Pse zemërohen ballistët?

July 27, 2016 11:02

Pse zemërohen ballistët?

Pas botimit të intervistës së 23 qershorit me kryetarin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, nën titullin “Krimineli Mehmet Shehu arriti deri në tredhjen e ballistëve që të mos shtoheshin” u botua një reagim i kreut të komunistëve, Muharrem Xhafa, si dhe kujtimet e veteranit Shuko Minga, ndërsa pati shumë komente nga lexuesit në internet brenda dhe jashtë vendit. Thashë se me kaq u mbyll ajo histori dhe nuk mendova se do t’i ktheheshim kaq shpejt atij debati për luftën antifashiste nacionalçlirimtare dhe për rolin e ballistëve në atë luftë.

Mirëpo, gjatë ditëve në vijim kam komunikuar disa herë me zotin Alimadhi dhe pashë se ai ishte i nervozuar me reagimet kundër tij, ndërsa i shtohej dëshira për të replikuar me kontestuesit e tij. Fillimisht, më dërgoi me postën elektronike qeleshen apo qylafin karakteristik të ballistëve, pasi nuk kishte mbetur i kënaqur me atë qylafin që disenjatori i gazetës i kishte vënë në kopertinën e gazetës. E kemi stilizuar qylafin, tha Alimadhi, e kemi bërë më të bukur, më bashkëkohor, pasi nuk është thjesht vetëm shqiponja si para 70 e ca vjetësh, por është shtuar edhe emblema e Partisë sonë të lavdishme… I premtova se do ta korrigjojmë shumë shpejt këtë detaj.

Nga ana tjetër, vura re se zoti Alimadhi nuk kishte asnjë lëkundje në qëndrimet e tij. Sikurse do ta vëreni edhe në këtë intervistë, ai thellohet në qëndrimet e tij në mbrojtje të kauzës balliste dhe në sulmet që i bën luftës antifashiste të partizanëve të udhëhequr nga komunistët. Ashtu si në botimin e intervistës së 23 qershorit, ne theksojmë se gazeta ‘DITA’ ndan pikëpamje të kundërta me ato të zotit Alimadhi për luftën antifashiste dhe për dëshmorët.

 

Bisedoi Xhevdet Shehu

 

– Zoti Alimadhi, të shikoj të mërzitur. Mos ka të bëjë kjo mërzitje me reagimet ndaj intervistës që ju dhatë para pak ditësh në gazetën ‘DITA”?

– Jo, e keni gabim, nuk jam aspak i mërzitur. I zemëruar mbase. Madje këto reagime të tipit bolshevik, pas intervistës që botova në ‘DITA’ i kam pritur. Pse? Sepse prej këtyre mendjeve të mykura dhe diktatoriale e kam vuajtur familjarisht në sistemin kriminal komunist, me marrje jete, me burgje, persekutime, internime e të tjera, kështu që e prisja dhe nuk ndihem i mërzitur aspak, pavarësisht vulgaritetit të tyre.

Mendoj se, në këto 25 vjet të këtyre proceseve të brishta demokratike, këtyre mendimeve nuk iu ka ndodhur asgjë, ata vazhdojnë të paguhen akoma si veteranë nga taksat e shqiptarëve duke mos qenë të tillë. Kjo është e padrejtë. Shqipërinë ata e kanë drejtuar dhe po e drejtojnë, gjyqësorin, prokurorinë, të gjitha institucionet, fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre janë ende, madje edhe reformën në drejtësi ata po e bëjnë, ky është rrugëtimi i Shqipërisë.

– Në intervistë ju i sulmonit ashpër ish-komunistët dhe luftën e tyre nacionalçlirimtare, madje e mohonit totalisht luftën e tyre, ndaj dhe ata kishin të drejtë të reagonin, apo jo?

– Gjatë gjithë kësaj kohe personalisht kam kuptuar që mendimet e tyre janë nga më të ulëtat dhe shoqëria shqiptare po tallet me ta. Gjithsesi mendoj se duhet kohë, duhet të ishin ndëshkuar krimet e komunizmit dhe të gjithë ata që kryen krime dhe lyen duart me gjak shqiptari duhet të ishin përgjigjur përpara drejtësisë. Duhen ligje demokratike, duhet kulturë demokratike, duhet frymë vëllazërimi, duhet ndërgjegjësim, duhet pjekuri dhe vullnet për t’u kuptuar faji dhe gabimet, por kjo është e vështirë dhe të drejtën askush nuk e pranon lehtë, por ndiej keqardhje për këtë mendësi idiotësh dhe shumë të cekët. Për shkak te kësaj sjelljeje, ne si shqiptarë do vazhdojmë të jemi të ndarë dhe kjo nuk i shërben aspak afrimit midis njëri-tjetrit që ne shqiptarët të jemi të bashkuar dhe të shohim përpara si shoqëri e lirë dhe me mendime demokratike. Mos harroni se sot është epoka e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe më shumë se kurrë kërkohet bashkim dhe përgjegjësia e përçarjes bie mbi ata që gjithmonë kanë përcjellë frymën antikombëtare. Unë mendoj se kjo e ka një shpjegim, sepse ata nuk kanë ndjenja njerëzore, veprimtaria e tyre është vetëm kriminale…

6– Mirëpo ju zoti Alimadhi nuk shfaqni asnjë tolerancë me mendimet e kundërta me ju… Si ta kuptojmë këtë qëndrim tuajin?

– Natyrisht që ne nuk mund të pajtohemi dhe të pranojmë mendimet e kriminelëve komunistë. Ne u kemi lenë kohën që ata të ndërgjegjësoheshin për veprimtarinë e tyre, të ndërgjegjësohen për gënjeshtrat, përbaltjen, historinë, për izolimin e Shqipërisë, për shpifjet, gojën e shthurur mbi Ballin Kombëtar dhe mbi ballistët padrejtësisht. Këtu tregohet niveli shumë i ulët i tyre, në mendësinë e tyre ngelet vetëm dhe vetëm denigrim, shpifje, egërsi, gënjeshtra. Shikoni sa gënjejnë, mendojnë se shqiptarët nuk i kuptojnë, thonë se kemi luftuar në trevat shqiptare dhe e çliruam Kosovën. Është çliruar Kosova? Ç’donin ata atje? Ata, po, vajtën atje dhe vranë atdhetarët më të mëdhenj dhe ia nënshtruan trevat shqiptare Serbisë. E kush janë tani tradhtarët? Balli Kombëtar apo ata? Krimineli nuk kupton, ai mbetet i tillë gjithë jetën, prandaj krimet duhet të ishin ndëshkuar në këto 25 vjet demokraci.

Ata e patën kohën e mjaftueshme që të ndërgjegjësoheshin, ata duhet të ishin ndëshkuar për falsifikim të historisë, ata duhet ta kuptonin vetë dhe të dilnin përpara shoqërisë shqiptare të kërkonin falje mbi këtë shkatërrim qe i bënë kombit shqiptar nga mendësia kriminale e tyre, por mendje mykur ngelën dhe nuk kanë kuptuar asgjë nga liria dhe demokracia dhe nga fryma vëllazërore. Ata fituan për shkak të sinqeritetit vëllazëror që kishte Balli Kombëtar, për ata ne jemi akoma armiq, tradhtarë dhe bashkëpunëtorë, kjo frymë i dëmton shumë proceset e Shqipërisë. Mendoj se ka ardhur koha e respektimit të njeri tjetrit, është koha e mendimeve të lira dhe demokratike dhe jo kjo gjuhë e tyre.

