Pse xhihadistët e ISIS kishin si shënjestër Brukselin?

March 25, 2016 13:14

Pse xhihadistët e ISIS kishin si shënjestër Brukselin?

Vetëm pak ditë më parë, pas sulmit në Bruksel, forcat e sigurisë së Belgjikës kishin arritur suksese vendimtare në përpjekjen e tyre për të marrë përsipër sulmet e 13 nëntorit në Paris.

Mohammed Belkaid, kreui sulmeve, u vra gjatë një kontrolli të policisë në një shtëpi të dyshuar për akte terroriste. Ngjitur me trupin e tij kishin gjetur një libër Selefi, një Kallashnikov dhe një flamur të grupit xhihadist të shtetit Islamik, shkruan BBC.

Por, lind pyetja pse më 22 mars ishte në shënjestër Belgjika dhe, si xhihadistët ishin në gjendje të kryejnë atë sulm?

Pas arrestimit të Abdeslam, janë përhapur thashethemet se ai mund jetë bashkëpunëtorë me departamentin e drejtësisë së Belgjikës para se të ndodhte sulmi.

Ajo që është e mundshme, është se i njëjti rrjet që ka planifikuar sulmet në Paris, ka planifikuar edhe sulmin në Belgjikë.

Të paktën 31 njerëz u vranë dhe 271 tjerë u plagosën, disa janë në gjendje të rëndë jetësore, ndërsa disa vazhdojnë ende të kërkohen pasi janë zhdukur.

Siç duket Shteti Islamik ka ndjekur një strategji duke u bazuar nga sulmet e mëparshme:

Mars 2015 – sulmi në muzeun Bardo në Tunizi, ku u vranë 22 persona.

Qershor 2015 – sulmi në plazhin Sousse në Tunizi ku humbën jetën 38 persona.

Tetor  2015 – sulmi në avionin rus në Sinai, në të cilën vdiqën  224 persona, dhe

Nëntor 2015 – sulmet në Paris, ku vdiqën 130 persona.

Qëllimi i tyre përfundimtar është për të vrarë sa më shumë njerëz që është e mundur. Efekti i sulmeve të tilla është se gjithmonë në atë pikë haset ideologu i al-Kaedas, Abu Bakr Naji.

Ideja e tij është që të destabilizojnë shoqërinë, të krijojnë çrregullime dhe kaos dhe që të përfitojnë sa më shumë nga kjo.

Shteti Islamik këtë herë patën pikë kryesore Belgjikën, për arsye që të bëjnë përçarje midis myslimanëve dhe jomyslimanëve.

Në një farë mënyre, ata shpresojnë që të bëhet një lloj përplasje në mes qytetërimeve. Dhe kështu duke krijuar një sferë të ‘islamofobisë’, ata kërkojnë që të rrisin rrjetin e tyre sa më shumë.

Ndalimi për të veshur ferexhe rrugëve, nga ana e shtetit, mendohet se është një arsye që xhihadistët kanë sulmuar kësaj here Belgjikën.

Rrjetet më aktive në Belgjikë ishin Sharia 4 Belgium (me 79 ish-anëtarë në Siri dhe Irak) dhe qeliza islamike me Khalid Zerkani (me 45 rekrutë që u përfshinë në sulmin në Paris).

Këto rrjete kanë punuar si katalizatorë dhe, grupe si këto, kanë qenë aktive kësaj radhe në Belgjikë, sepse numri më i madh i xhihadistëve nga tërë Evropa Perëndimore, mendohet se është në Belgjikë.

Dhe në të dy sulmet në Paris dhe shpërthimet në Bruksel, sulmuesit ishin kryesisht belg ose nga Belgjika, por që janë luftëtarë të Shtetit Islamik.

Fillimisht, Belgjika ishte vend i suksesshëm, por duke nisur nga sulmet në Paris dhe Bruksel, mendohet se kërcënimet ende nuk kanë përfunduar, prandaj thuhet se Belgjika është ende e mbushur me xhihadistë, që shumica janë në arrati./E.T

March 25, 2016 13:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*