lindte në Europën Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara dhe në Azinë Lindore, si një problem që i shtohej erozionit të legjitimitetit të rendit socialist, i cili kishte edhe shkaqe politike dhe morale.

Iván Szelényi dhe Balazs Szelényi (1994), nga ana e tyre, vënë në dukje kryesisht dështimin politik të socializmit shtetëror, paaftësinë e tij për t’u zhvilluar si një sistem demokratik (në raport me dështimet ideologjike ose dobësinë ekonomike të atij sistemi), paaftësi e cila, në instancë të fundit, minoi besimin e publikut te “socializmi real” dhe mbështetjen për të. Për këta autorë, “dobësia kryesore e projektit socialist nuk ishte aspak ekonomike, ajo ishte politike. Problemi kryesor i socializmit nuk ishte se ai nuk funksionoi si një sistem ekonomik, por se ai ishte i paaftë për ta konsoliduar veten si një sistem demokratik dhe, me kalimin e kohës, kjo e minoi legjitimitetin e tij” (ibid, f. 219).

Njihet gjerësisht se, duke filluar nga gjysma e dytë e viteve 1960, rritja ekonomike në pothuajse të gjithë vendet ish-socialistë nisi të ngadalësohej, madje edhe sipas vetë vlerësimeve të zyrtarëve të tyre më të lartë. Në vitet 1970, të gjithë shtetet socialistë mbërritën në një pikë kthese për sa u përket kushteve të tyre të përgjithshme ekonomike. Asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të kapërcente mungesat e prodhimit, të cilat u bënë shumë të ndjeshme sidomos në fillim të viteve 1980. Për shembull, në periudhën mes viteve 1965 dhe 1985, ritmi i rritjes së prodhimit kombëtar bruto në Bashkimin Sovjetik ra nga 8 për qind në 3.2 për qind. Sistemi i socializmit shtetëror rezultoi në një inefiçencë dhe shpërdorim të jashtëzakonshëm të burimeve njerëzore e materiale. Në fillim të viteve 1990, një studim i revistës The Economist (5 Dhjetor 1992), vlerësonte se Bashkimi Sovjetik përdorte për njësi të prodhimit kombëtar bruto 15 herë më shumë çelik dhe 6 herë më shumë energji sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas revistës në fjalë, nëse të gjitha lëndët e para që prodhonte ekonomia sovjetike do të shiteshin jashtë, vendi do të kishte një prodhim kombëtar bruto dy herë më të madh sesa ai aktual.

Një sistem i tillë, i cili mbështetej në planifikimin e komanduar nga shteti, u bë gjithnjë e më i paaftë për të plotësuar kërkesat në rritje. Menshikov e ka përkufizuar sistemin socialist si një sistem, i cili prirjej që të “rikrijonte ose riprodhonnte gjendje defiçiti”. Duke eliminuar stimujt materialë, socializmi shtetëror vazhdimisht riprodhonte dhe riafirmonte “gjendjen e ofertës së pamjaftueshme dhe të kërkesave në rritje” (shih Galbraith & Menshikov 1988: 45).

Megjithatë, siç argumenton David Mason (1992), gjendja ekonomike e shteteve socialistë, e cila u përkeqësua më tej nga fundi i viteve 1970 dhe gjatë viteve 1980, vetëm sa e preku legjitimitetin politik tashmë të brishtë të qeverive të tyre. Me fjalë të tjera, problemet ekonomike morën rëndësi kritike vetëm pasi autoriteti ekzistues i shtetit socialist kishte filluar të delegjitimohej. Siç argumentonte Kolakowski, nuk ishte niveli i plotësimit absolut, ose qoftë edhe relativ të nevojave materiale ai që e shpjegon shembjen e regjimit komunist, por erozioni i vazhdueshëm i besimit te komunizmi si një sistem shoqëror dhe ndryshimet në mentalitetin e njerëzve. Sipas tij, “të gjitha premtimet e papërmbushura dhe shpresat e zhgënjyera për një jetë më të mirë stimulojnë energjinë revolucionare. Por burimi i vërtetë i kësaj energjie duhet parë tek ndryshimet në mentalitetin e njerëzve” (Kolakowski 1992: 12). Chirot është i të njëjtit mendim. Sipas tij, “të rinjtë e arsimuar, jo vetëm studentët e universiteteve por edhe nxënësit e shkollave të mesme, dinin mjaft për botën sa të kuptonin se ata ishin mashtruar dhe se vetë udhëheqësit e tyre nuk i besonin më gënjeshtrat e tyre” (Chirot 1991: 19).

Për të kuptuar raportin mes socializmit shtetëror dhe teorisë marksiste, bashkë me Kolakowski-n mund të pohojmë se, “argumentin më të fortë kundër frazës së pavdekshme të Marksit se ‘qenia shoqërore përcakton ndërgjegjen shoqërore’ e gjejmë ndoshta në vetë historinë e shteteve që e asimiluan këtë frazë si pjesë të ideologjisë së tyre (Kolakowski 1992: 12).

Na ishte një herë socializmi

Për të dyja hipotezat e mësipërme (body vs mind) mund të jepen prova që i mbështesin ato. Sidoqoftë, për asnjërën prej tyre nuk mund të thuhet se është më e sakta. Sepse është e pamundur të konkludosh në mënyrë të prerë nëse ishte dështimi i ideologjisë komuniste ai që çoi në ekonomitë irracionale dhe inefektive të vendeve socialistë, duke e deligjitimuar socializmin shtetëror apo, përkundrazi, ishin dështimet e njëpasnjëshme ekonomike në të gjithë vendet socialistë ato që e delegjitimuan ideologjinë komuniste dhe vetë sistemin politik në të cilin mishërohej kjo ideologji.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se këta dy argumente qëndrojnë thjesht paralel me njëri-tjetrin. Ata janë të lidhur dialektikisht mes tyre në një mënyrë të tillë që falimentimi ekonomik mund të ketë qenë po aq rezultat i mungesës së legjitimitetit politik sa edhe shkak i tij. Prandaj, as interpretimi i njëanshëm ekonomik dhe as shpjegimi i njëanshëm ideologjik, të marrë veçmas, nuk mund t’i japin një përgjigje të kënaqshme çështjes mbi shkaqet më të thellë të erozionit të legjitimitetit të socializmit shtetëror dhe shembjes së atij sistemi. Të kuptuarit e shkaqeve se përse ky sistem e humbi legjitimitetin e tij kërkon një kombinim të të dy këndvështrimeve të mësipërm.

Për më tepër, ne mund të konkludonim fare mirë, siç është shprehur Ismail Kadare, se ndoshta është ende herët që të flitet për shkaqet e shembjes së komunizmit në Europën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik. Largësia që na ndan prej tij është ende e vogël për të zotëruar e gjykuar gjithë peisazhin e historisë mes të cilit ai sistem lindi, u zgjerua, u zhvillua dhe u shemb. Ekrani i ngjarjeve, siç dëshmojnë edhe debatet e nervozuara në Shqipëri gati 30 vite pas shembjes së socializmit shtetëror, është ende tepër pranë për të kapur përmasat dhe saktësinë e tyre. Ende nuk dihen fitoret dhe disfatat e atij sistemi, sepse, ndoshta, syri mund të gabojë dhe, aty ku ai është fitimtar, mund të duket i mundur dhe, përkundrazi, aty ku ai ngjan i pamposhtur, mund të jetë i thyer ndërkaq (Kadare 1995: 207).

Lexuesit të informuar ndoshta i kujtohet që, kur gjatë vizitës së tij historike në Kinë, në vitin 1972, presidenti amerikan Richard Nixon e pyeti kryeministrin kinez Çu En Lai se çfarë mendonte ai për pasojat e Revolucionit Francez, që ishte kryer dy shekuj më parë, ky i fundit iu përgjigj: “It is too soon to tell” (Është akoma shumë herët të flasim për to).

Referencat

Hannah Arendt, On Revolutions (New York: Viking Press, 1963).

Daniel Chirot, “What Happened in Eastern Europe in 1989?”, ff. 3-32 në D. Chirot (ed.), The Crisis of Leninism and the Decline of the Left: The Revolutions of 1989 (Seattle: University of Washington Press, 1991).

Larry Diamond, “Three Paradoxes of Democracy”, Journal of Democracy (1990), 1, 3: 48-60.

Francis Fukuyama, The End of History and the Last Man (New York: Avon Books, 1993).

  1. K. Galbraith & S. Menshikov, Capitalism, Communism and Coexistence: From the Bitter Past to a Better Prospect (Boston: Houghton Mifflin, 1988).

Samuel P. Huntington, Political Order in Changing Societies (New Haven: Yale University Press, 1968).

