‘Pse vendosa të heq dorë nga jeta si njeri dhe të bëhem dhi’

May 28, 2016 14:42

‘Pse vendosa të heq dorë nga jeta si njeri dhe të bëhem dhi’

I lodhur nga jeta moderne, Thomas Thwaites vendosi të braktisë Londrën dhe të bëhet… një dhi në Zvicër.

35-vjeçari kaloi një vit të tërë duke përgatitur këmbët prostetike, që do i lejonin të ecte lirshëm në Alpe.

Ai pëgatiti edhe një stomak artificial që do i lejonte të bluante barin.

“Kam vuajtur shumë si dhi për shkak se rrëzohesha shpesh dhe sigurisht sepse duhej të haja bar”.

“Po ashtu nuk është se u pëlqeja shumë dhive, ndonjëherë më sulmonin. Dhe duhet ta dini se kanë brirë të rrezikshme”.

“Më vonë e kuptova se po më tregonin se mes tyre ka një hierarki dhe unë duhet ta dija se cili ishte vendi im”.

“Momenti më i bukur ishte kur një prej dhive papritur vendosi të bëhej shoqja ime dhe më ndiqte kudo”.

“Ajo më ngacmonte me hundë dhe më rrinte afër. Bariu i tufës më tha se tufa më ka pranuar si një prej tyre- ishte diçka fantastike”.

“Kur më erdhi ideja për herë të parë, shumë njerëz më quajtën të çmendur, por më kishte ardhur në majë të hundës nga jeta. Isha pa punë dhe kisha shumë probleme personale. Jeta ishte bërë shumë stresuese”.

“Një ditë po ecja me qenin e një miku dhe vura re se qeni ishte vërtet i lumtur, pa asnjë shqetësim. Mendova me vete, do ishte mirë të isha si ai një ditë”.

Por meqë nuk e pëlqen mishin, e kishte problem të bëhej qen.

Atëherë vendosi të bëhej dhi.

Pasi aplikoi në një universitet për një grant që të studionte psikologjinë e dhive, ai vendosi të bashkohej me një tufë dhish në Zvicër.

Ekspertët e një universiteti i përgatitën një stomak fals.

“Mësova diçka shumë të rëndësishme, se edhe dhitë kanë jetë të vështirë dhe duhet të luftojnë për ekzistencën e tyre. Çdo ditë ishte e vështirë dhe kjo është diçka që thjesht është pjesë e jetës”.

“Një gjë tjetër që kam zbuluar është se dhitë janë njerëz më të mirë. Ato e jetojnë momentin më shumë se ne, dhe na tregojnë se çfarë duht të mësojmë që të jemi më të relaksuar në jetë”.

Tashmë ai po shkruan një libër për jetën si dhi.

goat

Thomas Thwaites said he felt like the goats did not like him much and might attack himThomas Thwaites persuaded a goatherd to let him come along when the herd were moved to their summer pastureWhy would anyone go to such lengths to be a goat? 'I suppose it was because it could be fairly difficult, depressive and just stressful being a human being,' he saidThe 35-year-old researcher from London created prosthetics that allowed him to roam around on all foursGetting used to the prosthetic goat legs proved challenging for Thwaites. Without any hands free, he would often end up flat on his faceThe prosthetics were painful, the landscape was tough and Thwaites was constantly battling the cold. Those challenges, however, were nothing compared to the task of convincing the herd he was one of them

May 28, 2016 14:42
Komento

1 Koment

  1. kujtesa May 28, 19:36

    Goxha mire paske avancuar1
    Une tani te keshilloj per nje gje tjeter. Meqenese ke kohe qe je afruar me grupin,shiko mundesine per tu bere cift. Ke fatin qe te eshte afruar njera.thuaja me lezet se ato te shkreta jane shume nazelie. e ke degjuar si thone: ajo eshte si dhi!
    Pra me qetesi dhe dashuri mund tja arish edhe kesaj gjeje.
    Dhe atehere ti e ke fituar davane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim