Pse vizita e senatorëve në Tiranë shkaktoi tërmet në Iran?

August 17, 2017 11:51

Pse vizita e senatorëve në Tiranë shkaktoi tërmet në Iran?

 

Lajmi për mbërritjen e gjashtë senatorëve amerikanë në Tiranë ka shkaktuar një valë reagimesh.

Kjo për faktin se ata takuan drejtuesit e opozitës iraniane, të cilët janë strehuar në kryeqytetin shqiptar.

Ata u pritën nga kryetarja e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, Maryam Rajavi.

Muxhahedinët iranianë të strehuar në Shqipëri i pritën senatorët me brohorima.

Aktivisti civil iranian Amir Basiri në një opinion për gazetën e Uashingtonit, “Washington Examiner” shkruan se Teherani është terrorizuar nga kjo vizitë.

Sipas autorit të shkrimit, vizita vjen në kohën kur administrata e presidentit Trump po përgatitet që të rishikojë politikën e saj përkundrejt regjimit në Iran.

Mediat në Iran e kanë quajtur vizitën e senatorëve në Tiranë një provokim.

Interesant është fakti se drejtuesja e opozitës iraniane u ka thënë senatorëve se ata kanë potencialin për të ndryshuar regjimin në Iran pa pasur nevojën e një ndërhyrje të jashtme.

Ajo ka theksuar se ndryshe nga propaganda e regjimit të Iranit, sistemi është shumë i brishtë.

Ajo ka shtuar se pa mbështetjen e huaj dhe pa zbutjen e politikës nga SHBA dhe Evropa, regjimi iranian nuk do kishte mbijetuar kaq gjatë.

Rajavi tha se ndryshimi i regjimit në Iran është i nevojshëm dhe i mundshëm.

Në shkrim theksohet se në Iran po shtohet opozita ndaj regjimit të mullahëve.

August 17, 2017 11:51
Komento

1 Koment

  1. MUSTAFAI August 17, 12:22

    Tashme keta iranianet do te parashutohen ne Iran per te permbysur regjimin e per te vendosur atje demokracine.
    Amerika ka pervojen me Hamit Matjanin etj….keshtu qe keta opozitaret nuk do te perfundojne si mish per top..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*