Mos harroni se kjo vjen edhe për faktin sepse shoqëria shqiptare është shkëputur krejtësisht nga ata, nuk i mbështet askush, madje edhe vetë partia socialiste, e cila ka filluar dhe tallet, i përdor ata vetëm për t’iu marrë votat, ata duan vetëm t’iu varësh disa dekorata dhe të nderojnë me grushtin lart. Ata kanë perënduar përgjithmonë, ata do të ngelen mendësia më e urryer e shoqërisë shqiptare, dhe kjo ka për të ndodhur, për këtë atyre iu vjen inat. Më vjen keq por ç’të bëjmë, koha na dha ne të drejtë, ky është rrugëtimi i pastër, i drejtë thellësisht dhe plotësisht kombëtar i Ballit Kombëtar. Sa të ngordhin disa mendje të mykura që hiqen si profesorë, si historianë dhe luftëtarë të mëdhenj atëherë do të shpëtojë Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e përgjithmonë…

– Replikën e parë kundër jush e bëri publikisht kreu aktual i komunistëve, Muharrem Xhafa. Si e pritët reagimin e tij?

– Gjallë është ky (Muharremi)? Unë kam thënë dhe vazhdoj të them të drejtën dhe vetëm të vërtetën, gjithçka të mbështetur mbi fakte dhe të dokumentuara, kjo është pranuar edhe vetë prej tyre që këto krime janë kryer nga vetë ata kriminelë.

Por edhe veteranët ish-partizanë janë zemëruar me intervistën tuaj. Ka të bëjë kjo zemëratë e tyre me faktin se ju goditët dhe i konsideruat kriminelë dy udhëheqësit kryesorë të partizanëve, pra Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun?

Zotëri, jo vetëm Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, por edhe këta njerëz të shpifur nuk kanë kuptuar asgjë nga veprimet e tyre kriminale dhe diktatoriale, izolimin e Shqipërisë nga bota demokratike, nuk kanë kuptuar asgjë as nga koha e mendimeve të lira demokratike. Unë mendoj se këtij grupimi njerëzish duhet t’i krijojmë kushte për të zhvilluar idetë dhe jetën e tyre, t’u ndërtosh disa objekte, t’i vendosësh të rrinë së bashku dhe të shohin me sytë e tyre si e si do të shembet sistemi i menduar prej tyre, do të hanë njeri-tjetrin, do t’u hyjë krimbi si ajo molla që e gërryen krimbi dhe bie vetë nga pema… Kjo është e gjitha, vetëm atëherë ata do ta kuptojnë, sepse deri tani kanë rrojtur mbi kurrizin dhe djersën e shqiptarëve.

– Me sa kam vënë re, më shumë indinjatë ka ngjallur deklarimi juaj se forcat partizane kanë vrarë “zero italianë dhe gjermanë pushtues” gjatë luftës. A nuk ishte e tepruar ajo deklaratë?

– Unë flas me fakte, ballistët janë shumë seriozë në këtë pikë. Statistikat flasin se nga komunistët janë vrarë vetëm 136 italianë dhe gjermanë. Atëherë, ku është “lufta e famshme e lavdishme” e të tjera…, Ku janë batalionet, brigadat, korparmatat, kaq mijë dhe aq mijë të vrarë? Pastaj kuptoni një gjë që sikur të ishte bërë luftë e vërtetë kundër gjermanëve dhe italianëve, a e kuptoni ju se shqiptarët do ishin vrarë dhe shkatërruar? Kuptoni një gjë se me kë po përballeshin, por kriminelët komunistë e kishin si strategji: hidhnin një pushkë këtu dhe atje dhe bënin sikur luftonin. Ata po, kanë vrarë vëllezërit e tyre shqiptarë. Shikoni statistikat: 136 pushtues të vrarë, (dhe këta janë vrarë për arsye të tjera), kurse shqiptarë janë vrarë 4000-6000. E kuptoni me kë kanë luftuar këta partizanë dhe komunistë kriminelë?

– Zoti Alimadhi, këto janë akuza shumë të rënda dhe duhet të përmbyset historia e Shqipërisë nëse është kështu si thoni ju. Po a keni fakte, a kini dokumente për këto që pohoni?