Ismail Kadare, Albanian Spring: The Anatomy of Tyranny (London: Saqi Books, 1995).

Leszek Kolakowski, “Mind and Body: Ideology and Economy in the Collapse of Communism”, ff. 9-23 në K. Poznanski (ed.), Constructing Capitalism: The Reemergence of Civil Society and Liberal Economy in the Post-Communist World (Boulder, CO: Westview Press, 1992).

Juan J. Linz, The Breakdown of Democratic Regimes. Vol. I. (Baltimore, MA: The Johns Hopkins University Press, 1978).

Seymour Martin Lipset, The First New Nation (New York: Norton, 1979); Political Man: The Social Bases of Politics (Baltimore: The Johns Hopkins University Press, 1981).

David Mason, Revolution in East-Central Europe: The Rise and Fall of Communism and the Cold War (Boulder: Westview Press, 1992).

Dean McSweeney & Clive Tempest, “The Political Science of Democratic Transition in Eastern Europe.” Political Studies (1993), 41, 3: 408-419.

Victor Nee & Peng Lian, “Sleeping with the Enemy: A Dynamic Model of Declining Political Commitment in State Socialism”, Theory and Society (1994), 23: 253-296.

Gianfranco Poggi, The State: Its Nature, Development and Prospects (Stanford: Stanford University Press, 1990).

Janusz Reykowski, “Why did the Collectivist State Fail?”, Theory and Society (1994), 23: 233-352.

István Rév, “The Postmortem Victory of Communism”, Daedalus (1994), 123, 3: 159-170.

Iván Szelényi & Balazs Szelényi, “Why Socialism Failed: Toward a Theory of System Breakdown–Causes of Disintegration of East European State Socialism”, Theory and Society (1994), 23: 211-231.

May 8, 2019 14:01
Komento

19 Komente

  1. Dele May 8, 15:29

    HAHAH. Botoje ne Serbi e Rusi kete palo shkrim o muzhik mjren i dhjere profesor. Tani eshte viti 2019 e jo viti 1943 kur “profesore” ishin Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha.

    Reply to this comment
  2. andreas May 8, 15:47

    Edhe Arabia Saudite eshte nje mbreteri super jo demokratike reaksionare, por ka nje zhvillim ekonomik se bashku me vendet e Gjirit… Une besoj se komunzimi ra sepse ishte nje sistem piramide ku shteti merrej me te gjitha…

    Reply to this comment
  3. xhak May 8, 16:15

    “profesor” qe kur u bere specialist shume funksionesh harrove dialektiken Eshte e sigurte qe moszbatimi ne llogjiken tuaj te dialektikes te con ne referenca te tilla si i kadare shume i dalluar per mungese te plote te cdo mendimi ekonomik dhe politik

    Reply to this comment
  4. demo May 8, 23:55

    Nje shoqeri njerezore ashtu si natyra i ka percaktuar vete ligjet e saj..Z.Marx u thote qe agresiviteti duhet vetem per te shqyer majmunet e zinj,kurse mes majmuneve te kuq antropomorfe do mbreteroje paqja komuniste.Proletaret majmune do te jene vellezer te nje llogoreje dhe nuk do te hane me mish,por vetem bar.
    Mirepo keta kodoshe majmunash te kuq vegjetariane,nuk hoqen dore nga mishi dhe filluan te hane njeri tjetrin.Ketu u dhie marxi me gjithe marxizem,se nuk kishte parashikuar qe majmunet e kuq,jane mishngrenes edhe me te rrezikshem se majmunet e zinj.

    Reply to this comment
  5. Buda May 9, 00:04

    Se pari Prof. Tarifa gabon ne percaktimin e sistemit te deshtuar socialist ne Europen Lindore, ku perfshihet edhe Shqiperia. Per mendimin tim, termi “Socializem Shteteror” eshte shume i zbutur dhe oportunist mbi karakterin e vertete te sistemit qe mund te percaktohet me termin: “Socializem Diktatorial”, i praktikuar nga Stalini ne BS dhe i kopjuar diku me shume e diku me pak ne vendet e tjera te Europes Lindore.

    Se dyti, baza e rrenimit te Socializmit Diktatorial qe krijimi absolut i prones shteterore, i prodhimit shteteror dhe i shperndarjes se te mirave materiale ma anen e mekanizmave shteterore. Kjo beri qe njerezit te ishin indiferent ndaj konkureces prodhuese dhe te prisnin gjithcka nga shteti, bile ta vidhnin dhe ta pengonin ne cdo hap.

