Pse z. Rumsfeld pëlqen “taksën e sheshtë”?

Luan Shahollari June 27, 2013 10:46

Pse z. Rumsfeld pëlqen “taksën e sheshtë”?

Ditët e fundit bëri një vizitë ish-Sekretari i Mbrojtjes të ShBA, Donald Rumsfeld. Më 17 qershor Presidenti B. Nishani i akordoi Dekoratën e lartë të Flamurit Kombëtar,mes të tjerave, edhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Mirëpo vizita në kulmin e fushatës zgjedhore, ftesa nga një ministër i qeverisë, lavdërimet për z.Berisha (“aset i çmuar”) si dhe fakti që përfaqëson PR, në opozitë me Presidentin Obama, tërhoqën vëmendjen e analistëve politikë për karakterin elektoral të kësaj vizite.

Z.Rumseld, në takimin me Kryeministrin Berisha, citohet  të jetë shprehur se “taksa e sheshtë 10% ishte një ndër arritjet më të rëndësishme”  dhe ka uruar që kjo të merret si shembull për ta vendosur edhe në ShBA!

Po pse zoti z.Rumsfeld do të ishte i kënaqur me “taksën e sheshtë” prej 10 % mbi të ardhurat personale, kundrejt sistemit të tatimit progresiv që zbatohet në ShBA?

Për t’i dhënë një përgjigje të plotë kësaj pyetjeje duhet të njohim më parë dy elementë bazë: ndërtimin e sistemit tatimor në ShBA si dhe të ardhurat që z. Rumsfeld siguron në një vit.

 

Sistemi tatimor mbi të ardhurat personale në ShBA

Sistemi tatimor mbi të ardhurat personale në ShBA daton më 1862, kur Kongresi miratoi të parin ligj për të mbuluar shpenzimet e Luftës Civile (1861-1865). Ky ligj ishte progresiv, që do të thotë se ata që fitonin më shumë të ardhura, do të paguanin më shumë tatim. Më 1913, me Amendamentin 16 të Kushtetutës, ky tatim u bë pjesë e përhershme e sistemit në ShBA.

Sistemi tatimor në ShBA ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më progresiv. Deri në fund të 2012 progresiviteti i sistemit ka qenë me 6 nivele, por, në kuadrin e masave për të shmangur “greminën fiskale” të buxhetit, kongresmenët dhe senatorët, (demokratë e republikanë) pas debateve të vështira e të zgjatura, më 1 janar 2013 miratuan propozimin e Presidentit Obama për t’i shtuar tabelës edhe një nivel tjetër.

Tabela e tatimit mbi të ardhurat personale tani është me 7 nivele; ajo fillon me tatimin 10 % për shumat deri në 8,925 USD në vit dhe mbyllet me të ardhurat e tatueshme mbi 400 mijë USD në vit, të cilat tatohen me 116,164 USD si dhe 39.6 % të shumës mbi 400 mijë USD në vit, nga përkatësisht 115,586 USD dhe35 % që ishte deri në fund të 2012.

Pra, një veçori dalluese e sistemit amerikan është edhe ndarja në dy pjesë e tatimit: në USD dhe në përqindje, si vijon në këtë tabelë:

 

Sistemi i tatimit mbi të ardhurat personale në ShBA për vitin 2013

Të ardhurat e tatueshme, usd në vit

Tarifa

Mbi

Por jo mbi

Usd

Plus

0

8,925

0.0

10 % të shumës mbi 0 usd

8,925

36,250

892.5

15% të shumës mbi 8,925 usd

36,250

87,850

4,991

25% të shumës mbi 36,250 usd

87,850

183,250

17,891

28% të shumës mbi 87,850 usd

183,250

398,350

44,603

33% të shumës mbi183,250 usd

398,350

400,000

115,586

35% të shumës mbi 398,350 usd

400,000

116,164

39.6% të shumës mbi 400,000 usd

Të ardhurat personale të z.Rumsfeld

Z. Rumsfeld do të uronte që “taksa e sheshtë “ në ShBA të ishte 10% kur kjo përdoret por vetëm për personat me të ardhura të ulëta, deri 8,925usd në vit apo 744 usd në muaj.