– Natyrisht që kam. Unë nuk flas qesim. Vetëm komunistët kanë folur e flasin qesim si udhëheqësi i tyre Enver Hoxha. Ne ballistët nacionalistë flasim me fakte dhe dokumente. Unë deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se gjithmonë Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format, edhe mbas prishjes së marrëveshjes së Mukjes nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakderdhje, që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë. Balli Kombëtar u përpoq t’i edukonte shpirtzinjtë kriminelë komunistë që ata të mos bëheshin elementë të rrezikshëm, por kjo ishte e pamundur. Kriminelët komunistë filluan luftën vëllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katër anët e Shqipërisë. Po ju m’i botoni këto fakte që unë mund të them tani?

– Po, i botojmë, ashtu si do të botojmë edhe faktet që i kundërshtojnë faktet tuaja, zoti Alimadhi…

– Mirë, atëherë. Do t’u tregoj disa krime të tmerrshme të atyre komunistëve që tani na hiqen se na çliruan Shqipërinë. E filluan në datën 8-9 shtator, të vitit 1943, nga Devolli duke therur me thikë kokat e shqiptarëve Zia Gashin nga Kosova dhe Hadi Kasimatin. Duhet thënë ashtu siç ka ndodhur, këta kriminelë pasi i kanë prerë kokat e tyre janë tallur, duke i gjuajtur me këmbë kokat dhe duke iu thënë “pa çohu Zia dhe çohu Hadi, komandoni ushtarët tuaj trima…” Së bashku me ta ata vranë edhe 4 ballistë të tjerë.

E kështu shpirtzinjtë vazhduan barbarizmat në të katër anët e Shqipërisë, vranë me atentat sekretarin e rinisë të Ballit Kombëtar Hazis Shara. Masakruan në Matjan të Lushnjës 67 ballistë, duke i therur dhe duke iu trazuar zorrët nëpër bark dhe duke nxjerre përjashta organet e brendshme të njeriut. Nuk ishin shqiptarë këta? Vranë në Gjirokastër Rukmedin Dino me katër vetë; tradhtuan çetën e Hysni Lepenicës duke vrarë 36 komandantë çetash. Sërish vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokalarin, Tajar Çarçanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushin, Sefedin Haderri, Boço Kalon, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjeç… E shikoni sa të pamëshirshëm kanë qenë katilat komunistë në sytë e të birit vrasin babain dhe në sytë e babait vrisnin të birin. Vranë Vasil Shahinin, Dino Maton dhe Hajlo Laton. Shkoni dhe pyesni në fshatin Libohovë të Gjirokastrës. Kriminelët komunistë kanë likuiduar një fshat të tërë, kanë vrarë 109 burra. Njerëz kanë qenë komunistët dhe partizanët? Jo more jo, vetëm kriminelë. Në mënyrë të pabesë krimineli Mehmet Shehu vret në Dunicë të Pogradecit 68 ballistë. Ky kriminel nuk ndjente të ngopur me mish ballisti. Vrau 22 djelmosha në Martanesh. Vazhdojnë kriminelët, sërish në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica masakroi në mënyrën më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorën sytë, u thyen krahët… Të pamëshirshmit iu këpusin organet seksuale. Këta mundet të quhen heronj. Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Cano dhe Qeramudin Sulo, i hedhin në një përrua dhe ku u kalb mishi i tyre. Sërish në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Camin. E pra të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vëllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipckës në Voskopojë të Korçës, ku zbulohet krimi i radhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 180 vetë, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë, këmbë e kokë, mbathur me patkonj kali… Këtyre kriminelëve mund t’u thuhet atdhetar dhe patriot? Vetëm kriminelët silleshin kështu.

Në Tiranë më 14 Nëntor 1944 në hotelin Bristol (sot muzeu Kombëtar) vrasin 14 vetë: Ismail Petrela, tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Çika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë. Këto janë disa nga statistikat të cilat tashmë janë të dokumentuara, ka edhe raste të tjera, dhe nga arkivat tona mund të themi me siguri se janë 4000 deri në 6000 shqiptarë, këto krime barbare i kanë kryer komunistët në luftën vëllavrasëse ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 1943-1944-1945. Po gjatë 50 vjetëve në vazhdim? Veteranë duhet t’u themi këtyre, patriotë duhet t’u themi këtyre, atdhetarë duhet t’u themi këtyre? Vetëm në Shqipëri ndodhin këto gënjeshtra.