    Se treti, Socializmi Diktatorial i injoroi “Te drejtat dhe Lirite e Njeriut” (Bill of Right) te deklaruara 200 vjet me pare nga Baballaret e Kombit te Pare Demokratik ne bote (SHBA, si dhe nga Revolucioni Francez. Per te mos u zgjatur, shembulli me diskreditues qe heqja e Avokatit Mbrojtes neper gjykata dhe denimi dhen internimi i njerezve sipas Nenit Famekeq 55 etj. etj.

    Reply to this comment
  6. Kasandra May 9, 00:51

    Profesor Fatos Tarifa shinë jashtë lëmit me citate!
    Ai e ka marrë kallëp përgjigjen diplomatike të kryeministrit kinez Çu En Lai dhënë presidentit amerikan Riçard Nikson në vitin 1972. Citati i ngjashëm i Kadaresë është më shumë përbaltje me dyshime se sa paaftësi e justifikim. Kush e ka jetuar atë kohë dhe kush e kupton zhvillimin e sistemeve social ekonomike nuk mashtrohet lehtë nga “shkenca” e argumentuar me citate. Socializmi shqiptar ishte i veçantë. Si ishte socializmi shqiptar që Ismail Kadare nuk e përcakton dot!? I pamposhtur apo i thyer? Dhe nëse u thye, kush e theu?
    Pyesni baban tuaj Sevon t’jua shpjegojë se socializmi shqiptar ra si statuja e Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbe pasi e kishin zhvidhosur natën. Lexoni edhe librin e Ilo Kodrës “Bashkëfjalosje me veten e të tjerë”. Kasandra.

    Reply to this comment
  7. albert May 9, 02:22

    Shume i lecitur eshte ky djale !
    Vertet nga Mashkullora te jete thua?Na thuaj ndonje llaf te madh shoku Fatos

    Reply to this comment
  8. Hera May 9, 03:22

    Respekte Profesor!
    I lexoj në vemendje dhe interesim shkrimet tuaja te nivelin te larte akademik e shkrncor.
    Faleminderit,
    Hera

    Reply to this comment
  9. intelektuali May 9, 06:31

    Kur e pyeten Cu En Lain si ka mundesi qe Mao Ce Duni kishte vrare mbi 40 milion kineze te pafajshem si zogj pule duke ja kaluar Stalinit ne Rusi, ai tha u pergjegj me nje cinizem te papare se ky ishte nje spastrim “I NEVOJSHEM” per uljen e ritmit te shtimit te popullates ne Kine. Shikoni cfare llogjet prej “profesori” budalla citon Fatos Tarifa:

    “…Ekrani i ngjarjeve, siç dëshmojnë edhe debatet e nervozuara në Shqipëri gati 30 vite pas shembjes së socializmit shtetëror, është ende tepër pranë për të kapur përmasat dhe saktësinë e tyre. Ende nuk dihen fitoret dhe disfatat e atij sistemi, sepse, ndoshta, syri mund të gabojë dhe, aty ku ai është fitimtar, mund të duket i mundur dhe, përkundrazi, aty ku ai ngjan i pamposhtur, mund të jetë i thyer ndërkaq (Kadare 1995: 207)…”

    nderkohe:

    Qe intelektuali ka qe ne vitet 90-te qe publikon qe vazhdimisht ne media dhe ne gazeten DITA me pas grafikun e Bankes Boterore per GDP-ne per fryme te popullsise qe kush ka sy ta shikoje dhe kush ka tru ta kuptoje se Shqypnia:

    KA MBETUR NE VEND NUMERO NE ZHVILLIMIN EKONOMIK QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

    dhe:

    Per kete te vertete te hidhur qe e perjetojne te gjitha vendet ish komuniste te Evropes lindore duhen vetem disa minuta per ta mesuar dhe jo vite apo shekuj sic pretendon Fatos Tarifa ne kete dacibao fillozofike me citime prej budallai, shikoni dhe kuptoni vete pse deshtoi MURTAJA bolshevike e Stalinit qe ngjante shume me KOLEREN e Hitlerit te Partise-Shtet:

    https://www.imf.org/external/datamapper/[email protected]/USA/DEU/ALB

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 9, 12:52

      o nastro qën
      ti sikur ke mbajtur hajdarin e tyre në gojë sa herë që kanë biseduar me njëri tjetri??
      e sa i qut je mor shkërdhatë,ska dhi që ta kalon!!vrimë mize je në tru!!