Mirëpo postet që ka mbajtur z.Rumsfeld në administratën e lartë amerikane por edhe në biznesin privat i kanë siguruar atij të ardhura të larta vjetore. Mjafton të perëndim faktin se ai doli në pension si Sekretar i Mbrojtjes në vitin 2006, pra në moshën 74 vjeçare. Për shkak të këtij posti, sot ai gëzon edhe një pension prej 80 mijë usd në vit.

Pagën më të lartë në sistemin e administratës të ShBA e gëzon posti i Presidentit të ShBA, që prej vitit 2001 është 400 mijë usd në vit. I dyti vjen posti i zv/presidentit me 225,551 usd.

Më pas renditen funksionarët e nivelit të parë ekzekutiv ku përfshihen, 15 anëtarët e kabinetit federal (ministrat apo sekretarët, siç quhen në ShBA), si dhe 5 pozicionet e tjera të baras vlefshme me ta: Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, drejtori i Agjencisë të Mbrojtjes së Mjedisit, drejtori i Zyrës të Administrimit dhe Buxhetit, ambasadori në OKB, dhe përfaqësuesi tregtar në OKB. Të gjithë këta përfitojnë të njëjtën page prej 199,700 usd në vit.

Pra, në detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes z. Rumsfeld pak vite më parë ka përfituar një pagë vjetore që përfshihet në nivelin e pestë, që përfshin të ardhurat nga 183,250 usd deri në 398,350 usd, të cilat tatohen me 44,603 usd dhe 33 % të shumës mbi 183,250.

Duke mbajtur parasysh se z.Rumsfeld, për disa vjet, ka drejtuar një kompani farmaceutike dhe më 2011 botoi kujtimet me titull “Known and Unknown”, (Të njohurat dhe të panjohurat) me 832 faqe (me çmimin prej £25) mund të supozohet të jetë një multimilioner në usd.

Të jesh një milioner në ShBA nuk është ndonjë gjë e pazakonshme. Këtë status gëzojnë sot rreth 5.9 milion familje nga 121 milion gjithsej që banojnë në këtë vend. Madje, ShBA kanë edhe numrin më të madh të tyre, që arrijnë 425 miliarderë.

Kjo do të thotë, se të ardhurat vjetore të z.Rumsfeld përfshihen në nivelin e shtatë, mbi 400 mijë usd në vit, të cilat tatohen me 116,164 usd dhe 39.6 % të shumës mbi 400mbi 400 mijë usd.

Z.Rumsfeld do të dëshironte të paguante më pak, por kjo mbetet thjesht dëshirë, pasi në ShBA, ndryshe nga Shqipëra e qeverisë Berisha personat (familjet, bizneset) që fitojnë më shumë të ardhura, japin një kontribut më të madh për buxhetin e shtetit.

Përmendim faktin se nga tatimi mbi të ardhurat personale në ShBA sigurohen 1,132 miliard usd ose 46% e të ardhurave gjithsej, kurse në Shqipëri vetëm 10-11 %.

Më në fund, nëse “taksa e sheshtë” prej 10 % e qeverisë Berisha do të zbatohej edhe në ShBA, me siguri që shteti më i fuqishëm i botës, do të shpallte falimentin. Për rrjedhojë, “taksa e sheshtë” e qeverisë Berisha është një “mall” jashtë standardit dhe nuk mund të “eksportohet” jashtë vendit. Standarti është tatimi progresiv mbi të ardhurat personale në ShBA, Europë e kudo në botë.

 

Luan Shahollari June 27, 2013 10:46
Komento

4 Komente

  1. TIGER June 27, 13:15

    Shume e sakte.

    Reply to this comment
  2. Dushi June 27, 16:38

    AMERIKANVE JU TAKON Dekorata SE MBAJTEN KOMUNIZMIN NE PUSHTET PER 45 VJET NE SHQIPERI DHE HIQESHIN DITEN ANTIKOMUNIST,NATEN BASHKEPUNONIN ME SIGURIMIN SHQIPETARE https://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

    Reply to this comment
  3. pasqyra June 28, 10:39

    O Dushi a e kuptoni cfare shkruani apo llap llap se dicka do ngelet

    Reply to this comment
  4. ARBER June 28, 12:21

    AMERIKA KUR E KA VENDOSUR TAKSEN NUK KA PYTUR RAMSTELAT POR E KANE VENDOSUR EKONOMISTAT QE DREJTOJNE EKONOMIT MA TE MEDHA TE BOTES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*