– Zoti Alimadhi, ju pyeta pak më parë nëse keni dokumente nga arkivat e vendit apo të huaja që i faktojnë këto krime?

– Ja, po u tregoj njërin prej tyre. Mirë, mua nuk më besojnë. Shikoni këtë dokument të ambasadorit gjerman që mban datën 17 shkurt të vitit 1944, që përshkruan ekzekutimin nga kriminelët komunistë mbi 170 ballistë, në fshatin Shipckë të Korçës. Apo dhe këtu gënjen Balli Kombëtar? Të gjitha krimet barbare të tyre janë të provuara dhe të dokumentuara, kuptoni ju njerëz që ende ne duhet t’u themi këtyre të pashpirtëve që nuk kanë kuptuar akoma, se duhet të kishin kërkuar ndjesë, por vazhdojnë akoma me fyerje dhe banalitete. Unë mund t’u them atyre: kafshojeni gojën dhe rrini urtë, dilni dhe kërkoni falje për gjithçka që i keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve kërkoni falje publikisht more kriminelë. Keni sy dhe faqe, pale na bëni akoma tradhtarë, të pabesë! Pushoni dhe mbylleni gojën tuaj të shpifur, sepse vetëm prej jush ka vuajtur ky komb i mjerë, pushoni ore të paudhë dhe të pa fe!

– Po për komentuesit anonimë që kanë shkruar për intervistën tuaj kini ndonjë koment?

– I kam lexuar të gjitha me shumë kujdes, edhe ato që më shajnë. Por dua t’u them të gjithëve: Kam dalë shumë i plotë nga babai im i ndjerë, i edukuar me kulturën tradicionale shqiptare. Si familje dhe si fis kemi kontributin tonë në historinë e Shqipërisë, kemi dhënë gjithçka, ia kemi bërë hallall kombit tonë dhe do ta vazhdojmë ta japim sa herë të kërkohet, por, por kjo është demokracia, secili të flasë ashtu siç ai e mendon, kjo është liria e fjalës, kjo e bën edhe gazetën tuaj ‘Dita’ më demokratike që të ketë edhe mendime të ndryshme, pavarësisht banalitetit që shprehin disa. Po këtu bëhet dallimi midis nesh dhe atyre gojë prishurve dhe shpirtzinjve. Ata mendojnë se Shqipëria është vetëm e tyre, nuk ka vend për shqiptarë të tjerë, kurse ne themi se Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve pavarësisht nga bindjet, kështu jemi ne dhe ky është dallimi jonë, kjo është e vërteta. Pavarësisht me vonesë, por kam bindjen se sa të mbyllet goja e disa veteranëve e vërteta nuk del në shesh. Sipas ne ballistëve, nuk mund të shkohet më tutje me mendimet e Kristo Frashërit e Dritëro Agollit. Por, edhe sa të hiqet mendësia komuniste e Pandeli Majkos, mendoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të shpëtojnë njëherë e përgjithmonë nga kjo ligësi dhe mendësi denigruese dhe e dëmshme për kombin shqiptar.

July 27, 2016 11:02
Komento

13 Komente

  1. intelektuali July 27, 11:37

    PA LANC-IN KRIMINAL JUGOSLLAV TE ENVER HOXHES SHQYPNIA SOT DO TE ISHTE SI NJE ZVICER ME DET NE MES TE BALLKANIT O ENVERISTI BOLSHEVIK ALQI KOCIKO

    Po pse e vertisni gjuhen e helmuar more komunista enveriste te poshter atje ku ju dhemb dhembi more te pacipe te poshter, qe nuk dini te kerkoni falje dhe nuk ndjeni asnje pendim per krimet tuaja kunder njerizimit?