      Reply to this comment
      • intelektuali May 9, 13:43

        Ore ti karagjoz me qen, dhi dhe mace po ti BOLE ishe dhe BOLE mbete qe nga Koha e Qepes e gazetes Shekulli te Koco Kokedhimes po s’vure pak mend nga Bota keto 30 vjet pas renies se Murit te Berlinit o spiun i Sigurimit, shoket dhe koleget e tu shumica e kane ulur koken dhe kane gjetur nje brime miu tep kapitalizmi ne Perendim, ti vazhdon me qemonen e Enverit per te vrare dhe prere Armikun e Kllases kur del si kukudh dhe rrugac qe vret njerezit me shkerdhime si halabak enverist, kur do behesh njeri o kafshe prehistorike e Partise se Punes?

        sepse:

        Ja ku e ke ketu me poshte ate qe kerkon qe po ta jep intelektuali per ta gelltitur pa patur nevojen e ta mbash ne goje “hajdarin” e Enverit qe e kishte “hallatin sa Blendi Fevziu shtatin” qe te mesosh:

        https://www.nybooks.com/daily/2018/02/05/who-killed-more-hitler-stalin-or-mao/

        Pty race e keqe fosilesh kriminale te Sigurimit qe dine te mendojne vetem per pallime dhe shkerdhime!

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 May 9, 14:35

          o nastro kar nuk të kam shkruar në mbrojtje të enverit or debil,por të mao ce dungut!!
          a fole për maon apo për enverin??
          mirë mo,ne pasi e shamë sa e këputëm kapitalizmin u bëmë mik me të,po ju që u bashkuat me nazistët,e vratë dhe e pretë,ju burgosi ca ditë,por prapë ju mbajti me bukë dhe ju ndërseu kundër vëndit tuaj,më pas ju ngjitët si muti mbas këpuce dhe e rropët dhe kapitalizmin perëndimor më keq se shkatërruat shqipërinë!!tashti e shani s këputeni amerikën dhe bëni duvanë e rusit,sërbit e gërkut!!
          ty të shkojnë lotët currila jo se u vra ai terroristi gërk,por sepse nuk varau asnjë shqiptar!ti o qën i ndyrë mëndjen e ke ke hallati i enverit!jo se ka qënë më i madh se fevzo qerosi,por se nuk ta mbështeti deri në rrëzë ty!!vate e la të tjerë si caja me shokë të ta mëshonin sa krahu!!pale kur thua se “mëvuri patllaken në kokë që të përkëtheja”?!
          nuk të ka vënë patllaken në kokë mor nastrobithë!!të ka vënë hajdarin pas se ke dash të përkëthesh dhe jo të punosh në minierë!!

          Reply to this comment
  10. BK May 9, 07:39

    Me vjen keq, por me gjithe referencat, nuk keni permendur shkaqet kryesore.
    Socializmi erdhi si revansh politik, duke burgosur, persekutuar, masakruar qytetare te pafajshem.
    Si rrjedhoje. lufta e klasave, tshte nje shkak kryesor.
    Socializmi duhet te vinte si alternative, duke bashkepunuar edhe me te pasurit.
    Shkak tjeter ka qene dhe sabotimi, ku vendet kryesore kapitaliste, bene gjithcka per ta permbysur.
    Socializmi nuk ka deshtuar ne te gjitha vendet dhe nuk ka deshtuar ne te gjitha fushat.
    Une nuk mendoj se popujt e ishjugosllavise jetojne me mire sot se sa ne kohen e socializmit.
    Une nuk mendoj se kinezet do te jetonin me mire sot sikur ne vitin 1990, te ishin ndare dhe ato me socializmin.
    Une do te doja qe heren tjeter, te botosh nje artikull, per shkaqet e dehtimit te kapitalizmit me emrin e ri DEMOKRACI.

    Reply to this comment
  11. IVONI May 9, 11:02

    SOCIALIZMIN SHTETEROR E PERMBYSI “LLOTARIA AMERIKANE ..” TI {TI PO TE THEM PAS JU NUK E MERITON } E KE FITUAR ORE ..?!

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 May 9, 12:50

    më vejn keq që tarifa nuk është referuar asnjëherë tek shkrimat fantastike të alban degës,por nuk ka rëndësi!!
    ai ka lënë mangut si gjithnjë një pjesë të ndodhisë!!nuk e ka treguar të tërën!!
    përveç këtyre që ka përmëndur ka harruar të ashtuquajturën “luftë e ftohtë”!që në fakt nuk ishte dhe aq e ftohtë!!
    ajo ishte e nxehtë në mardhënjet tregëtare!!
    në një krah kishim më pak se 20 shtete socialiste dhe në krahun tjetër gjithë botën!!
    kjo anë tjetër,pjesa e botës në një të tretën e periudhës ishte koloni e shteteve që mundën socializmi,në pjesën tjetër gjysëm koloni!!
    përplasja tregtare ishte e tillë bllokim i 20 vëndeve dhe shfrytëzim total i pjesës tjetër!!
    duam nuk duam ky shfrytëzim po vazhdon dhe sot,bile dhe më shumë!sepse po shfriytëzohen dhe vëndet ish socialiste!!
    për mendimin tim,nuk kemi një dështim të socializmit,por një humbje të betejës!!
    në luftë fiton ai që ka fuqinë më të madhe ekonomike!në atë luftë fitoi ai që kishte më shumë vlera monetare,më shumë fuqi ekonomike!
    kapitalizmi!
    referencat janë të bukura domethënëse,por në fund të fundit të cunguara!
    të gjitha e përshkruajnë atë periudhë sikur të ishim në lojrat olimpike,ku sicili ka të njëjtat të drejta dhe njëanshmëria nuk duhet të egzistojë!!

    por dhe në lojrat olimpike fitojnë ata që kanë më shumë para,ata që mund të stërviten më shumë e me ushqim më të mirë!!

    Reply to this comment
  13. Lordi May 9, 15:35

    Nuk vdiq or ti i keshillit ! E vrane ! E vrane agjenturat e huaja me Nexhon dhe Ramon ! Dy vemjet qe sapo Shqoponja u terhoq , brejten dhe helmuan Shqiperine dhe vazhdojne edhe sot e kesaj dite ! Se ndonese Ramo ka ngordhur apo Nexho nuk leviz nga vendi , misioni i tyre eshte ne progres te plote !
    Sa ishte Shqiponja ne fluturim , keta kr8mba nuk guxuan te nxirrnin as koken !

    Reply to this comment
  14. sepse ishte makine me Vajguri at'qfqa udhet May 10, 22:21

    sepse ja preu kucedra Kapitalliste

    burimin

    e makina ngeli ne mes te rruges .

    (Kaq e veshtire me u kutu nuk eshte !)

    . Kampit Socialiste i ishte shpallur luufte dhe i izoluar ,si sabotuar ,nga gjithe Bota ,ai ishte i destinuar te deshtonte .

    Pooor ne kte Beteje te Ftohte nuk u dorezua Kina mo shokeni .

    Por doli me e forte nga gjithe kampi Kapistallit
    saqe sot , po i merr me radhe nji nga nji .

    (nqs pastaj do t’i referohemi Shqiperise . Ajo u izolua ne menyren me brutale nga Bota ,
    sepse rreezikohej Bota mbare ,nga permasat kercenuese qe perbente per Perendimin ,sidomos per kurven plake .
    Shqiperia rrezikonte te perdhunonte rropsine plake .
    Prandaj edhe izolimi ,braktisja ,renimi i ekonomise .

    Reply to this comment
  15. Lili May 12, 06:56

    O une e di pse vdiq!
    Vdiq se pati ´intelektualé e ´specialistà si tarifat and co qe mblidhen ketu tek Drita!

    Reply to this comment
  16. jo-genjeshtres May 13, 12:16

    Sistemi ra sepse nuk kishte te bente aspak me komunizmin! Kur vete krijuesit e atij sistemi theksonin domosdoshmerine e nje revolucioni ne vende te zhvilluara dhe jo te prapambetura si Rusia, Kina apo India, atehere dihej dhe perfundimi. Komunizmi lindi dhe ngeli nje teori dhe mbase kthehet ne realitet kur robotet te zevendesojne fuqine punetore!!!
    A do te munde atehere kapitalisti te perdore robotet edhe per te shtypur revolten, apo nga mbingopja do t´i krijoje dhe masave mundesine per te bashkejetuar?
    Eshte ende heret per kete pergjigje! Do te duhendhe dy tre breza te tjere per te filluar te japin pergjigjen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*