    Ti more i paudhi Alqi Kociko enveristi shkruan pa piken e moralit dhe te llogjikes:

    “…po pa këtë luftë LANC, ç’do kishte ndodhur me Shqipërinë?”

    Po c’ndodhi pa LANC-in kriminal ne Rumani, ne Bullgari, ne Hungari, Ne Cekosllovaki, por ne te gjitha shtetet e tjera jo komuniste te Evropes Perendimore cfare ndodhi o DUDUMI i Partise se Punes Alqi Kociko?

    sepse:

    Nje gje dihet fare mire qe me ane te LANC-it jugosllav te Enverit ne Shqypni u mboll MURTAJA bolshevike ne trojet tona qe po e vuan akoma Vatani deri me sot. Shiko ministra dhe deputete si shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e spiunit te Titos Enver Hoxha, shiko si qajne dhe vajtojne pushtetaret me shall te kuq ne qafe dhe me grushtin bolshevik mbi koke cdo 29 nentor dhe cdo 5 maj, shiko si qeveria shqyptare qe kerkon t’i bashkohet BE-se antikomuniste dekoron xhelatet e Enverit me medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese, shiko media tone kombetare alla Rudina Xhunga si intervston pa pushim Nexhmijen dhe kriminelet e Enverit qe kane mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe nuk ndjejne ASNJE pendim per krimet e tyre monstruoze, shiko pushtetin e sotem te mbushur plot e perlot me ish Sigurimsa dhe katile te Partise se Punes, shiko vrastaret dhe kusaret Sali Berisha, Lulzim Basha, shiko ryshfetciun rufjan Like Floriri, por shiko edhe artistin pa shkolle Edvin Rama qe mbushu Parlamentin me hajdute dhe kriminela dhe tani po kerkon reforme ne Drejtesi, shikoji te gjithe keta enverista ne pushtet o Alqi Kociko qe te kuptosh edhe ti me ne fund

    se:

    LANC-i famekeq jugosllav i Enverit qe Haga e quajti si nje organizate terroriste, pasi vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit (brockullat per Aletate tregoja kalamajve), pra ky LANC kriminal eshte STRUMBULLARI i te KEQES qe po perjeton sot Vatani.

    prandaj:

    SHQYPNIA SOT KA MBETUR NE BYTHEN E EVROPES DHE SHQYPTARET KONSIDEROHEN SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU DRU ME PRE NGA BOTA E CIVILIZUAR.

    Reply to this comment
  2. intelektuali July 27, 11:38

    PA LANC-IN KRIMINAL JUGOSLLAV TE ENVER HOXHES SHQYPNIA SOT DO TE ISHTE SI NJE ZVICER ME DET NE MES TE BALLKANIT O ENVERISTI BOLSHEVIK ALQI KOCIKO

    Po pse e vertisni gjuhen e helmuar more komunista enveriste te poshter atje ku ju dhemb dhembi more te pacipe te poshter, qe nuk dini te kerkoni falje dhe nuk ndjeni asnje pendim per krimet tuaja kunder njerizimit?

    Ti more i paudhi Alqi Kociko enveristi shkruan pa piken e moralit dhe te llogjikes:

    “…po pa këtë luftë LANC, ç’do kishte ndodhur me Shqipërinë?”

    Po c’ndodhi pa LANC-in kriminal ne Rumani, ne Bullgari, ne Hungari, Ne Cekosllovaki, por ne te gjitha shtetet e tjera jo komuniste te Evropes Perendimore cfare ndodhi o DUDUMI i Partise se Punes Alqi Kociko?

    sepse:

    Nje gje dihet fare mire qe me ane te LANC-it jugosllav te Enverit ne Shqypni u mboll MURTAJA bolshevike ne trojet tona qe po e vuan akoma Vatani deri me sot. Shiko ministra dhe deputete si shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e spiunit te Titos Enver Hoxha, shiko si qajne dhe vajtojne pushtetaret me shall te kuq ne qafe dhe me grushtin bolshevik mbi koke cdo 29 nentor dhe cdo 5 maj, shiko si qeveria shqyptare qe kerkon t’i bashkohet BE-se antikomuniste dekoron xhelatet e Enverit me medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese, shiko media tone kombetare alla Rudina Xhunga si intervston pa pushim Nexhmijen dhe kriminelet e Enverit qe kane mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni dhe nuk ndjejne ASNJE pendim per krimet e tyre monstruoze, shiko pushtetin e sotem te mbushur plot e perlot me ish Sigurimsa dhe katile te Partise se Punes, shiko vrastaret dhe kusaret Sali Berisha, Lulzim Basha, shiko ryshfetciun rufjan Like Floriri, por shiko edhe artistin pa shkolle Edvin Rama qe mbushi Parlamentin me hajdute dhe kriminela dhe tani po kerkon reforme ne Drejtesi, shikoji te gjithe keta enverista ne pushtet o Alqi Kociko qe te kuptosh edhe ti me ne fund

    se:

    LANC-i famekeq jugosllav i Enverit qe Haga e quajti si nje organizate terroriste, pasi vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit (brockullat per Aletate tregoja kalamajve), pra ky LANC kriminal eshte STRUMBULLARI i te KEQES qe po perjeton sot Vatani.

    prandaj:

    SHQYPNIA SOT KA MBETUR NE BYTHEN E EVROPES DHE SHQYPTARET KONSIDEROHEN SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU DRU ME PRE NGA BOTA E CIVILIZUAR.

    Reply to this comment
  3. nazmi July 27, 11:56

    Z. Alimadhi!mbetesh bir ballusti edhe gjinetikishte edhe menderishte. Seshte vendi por,une jam biri i nje babai qe eshte keq trajtuar nga ballusti Maliq Backa ,eshte denuar me pushkatim nga ky personazh dhe muqesia e strehuesit e shpetoje baban dhe nje fshatarin e tij. Ballustet p!ackiten shtepine,ju sgqyen veshet ju moren flirinjet nenes e motres se saj. Plagosen nje partizan Qani Toska dhe cnuk bene. Babai nuk bente pjese ne asnje formacion luftues vec se shtepia jone qe baze e LANC. Ballistet ishin teadhetare ,vrases dhe grabites as me shume e as me pake. Pajtohem me ju kur deklarono se duhet te shikojme perpara por,pa urrejtje z. Alimadhi. Gabime jane bere sr ne kushte lufte qe por,te kerkoni ju ate qe se keni merituar sepse se keni bere,te paret tuaj,kjo e bene perplasjen te pa shmangeshme. Mos kerkoni ne emer te “demokracise”

    Reply to this comment
  4. Monika Kryezeza mikesha e Sllobodankes July 27, 12:18

    Sa lexova ne hyrje:’Sistem krriminal kAmunist’ nuk e lexova intervisten!
    Antishqipetarizem puro e boshtit :Serbi biberaj-sali -fevzi dhe injorance e boshtit :Mul noka -MZI.

    PS Vetem alabaket injorantet antishqipetaret gomaret zagaret e mender ‘gazetaret’ flasin per kAmunizem e ‘sistem kAmunist’ qe nuk u ndertua nuk mund te ndertohej ne asnje vend te BOTES!

    Reply to this comment
  5. Tom July 27, 14:54

    Keta ballistet edhe ne moshe te re te jene, jane si kufoma, apo fantazma te nje tradhetie alla-Hamza, behen me pushtuesin per interesat e tyre ….

    Me keta merreni kot dhe harxhoni kot hapesire mediatike, megjithese mire beni xhanem se ka te rinje qe nuk dine shume nga historia e ketyre pulaxhinjeve te koteceve ….Cudi si nuk kane turp e dalin ne media… Jane te damkosur per shekuj me radhe …

    Reply to this comment
  6. Akilis July 27, 15:31

    Zoti Alimadhi,ne qofte se ju pelqen e verteta dhe kritika i thuaj intervistuesit qe ne Himare te gjithe votuan per Grekun dhe “komunistet” pushkatuan 4 shtetas Shqipetare.
    Ne qofte se ju i quani Shqipetare Himarjotet dje jo Minoritet Greke atehere pse nuk flisni edhe per ata?
    Ju nuk flisni se kini Turqine brenda,si “komuniste” edhe Balliste,kete identitet kini,keto emra,kete Fe,kete urrejtje per Orthodokset apo eshte genjeshter qe nuk martoheshin?
    Genjeshtra ju ben “mire” ju se ndryshe nuk do vuanit,nuk do urrenit,nuk do vrisnit,nuk do ishit Hipokrite te vetvetes.
    Do thote dikush qe cne me Greket bvetem 3000 vjet kemi ketu me ta,ne ishim Turq ne Greqine e Lashte.
    Turp eshte kur nuk lufton dhe nderon Emrin,Besen,Karakterin,Identitetin,te tjerat jane p…….me rigon.
    Sa per “komunistet” jo vetem qe i kane duart me gjak,dosjet nuk jane hapur,krimet nuk u denuan popr me intyeresantja eshte qe gatuanim ne Hale dhe keta kane 25 vjet dhe duan akoma Halene.
    Njeriu eshtye i keq,jo vetem falje nuk kerkojne ashtu si ata qe shkuan ne Turqi dhe u bene shtetas turq dhe “heronj” te Albanistanit kurse te tjeret pakice luftuan me Greket,por “njeriu” kur i eshte shpelare truri nuk e kupton se kush eshte e keqja.
    E keqja eshte Turqia mblidheni mendjen,ose me Jeorgios Kastriotis ose kunder Tij.
    Turqia eshte nje semundje qe “komunistet” perpara tyre jane Lule (Llulludhja).

    Reply to this comment
  7. Shqiptar July 27, 16:56

    Ok si pasoje e tredhjes ke dale cyryk o. Halemadhi
    Si Pune e leka zogut nga udhetimi I levizen trute e u zgjat pa kontroll e poll I me cyryk nga cyryku qe erdhi.

    Reply to this comment
  8. foti July 27, 17:17

    Z.Alimadhi i ka mbetur ora ne 1944 dhe mllefi kunder luftetareve te lirise.Nga intrvista kuptohet se sa i ceket eshte ne mendimin e tij duke shprehur armiqsi kundrejt atyre djemve e vajzave qe morren persiper luften per lirin e vendit.A ka lexuar ndonje dokument se c’far ju ndodhi fashisteve e nazisteve pas luftes si dhe bashkepuntoreve te tyre?Eshte tjeter gje sjellia e diktatures pas clirimit dhe per ate pjese te fajeve duhet te pergjigjen ata qe e bene dhe jo veteranet e populli i thjeshte qe percmohet nga analfabete si Alimadhi.Do ti kujtoja ketij pinjolli ballist te na tregoj se si quan ai shitjen e siperfaqes detare nga bashkepuntoret e tij?

    Reply to this comment
  9. heretiku July 27, 18:44

    Del ky ballist i qelbur, perfaqesues i pjese me primitive te shoqerise, i ujerave te zeza te shoqerise, dhe kerkon te jape leksione demokracie !!!!! “O kasolle ku na mblodhe”. Prostituta kerkon te jape leksione ndershmerie !!!!!

    Reply to this comment
  10. Lari July 27, 22:11

    Mire partizanet kane vrare 136 gjermane.po balli jot sa gjermane ka vrare.do na thuash gje

    Reply to this comment
  11. Arber I July 27, 22:28

    Te dashur politikane! Lerjani studiuesve te historise se Lufte se II Boterore ne Shqiperi te shkruajne te vereteten. Ballistet dhe komunistet kur nuk u moren vesh kur qe koha, nuk do te merren vesh asnjehere. Trimeria pas lufte dhe zgjuarsia pas kuvendit nuk vlejne gje, thote populli.

    Reply to this comment
  12. I. xh July 27, 23:13

    ik o Alitrapi se nuk na the gje…..me shume po na cukullis bythen ky Aqilisi grek se sa ju trimat e keteceve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*